Si klerik do të nis me përrallën e një prifti. Një prift njëherë shkoi me popullin për të varrosur një të vdekur në varret. Udhës, pranë një pylli, prifti tha: “Qëndroni një minutë këtu!”. Arësyeja për të cilën qëndroi nuk u muarrë vesh dhe njerëzia po çuditshin si e la të vdekurin atje. E panë klerikun me një dyfek. Heshtni u tha, edhe ia krisi…“Dhe pastaj vajti përkëtej dhe iu thashë, që të prisni këtu, këtë punë kisha”.Aman o uratë po e lë të vdekurin këtu në mes, tha, që të vraç një ljepur?
“Budallenj”, u tha ay: “I vdekuri pret, ljepuri nukë pret” (të qeshura dhe duartrokitje në sallë). Sidoqoftë tashi të hyjmë në themën e ditës. Sivjet rastis që të kem, nja… katër aniversare të ndryshme. Aniverari i parë është ay aniversari im i klasit të dymbëdhjetë, të 1912-ës të Harvardit, një klas shumë i madh, me njerëz që janë bërë shumë të dëgjuar, nuk do t’ju përmend shumë emra, por mund t’ju thom vetëm që i ati i presidentit të sotëm ishte një nga shokët e klasit Harvard -12, i ati i nuses së sekretarit së shtetit ishte një nga shokët e klasit tonë (kollitet).Tashi, nga një anë është një gjë e çuditshme që të rrosh 80 vjet, aq sa kam rrojtur unë se tamam 80 jam tani (duartrokitje). Nga një anë është një trimëri, por nga ana tjatër, është një mjerim, një mjerim i cili mund të përshkruhet shumë bukur me një mesele të Luizit të 14-të të Francës.Luizi i 14-të në Francë qenka një nga mbretërit më të dëgjuar të Francës, por në fundin e mbretërisë së tij, pati shumë mjerime. Edhe disa nga luftërat e tij i humbi në fund. Edhe njëherë, një nga ata gjeneralët që humbi atë luftën më të fundme, vajti që t’i bëjë një raport Luizit të 14-të, dhe i shkreti s’dinte si ta niste që ta tregonte atë mjerim që pësoi ushtria frënge. Luizi i 14-të i tha: “Urdhëro, i thuaj sado lajme të hidhura që të jenë, se në vërsën tonë s’ka lajme të mira”. (të qeshura në sallë).
Një tjatër aniversar është ky … i treti aniversar, aniversari i Vatrës, ju thashë për aniversarin e 80-ës, timen, aniversari i klasit të Harvardit dhe aniversari i “Vatrës”. Që në qershor 13, 1912 gjer sot, aniversari tjatër asht ay që do të na vij në nëntor, 28 nëntori, aniversari i Shqipërisë, i indipendëncës shqiptare.
Tashi të vijmë në aniversarin e Vatrës. Nuk do t’ju thom shumë gjëra, vetëm do t’ju thom ca gjëra të pakta, të cilat jane karakteristike të kësaj organizate të madhe, e cila, luajti një rol historik në historinë e Shqipërisë. E para e punës themeloi “Diellin” e cila është një gazetë që nisi më 1909-ë dhe po vazhdon akoma, një jetë prej 53 vjeç, në mos lajthitem! S’ka asnjë gazetë tjatër shqiptare e cila të ketë një jetë aq të gjatë.
“Vatra”, kur u shkel Shqipëria, pas luftës ballkanike dhe në kohën e luftës së parë, lojti pothuaj rolin e një qeverie në mërgim. Vatra po përmbante delegatë në Evropë për të mbrojtur Shqipërinë se s’kishte njëri tjatër që ta mbronte. Dhe këta delegatë qenë Konica dhe Turtulli edhe “Vatra” më 3 të qershorit mblodhi para që t’i përmbanjë këto dërgata…, këta delegatë.
