Dhimitri Luarasi , i biri i Petro Ninit, luftëtar i lirisë, i plagosur në Luftën e Vlorës
-Nga Petro S.Luarasi-
Dhimitri Petro Nini-Luarasi që në fëmijëri u edukua me dashuri dhe përkushtim për lirinë dhe përparimin e Shqipërisë. Kur i ati, Petro Nini Luarasi, u kthye nga ShBA, më 1908, për të bindur familjet shqiptare që të çonin pa frikë fëmijët e tyre në shkollat shqipe, i mori me vete të dy djemtë, Dhimitrin e Skënderin, në shkollat e drejtuara prej tij në Korçë e Negovan. Nga takimet në shtëpi, në veprimtari të ndryshme apo kur aktivizohej si korier, Dhimitri njohu vëllezërit Bajo e Çerçiz Topulli, Spiro Ballkamenin,Themistokli Gërmenjin e Sali Butkën, anëtarët e familjes Qiriazi apo çiftin Kenedi: misionarët e parë protestantë amerikanë që dhanë një ndihmë të madhepër çështjen kombëtare shqiptare. Kur agjentët e klerit shovinist grek ia helmuan të atin dhe më pas andartët ia dogjën shtëpinë, Dhimitri Nini-Luarasi, pasi e sistemoi familjen, emigroi në SHBA bashkë me dajallarët Guri e Andon Sevo. Ata u vendosën në Taunton Mass. ku më 2qershor 1912 u krijua dega nr.15 e organizatës patriotike “Vatra”, e cila përbëhej kryesisht nga luarasllinj dhe gati gjysma qenë farefis. Kryetar u zgjodh Guri Sevo, i cili drejtoi degën deri në vitin 1923 kur u kthye përgjithnjë në atdhe.
Në kujtime përshkruan një takim madhështor në Boston, të organizuar nga ‘’Vatra’’ në janar 1917, ku Guri Sevo dhe ai morën pjesë si perfaqesuesit e deges nr.15. “Me sa mbaj mend, mbledhjen e çeli Hamit Lumi dhe folën me rradhë Fan S. Noli, George Fred Wiliams (ish-ambasador amerikan në Athinë), Kristo Dako e Bahri Omari“.
Studiontenë “The Bristol Country Agricultural School”, Sagregonset, Mass. kur ndihmoinë krijimin e “Lidhjes së Studentëve Shqiptarë“ dhe botimin e organit të saj “Studenti” me drejtues Qani Panaritin dhe Skënder P. Nini-Luarasin.
Në vjeshtë të vitin 1919 u nis vullnetar për në Shqipëri ku gjatë një përleshje me pushtuesit italianë në Vlorë u plagos rëndë në kokë duke humbur përgjithnjë dëgjimin nga njëri vesh.
Pas shërimit bashkëpunoi ngushtë me Sali Butkën, i cili më 1920 e caktoi të dorëzonte memorandumin në komandën italiane ku kërkohej, në emër të popullit të Kolonjës,Leskovikut e Përmetit, largimi i menjëhershëm i forcave pushtuese.
Nën qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës, Dhimitri punoi krahinor i 13fshatrave të Dangëllisë duke ndihmuar Fan Nolit sidomos për zhvillimin e fushatave elektorale në Kolonjë, të cilën e konsideronte si trevë të origjinës familjare, shumë të rëndësishme për prestigjin e tij.
Dhimitri P. Nini qe delegat i Kolonjës, së bashkume Sofron S.Borovën, në kongresin e Kishës Orthodhokse Kombëtare të Shqipërisë, që i zhvilloi punimet në Berat nga 4-17 shtator 1922, ku dhe nënshkroi statutin themeltar.
Në dhjetor 1924, me Sali Butkën, grumbulluan rreth 700 forca që të mbronin rrugën e Leskovikut nga pritej të vinin forcat zogiste të Myfit Libohovës. Më pas emigroi në SHBA ku bashkëpunoi me grupimet demokratike antifashiste në përballje me kolaboracionistët,kundërshtarë të Fan Nolit dhe luftës çlirimtare.
