KRIZA SIRIANE DHE TAKIMI I MINISTRAVE TE JASHTEM TE VENDEVE ANETARE TE PERHERSHME NE KESHILLIN E SIGURIMIT

July 3rd, 2012


NGA GJON KADELI-

Me 30 qershor u mbajt ne Gjeneve mbledhja e Ministrave te Jashtem te vendeve antare te perhershme te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Basahkueme, ne te cilen mueren pjese edhe Ministrat e Jashtem te kater vendeve Arabe. Ne kete mbledhje u bene perpjekje per t’i gjetun nji zgjidhje problemit sirian.

Mbledhja u mbajte me kerkesen e ish Sekretatit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkueme, Zotit Kofi Anan.

Mbledhja ne fjale u mbajte me dyere te mbylluna dhe gjate saje u zhvilluen debate te nxehta,  ndermejt perfaqesuesve te vendeve perendimore dhe atyne arabe ne njenen ane dhe perfaqesueve Rus e Kinez

ne anen tjeter. Ma ne fund u mberrijte ne nji marreveshje, ne baze te se ciles ne Siri do te krijohet nji qeveri e perkohshme (kalimtare) deri sa te organizohen zgjedhjet e pergjithshme. Ne qeverine e

perkoheshme do te marrin pjese perfaqesuese nga te gjitha palet e interesueme.

         Natyrisht, marreveshja ne fjale u interpretue ne menyra te  ndryshme. Per Parisin, Uashingtonin dhe per disa kryeqytwete Arabe, ne marreveshjken ne fjale nenkuptohet doreheqja e presidentit

Asad.Ministerja e Jashtme e Shteteve te Bashkueme zoja Klinton tha se presidenti  Asad nuk duhet te jete pjese e nji qeverie te re Siriane, dhe shtoi se ditet e Asadit, si udhehqes i Sirise jane te numrueme.

Aryeja perkete tha ajo, ashte se duerte e Asadit jane te perlyeme me gjakun e popullit Srian.

Simbas gazetes franceze Le Monde, ministri i Jashtem Francez z. Lourent Fabius ka thane se nuk ka kurrfar dyshimi, se presidenti  Asad duhet te japi doreheqjen. Ai ka shtue se asnji njeri nuk mund te

imagjinoje mundesine qe Asadi te jete pjese e qeverise se ardheshme siriane. Pervec kesaj, as qe mund te mendohet, se mund te krijohet nji atmosfere e pa-aneshme, qe kerkohet nga marreveshja ne fjale.

         Nga ana tjeter, Ministri i Jashtem  Rus z.Lavror tha se Asadi duhet te jete pjese e qeverise se ardheshme Siriane. Z. Lavrov bani gjithashtu cdo perpjekje qe nga jashte te mos bahen nderhymje per

ndryshime ne Siri; keshe gjoja, Rusia nuk nderhyne ne punet e mbredeshme te vendeve te tjera. Everteta ashtse Rusia vazhdimisht nderhyne ne punet e mbredeshme te veneve te tjera. Kjo ashte nji

karakteristike qe e dallon Rusine.

         Prap, simbas gazetes fraceze te naltepermendun,z. Lavror mbeti shume i kenaqun rreth marreveshjes ne fjale, natyrisht tuej shpresue se Asadit do ti bahet e mundun qe te qindroje ne fuqi, gja kjo qe asahte qellimi kryesor i Rusise.

         Mund te thuhet se pa e teprue, se qendrimi i Rusise, lidhun me krizen ne Siri, ka tregue me te madhe (me tupan), botes ne pergjithesi, e vendeve Arabene vecanti, qellimet e saja imperialiste,

ne Lindjen e Mesme. Edhe pse ndoshta, me afat te shkurte, Rusia mund te mendoje se ja ka mberrijte qellimit, lidhun me problemin sirian, po te shikohet kjo gja me afat te gjate, shenjat tregojne se ajo ka pesue ma shume humbje se sa fitime, dhe se ndikimi i saj ne boten Arabe, mund te paksohet ne menyre te dukshme.

Leave a Reply