JOE LANSDALE: ROMANI IM QE ENDE BESON TEK ENDERRA AMERIKANE

June 11th, 2012


Lansdale_at_Barton

Intervistë e shkrimtarit që në librin e tij më të fundit, i famshëm në Amerikë, tregon Depresionin e madh. I jep një fytyrë frikës, por i aftë edhe të kthejë shpresë. Desha të realizoja një mitologji realiste. Vendi ynë me të gjitha difektet ka gjithmonë burime të mëdha emotive. Në fund të kënetës, i zhytur në baltë, I plaçkitur nga racizmi, nga urrejtja dhe dhuna reziston, përkundrazi rilind, ajo që mbetet nga ëndrra amerikane. Për t’i dhënë një spruco jete, gjak të ri, një zemër që të rrahë përsëri, mendon Joe Landsale me librin Ujë i zymtë, që në Amerikë është konsideruar kryevepër, ndwrsa autori trashëgimtar i drejtpërdrejtë, sipas New York Times, i Mark Tuenit dhe Xhon Stainbekut. Një roman që rrjedh në skenarin e zakonshëm të Teksasit oriental të kohëve të Depresionit të madh, por që ka frymëmarje universale, ashtu siç e kanë vetëm veprat më të mira. Derisa krijojnë një lloj mungese vendi dhe kohe, ka forcë të na flasë të gjithë neve, për këtë të sotme: t’i japësh një fytyrë frikës, edhe asaj më të fshehurës. Me të mirat e pabarazueshme, në sajë të afreskut bindës të personazheve dhe ritmit të historisë, të mos përfshihemi kurrë nga pesimizmi, por  t’i përkushtohemi rrugës për të dalë nga pylli i koklavitur i pakënaqësive tona. Me forcën e ëndrrës dhe të shpresës.

Tek ne je një autor kult, i vlerësuar nga kritika dhe publiku. Duke lexuar reçensionet e gazetave amerikane del se libri juaj e ka pushtuar Amerikën. Jeni dakord se është libri juaj më i mirë?

Kam patur gjithmonë fat dhe dashamirësi, por sigurisht ky është romani që pati pritjen më të ngrohtë dhe nuk duhet të jem unë që ta them. Po, mendoj se është libri im më i mirë. Desha të realizoja një mitologji realiste : të marrësh spunto nga klasikët e mëdhenj, nga Odiseja, Xhazoni dhe Argonauti. M’u desh shumë punë dhe mund, por jam i lumtur që e shkrova.

Romani ngjan me një përrallë, edhe pse noir, përsëri protagonistët janë të të rinj. Përse i përdorni kaq shpesh?

Më pëlqen ta vrojtoj realitetin me shikimin e fëmijëve apo të të rinjve. Është një perspektivë e paparë, e re. Rritja e atij momenti joshës dhe të papërsëritshëm, ku zbulon që gjithçka është gati e ndryshme nga sa e kuptoje, nuk mund tw them më mirë apo më keq, them i ndryshëm. Pikërisht në këtë fazë përhumbet pafajësia dhe fitohet çudia. Është ndoshta momenti më entuziazmues i jetës së një njeriu. Në fund të fundit të rinjtë dhe shkrimtarët janë të barabartë.

Në çfarë kuptimi?

 

Është sekreti i vërtetë i atij që shkruan : të mos rritesh kurrë, të mos e humbësh kurrë shikimin nga të rinjtë. Pasi mora lajmin për vdekjen e Bredbait, mendoj se ai është një prej shembujve më të mirë të asaj që them, nuk e përhumbi kurrë syrin e fëmijës. Këtë dua të bëj edhe unë: çdo mëngjes befasohem për ditën që do të vijë dhe kërkoj përvoja të reja.
Në libër ka një figurë midis ankthit dhe realitetit, një lloj orke, vrasësi i pyjeve. Si ju erdhi në mend?

Është një përvojë e zakonshme e natyrës njerëzore, pasi figura të tilla gjenden në shumë tradita popullore: shërbejnë që t’i japin një fytyrë frikës sonë. Dëshiroja të përfaqësoja Të keqen absolute.
Më pas si sfond Depresioni i madh : përse?
Babai im ishte 42 vjet më i madh se unë, vëlllai 17, gjyshja e kishte parë West-in e egër dhe Depresioni i madh është momenti i kalimit nga epoka e vjetër e pionierëve në kohët moderne. Të mijtë janë të gjithë persona të cilëve u pëlqejnë historitë.Unë jam rritur i zhytur në atë atmosferë. Kur isha i vogël, familja ime ishte shumë e varfër dhe e kam të lehtë të flas me zërin e atij që e jeton krizën dhe e di se çfarë provojnë. Duke u plakur priremi të jetojmë në të shkuarën, të shohim origjinën dhe shumë prej librave të mi flasin për atë kohë. Epoka kaq të dendura janë gjithmonë përfaqësuese dhe universale.

