11 qershor 2012
Zotit Bujar Nishani
Tiranë
I nderuar zoti Nishani,
Kam kënaqsinë që, në emër të Këshillit Drejtues të “Vatrës” dhe timin personal, t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqiperisë.
Njëkohësisht ju uroj punë të mbarë në detyrën e lartë, me bindjen e thellë se frymëzimi i trashëguar nga Rilindësat dhe ndjenja e mirënjohjes për ata që u flijuan për një Shqipëri të pavarur dhe të lirë, ku shqiptarët të jetojnë në vëllazërimin e gjakut të përbashkët, do t’ju shoqërojë në ushtrimin e detyrës.
Mirënjohja për mijëra viktima që nuk u përkulën para dhunës së armikut as para egërsisë së ideologjisë së huaj, do të jetë mbështetje e fuqishme morale në udhëheqjen e shoqërisë shqiptare drejt çlirimit dhe shërimit nga trashigimia e rëndë e së kaluarës gysmëshekullore, për të ecur me besim drejt së ardhmes.
Me konsideratën më të lartë,
KRYETARI
Dr. Gjon Buçaj

