ELEGJI PËR ATDHETARIN KRISTO KIRKA

July 17th, 2012


1 Kristo Kirka me delegacionin e Kolonise te Shqiptareve te Rumanise per te pershendetur Princ Wied-in - FOTO #5
Arshi Pipa

ELEGJI PËR ATDHETARIN KRISTO KIRKA

Vdiq flamurtari i moçëm!
… Si rrojti vdiq: me nder.
I pastër, i devoçëm,
E pa u-përkulë nji herë.

Ndër çela u-sos t’ Burrelit,
Me dhunën e trathtarit,
Me njoll’n e kriminelit
Mbi ballin e atdhetarit.

A u-pezmatue, a u-lodh
Se ashtu u-shpërblye i pafati?
Se fmija pranë s’ju ndodh,
Se vorr, as vorr, nuk pati?

Nuk fali, nuk mallkoi.
Por kur fjala ju-pre
Ndigjuem qysh thellë ankoi:
“Për flamur!…për atdhe!”

O shok, o prind i shtrenjtë,
Qi len familjen tonë,
Kjo porosi e shenjtë
Për ne do t’jetë gjithmonë!

Nga burrat qi themelin
Shqipnis i patën kallë
Sot ca të pakët ngelin:
Ti qe nga numri i rrallë.

Me përnderim dashnuer
Përkul’mi para teje.
Me flamur ti n’krahnuer
Sulmove n’ball beteje.

Besnik para çdo prove
Sa pate frymë s’e lae,
Krenar për te luftove
Dhe me te s’bashku rae.

At flamur nji ndër shokë
E ngren, ma nalt e shtiell.
Pusho, kufomë, nën tokë!
Ngushllou, o shpirt, ti n’qiell!
* Ne fotografi: Delegacioni i shqiptareve te Rumanise ne Durres per te uruar Princ Vidin. Kristo Kirka, lart, nga e majta, i dyti(Kristo Kirka ishte kryetar i Shoqates Besa-bese, kryetr i shoqates Arsimi,prane Nolit kur u dorezua prift, nje nder delegatet e themelimit te Vatres, menaxher i pare i Diellit, kur u be prone e Vatres, kater vjet deputet i Korces, nenprefekt i Himares dhe Bilishtit, kryetari i fundit i Bashkise se Korces para ardhjes ne fuqi te komunisteve. Vdiq ne burgun e BurrelitSee More

 
Tags: , ,

2 Responses

  1. Sali Cami says:

    Po mire o vellezer shqiptare; si eshte e mundur qe djali i te shume nderuarit, NIKO KRISTO KIRKA, qe megjithese jeton ne te njejten lagje, ku ndodhet Vatra sot;nuk nderohet per MERITAT VATRORE QE KA TRASHEGUAR NGA I ATI?!
    Se nuk ka qene komunist dihet nga te gjithe! Po PSE ATEHERE

Leave a Reply