ALI PODRIMJA, VDEKJA E POETIT LARG ATDHEUT

July 22nd, 2012


Ali_Podrimja_363365

Vargu qe paralajmeroi ikjen e poetit: “Ma jep besën, Lum Lumi, se nuk do të harrojmë vendlindjen”…

 -NGA GANI QARRI- Cyrih , ZVICER-

 Lajmin e hidhur për gjetjen e trupit të pajetë të poetit Ali Podrimjaderisa ai qëndronte në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de laMéditerranée”, në qytetin e Lodève në Francë, të gjithë shqiptarët kudo e morënme dhembje dhe pikëllim .Ndaj në këto çaste të rënda, së pari shprehngushëllimet e mia të thella për familjen,miqtë, dashamirët dhe të gjithë ataqë e njihnin dhe e donin poetin tonë të mirënjohur shqiptar.

Askush nuk do ta ketë pritur që për kohë kaq të shkurtër  të na linin përgjithmonë lamtumirën pa kthim të kësaj jete, tri pena të mëdha shqiptare,si Din Mehmeti,Teki Dervishi dhe AliPodrimja,për të shkuar njëri pas tjetrit brenda dy tre vitesh në amshim. Vepra e Ali Podrimjes,do të mbetetpërgjithmonë,simbol i lidhjes së tij të ngushtë, të sinqertë dhe shumënjerëzore me fatin e popullit shqiptar dhe Kosovës të cilën e donte aq shumë

Pas shkrimeve me dhembje për dy poetët e shkuar pak kohë më parë nëpërjetësi,Din Mehmeti dhe Teki Dervishi,me po aq dhembje bëjë edhe këtë shkrim,për vdekjen e poetit Ali Podrimja,me shuarjen e të cilit shqiptarët humbënpoetin e tyre bashkëkohor ndër më të mëdhenjtë të kohës, rapsodin e vuajtjeveshqiptare dhe dhimbjeve tona të mëdha, poetin e dinjitetit njerëzor dhe kombëtar,sidhe frymëzuesin e paepur të qëndresës për Kosovën “Gjaku ynë që nukfalet” siç diti ai i pari, ta quante.

Poeti qysh herët u bë simbol i një poezie të ndershme,të cilës ia veshi njëkostum të qëndrueshëm kombëtar dhe e hijeshoi atë me stil të veçantë artistik.Madje ,në krijimet e tij ndriçuese, digjej natë e ditë, qiriu i pashuar i artittë metaforës së përshtatur me ndjeshmëri të zgjedhur poetike,për ti bërë dritërrugës së kombëtares në ecjen e atdheut të robëruar dhe ngritur vetëdijen eshqiptarëve të cilët për shumë kohë, kërkonin liri dhe çlirim.

Me krijimet e tij të përzgjedhura poetike,Ali Podrimja do të udhëtonte ngaPrishtina në Paris për të përfaqësuar edhe kësaj radhe dinjitetshëm Kosovën,dhepërfunduar me nder luftën e tij të gjatë për te,në mënyrë që nga aty të nisejfaqebardhë për ta takuar Lum lumin e tij dhe shuar dhimbjen e madhe njerëzore,ecila e kishte munduar poetin për aq shumë kohë, që nga ndarja me Lumin i cili epriste atë në amshim për tu bashkuar- Babë e Bir në Përjetësi.

Poeti ynë do të shquhej për atdhetarin të flakët,si krijues i një arti tërrallë në letrat shqipe, do të quhej edhe princi i poezisë, poet e mendjendrituri kombit tonë i cili tërë jetën dhe veprën e tij, me shpirt ia përkushtoi,lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai gjatë gjithë kohës u shkroi me zemër vuajtjeve dhe shpresës së popullit që përfaqësonte duke i kërkuar besën Lum- lumit,që nga Parisi ku kishte shkuarpër të “bashkë”-recituar një poezi-Poezinë e Betimit se nuk do tëpëruleshin para asnjë fuqie dhe as harronin kurrë vendlindjen.

Ndaj shuarja e Ali Podrimjes në Francë, ishte trishtuese ngase shqiptarëtvetëm brenda pak vjetësh, humben tre bij te shquar dhe poet të mëdhenj,të penësdhe fjalës së shkruar shqipe,pas Din Mehmetit dhe Teki Dervishit,tani edhe poetini cili shkroi  aq shumë për Kosovën dhebëri gjithë atë që mundi për të deri me vdekjen e tij në Parisë.

Ai u nda larg vendlindjes, përgjithmonë nga familja dhe jeta,u nda ngamiqtë,të afërmit shokët,u nda nga shkrimet dhe poezia për të mos u ndarëasnjëherë nga kujtimet për të dhe vepra e tij ,kushtuar popullit shqiptar dheKosovës gjerë në momentet e fundit të jetës,pak para shkuarjes së përjetshme teLum Lumi i tij.