Dhe jo vetëm përmbanin delegatët tanë, por përmbanim edhe delegatët e kolonive të tjera. Kur kollonia shqiptare e Rumanisë dërgoi një dërgatë në Paris, mbetnë amanet se kishim vetëm harxhet e udhës për të vajtur atje (mbetnë amanet thuhet këtu në kuptimin: u mbaruan mjetet financiare. Shën. Red.) dhe sa kohë qendruan pastajzaj harxhet i paguante “Vatra”. “Vatra” u përfaqësua me delegatin e saj, më 4 të korrikut 1918, përpara Presidentit Uillson edhe fituam një nga miqtë më të mëdhenj, i cili e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi (duartrokitje në sallë). Në Kongresin e Lushnjës, “Vatra” s’kishte delegatë, po ç’ngjau? Fryma e “Vatrës” ishte atje. Secilët njerëz, ca nga njerëzit që zgjodhi Kongresi i Lushnjës, ishin njerëz të “Vatrës”, përsëri.
Kongresi i Lushnjës siç e dini bëri një Këshill të Regjencës dhe një nga pjestarët e kësaj Këshille ishte doktor Turtulli, delegati i “Vatrës”. Kur formuan kabinetin, Ministri i Punëve të Jashtme ishte Mehmet Konica, përsëri delegat i Vatrës.
Pas Kongresit të Lushnjës ngjau lufta heroike për të dëbuar italianët nga Vlora. (duatrokitje).
Asnjë nga gjeneralët e mëdhenj shqiptarë, a oficerët e asaj lufte nuk ishin shqiptarë, por fryma e Vatrës qe atje, edhe kënga “Vlora Vlora”, sikundër e dini, është bërë nga një përfaqësonjës i Vatrës, të cilin e kemi këtu në mes tonë. (duartrokitje).
Ia dini emrin, por për ata që s’e dinë do ta thom: profesor Thoma Naqi.
Pasi u çlirua Vlora, u nisa edhe unë që të vete në Shqipëri, nuk di ç’të bënja atje dhe me çfarë pasaportë shkova? A ka ndonjë njeri që e mban mënd këtë? Besoj se kanë qenë nja 2 a 3. Me pasaportë të cilën ma ka dhënë Çekrezi, si përfaqësonjës i Vatrës në Uashington. (duatrokitje) Në Gjenevë, kur u pranua Shqipëria si pjestare e Lidhjes së Kombeve, më 17 të dhjetorit 1921, kryetari i dërgatës përsëri ishte një përfaqësonjës i Vatrës, besonj që e njihni (qesh, i referohet vetes. Duatrokitje në sallë).
Pastaj, ç’na ngjau atje në Gjenevë? Pasi mbaroi delegati juaj atë misionin e tij, mbeti amanet atje. (qesh) Qeveria shqiptare s’kishte para. E vërtetë që s’kishte para ose nuk e deshte atë përfaqësonjësin të kthehej përsëri në Shqipëri, se nuk u durohej më… Përsëri Vatra i pagoi të ardhurat e udhës që të shkoj s’andej.
Tashi, dy fjalë për ish-kryeministrin e Shqipërisë që e kini këtu. S’është fjala që të lëvdohem për veten time, po dua t’ju thom këtë gjë: A ka shumë kombe, në të cilat shumica të jenë muhamedanë e të zgjedhin një kryeministër prift të krishterë? (duatrokitje të zgjatura në sallë). Kjo më duket është lëvdata më e madhe që mund t’u bëjmë shqiptarëvet, edhe këtë e thom jo vetëm që të bëj një lëvdatë të zbrazur, por kurdoherë që kam patur rastin të isha në Shqipëri, i kam hipur kalit dhe kam shëtitur fshat më fshat dhe kam folur me fshatarët, me shqiptarët fshatarë dhe me të vërtetë u çudita për sqojtësinë e tyre. Dhe ahera thashë, me të vërtetë ky popull meriton çdo sakrificë që të fitonj lirinë. (duatrokitje) “Vatra” pastajza, ka bërë një punë të lavdëruar duke botuar libra. Libra tashti botohen shumë dhe kjo s’ju duket ndonjë gjë me rëndësi. Por librat që botoi “Vatra” ishin libra që botoheshin për herën e parë shqip, si “Othellua” përshëmbull që u botua për herën e parë, si “Baraka” e Ibanjesit, si “Historia e Skënderbeut”, si “Don Kishoti” i Mançës, shqip, dhe si “Historia e Skënderbeut” dy herë shqip dhe njëherë inglisht, si “Albania Rock Garden of South Eastern Europe”. Këto janë ca nga shërbimet e “Vatrës” në kohën e shkuar. Shërbimet e “Vatrës” në kohën e tanishme mund të përmblidhen me fare pak fjalë, “Diellin” të cilin ua përmenda më përpara po vazhdon këtu edhe ndriçon opinionin publik të shqiptarëve dhe u jep atyre një tribunë ku të shfaqin, ku të këmbejnë menjtimet për punët e Shqipërisë. Dhe mos e kujtoni se “Dielli” dhe “Vatra” janë organizata të cilat e kanë jetën të shkurtër, kemi ca miq, ca miq shumë të mirë, shumë dorëhapur, të cilët kanë bërë pllane që të sigurojnë përjetësinë e “Diellit” edhe të “Vatrës”. (duatrokitje). I dëgjuat emrat, ato skolarshipet që ka dhënë “Vatra” dhe nuk di a e kuptoni rëndësinë e kësaj pune. Në kohën e vjetër, kur veja unë në Harvard, pagesa në mot qe 150 dollarë, tjetër gjë që dollari kishte një vlerë më të madhe, po sidoqoftë 150 dollarë dhe… besomëni që 4 vjet që ndenja atje në Harvard, nuk pagova as një metelik. (qesh)
Paratë e para vetëm kur u shkrova, i pagova se ndryshe nuk mund të shkruhesha. Po me të shkruar, që u regjistrova, kërkova një hua, i mora prapë ato paratë që u dhashë (të qeshura dhe duartokitje në sallë). Edhe që ahere gjer sa mbarova, deri sa mbarova me një skollarship se desh perëndia që markat i merrja gjithnjë A dhe rrallë zbrisja në B. Kam qenë djalë i mirë. (duartokitje) Po këtë përsëri nuk ua them që të lëvdohet, por dua t’ju thom sa lehtë isha ahere që të studionje. Merreni me mend sa zor është sot, sot nuk mund të shkruhet në Harvard dhe t’i marrësh prapë paratë dhe pastaj të studiosh dhe t’i marrësh ato paratë në formë skollarshipi. Sot duhet paguar, për fat të keq, dhe duhet paguar aq rëndë sa ka shumë djema të parë që meritojnë, të cilët kanë zotësi në këtë vend që të studiojnë. Kështu pra, “Vatra” bën një studim shumë të çmuar, për këta djema që u jep rastin të studiojnë. Tashi “Vatra”, çdo të bëjë këtu e tutje. A ka ndonjë punë për të bërë “Vatra”? Po ka disa punë që mund të bënjë dhe do t’jua numronjë. Nuk jeni me doemos të shtërnguar të pranoni këtë program, mund të bëni çdo program, por sidoqoftë jam i sigurtë që “Vatra” do të vazhdonjë këto botime, por sidoqoftë këtu do t’ju bëjnë nja dy a tri libra të cilat duhen botuar dhe të cilat mund t’i bënjë “Vatra” dhe të cilat mund t’i bënjë vetëm “Vatra”. Përshëmbëll në Harvard kemi koleksionin e gazetës së Faik Konicës, ndjesë pastë, “Albania”. Faiku ka patur shumë kusure. Edhe kusuri i tij më i madh ishte që bënte shokë lehtë, edhe miq. Po të nesërmen, që të gjithë ata shok i bënte armiq (qesh). Kur mbajti një fjalë që t’u thosha në parlament dhe një nga shokët që ndodhet këtu, shoku i parlamentit do ta mbaj mend ndofta, se e shanin Faikun, se ç’thoshin atje… , u thashë mirë po të gjitha këto të këqinja i kuptoj, po ka pasur ca të mira. dhe mbajta ndofta një nga ato fjalët më të mira që kam mbajtur në jetën time dhe perëndia e di që kam mbajtur shumë fjalë, po nuk u ndodh asnjë që të duartrokasë për ato që thashë për Faikun. Asnjë mik s’kishte atje brenda përveç meje, përveç atij që fliste në favor të tij (qesh).Sidoqoftë, dikush këtu në