Nga Agim Musta
Kristo Kirka, ndër rilindasi i fundit shqiptar, vdiq në burgun frontoje të Burrelit me 28 prill të vitit 1955. Po kush ishte Kristo Kirka, që diktatura komuniste u hakmorr aq mizorisht ndaj tij ?
Kishte lindur në Korçë në vitin 1883, në një familje tregetare të ndershme, e mbrujtur me ndjenjën e shqiptarizmit. U edukua me dashurinë për kombin shqiptar nga babai i tij, Dhimitër Kirka dhe dajua, Ciko Alla, një nga 9 arhondet, që qeverisën Korçën në fillim të shekulli XIX. Mbaroi gjimnazin grek, por mbeti kundërshtar i papajtuar me ‘megalomaninë” dhe “panhelenizmin”. Për hakmarrje, u padit te autoritetet turke, si veprimtar i devotshëm i çështjes shqiptare. Për t’i shpëtuar burgut dhe internimit, në vitin 1905, në moshën 22 vjeçare merr rrugët e mërgimit dhe vendoset në SHBA. Bëhet një nga veprimtarët më të spikatur në kolonitë shqiptare të Amerikës dhe vihet në krye të lëvizjes, për krijimin e Kishës Autoqefale Shqiptare. Në vitin 1908, së bashku me patriotët Sotir Peci, Vangjo Mileri, Spiridon Huani dhe Gaqo Dushi shkon në New York, për të dëshmuar dorëzimin prift të Fan Nolit. Mbas kësaj fitoreje të shkëlqyer të besimit ortodoks, që bëhet pararendës për pavarësinë e Shqiperisë, Kristo Kirka, zgjidhet kryetar i shoqërisë shqiptare “Besa – Besë” dhe zhvilloi aktivitet të etshëm politik. Më 1913, Federata pan shqiptare “Vatra” e nis Kristo Kirkën me mision, për t’u takuar me udhëheqësit e shoqërive shqiptare në Ballkan. Nga Rumania, kthehet në atdhe dhe në krye të një delegacioni, shkon në Durrës, për t’i uruar mirëseardhjen princ Vidit, Mbretit të Shqipërisë. Në vjeshtën e vitit 1914, rrok pushkën dhe vihet në ballë të luftëtarëve të Themistokli Germenjit, për të mbrojtur Shqipërinë juglindore nga andartët grekë. Luftëtarët e lirisë, sado trima që ishin, u detyruan të tërhiqen para ushtrise së rregullt greke. Kristo Kirka, ditën e zezë kur grekët pushtuan Korçën, e përshkruan në këtë mënyrë:
“Ishte mbremje. Pasi kisha bërë një copë rrugë, u ndala dhe mbajta frymën. Po lija pas qytetin tim, qe e desha aq shume. Qyteti m’u duk i pergjumur, me hijen e vdekjes, si jorgan hedhur mbi vehte. Zemra me dridhej nga hidherimi. Te nesermen ne mengjes pashe, qe ushtria greke po zbriste nga mali i Moraves dhe hynte ne Korçe. Dheu m’u rrotullua, shikimi m’u err, gjunjet m’u prene, nuk me mbajten me kembet. Me rrodhen lote te nxehte faqeve. Nuk i fshiva, i lashe te rridhnin, qe te lehtesoja shpirtin. Me dhimbje ne zemer, mora rrugen e ikjes ne drejtim te Vlores. Tek ecja pa folur, ndjeja nje lemsh te helmet qe me zinte fytin. Me digjej gjoksi nga zjarrmia…”
Kthehet perseri ne Amerike. Se bashku me Nolin dhe Konicen, mbron me zjarr çeshtjen shqiptare, me pende dhe me goje. Perleshet me grushta ne mes te New York-ut me demagoget shoviniste greke, qe predikonin, se gjithe ortodoksest e Shqiperise jane greke.
Ne vitin 1921, se bashku me Nolin, dergohet ne Shqiperi si perfaqesues i shqiptareve te Amerikes. Po ate vit zgjidhet deputet i Korçes se bashku me Nolin ne Parlamentin e pare shqiptar, ku mbron te drejten dhe te verteten. Bashkepunon ngushte me Nolin, Mehmet Konicen, Mit’hat Frasherin, Faik Konicen, Ahmet Zogun, Peshkop Kolecin, Sotir Pecin, dr.Turtullin, At Gjergj Fishten, Luigj Gurakuqin, Aqif Pashen, Qazim Kokoshin, Dhimiter Kicimbran, Hysni Currin, e te tjere atdhetare te shquar te asaj kohe, per krijimin e nje partie Kombetare Popullore, programin e se ciles e harton vete Kristo Kirka, me ide kombetare dhe nga me perparimtaret e kohes.