Me vdekjen e papritur të poetit,u shua edhe një penë e madhe e letraveshqipe,që la zbrazëti e dhembje në këto trojet,për të mbetur përjetësisht nëzemrat e të gjithë shqiptarëve, si udhërrëfim për brezat që do të vijnë.Shuarja e poetit nuk është humbje vetëm për familjen, të afërmit,miqtë dhedashamirët e tij, por edhe për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët,artin dhekulturën kombëtare në përgjithësi.

Krijimtaria e tij letrarela gjurmë të pa shlyera ,në kujtesën e lexuesve,duke kapërcyer kufijtë etnikdhe përkthyer edhe në shumë gjuhë të botës,për të arritur deri në piedestalin epërjetshëm të poezisë, artit dhe kulturës ndërkombëtare.

Ali Podrimja ishtekrijues i veçantë dhe skalitës i vlerave të rralla artistike,i cili me veprën”Lum Lumi”përgjithësoi dhembjen e tij të madhe shpirtërore, me tëgjithë shpirtrat e pafajshëm kudo,që kanë mundur të përjetojnë tragjedi. Ai dotë hynte në histori përmes fjalës së shkruar në mënyrë metaforike ku shprehundjenjat e vrara me shumë plagë të popullit të tij dhe dëshmoi vuajtjet e atdheuttë kthyer në “Gjak që nuk falet” si dhe përpjekjet e shqiptarëve përçlirim kombëtar dhe atdhedashuri.

 

 Patriotizmi i kulluar i Ali Podrimjes dhe lidhjete pa shkëputura shpirtërore me të birin e vdekur, ai do ti dëshmonte edhe njëherë në vargjet e fundit,të poezisë së përgatitur para nisjes për Festivalin qëmbahej në Paris duke ju drejtuar atij me emër ani pse ai që disa kohë kishtezënë vend në amshim. Poeti siç duket nuk i kishte shkëputur kurrë lidhjet meLumin dhe as ishte ndarë me të ndonjëherë shpirtërisht,duke ju drejtuar për herëtë fundit me fjalët të cilat,sipas traditës së vjetër, po u thanë një herë, nuknjohin më kthim, ngase që nga kohët e lashta shprehin vendosmëri dhesimbolizojnë “Betim” :

 

“Ma jep besën, Lum Lumi, se nuk do të harrojmë vendlindjen”…

 

 

PARISI, VENDLINDJA

 

 Do të hyjmë në Paris

gurin tonë aty do ta ngulim,

nuk do të na presë Teuta, Genti,

nuk do të na presë hordhi e egër romake,

nuk do të na presë njeri i gjallë.

 

Në Paris do të hyjmë;

ëndrrat do t’i varim në krahë të lejlekëve

te një krua do t’i lajmë sytë, duart lythore,

do t’i lëmë netët ballkanike pas shpine

vallet, këngët, baladat, përrallat,

vetëm fyellin do ta marrim

t’i biem kur të na rrokë malli,

kur humbim në grumbullin e klosharëve,

të hijeve,

të minjve,

deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:

do t’i marrim erë ftoit të vendlindjes

për kohët pis do të flasim me gishta,

nuk do të shkelim asnjë mizë,

nuk do të trembim asnjë zog,

nuk do të derdhim zjarr, vrer,

mbi kokë të njeriut,

Evropës së përgjumur s’do t’i përulemi

as perëndive të krisura.

Ma jep besën, Lum Lumi,

se nuk do të harrojmë vendlindjen.

 

 

Poeti Ali Podrimja sipas mediave kishte ndërprerë kontaktet mekolegët,miqtë dhe familjarët e tij që nga data 18 korrik,derisa po qëndronte nëFrancë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetine Lodèvei, ku do të gjendej i vdekur më 21 korrik të vitit 2012, për të mos ukthyer më kurrë i gjallë në atdhe.

 

 

Biografia e Ali Podrimjes

 

 Ali Podrimja u lind në vitin1942në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i mbaroi në vendlindje kursestudimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Ka punuar për disa vite në gazetën”Rilindja” si dhe bashkëpunuar me të gjitha revistat dhe gazetat tjera.Ai si poetdhe shkrimtar i mirënjohur, ishte edhe anëtari nderuar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

 

Kohët më të vështira,të përjetuara nga populli shqiptar dhe poeti, ishintmerret e kaluara nën terrorin e Aleksandër Rankoviqit gjatë viteve tëpesëdhjeta-gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar,kur shqiptarët në trojet e tyrevuanin shtypjen dhe terrorin më të egër që njihte historia e kohës sësllavo-komunizmit nën ish sundimin serbo-sllav.

Shtypja dhe represioni i asaj kohe është shfrytëzuar, për dëbimin me forcëntë shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone,për mes aksionit të shpikur tëmbledhjes së armëve, kur shumë shqiptar të pafajshëm do të vdisnin nën torturatdhe keqtrajtimet e sigurimit famëkeq serb të UDB-s, ndërsa dhjetëra mijëratjerë, do të shpërnguleshin me dhunë për në Turqi.

