DELEGATËT E OHRIT DHE STRUGËS NE KUVENDIN E PAVARESISE KOMBETARE TE VITIT 1912
/NGA GEZIM LLOJDIA/
Në listën ecila paraqet delegatë dhe firmëtarët e aktit madhor të Pavarësisë kombëtare nëVlorë gjenden sigurisht emrat e delegatëve nga Ohri dhe Struga të cilat janë: ZyhdiBej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti,Dervish Hima. Mirëpo nga kjo zonë shtohen edhe dy persona të tjerë të cilët kanëqenë të pranishëm në aktin historik port ë ngarkuar me detyra të tjera që do tëthotë ishin të pranishëm por jo firmëtarë .Kjo zonë kishte.Të zgjedhur si përfaqësues të sajtë rreth 6 delegatë. Dypersonat e tjerë janë djali i I.Qemalit, Qazim bej Qemal Vlora që ishteshef i kabinetit dhe telegrafisti Bejzat Saliu,ky ishte nga Ohri dhe këtë detyrë e kishte edhe në Ohër.
Delegatëtë Kuvendit kombëtar
Ohridhe Struga: ZyhdiBej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti,Dervish Hima.
Kosova, Gjakova, Plava-Gucija kishte delegatë : Rexhep Mitrovica,Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, IsaBoletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bejBegolli, Qerim Begolli.
Çamëria: Kishtedelegatët e saj:Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati.
Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci.
Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, DhimitërMborja, DhimitërBerati, Dhimitër Ilo.
Delegatët e tjerë
Delegatët etjerë i përkisnin rretheve si Berati 4 delegatë: Delvina-1delegatë: Durrësi-4 delegatë: Dibra-2delegatë: Elbasani4-delegatë, Gramsh-Tomorricë 1 delegatë ,Gjirokastra 5 delegatë,Korça-3delegatë,Kruja-1delegatë,Lushnja-3delegatë,Mati-3delegatë,Ohri6 delegatë,Peqin-1delegatë,Përmet-2delegatë,Pogradeci-1delegatë,Tepelena:-1delegatëTirana-3 delegatë,Skrapar-2, delegatë Shijak-3 delegatë,Shkodra-1 delegatë,Vlora6 delegatë.
Gazeta“Përilndja e Shqypniës”, organ i Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës.Viti II, nr.6,7, dt. 31 janar- 4 shkurt 1914 shkruan:Mbledhja e parë e KuvenditKombëtar të Përgjithshëm 28 të Vjeshtës së tretë 1912. KuvendiKombëtar, i përmbledhur prej delegatëvet të të gjitha viseve të Shqipërisë këtunë Vlorë, u hap sot n’orën 4 pas drake në shtëpi të z. Xhemil Beut. Z. Ismail Qemal Beu, si nisjatori i parë i mbledhjes, mori fjalën e utregoi delegatëvet qëllimin e Kuvendit , domethënë, që të përpiqen së bashku etë marrin masat e nevojëshme për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i madh kundodhet sot.
Si e kërkon rregulla e zakoni,u nis pastaj vërtetimi i kartavet të delegatëvet, emrat e të cilëvet janë këta:
Nga Berati : Z. Iljas BejVrioni, Hajredin Bej Cakrani, Xhelal Bej Skrapari, Dud
Karbunara, Taq Tutulani, e Sami BejVrioni , ky i fundit pritet të vijë.
Nga Dibra : Z. Myfti Vehbi Efendiu.
Nga Durrësi : Z. Abas Efendiu, Mustafa Agaie Jahja Efendiu, i cili pritet të vij, z. Dom Nikollë Kaçorri nga ana eArqipeshkopit të Durrësit për të gjithë shqiptarët katolikë që ndodhen nënurdhërin e tij.
Nga Elbasani : Z.Shefqet Bej Daiu,Lef Nosi, Qemal Beu, e Midhat Bej Frashëri
Nga Gjirokastra me telegrami : Z. AzisEfendiu, Veli Efendiu, Elmas Efendiu.
Nga Ipeku : Z. Rexhep Beu, Bedri Beu, Salih Xhuka. Këta z. janë edhe delegatët e Gjakovës, të Plavës e të Gusinjës
Nga Kruja : Z. Abdi Bej Toptani e MustafaAsim Efendiu
Nga Luishnja : Z. Qemal Beu, Ferid Bej Vokopola e Nebi Efendi Sefa
Nga Ohri e Struga : Z. Xhemal Beu, Ymer Beue Ibrahim Efendiu
Nga Tirana : Z. Abdi Bej Toptani e Murad Bej Toptani
Nga Vlora : Z. Ismail Qemal Beu, ZyhdiEfendiu, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jan Minga e Eqrem Beu
Nga Kolonia e Shqiptarvet të Bukureshtit :Z. Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati e Dhimitër Ilua , kyi fundit pritet të vijë. Pas vërtetimit të kartavet, Z.Salih Xhuka mori fjalën e tha që, duke qenë se Korça ndodhej sot e qrkuar ngaushtria e nuk mund të dërgojë delegatë, e dukje qenë që atdhetaria e Korçësështë e njoihur, e me që ndodhen ndë mest tonë zotërinj korçarë, që janë të njohur për atdhetarinë e tyre, kërkon që të pëlqehen si përfaqësonjës të KorçësZ. Pandeli Cale, Athanas Floqi e Spiro Iluia. Mbledhja me plotësinë e zëravet epëlqeu, e poltisi(pranoi) këtë vendim.
Z. Mustafa Asim Efendiu kërkoiqë edhe për Shkodrën, që ndodhet në shtet (gjendje) më të keq se Korça, tëpëlqehet si përfaqësonjës Z. Luis Gurakuqi, i cili ka qënë edhe në të tjerambledhje kombëtare përfaqësonjës i saj, e që është edhe një nga nisjatorët embledhjes së sotme. Kuvendi, prapë me plotësi zërash poltisi, e pëlqeu Z. LuisGurakuqi përfaqësonjës të Shkodrës. Nga Përmeti erdhi telegram me tëcilën thuhet se në qoftë se delegate i tij z. Veli Bej Klisura nuk ka arrijtëedhe në Vlorë, të zërë vendin e tij z. Syrja Bej Vlora e Mid’hat Bej Frashëri.
Erdhi dhe një telegram nga z. Hamndi Beu eMustafa Barotçiu, me të cilën thonë se po vijnë edhe ata si delegatë të Ohrit etë Strugës. Si u mbaruan këto punë z. Rexhep Beu mori fjalën e tha që sikryetar i Kuvendit të zgjidhet z. Ismail Qemal Beu, si shkronjës i parë Z. LuisGurakuqi e si shkronjës i dytë Z. Shefqet Bej Daiu. Delegatët e pëlqyen këtëkërkim dhe emëruan të propozuarit me të përplasur duarsh.U hap pastaj fjala mbidhënien e zënavet e , pas shumë bisedimesh u vendos që çdo gastrë (kaza) tëketë vetëm nga një zë pa vënë re numrin e delegatëvet….
Tags: delegatet, dhe Struges, e Ohrit, Gezim Llojdia