Dhimitri Nini-Luarasi “u muar me çështjen shqiptare, fetare, kombëtare dhe shoqërore dhe ish gjithënjë aktiv. Ay shërbeu në Organizatën “Shqipëria e Lirë” për vjete merradhë me pozitën arkëtar dhe anëtar i Komitetit’’ (Nekrologji, ‘’Liria’’,1985).
Rrethanat kritike e detyruan Dhimitri Nini-Luarasin të kontribuojë në krijimin e organizatës‘Shqipëria e Lirë“ dhe organit të saj “Liria” ku mbrojti platformën atdhetare,demokratike, çlirimtare dhe qe krenar që pjesëtarë të familjes dhe të afërm të tij merrnin pjesë në luftën antifashiste ku disa ranë edhe dëshmorë. Ai ka merita në mbrojtjen dhe konsolidimin e kishës ortodokse autoqefale shqiptare me në krye FanS.Nolin si dhe në vendosjen e ekuilibrave mes grupeve me pikëpamje të ndryshme tek shoqëritë atdhetare “Vatra” e “Shqiperia e Lire”. Në gusht 1946, kur i njohuri i tij Behar Shtylla erdhi si përfaqësues i delegacionit qeveritar shqiptar në Sh.B.A., Dhimitri i kërkoi që të kontribuojë për unitetin e të dy organizatave: ’’Atdhetari Dhimitri Luarasi, duke përshëndetur me telegramvajtjen tonë atje, na shkruan: Lutem për hirin e çështjes, jini të vetmit që kam pritur që të mund të kurorëzoni bashkimin e të dy organizatave tona këtu,në një…Më 21 dhjetor 1949, në gazetën Dielli, Fan Noli botoi deklaratën ,e cila u prit mirë dhe u mbështet me deklarata analoge nga Dr.Xhon Nase : kryetari “Shqipërisë së Lirë” e nga Dhimitri Luarasi: kryetar i “Vatrës” më 1948” (Behar Shtylla, Fan Noli siç e kamnjohur).
Mbitë gjitha, Dhimitri Nini-Luarasi qe njeri bujar. Ndonëse nuk kishte të ardhura të mëdha ai iu gjend kurdoherë familjes dhe njerëzve hallexhinj, ndihmonte kishën ortodokse autoqefale të Fan Nolit, organizata atdhetare apo veprimtari socialkulturore të ndryshme.Emri i tij dhe i bashkëshortes Thomaidha Caci-Luarasi haset shpesh në lista ndihmëtarësh, si individ apo drejtues i organizatave “Vatra” e “Shqipëria e Lirë“.
Përmendim ndihmat që u çoi vullnetarëve antifashistë shqiptarë të internuar në Sant Cyprien-Francë, Ventotene- Itali e popullit shqiptar gjatë luftës e pas fitores mbi fashizmin. Në vitin 1960, kur i vëllai Skënder Luarasi çeli për të parën herë degën e anglishtes në Universitetin e Tiranës, ai në bashkëpunim me Fan Nolin, Geri Riskën e Peter R.Priftin dërguan një fond të rëndësishëm me fjalorë e literaturë anglo-amerikane që iu shpërndanë falas studentëve apo u dorëzuan në bibliotekë. Një kontribut, i cili tundoi qarqet qeveritare në vitin 1979, qe ndihma financiare personale që të ndërtohej një banese në Baçallëk të Shkodrës për familjet e pastreha nga tërmeti rrënimtar. Qeveria shqiptare i pranoi paratë (një përjashtim për të respektuar të birin e martirit Petro Nini Luarasit) por nuk e deklaroi askund.
Dhimitri Nini-Luarasi, jetoi e punoi në SHBA mbi 50 vjet me kujtime mbresëlënëse për miqtë e bashkëpunëtorët Kostandin Demo e Josif Pani, Sevasti e Parashqevi Qiriazi, Goni Katundi, Qerim Panariti, Dhimitër Trebicka, Gari Riska, Pandi Demetri, Peter Kolonja, Peter R.Prifti, etj. Ai me të shoqen Thomaidha Caci-Luarasi e vizitoi Shqipërinë në vitet 1959 e 1971 dhe në vitin 1974 vendosën të kthehen përfundimisht në atdheun e shtrenjtë që tu prehen eshtrat.