Epokë që na jep analogji të pashmangshme me të sotmen

 

Sigurisht, edhe pse me fat, lidhur me sa ndodhi në Amerikë, atëherë jemi ende brenda bambagia. Por po filloj të shoh përreth dëshpërimin e atij që papritur nuk ka më punë. Edhe pse tash jam disi i privilegjuar, ndihem një punëtor i të shkruarit.
Racizmi i shoqëruar këtë herë edhe nga mostoleranca ndaj gejve, të përfaqësuar nga një prej të rinjve protagonistë.
I futa këto tema, sepse e kam shumë përzemër drejtësinë ndaj njerëzve në përgjithësi. Drejtësia dhe barazia janë themelore për një shoqëri moderne dhe të shëndetshme. Në kohën e romaneve, të ishe gej, ishte një rrezik i vërtetë; të bëje outing do të sillte pasoja linçimi gati të sigurta. Për njerëzit me ngjyrë kishte barriera fizike që ishte e pamundur t’i kapërceje, vija të padukshme, por shumë të fuqishme që e kufizonin jetën e personave.
Amerika sot është përmirësuar në këtë aspekt?
Sigurisht racizëm ka ende, ashtu si mbijetojnë shumë paragjykime, por janë bërë shumë hapa para: mjafton të mendosh për Obamën dhe mbështetjen e tij ndaj martesave gej. Fakti që kjo e bëri të humbte konsensuj brenda komunitetit me ngjyrë, shumë fetar, është një ironi e fatit që shërben për të thënë se shpesh Zotin e përdorin në mënyrë të papërshtatshme, si një klub.

 

Çfarë mendon për punën e kryer nga Obama?

 

Jam i kënaqur me atë që ka bërë dhe jam i bindur se në fund do t’ia dalë të fitojë. Sigurisht nuk është perfekt, unë ua thashë miqve të mi: nuk është mesia, mos e ngarkojmë me shumë synime qw presim. Aq më tepër që republikanëve u deshën tetë vjet për të na hedhur në gropë, ku na gjeti presidenti i ri. Mjafton të mendosh për taksat me krizën që është dhe  ata duan t’i ulin për më të pasurit, ndërsa do të ishte më e drejtë që ata të merrnin përsipër problemet e shoqërisë. Unë që nuk jam miliarder, por që rroj mirë, do të isha i lumtur të paguaja më shumë që ta ndihmoja vendin.
Uji i zymtë, pa e zbuluar historinë, është një libër mbi ëndrrat dhe dëshirat që duhen realizuar. Ju besoni ende tek ëndrra amerikane si model zhvillimi?
Po, besoj shumë. Jam një mbështetës i madh i ëndrrës amerikane: unë e jetova dhe po e jetoj në kurrizin tim, jam një nga shembujt. Por duhet kujdes, të kujtohemi se nuk është një premtim që vjen nga qielli, por është një mundësi që duhet të dish ta kapësh. Të gjithë do ta meritonin teorikisht, por jo të gjithë ia dalin : varet nga dëshira, nga pak fat dhe sigurisht aftësi. Amerika me të gjitha difektet e veta, ka në vetvete një burim universal, epokal që është në gjendje t’ua ndryshojë drejtimin historive individuale dhe të gjithë vendit menjëherë.

 Tash ndoshta me krizën, shpresa për të cilën flisni është më e vështirë për ta ushqyer. A nuk besoni?

Është e vërtetë se njerëzit duhet të përballen me shumë vështirësi, rruga nuk është në zbritje për askënd. Ndoshta nuk erdhi e plotë drita e shkëlqyeshme e premtimit, por thelbi i ëndrrës amerikane është i gjallë dhe është ende arma jonë më e mirë: duhet të kujtohemi gjithmonë se kemi apo do të kemi një mundësi. Këtë më pëlqen që ta tregoj tek librat e mi.

Përgatiti Arjan Th. Kallço

One Response

  1. Jeta njerezore perpelitet midis frikes dhe shpreses e nese shpresa mund friken, ndizet guximi dhe sic shkruhet tek varri i Ali Pashes: “Kjo bote eshte e guximtareve” nuk ka gje ne bote qe nuk arrihet! Endrra amerikane duhet besuar, se eshte me prane endrrave njerezore, ka hapsire ku njeriu permes guximit arrin endrrat e tij. Asnje shtet nuk te jep lugen per ta mbushur me flori, por shtet eshte ai qe nuk te pret rrugen e perpjekjeve dhe keto i ke ne Amerike, mendoj, se nuk e kam prekur Ameriken per se gjalli, ndersa me mend dhe shpirt kam jetuar perhere si amerikane (edhe ne diktature,shansi me ka lene gjalle) se te enderrosh, te perpiqesh dhe te luftosh per jeten duke u kacafytur deri te arrish endrrat tua, do te thote se ke jetuar si njeri e per pasoje te drejtat njerezore, me shume se kudo, i gjen ne Amerike. Une nuk them se Amerika ka kulmin e zhvillimit modern, por them se Amerika eshte me prane njerezores…

Leave a Reply