“Gjelat” trembin “Luanet”

June 12th, 2012


1815409_w2

Nga Albano Kolonjari

Dy skuadrat peretedente per titullin Kampion, Franca dhe Anglia u ndane ne barazim 1-1. “Luanet” shpresuan tek fitorja, kur Xherard ekzekutoi nje goditje denimi dhe Jorist me koke e dergoi topin ne rrjete, duke fiksuar rezultatin 1-0 per Angline. Por “Gjelat” çukasin dhe barazojne rezultatin 1-1 me ane te Nasar. Pas pesimit te golit, te barazimit anglezet nuk sulmuan, por u perqendruan ne fushen e tyre, dhe me nje disipline te larte taktike u munduan te mos lene hapsira ne mbrojtjen e tyre. Franca morri inisiativen dhe ne dy raste ishte prane golit, por portiere i “luaneve”, Xho Hart, tregoi nje forme te shkelqyer. Pas takimit tekniku i Anglise Roi Haxhson theksoi se:”Ne ndalem Francen dhe treguam nje forme te jashtezakoneshme. Luajtem mire perballe nje skuadre qe ne kete ndeshje ishte favorite. Ata kane disa veçori, jane shume vendimtare ne 30 metrat e fundit, keshtu qe ne ditem te mbanin lojen ne nje disipline te larte dhe ne arritem ta realizojme kete. Jam i kenaqur me rezultatin.” Tekniku i Frances Blank u shpreh se:”Te dyja skuadrat ndane nga nje pike. Te dyja e merituan barazimin. Anglia na ndershkoi atehere kur ne po kontrollonim lojen. Anglezet ne vune ne veshtiresi dhe kjo ishte dicka qe ne e prisnim. Ne ishim pregatitur per ta fituar kete takim dhe kete e treguam gjate gjithe takimit. Me ato qe ndodhen ne fushe, te dyja skuadrat e merituan barazimin”. Stafet e te dyja skuadrave kane qene shume te kenaqura me barazimin. Per teknikun anglez Roi Hoxhsonin, kjo ishte ndeshja e pare zyrtare ne drejtimin e Anglise. Ai zevendesoi teknikun italian Fabio Kapelo, i cili dha doreheqjen disa jave perpara Euro 2012. Ne fakt Anglia duhet te bente me shume pasi kaloi e para ne avantazh. Por “Luanet” preferuar, ta shkarkojne “autobuzin” ne gjysem fushen e tyre, dhe u mbrojten me 10 lojtare. Mesa duket, “Luanet” u tremben nga forca e “Gjelave”.

Leave a Reply