Vatër, tani e kujtoj këtë njëri të cilin e urrenin që të gjithë dhe u përpoq të shkruanj një libër mbi të. Dhe kjo ishte gjëja më e zorshme për të bërë për Faikun. S’ka gjë më të zorshme se të shkruash një libër për Faikun. Faiku niste një vepër dhe e linte në mes dhe e harronte pastaj s’e vazhdonte. S’ka mbaruar asnjë nga ato librat që ka nisur. Kishte shumë pllane, një mijë pllane, por që të gjitha ato pllane mbaronin me nja 2-3 fraza: I niste, pastaj thoshte: Përse or s’i shkruan i thoshim ne? Mirë or t’i shkruajmë, por kush i këndon? I thoshim: Aman ore shkruaj dhe i këndon ti, i këndonj edhe unë… Sidoqoftë, ndodh këtu një njeri, jo miku i tij, por një njeri me të cilin nuk fliste kurrë, e kishte armikun më të tmerruar dhe ai ia shkroi librën, Qerimi (duatrokitje) Një punë shumë e zorshme se duhej të mblidhte që të gjitha ato gjëra që i kishte nisur Faiku dhe i kishte lënë përgjysmë dhe t’i vinte në një formë. I vuri, trimëri shumë e madhe, unë nuk do të mundnja ta bënja. Shkrova vetëm një parathënie të shkurtër.“Albania” nisi të botohej më 1897 por u mbyll më 1909 kur ardhi këtezaj Faiku. 12 vjet! Historia e rilindjes shqiptare në këto 12 vjet mund të gjendet vetëm në “Albanian” e Faikut!
Fan Noli për Konicën:
“Faiku ka patur shumë kusure. Edhe kusuri i tij më i madh ishte që bënte shokë lehtë, edhe miq. Po të nesërmen, që të gjithë ata shok i bënte armiq. S’ka gjë më të zorshme se të shkruash një libër për Faikun. Faiku niste një vepër dhe e linte në mes dhe e harronte pastaj s’e vazhdonte. S’ka mbaruar asnjë nga ato librat që ka nisur. Kishte shumë pllane, një mijë pllane, por që të gjitha ato pllane mbaronin me nja 2-3 fraza: I niste, pastaj thoshte: Përse or s’i shkruan i thoshim ne? Mirë or t’i shkruajmë, por kush i këndon? I thoshim: Aman ore shkruaj dhe i këndon ti, i këndonj edhe unë… “Albania” nisi të botohej më 1897 por u mbyll më 1909 kur ardhi këtezaj Faiku. 12 vjet! Historia e rilindjes shqiptare në këto 12 vjet mund të gjendet vetëm në “Albanian” e Faikut!
Noli për veten, për “Vatrën” dhe për Lidhjen e Kombëve
“Në Gjenevë, kur u pranua Shqipëria si pjestare e Lidhjes së Kombeve, më 17 të dhjetorit 1921, kryetari i dërgatës përsëri ishte një përfaqësonjës i Vatrës, besonj që e njihni (qesh, i referohet vetes. Duatrokitje në sallë). Pastaj, ç’na ngjau atje në Gjenevë? Pasi mbaroi delegati juaj atë misionin e tij, mbeti amanet atje. (qesh) Qeveria shqiptare s’kishte para. E vërtetë që s’kishte para ose nuk e deshte atë përfaqësonjësin të kthehej përsëri në Shqipëri, se nuk u durohej më… Përsëri Vatra i pagoi të ardhurat e udhës që të shkoj s’andej”. (Ky fjalim është mbajtur me 1912)

Më shumë se gjithkush vlerat reale të Nolit në kuptimin historik, në fushën e ndihmesës së tij në jetën kombëtare shqiptare i kanë zbehur e njollosur pikërisht ajo kategori ” nolistësh fanatikë ditirambistë” që kanë dashur të bëjnë njëfarë shenjtërimi të rremë të një nolizmi të sajuar ose të fryrë pör qëllime personale.
“Askush nuk mund të mohojë se Fan Noli është një persoanlitet i shquar i historisë sonë kombëtare që është përkëdhelur më së shumti nga studiuesit, politikanët, opininoni publik”. Kjo ka frenuar së tepërmi njerëzit të peshojnë si duhet vlerat, antivlerat e dhe pseudovlerat e nolizmit.
