Aktori amerikan me origjine shqiptare Paul Walker ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku./
NGA BEQIR SINA, New York/
SANTA CLARITA CA: Dje pasdite bota e artistëve është tronditur me vedekjen tragjike të aktorit të njohur Paul Walker(Paul Uolker). Lajmet në të gjithë vendin konfimojnë se ka vdekur tragjikisht në një aksident rrugor aktori Paul Walker, i njohur për rolet e tj në filmin Fast & Furious. Walker po udhëtonte bashkë me shokun e tij – Roger Rodas i cili ngiste një makinë sportive të tipit Porsche GT 2005, por që fatkeqësisht ka humbur kontrollin duke u përplasur me një pemë e për pasojë kanë gjetur vdekjen të dy.
Përplasja ndodhi kur ai ishte duke shkuar në një aktivitet bamirësie në kuadrin e organizatës Reach Out World Wide .
Walker, 40 vjec, i cili ka luajtur në 5 prej 6 filmave në rolin e vjedhësit të makinave, dhe shitësit të drogës ( drug dealer ), ishte duke u kthyer nga një aktivitet bamirësie i cili i përkiste tajfunit “Haiyan” në Filipine(të paktën 10,000 njerëz mendohet të kenë vdekur në krahinën qendrore të Leyte në Filipine kur tajfuni “Haiyan”, një nga stuhitë më të fuqishme në histori, e goditi këtë pjesë të vendit dhe shkatërroi qytetet bregdetare, më 10 nëntor të këtij muaji).
Vdekja e aktorit të njohur është konfirmuar dhe në faqen zyrtare të tij në Facebook. Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe mirëmbajtësit e faqes së tij zyrtare në Facebook.
Makina e shpejtë e tipit Porche në të cilën udhëtonte Paul Walker humbi kontrollin në Santa Clarita, 30 mile larg në veri të Los Angeles, rreth orës 3.30 të pasdites së djeshme para se të merrte flakë, thanë autoritetet vendore.
Aktori Paul Walker, i njohur për rolin e tij më të mirë në Hollywood në filmin “Fast and Furious” u gjetë i vdekur brenda në makinë, së bashku me partnerin e tij në këtë film Roger Rodas.
Walker ishte pasagjer në makinën Porsche GT e vitit 2005, dhe udhëtonin në një zonë ku shpejtësia maksimale ishte 45 mile në orë, e cila humbi kontrollin dhe goditi një shtyllë dhe një pemë përpara se të merrte flakë. .
Vdekja e ylli të Hollywood-it, u konfirmua të shtunën pasdite, nga përfaqësuesit e tij dhe në faqen zyrtare në “Facebook”.
Në momentin e aksidentit, 40-vjeçari Walker, ka qenë në krahun e pasagjerit, ndërsa në timon ndodhej miku i tij, i ngushtë aktori Roger Rodas . Aksidenti ndodhi në Rye Canyon Loop, në Santa Clarita, në orën 15:30 të së shtunës.
Ka qenë Departamenti i policisë së Los Anxhelos-it i cili konfirmoi zyrtarisht se të dy personat kanë ndërruar jetë në vend ngjarje në orën 15:30 të shtunën.
Një paragraf tek faqja e Walker-it në rrjetin social Facebook shkruhet: “Është një dhimbje vërtet e madhe që ne duhet të konfirmojmë se Paul Walker mbasi pësoi një aksident tragjik, ndërkohë që po shkonte drejt një eventi bamirësie për organizatën e tij:’Reach Out Worlwide”.
Ylli i filmit “The Fast and the Furious” Walker, gjendej edhe një mikun e tij i cili është shpallur poashtu i vdekur.
Ai ishte pasagjer në makinën e shokut të tij, ku të dy gjetën vdekjen. Ne e vlerësojmë durimin tuaj, ashtu si ne gjithashtu që jemi të shtangur dhe të mërzitur për këtë lajm. Faleminderit që e mbani familjen dhe miqtë e tij në lutjet tuaja në këtë moment kaq të vështirë.”, shkruajn “mirëmbajtësit” e tij në faqen e facebookut.
Imazhet shfaqin një Porche GT ngjyrë të kuqe të shkatërruar plotësisht nga flakët dhe përplasja fatale,
“Na vjen tmerrësisht keq të ju njoftojmë, thonë “mirëmbajtësit” e faqes së tij në facebook, se Paul Wakler ka ndërruar jetë sot si pasojë e një aksidenti me veturë, përderisa ishte duke shkuar në një organizim bamirësie për organizatën e tij “Reach Out World WIde” thuhet në faqen zyrtare të Walker.
Megjithatë, janë përfaqësuesit e aktorit që kanë konfirmuar se Paul Walker, i cili ka lënë prapa vajzën 15-vjeçe, ka qenë njëri nga dy viktimat e këtij aksidenti. Aktori amerikan Paul Walker ka një vajzë 15 vjeçare që e quajnë Meadow.
Paul Walker me prejardhje shqiptare
Artisti shumë i njohur i Hollivudit, Paul Walker, i cili është shumë i njohur, yll në filmat e Hollivudit është me prejardhje shqiptare. Ndoshta ju nuk e besoni, por një gjë është shumë e vërtetë, sepse në biografinë e tij në faqen e njohur për filmat në mbarë botën, IMDB, ai është paraqitet si aktor amerikan, por me prejardhje shqiptare. Paul William Walker IV, ështëaktor amerikan me prejardhje shqiptare, i cili ka lindur më 12 shtator 1973. Ai u bë i famshëm në vitin 1999, pas filmit me rolin Varsity Blues. Ai ishte gjithashtu është një nga protagonistët kryesor në të gjitha filmat që ai luajti si : Fast and Furious, më pas Takers, Into the Blue, Joy Ride, Timeline, dhe filma të tjera të famshme
Fatim says
Ngushellime Familjes per kete humbje te madhe !Shpirti i tij u prefte ne Paqe!