 

 

 

Krijimtaria letrare e Ali Podrimjes

 

 Ali Podrimja është marrë më tepër me poezi lirike, vargjet e së cilës ,çdo herë ishin tëfrymëzuara dhe të lidhura ngushtë me fatin e hidhur historik të popullit shqiptar.Ndaj, në qendër të shkrimeve të tij, Poeti gjithmonë kishte qëndresën heroikekombëtare.

Ndër veprat kryesore dhe më të realizuara të tij konsiderohet, vepra LumLumi e botuar në vitin 1982,e cila njihet si vepra më e mirë që shënoi risiedhe në mënyrën e shkrimit të poezisë bashkëkohore shqiptare në Kosovë.

Përjetimet e vështira nga shtypja e rëndë politike gjatë viteve të 50-60,dhe tragjedia e përjetuar me rastin e vdekjes së të birit Lumit,ndikuan jovetëm në jetën ,por edhe në krijimet letrare deri në ditët e fundit të tij,icili edhe në ato qaste,do ti kërkonte besën Lum lumit, për të mos ia kthyershpinën-vendlindjes.

 

 

 

Nën këtë atmosferë kishte filluar shkrimet edhe Poeti,duke bërë thirrje përqëndresë kombëtare i cili poezinë e parë do ta botonte më 1957, në revistën”Jeta e Re”.

Ali Podrimja është autor i rreth njëzet vëllimeve me poezi i cili ngakritika vlerësohet si njëri ndër përfaqësuesit më të vlerësuar të poezisë sësotme shqiptare dhe poet me emër të njohur edhe në shkallë ndërkombëtare.

 

 

Veprat kryesore të tij janë:

 

Poezi:

 

 

1.“Thirrje” 1961

 

2.“Shamijat e përshëndetjeve”1963

 

3.“Dhimbë e bukur” 1967

 

4.“Sampo” 1969

 

5.“Torzo” / “Hija e tokës” 1971

 

6.“Foleja”1973

 

7.“Credo” 1976

 

8.“Poema” 1978

 

9.“Sampo 2” 1980

 

10.“Drejtpeshimi”1981

 

11.“Lum Lumi”1982

 

12.“Fund i gëzuar” 1988

 

13.“Zari” 1990

 

14.“Në bisht të sorrës” 1994

 

15. “Buzëqeshje në kafaz” 1994

 

15.“Burgu i hapur”1998

 

17.“Hrakiri” /

 

18.“Ishulli Albani” 1999

 

19.“Dielli i zi” 2000

 

20.“Libri që nuk mbyllet” 2001

 

 

dhe dy libra  në prozë:

 

 *Burgu i hapur 1998, dhe

 

*Harakiri 1999.

 

Poezia e Ali Podrimjes,është vlerësuar lartë dhe përkthyer edhe në shumë gjuhëtë huaja,vargu i të cilit gjithmonë shprehu dhembjen ndaj Kosovës dhe shpresate shqiptarëve për liri.

I përjetshëm qoftëkujtimi për poetin Ali Podrimja!

Gani Qarri,  Cyrih,22korrik 2012

Tags: , , ,

2 Responses

  1. Fluid says:

    Poezia “PARISI, VENDLINDJA” eshte shkruar ne vitin 1981, e jo tani.

    Ju lutem verifikoni faktet para se te shkruani dicka te tille.

    Sipas juve, poeti e planifikoi vdekjen e tij 31 vjet me pare? Ju lutem, per hir te familjes e dashamireve te tij, mos aludoni ne dicka te tille. Lejoni hetuesit ne France te mirren me kete pune.

    Ju falemnderit!

    • autori says:

      Lajmërohu me emër zotëri,nëse jeni i interesuar për bashkëbisedim,ngase paraqitja juaj do kishte kuptim më serioz,do ishte më e lehtë edhe për autorin ta kuptoj brengën tuaj,dhe tu ofroi sqarime.
      Përndryshe nëse nuk jeni ngatrruar nga ndonjë shkrim tjetër,në Kolonën e 7-të mund ta gjeshë sqarimin,ku shkruan:

      “Ai gjatë gjithë kohës u shkroi me zemër vuajtjeve dhe shpresës së popullit që përfaqësonte duke i kërkuar besën Lum- lumit,që nga Parisi ku KISHTE SHKUAR për të “BASHKË”-RECITUAR një poezi-Poezinë e Betimit se nuk do tëpëruleshin para asnjë fuqie dhe as harronin kurrë vendlindjen.”
      Pra kishte shkuar për të “BASHKË-recituar” dhe jo- kishte shkruar apo planifikuar vdekjen…

      Nëse edhe më tejë Keni NDONJË- Paqartësi, drejtohuni tek EDITORI, i nderuar.

      mbeq me shëndet.

      Autori

Leave a Reply