Kjo i bën ende të guxishëm disa nolistë fanatikë që të vërsulen me inat e pa arsyetime bindëse kundër cilitdo që mendon se duhet një qëndrim më objektiv dhe realist ndaj trashëgimisë së vërtetë të Nolit dhe sidomos ndaj vlerave e ativlerave që janë afishuar në fanolizmin politik të prodhuar kontrabandë nga ithtarët e Nolit për interesa të një rryme të caktuar politike.
Gazeta “Sot” më 16 maj ka shkruar se pas Kongresit të dytë ortodoks shqiptar të vitit 1929, që miratoi dhe Kanunoren e KOASH : “Fan Noli nga SHBA mbajti qëndrim kundër Kishës së re autoqefale shqiptare, sinodi i së cilës kishte qenë programuar në fillmn të shkurtit në rezidencën e Zogut dhe ishte një krijesë e politikës fetare të kundërshtarit të betuar të peshkopit të mërguar”. Edhe pse ky fakt mund të jetë i paknëdshëm jo vetëm për nolistët, përsëri nëse shkruesi ka vërtetë mbështetje dokumentare nuk ka bërë ndonjë herezi që e ka vënë në dukje për puiblikun.
Noli tregoi veten politikan nga më të këqinjtë. Detyra e politikanit është në radhë të parë të kryejë mirë e me sukses detyrat që duhen kryer në kohën kur i takon të merret me politikë, në radhë të dytë të kryejë ato detyra që ka marrë pësipër. Unë i besoj përkufizimit se të merresh me politikë do të thotë në radhë të parë të parashikosh, pra të jesh edhe vizionar edhe njeri i veprimit ( jo fallxhor). Noli kurrë nuk tregoi aftësi të tilla. Noli dështoi në parashikme. Noli pësoi fiasko në veprime. Rexhep Qosja dhe jo Abdi Baleta ka shkruar në “Panteoni i rralluar” shumë vite përpara se : “: në jetën politike të shqiptarëve Noli ka dështuar pse nuk e kishte atë vendosmërinë e revolucionarëve të vërtetë, aq sa edhe për shkak se programit i tij demokratik ishte një hap tepër i gjatë dhe i papërligjur nga dialektika e zhvillimit shoqëror në kontekstin e atëhershëm historik dhe shoqëror të shqiptarëve. Noli ka dështuar si demokrat dhe ne kemi humbur demokracinë kur atë nuk e kanë pasur as popujt tjerë të Ballkanit”.
Noli me shumë fjalime të tij në parlament të kujton disa deputetë të sotëm që dinë të kërkojnë qiqra në hell po nuk dinë as si mbillen qiqrat, as si bëhet helli, as se çfarë mund të piqet e çfarë nuk mund të piqet në hell.
Ta pyesim pak atë historianin nolist ; ” cili popull e kishte zgjedhur Nolin për kryeahengxhi të anarshisë? Një grusht politikanësh aventurierë që braktisën Tiranën dhe u vendosën në Vlorë, që bënë për vete disa ushtarakë aventurierë , që krijuan disa komitete të paligjëshme, njësoj si “komitetet e shpëtimit publik” në pranverën e vitit 1997 dhe e zhytën Shqipërinë në kaos e luftë civile? Mos vallë vetëm për hir të “ahengut nolian” të qershorit 1924 edhe Rexhep Qosja në pranverën e vitit 1997 e cilësoi serinë e dytë të këtij ahengu të vdekjes si “revolucion të vonuar demokratik
Noli edhe në Lidhjen e Kombeve u tall me parlamentarizmin, nuk bëri kurrë zgjedhje. Pse i paska pëlqyer aq shumë “ahengu nolian” historianit Masar Kodra? Pse u shkri nga qejfi Rexhep Qosja kur ky aheng gjëmoi po nga Vlora pas 73 vitesh? Apo pse në Shqipëri u krijua “parlamenti i kallashnikovit” në qershor të vitit 1997? Pse kërkon patjetër Agim Vinca që të gjithë të pranojnë se Noli ka qenë politikan vizionar? Mos me këtë do që të mbështesë idenë se në Shqipëri “ahengjet politike” duhet të bëhen vetëm sipas avazeve të nolizmit? E kemi të qartë se edhe përtej kufinjëve të Shqipërisë londineze ka individë, rryma e forca politike që bëhne zevzekë për çdo kritikëë ndaj politikanizmit të Nolit sepse u pëlqejnë ekssperimentet e situatat si ato që u bënë me “revolucionin e vonuar demokratik” të vitit 1997 që shkatërroi Shqipërinë dhe nga bandat e rebelimit të jugut që përsëritën në çdo pikëpamje skenarët e “revolucionit nolian të vitit 1924″.
