Në gjurmët e shtypit shqiptar në mërgim/
Gazeta “Liria e Shqipërisë” botohej në Sofje të Bullgarisë. Ky që po përcjellim në këtë postim është botim i Vjeshtës 1913. Gazeta ka në fokus lirinë e Shqipërisë dhe ndricimin e Kombit përmes diturisë. Gazeta botohej nga Kristo Luarasi, drejtor. Shkonte nga Bullgaria ku shtypej në Shqipëri, Turqi dhe kudo ku ishin pajtimtarët. Në këtë numër , që ndodhet në arkivin e Vatrës në New York, në faqet e brendshme denoncohen kriemet serbe në Kosovë dhe në krahinën e Lumës. Po ashtu jepet një pasqyrë e Shqipërisë së trazuar një mot pas Pavarësisë. Gazeta godet politikën e Frrncës kundër Shqipërisë dhe denoncon Patriarkanën greke për ndërhyrjet në Shqipëri. Në një korrespondencë nga Shkodra përcillet tabloja e gjendjes në Shkodër, ku qëndruan tri javë tre ministra të Qeverisë së Vlorës gjatë muajit korrik të atij viti, Luigj Gurakuqi, Hysen Vrioni dhe Eqrem Bej Vlora, të cilët u takuan me përfaqësuesit e huaj dhe parinë vendase.
Gazeta botohej me katër faqe.(Dielli)
Tags: dalip greca, Gazeta, Kristo Luarasi, Liria e Shqiperise