Kristo Kirka, ishte nje nga iniciatoret per thirrjen e Kongresit te Beratit, ne shtator te vitit 1922, ku u shpall Autoqefalia e Kishes Ortodokse Shqiptare. Merr rrugen per Stamboll, ne krye te nje komisioni, per t’i kerkuar patrikut njohjen e Kishes Autoqefale Shqiptare nga Patrikana e Stambollit. Per te gjitha keto veprimtari, nderohet nga Kisha Shqiptare me dekoraten “Per kujtim dhe honor te veprimtarise ne dobi te Kishes Autoqefale Shqiptare”
Ne vitin 1924, Kristo Kirka emerohet konsull i Shqiperise ne Boston dhe me vone ne New York. Nga viti 1925 – 1929, Kristo Kirka, ka pasur detyren e kryetarit dhe nenkryetarit te Federates pan shqiptare “Vatra”. Ne vitin 1933 kthehet familjarisht ne atdhe dhe ne vitin 1935 emerohet nenprefektne Himare. Krahina e Himares ishte bere problematike per shtetin shqiptar, mbasi nje grusht njerezish qe e hiqnin vehten më greke se greket, kerkonin hapjen e shkollave greke dhe privilegje te veçanta ne krahinen e Himares. Kristo Kirka, me zgjuarsine dhe vendosmerine qe e karakterizonte, ua dogji ne duar planet djallezore agjenteve te panhelenizmit. Ne vitin 1937 transferohet nenprefekt ne Bilisht, ku fiton respektin dhe dashurine e popullit te Devollit.
Gjate luftes italo – greke, kur ushtria greke hyri ne qytetin e Korçes, ne dhjetor te 1940, Kristo Kirka arrestohet nga autoritetet pushtuese dhe internohet ne kampin e Kosinjes, afer Athines.
Gjate viteve 1942 – 1944, Kristo Kirka emerohet kryetar i Bashkise se Korçes, detyre qe e kryen me pergjegjesi te larte qytetare. Aderon ne Ballin Kombetar dhe zgjidhet anetar i Komitetit Qarkor te Korçes. Komunistet duke njohur simpatine qe Kristo Kirka gezonte ne popull, u munduan ta terheqin ne te ashtequajturen Levizje Nacionalçlirimtare, qe nuk ishte gje tjeter, veçse nje gracke dhe mashtrim per vendosjen e diktatures sllavo – komuniste ne Shqiperi. Ftesen qe i derguan per te marre pjese ne Kongresin e Permetit e hodhi poshte me perbuzje. Miklimet djallezore te komunisteve, nuk e tunduan patriotin e sprovuar, Kristo Kirka. Kur repartet komuniste hyne ne Korçe, ne tetor te vitit 1944, i pari qe u prangos ishte Kristo Kirka, ai Kristo, qe shkriu gjithe jeten per Shqiperine e qe u quajt tradhetar e armik i popullit. Komandanti i garnizonit te qytetit, Beqir Balluku, shkon ne burg, per te takuar Kristo Kirken dhe per ta njohur ate burre, fama e te cilit, qe kthyer ne legjende. Me krenarine e fituesit Beqir Balluku i drejtohet me keto fjale Kirkes: “Gjithe jeten dhe pasurine e shkrive per Shqiperine, por fati te denoi, se nuk erdhe me komunistet”. Dhe Kristo Kirka, kryelarte, i pergjigjet, “Detyren ndaj atdheut e kam kryer me nder e me zemer. Nuk jam aspak i penduar”. Per hir te se vertetes duhet thene, se Beqir Balluku, urdheroi lirimin e Kristo Kirkes nga burgu, mbas 12 ditesh arresti. Ai kthehetne shtepi dhe veteburgoset, duke ndjere rrezikun qe i qendron mbi koke, si shpata e Demokleut.
