ARTISTET ELBASANAS SHKELQEJNE NE SARAJEVE

July 31st, 2012


SONY DSC

Koncert i SH.K.A ”Skampa” nga Elbasani,   organizuar në kuadër të aktiviteteve për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë   së Shqipërisë

SARAJEVE  : Në kuadër të organizimit të   aktiviteteve të ndryshme për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së   Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë në bashkëpunim me   Qendrën kombëtare të Veprimtarive Folklorike-Tiranë, si dhe Sarajevo Art-BeH,   javën e kaluar organizoi disa koncerte në Sarajevë të Shoqërisë Kulturo   Artistike “SKAMPA”,  nga   Elbasani.

Koncerti i parë hapës, u mbajt në ambient të hapur para qendrës BBI,   në qendër të qytetit të Sarajevës,    ku morën pjesë personalitetet më të larta shtetërore dhe kulturore të   Bosnje dhe Hercegovinës, përfaqësues  të trupit diplomatik si dhe shumë   qytetarë të Sarajevës dhe turistë nga vende të ndryshme të botës që ishin në   vizitë në Sarajevë.

SH.K.A. “Skampa” nga Elbasani, shfaqi  një repertor të shkëlqyer të këngëve   dhe valleve shqiptare, me kostume të bukura popullore dhe u përshëndet me   entuziazëm  të madh nga publiku   vendor dhe turistët e shumtë.

Gjatë qëndrimit katër ditor në Sarajevë, anëtarët e Sh.K.A. “Skampa”   defiluan nëpër qendrat dhe rrugët kryesore të qytetit, me flamurin kombëtar,   pllakatin me mbishkrimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe   veshje kombëtare të trevave të ndryshme shqiptare. Gjithashtu, u mbajtën  koncerte në ambient të hapur në qendrat   kryesore të tri komunave më të mëdha të Sarajevës.Anëtarët e Shoqërisë Kulturo Artistike “Skampa” vizituan dhe  Ambasadën tonë në Sarajevë, ku u   priten nga Ambasadori Flamur GASHI.Mediat e shkruara dhe elektronike, e cilësuan në raportet e tyre   muajin korrik, si muajin e kulturës shqiptare në   Sarajevë/BeH.Vetëm  gjatë muajit korrik   2012, në kuadër të aktiviteteve për    festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë  së  Shqipërisë, Ambasada Shqiptare në   Sarajevë/BeH,  ka organizuar tri   aktivitete të mëdha kulturore si: Koncerti i Orkestrës Simfonike të   Radiotelevizionit Shqiptar, ekspozita e piktorit nga Tirana z.Mustafa ARAPI ,   katër koncerte të  Shoqërisë   Kulturore Artistike “Skampa” nga Elbasani. Të gjitha këto aktivitete i   përcollën mbi dhjetë mijë spektator si dhe pothuajse të gjitha mediat e   shkruara dhe elektronike përgatiten reportazhe dhe lajme nga këto aktivitete   duke vënë në pah arritjet e Shqipërisë    në 100 vite pavarësi, si dhe resurset e shumta ekonomike dhe turistike   të vendit tonë. Koncerti hapjes i SH.K.A.”Skampa” në platon e qendrës  BBI, ashtu si edhe koncerti i   Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar,  u transmetua drejtpërdrejtë nga   Televizioni shtetëror    BHT1.(Kortezi Bota Sot)

Tags: , ,

Leave a Reply