FEDERATA PANSHQIPTAREE AMERIKES”VATRA” PERGEZON KOSOVEN

July 3rd, 2012


1 logo e vatres

 Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”  përgëzon Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj për përmbylljen e Pavarësisë së Mbikqyrur. Pranimi i këtij fakti e ka bërë më të prekshme ëndërrën europiane të shqiptarëve të Kosovës dhe shtetit të tyre të pavarur.

    Vatranët urojnë nga zemra që së shpejti Republika e Kosovës të bëhet pjesë e NATO-s. Me këtë rast, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, u bën thirrje pesë shtetevet antare te Bashkimit Europian, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të pajtohen me realitetin e ri dhe të mos ushqejnë me qëndrimin e tyre ëndrrën e shovinistëve serbë për diktat mbi Kosovën.     Evropa duhet ta ketë parasyshë mirë rrezikun e nacionalizmit gjaksor serb dhe të cojë ndër mend realitetin më të fundit të zgjedhjeve në Serbi, kur antievropianët, pasusit e Millosheviqit, erdhën në pushtet me sllogane revanshiste. Rreziku flë ende nëBeograd. Qytetarët e Kosovës e meritojnë anëtarësimin e shtetit të tyre në Bashkimin Europian, ashtu sic meritojnë edhe pranimin e Republikës së Kosovës në NATO, por ata nuk mund te harrojne tmerrin e gjenocidit barbar qe pesuan nga forcat e armatosura serbe as personat e zhdukur gjate luftes. Eshte detyre e shqiptarve qe ate tmerr, ne te tere egersine e tij, t’a mbajne gjithenje te pranishem ne opinionin publik, ku ta ndeshen serbet sa here t’u teket te argumentojne kunder pavaresise se Kosoves.

    Federata Panshqiptare e Amerikës shpreh bindjen se Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, të gjitha institucionet Demokratike të saj, do t’i kërkojnë Serbisë të shpërbejë një orë e më parë strukturat paralele të pushtetit që komandohen nga Beogradi, të largojë celulat e policisë sekrete që e ka ta zgjatur dorën e trazirave në Kosovë.

     Federata Vatra e sheh si rrezik në shpërthim gjendjen në veri përderisa aty nuk është shtrirë plotësisht pushteti dhe autoriteti i shtetit të Kosovës. Është kjo arsyeja përse Vatra kërkon që NATO të sigurojë kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë dhe të mos tolerojë rebelimin e herëpashershëm të Serbëve sa herë që dikton Beogradi.

    Shteti i Kosovës duhet t’i tregoje botes me prova se e meriton pavaresine pa mbikqyrje.  Debati politik eshte pjese e sistemit demokratik, por duhet te zhvillohet ne bazen e interesit te vendit dhe te qytetareve, ne menyre civile, si i ka hije nje populli me kulture te lashte, sic eshte populli shqiptar.

    Perforcimi i vetëqeverisjes, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar me rezultate te dukshme, pavaresia e sistemit gjyqsor dhe siguria e mediave te pavarura jane disa nga kushtet per nje shtet funksional me perspektive per rritjen e mireqenjes se qytetareve te vet dhe qe aspiron te integrohet ne strukturat euroatlantike.

Tags: ,

Leave a Reply