ALPINISTET SHQIPTARE VENDOSEN FLAMURIN KUQ E ZI NE EVEREST ME RASTIN E 100 VJETORIT TE PAVARESISE

May 25th, 2012


EVEREST : Lajmi eshte dhene nga kryetari i shoqates “Alpinistet” Aleksander Bojaxhi i cili ka komunikuar me kreun e kompanise qe ndihmon grupin e shqiptareve Pradip Kumar Limbu. Gjithashtu behet e ditur se te gjashte anetaret jane ne gjendje te mire shendetesore dhe jane ne rrugen e kthimitNë 100 vjetorin e Pavarësisë, alpinistët shqiptarë u ngjiten për të parë në majën më të lartë të botës. Iniciativa për të ngjitur malin Everest është e shoqatës “Dajti Alpino-Turistik”, me mbështetjen financiare të Raiffeisen Bank dhe Vodafone Albania. “Ne jemi të kënaqur që siguruam këtë mbështetje shumë të vyer financiare që do të na ndihmojë të ngrejmë ekipin dhe të na mundësojë të vendosim flamurin tonë kombëtar në majën më të lartë të botës”, tha Aleksandër Bojaxhi, kryetar i shoqatës “Dajti Alpino-Turistik”.Christian Canacaris, drejtor i përgjithshëm i Raiffeisen Bank tha se banka e tij është tepër e lumtur që mbështet këtë iniciativë, e cila është e para e këtij lloji në Shqipëri. “Ne jemi të kënaqur të mbështesim përpjekjet dhe përkushtimin e këtyre njerëzve, të cilët kanë ndërmarrë këtë iniciativë të vështirë, por, gjithashtu, edhe tepër të rëndësishme në këtë vit të veçantë për shqiptarët. Unë i uroj atyre sukses në misionin e tyre,” u shpreh ai.Haris Broumidis, drejtor i përgjithshëm i Vodafone Albania, vuri theksin te rëndësia simbolike e këtij projekti.“Ne jemi të lumtur që nëpërmjet mbështetjes tonë t’i japim mundësinë ekipit të parë shqiptar alpinist të arrijë majën më të lartë në botë, duke ngritur kështu për herë të parë flamurin shqiptar në Everest. Ne e kuptojmë që kjo iniciativë mbart një vlerë të rëndësishme dhe simbolike, në një vit tepër të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët – 100 vjetori i Pavarësisë,” tha Broumidis.

Tre alpinistët shqiptarë vazhduan ekspeditën e tyre në Everest.

Aktualisht ata ndodhen në një lartësi prej rreth 7100 metrash, siç tregon edhe kjo fotografi. Alpinistët janë, Gjergji Bojaxhi, Fation Plaku dhe Gerti Pishtari, të cilët po i ngjiten majës së lartë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, një iniciativë e sponsorizuar nga Vodafone, Reiffaisen Bank dhe Ministria e Rinisë dhe Sporteve. Pritet që së shpejti ata të arrijnë edhe majën e Everestit, duke kapur lartësinë prej 8848 metrash.

Ndonese ishte ekipi i pare qe tentonte Everestin, te gjashte alpiniestet e nisur rreth nje muaj me pare nga Shqiperia kane arritur te prekin majen e malit me te larte. Duke festuar ne kete menyre 100 vjetorin e Pavaresise se shqiptareve anetaret e ekipit Gerti Pishtari, Gjergj Bojaxhi, Xhimi Begeja, Fation Plaku, Erlin Rudho, Mateo Begeja kane vendosur sot ne mengjes heret flamurin shqiptar ne majen e malit qe deri me sot ishte i paarritshem per shqiptaret.Alpinistët shqiptarë, mes tyre dhe Gjergj Bojaxhi, ia dalin të pushtojnë Everestin, për të ngritur në çatinë e botës flamurin shqiptar. Lajmi konfirmohet nga një mesazh i marrë nga presidenti i kompanisë udhërrëfyese. Alpinistët kanë mbërritur në majën e malit më të lartë në botë rreth orës lokale 07:00 (+5. 45 GMT). Nga grupi prej 6 alpinistësh, nga njoftimi mësohet se ia kanë dalë 4 nga 5 alpinistët. Nuk bëhen të ditur ende emrat e alpinistëve që hipën në majë.Ekspedita Everest 2012 u ndërmor në kushtet më ekstreme të motit dhe të lartësisë, dhe është iniciativë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.Fatjon Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja, nisën në muajin Prill ngjitjen drejt pikës më të lartë të globit, për të vendosur flamurin shqiptar në zonën e flamujve, përkrahë flamujve të tjerë nga e gjithë bota.Grupi i alpinistëve përbëhej nga Gjergj Bojaxhi, Erli Rrudho, Fatjon Plaku, Gert Pishtari. Udhëtimi zgjati 6 ditë dhe ishte një ndër ngjitjet më të vështira

Për herë të parë, një grup profesionist alpinistësh shqiptarë ka ngjitur majën më të lartë të Europë. 4 nga grupi prej 8 vetash mundën të arrinin në lartësinë prej 6 mijë e 442 metrash, në majën e malit Elbrus në Kaukaz, në jug të Rusisë. Udhëtimi zgjati 6 ditë dhe ishte një ndër ngjitjet më të vështira. Fillimisht grupi është vendosur në kampin bazë në lartësinë 2 mijë e 200 metra, më pas në kampin tjetër 3 mijë e 800 metra ku dhe është fillimi i akullnajës së përjetshme. Pas kësaj pjesëtarët e shoqatës Alpine Turistike Dajti, për dy ditë kanë bërë klimatizimin e trupit duke u ngjitur e zbritur deri në lartësinë 4 mijë e 600 metra. Në ditën e katërt, ata bënë provën e parë për të pushtuar majën. Herën e parë u ngjitën deri në rreth 5 mijë metra, por për shkak të stuhisë së dëborës, ngjitja u ndërpre, raporton ABC News. Përmirësimet e kushteve klimaterike lejuan dhe ngjitjen deri në 6 mijë e 442 metra, por vetëm 4 alpinistë mundën ta përfundonin ngjitjen me sukses. Ngjitja u krye në herën e dytë. Më herët, një grup Alpinistësh në vitin 2010 ka arritur majën 5 mijë e 900 metra në Kilimanxharo ndërsa në vitin 2009 në 4 mijë e 810 metra në Malin e Bardhë.

Ky grup alpinistësh synon që në vitin e ardhshëm të ngjisë 6 mijë e 692 metra në Akongagua, maja më e lartë në Amerikën Jugore. Akongagua gjendet në Argjentinë dhe cilësohet si një nga majat e vështira për alpinizëm. Ngjitja në Elbrus u mundësua nga donacione private dhe fondet e vetë alpinistëve të Shoqatës ku aderojnë.(Kortezi Bota Sot)

Leave a Reply