KADARE I BASHKOHET ALEKSANDER ARVIZU

June 21st, 2012


1ArvizuIMG_1014

- Shqiptarë bashkohuni kundër padrejtësive!-

 Veproni tani! TIRANË-‘Jam i bindur që shumëkush nga ju në këtë sallë thotë me vete, i shkreti z Arvizu, ndoshta e ka për mirë, por kjo është Shqipëria, gjërat janë ndryshe këtu, nuk eshte SHBA. Por unë nuk mendoj se duhet të jetë kështu!”, u shpreh sot ambasadori amerikan Arvizu në një takim me qytetarë. Ambasada e SHBA-së në bashkëpunim me përfaqësues të politikës dhe shoqërisë civile promovoi sot ne Teatrin Kombetar, nismën “Vepro Tani”. Me një fjalim të ndjerë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu i bëri thirrje sot shoqërisë civile shqiptare të mos ndalet, por të luftojë për hapësirat dhe të drejtat e saj. ‘Në këndvështrimin tim, Shqipëria ka bërë përparim dhe gjithsecili prej jush duhet të ndjehet krenar. Por është e drejtë e përshtatshme të pyes; A po shkon vendi juaj në drejtimin e duhur? Jam goditur nga një koment i bërë në një takim me kongresmenë ku u tha se hapësira ku vepron shoqeria civile në Shqipëri është zvogëluar. Dhe kjo me shqetësoi shumë. Përgjigja është, t’i jepet hapësirë shoqërisë civile, të dëgjohet ajo që njerëzit kanë për të thënë”. Kjo nismë, tha Arvizu, është për të ndaluar realitetin e vështirë dhe të zymtë me të cilin përballen shqiptarët gjatë gjithë vitit. Ambasadori përmendi një sërë ngjarjesh të ndodhura kohët e fundit në vendin tonë, që sipas tij shoqëria civile duhet të kishte reaguar. “Duke dalluar progresin të ndalojmë në realitetin e vështirë dhe të zymtë ku përballen 365 ditë të vitti shqiptarët. Vepro Tani” është për çdo qytetarë të Republikës. Është për ndryshimin që çdo njeri kërkon, ndryshimin për të cilin flasin të gjithë. Për çdo cep të kësaj toke të bekuar. Gjendet në hidhërimin ne Elbasan tek viktimat e aksidentit ne Himare, dhe në Dukagjin ku një familje humbi vajzën, si pasojë e një dhune të pakuptimtë. Gjendet në zemërthyerjen e banorëve të Sarandës, ku qyteti piktoresk ka humbur shumë prej hijeshisë së tij dhe është transformuar në beton. Gjendet në zemërthyerjen e Gjirokastrës tek shohin që nga neglizhenca shemben shtëpitë historike. Tek Tirana ku lëvizja e makinave është kaotike dhe e rrezikshme për këmbësoret. Është koha për të vepruar tani, në këtë çast.”- tha Arvizu. Duke treguar një histori amerikane sesi një grua reagoi ndaj aksidentit me vdekje të vajzës së saj duke sjellë shembuj dhe ndryshuar legjislacionin në shumë shtete amerikane mbi drejtimin e makinës në gjendje të dehur, Arvizu apeloi se dhe shqiptarët munden të sjellin të tilla ndryshime. “Mendoni për një cast për një cështje që është e rëndësishme për fëmijën tuaj, vendin, famljen, punën tuaj. Ju takon juve të jeni agjentët tuaj të ndryshimit.Nne do ju ndihmojmë. Ne në ambasadë duam të dëgjojmë mbi veprimet që doni të ndërmerrni. Kemi krijuar një hapësirë në facebook për idetë tuaja si do veproni të ndryshoni gjërat. Na thoni historitë tuaja, sukseset tuaja, jetën në komunitetin tuaj, në mënyrë që këto histori të frymëzojnë dhe të tjerët dhe ne do përhapim lajmin’. Nisma “Vepro Tani” u drejtua nga gazetari e shoëmeni Adi Krasta, ndersa u pershendet nëpërmjet një video-konference nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare, nga ish-Presidenti i vendit Alfred Moisiu, nga këngëtarja përfaqësuese në Eurosong, Rona Nishliu etj. Kadare Më anë të një video-konference, nismën e përshëndeti dhe shqiptari i shquar shqiptar Ismail Kadare. Kadare iu përgjigj “i kënaqur”, “i lumtur” ftesës së ambasadorit për t’u angazuar. “Me kënaqësi e mbështeta për dy arsye kryesore: vjen nga një shtet i madh aleat dhe zgjon energjinë qytetare.” “Para ca ditësh zoti Arvizu më kërkoi, më shfaqi mendimin e tij për një nismë, aksion, strategji të tij për të angazhuar opinionin qytetar shqiptar për zgjidhjen e punëve. Me kënaqësi pranova ta mbështesja. Për dy arsye kryesore: Kjo vjen nga një shtet i madh aleat dhe për mua është prekëse që ai vazhdimisht i ndjek punët në mënyrë të hapur, të gjerë, të gjithanshme. Kjo nismë bën pjesë në këtë përkushtim të aletatit tonë të madh. Është fjala për të zgjuar një energji qytetare, që ndihmon në mënyrën e vet, se në fund të fundit, qytetërimi njerëzor, europian, botëror, ka lindur atë ditë kur qytetarët patën idenë të grumbullohen diku, në qendër të qytetit, për të marrë pjesë në punët e vendit. Ishte kaq e fortë kjo në fillim, saqë donin të merrnin pjesë në gjëra të mëdha si shpallja e luftës apo vënia e paqes. Pati luftë të madhe njerëzimi për ta kryer, përpunuar këtë ide. Pati luftë të madhe mos fitonte, por ajo fitoi më në fund. Ndaj e quaj shumë të vlefshme, të lumtur një ide të tillë. Për probleme që na duken se mund të zgjidhen. Por nuk zgjidhen lehtë. Veshët na janë mësuar me fjalë: luftë për mbrojtjen e mjedisit, kafshëve. Kanë ekzistuar edhe më parë: “duajini lepujt”, “mbroni kafshët”, “duajeni natyrën”, por njerëzimi ka ecur në kah të kundërt. Kjo luftë, që dukej e vogël, tani ka marrë peshë dramatike, tragjike, përmasa botërore. Një bregdet, peizazh i shkatërruar është si pas një lufte, bombardimi. Ka probleme në dekulturimin e vendit, prishje të sistemit arsimor. Ka 1 milion njerëz, fati i të cilëve varet nga kjo gjë. Dhe njerëzit duhet të japin mendimin e tyre, energjinë e tyre. Një tjetër greminë morale sot është humbja e besimit te drejtësia. Nuk duhet lejuar kurrësesi. Është katastrofë e vërtetë. Këto duken probleme të ndryshme, por kanë lidhje kauzale mes tyre. I uroj ambasadorit, që ta zhvillojë këtë nismë, siç duhet! Të përfshijë sa më shumë qytetarë, njerëz, ide!” .(Kortezi Balkanweb)

Tags: , , ,

Leave a Reply