Ne qershor te vitit 1946 arrestohet per te dyten here, por kesaj radhe, ai s’do te kthehet kurre me ne Korçen e tij te dashur, as gjalle dhe as i vdekur. Ata, qe s’kishin as fe dhe as atdhe e denuan me 20 vjet burgim “ne emer te popullit” si armik i popullit. Vendimin e denimit te padrejte, te dhene nga varrmihesit e kombit, ai e priti pa iu dridhur qerpiku, duke sjelle nder mend fjalet e rilindasit te madh, Sami Frasheri, se “Kur lartesohen kriminelet, njerezit e ndershem kalben ne burgje”. Lajmi i denimit te rilindasit Kristo Kirka, tronditi thellesisht shqiptaret e Amerikes. Vete Fan Noli, nderhyri prane qeverise se Tiranes per lirimin e tij, por kerkesa e Nolit, u hodh poshte nga sherbetoret e Beogradit, qe kishin marre persiper zhdukjen e nacionalisteve shqiptare. Kristo Kirken, qe kish kaluar 60 vjetet, te prangosur duar e kembe, e nisen per te vdekur ne burgun ferr te Burrelit – varrin e inteligjences shqiptare. Filloi keshtu kalvari gjysemshekullor per familjen Kirka. Po ne qershor te vitit 1946 arrestojne djalin e tij, Niko Kirken, maturant ne gjimnazin e Korçes. U shtetezojne shtepine dhe katandine, deri tek luget dhe filxhanet e kafese. Niko Kirken, pasi e torturojne barbarisht ne qelite e Sigurimit, e denojne me 8 vjet burg “ne emer te pupollit”. E dergojne ne kampin shfaroses te Vloçishtit, per te punuar si skllav ne tharrjen e kenetes te Maliqit. Niko Kirken nuk e perkulen as zhytja deri ne kerthize ne llumin e kenetes, as shushunjat qe i ngjiteshin neper kembe per te thithur gjakun, as lidhja me pranga neper shtylla nen diellin pervelues, as uria dhe acari i dimrit. Ai u kthye ne simbol qendrese, per mijera te rinj shqiptare, qe vuanin pa asnje faj ne burgjet dhe kampet e diktatures se kuqe.
Persekutimi komunist ndaj familjes Kirka, vazhdoi per gjysem shekulli. U pushua nga puna zonja e Kristo Kirkes, androniqi, se bashku me dy vajzat e saj. Ato u detyruan te punonin vetem, ne pune te renda fizike. Nderkaq, Kristo Kirka, qe kishte kaluar rreth nje dekade ne burgun e zi te Burrelit, po jetonte ditet e fundit te tij, mes shokesh dhe miqsh bashkevuajtes. Ata e nderonin dhe kujdeseshin per te sikur ta kishin babane e tyre te vertete. Ai ndodhej ne agoni kur vajza e tij e dashur, Katerina, shkoi ta vizitonte ne ate vend mjerimi. Te nesermen e asaj dite, me 28 prill te vitit 1955, apostulli i shqiptarizmit, Kristo Kirka, nderroi jete. Asnje “ah” dhe asnje mallkim nuk doli nga goja e tij ne çastet e fundit. Trupi i tij pa jete , u varros ne gropen e perbashket, prapa burgut, afer qershise, ku ishin groposur disa qindra ish te burgosur, qe deshen Shqiperine, me shume se jeten e tyre. Ish bashkevuajtesi i tij, poeti Arshi Pipa, i prekur thelle nga vdekja tragjike e rilindasit te fundit shqiptar i kushtoi nje elegji Kristo Kirkes, disa strofa te se ciles po i paraqesim me poshte:
Vdiq flamurtari i moçem!
Si rrojti vdiq me nder,
I paster, i devoçem
E pa u perkule njehere
Nder qela u sos t’Burrelit
me dhunen e tradhetarit,
me njolln’ e kriminelit
mbi ballin e atdhetarit
Nuk foli, nuk mallkoi.
Por kur ra fjala ju pre,
Ndigjuem qysh lehte ankoi:
“Per flamur!… Per atdhe!”
Persekutimi i familjes Kirka vazhdoi, pa nderprere. Biri i vetem i Kristo Kirkes, Niko Kirka u rraskapit burgjeve dhe kampeve me pune te detyruar, per 8 vjet rresht. Edhe kur mbaroi denimin, Nikos nuk i zune kembet vend, duke shkuar nga nje kantier ne tjetrin, i ndjekur kemba – kembes, nga fantazmat e gjalla te Sigurimit te shtetit enverist. Shembja e Murit te Berlinit dhe ekzekutimi i diktatorit Çaushesku, tronditi nga themelet regjimin e kalbur komunist shqiptar. Ne korrik te vitit 1990, ambasadat e vendeve perendimore ne Tirane u pushtuan nga mijera te papune dhe te persekutuar nga rregjimi komunist. Ne dhjetor te atij viti “keshtjella” e fundit prej rere e komunizmit ne Evrope, Shqiperia, u shemb nga demostratat e te rinjve dhe te popullit te shumevuajtur shqiptar. Niko Kirka me familjen e tij, mori rrugen per ne SHBA, ku ai kish lindur 65 vjet me pare. Ai vendoset ne New York, ku merr pjese aktive, me shkrime e fjalime, per mbrojtjen e çeshtjes shqiptare. Kur ne Shqiperi do te gjeje guri vendin e tij, emri i Kristo Kirkes, do te shkruhet me germa te arta, ne Panteonin e martireve te kombit.
* Marre nga libri “Gjemat e komunizmit ne Shqiperi”