E ka thënë Rexhep , që Noli suksesin më të madhe e ka si përkëthyes. Nuk kam shkruar unë por Qosja për Nolin : “…vjershat e tij dalin pamfletiste e qërime hesapesh me armiqtë e tij politikë. Për më tepër ai del disi si tepër jo modest si poet që ka ngritur veten tek roli i një çlirimtari duke u krahasuar me shëmbëlltyrën e shenjtë të Jezu Krishtit dhe si politikan megalloman që kapardiset se do të përmendet përgjithmonë, si një mesi i popullit tonë…” Unë vetëm po shtoj se këtë figurë të Nolit duan të na imponojnë gjithë nolistët, sepse duan përmendoren e Nolit politikan që të rrinë vet nën hijen e saj. Atëherë ku i gjeti Vinca fjalët e mia se Noli është bejtexhi?! Po nëse vjershat janë politike kjo sipas mendimit të Vincës e afron më shumë autorin me bejtexhiun apo me poetin? Historianët e pedagogët e tjer le të na jëpin një përgjigje të saktë se cili është më poet e cili më bejtexhi Noli kur rreshton vargje “ngrihuni, korrini, bjeruni katundarë e punëtorë që nga Shkodra gjer në Vlorë”, apo Hasan Zyko Kamberi kur vjershëronte shumë kohë para Nolit ” Kadiut po t’i rrëfesh paranë, ters e vërtit sherianë.
Pas vitit 1990 nolistët ndërruan taktikë, filluan në kërkonin rrugë për të mohuar çdo afërsi të nolizmit me komunizmin. Më hapur këtë e bëri Naum Prifti. Ai arriti deri atje sa të mohonte që Noli kishte vendosur marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, gjë që e kishin vërtetuar shkëlqyeshëm nolistë të tjerë si Arben Puto.
Për t’u çliruar pakëz nga ngërçet teorike që ia shkaktojnë stereotipet noliste-enveriste në radhë të parë do t’i rekomandoja forumistave të marrin e të studiojnë librin e Hysamedin Ferajt “Skicë e mendimit politik shiptar” që është një vepër e politologjisë së mirëfilltë, që ka kaluar edhe në miratimin shkencor në Tiranë. Në kët vepër ju do të gjeni analizën teorike të nolizmit si varianti shqiptar i panballkanizmit, si shtruesi i rrugës së komunimzit në Shqipëri, si teori e praktikë e dështuar politike, si përgatitës i enverizmit dhe tani si maskë e enverizmit. Atëherë do të ketë një mundësi më shumë që të frenoni veten e të mos kërcej përpjetë kur lexon edhe shkrime si të miat polemizuese në stil më propagandistik
Austini një amerikano-kanadezi me nderrshmërinë e studiuesit ka dhënë shumë gjëra që nuk u kanë pëlqyer dikur nolistëve tanë fanatikë që e “kanë ndihmuar”. Nga ana tjetër në kushtet e reja këta nolistë kanë qenë të interesuar që disa gjëra që shkelin tabutë të thuhen nëpërmjet një të huaji që të mos mbeten për t’u thënë më troç për herë të parë nga studiues shqiptarë.
Më saktë se Austin në ndikimin e nolistëve këtë çështje e ka parashtruar britaniku Xhulian Ameri që i ka njohur mirë shqiptarët e punët e shqiptarëve. Ai thotë : ” Konflikti midis Zogut dhe Fan Nolit ka qenë përfolur si një luftë për pushtet midis “konservatorëve” dhe “progresistëve”. Por në këtë rast, ashtu sikurse pothuaj në të gjitha kryengritjet shqiptare, dallimi midis palëve kundërshtare kishte karakter gjeografik dhe grupazhi, më tepër se një karakter opinioni apo rendi shoqëror” ( “Bijtë e Shq ipes”, botim shqip, Tiranë 2002, f.37