KUVENDI I VATRËS U DHA FUND SUKSESSHËM PUNIMEVE

April 28th, 2013


Ishte nje Kuvend model, ku spikati kultura dhe normat demokratike. Per postin e kryetarit konkuruan dr. Gjon Bucaj dhe kryetari i deges Westchester(South), Nick Markola/

Në shtunën me 27 prill 2013 në mjediset e hotelit Royal Regency në Yonkers, New York  zhvilloi suksesshëm punumet Kuvendi i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Përveç delegatëve të zgjedhur në mënyrë demokratike sipas Kanunores së Vatrës nga vetë degët, sipas raportit një delegate për dhjetë anëtarë: dega  e Washingtonit, Michiganit, Hudson Valley, South Florida, Jacksonville Florida, Westchester South-NY, Queens, Newburgh, NY, dhe përfaqësues nga Bronx e Brooklyn-NY. Këtij numri iu bashkëngjitën edhe 16 delegatë të zgjedhur nga Këshilli i Vatrës.

Në Kuvend kanë marrë pjesë edhe Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Ibrahim Makolli i shoqëruar nga drejtori për investimet në Diasporë, Naim Dedushaj, Konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë z. Dritan Mishto, Konsulli i përgjithshëm i Kosovës z. Bekim Sejdiu, anëtari i Asamblesë të Shtetit të New Yorkut, z. Mark Gjonaj. Kuvendin e Vatrës e ka nderuar edhe miku i shqiptarëve Kongresisti Eliot Engel.

Kuvendin e ka hapur kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj. Ai u ka uruar mirëseardhjen delegatëve dhe të ftuarëve dhe ka propozuar si drejtues të Kuvendit z. Asllan Bushati, i cili u aprovua me votim të hapur nga salla. Pas atij momenti kryetari Buçaj, sipas Kanunores së Vatrës paraqiti dorëheqjen e tij si kryetar dhe dorëheqjen e Këshillit drejtues. Z. Bushati, kërkoi nga të pranishmit zgjdhjen e dy ndihmësve për drejtimin e kuvendit. Me propozim dhe miratim nga salla u zgjodhën juristja Nazo Veliu nga New Yorku dhe biznesmeni nga Detroiti, njëkohësisht sekretar i degës së Michiganit Mondi Rakaj.

Këngëtarja e njohur Merita Halili e shoqëruar nga Raif  Hyseni interpretuan Hymnin Kombëtar Amerikan dhe atë shqiptar. Pjesmarrësit nderuan me një minut heshtje dëshmorët e Kombit.

Kuvendin e kanë përshëndetur; Kongresisti Eliot Engell,ansambleisti i shtetit të New Yorkut Mark Gjonaj,  Ministri Ibrahim Makolli, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë Dritan Mishto, konsulli i përgjithshëm Bekim Sejdiu, përfaqësuesi i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane Hafiz Shala.

Chairmani i Kuvendit, z. Bushati ka paraqitur dhe u ka dhënë nga katër minuta kohë për të përshëndetur Kuvendin dhe për të prezantuar aktivitetin e degëve të Vatrës, kryetarëve ; Alfons Grishaj për Michigan,Kolec Ndoja për South Florida,  Edward Buçaj për Washington, Elmi Berisha për Hudson Valley, Adriatik Spahiu për Jacksonville, Nick Markola për Westchester South dhe degëve në Queens dhe Newburgh.

Studiuesi Idriz Lamaj ka percjelle nje pershendetje nje pershendetje nga ambasadori i Shqiperise ne Londer, anetar nderi i Federates Vatra, njekohesisht autor i librit “Charls Telford Erickson-Jeta dhe vepra per Shqiperine dhe ne Shqiperi”, qe do te promovohet nga VATRA me 4 maj 2013 ne Royal Regency Hotel.

Kuvendi i Vatrës ka vazhduar punimet me paraqitjen e raporteve nga kryetari i dorëhequr Gjon Buçaj, arkëtari Danny Blloshmi, kryetari i Fondit të Vatrës dr. Nexhat Kaliqi, presidenti i Fondit të Studentëve Mithat Gashi dhe editori i Diellit Dalip Greca.

Më pas u kalua në diskutime të lira rreth raporteve, ku paraqitën mendimet e tyre zotërinjët Lek Mirakaj, Zef Balaj, Chris Kirka, Naser Çobaj. Z. Bashkim Musabelliu paraqiti disa mendime e propozime per ndryshime ne Kanunore, gje qe u la per t’u diskutuar nga udheheqja e re.

Pas një pushimi dhe kokteilit në mjediset e hotelit, është kaluar në zgjedhje. Me votim të hapur  është zgjedhur sekretaria për verifikimin e mandateve e përbërë nga zotërinjët: Adriatik Spahiu, Danny Blloshmi dhe Marian Cubi. Nënëkryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj paraqiti listën e delegatëve të zgjedhur.Sekretaria i propozoi Chairmanit, që delegatët e degëve të reja, të cilët nuk plotësonin kohëanëtarësimin në Vatër prej dy vitesh, sa ç’e kërkon Kanunorja, për t’u quajtur delegatë të ligjshëm duhej të votoheshin nga Kuvendi. Kryetari e hodhi propozimin në votim dhe u pranua.

Më pas Kryetari i kuvendit propozoi kalimin në zgjedhjen e kryetari. Nëse do të kishte dy a më shumë kandidatë, votimi do të bëhej i fshehtë, nëse vetëm një, votim i hapur. Kryetari i dorëhequr, z. Gjon Buçaj deklaroi rikandidimin e tij. Më pas ishtë kryetari i degës së South Westchestër, z. Nick Markolaj, që deklaroi kandidimin për postin e kryetarit.

Kandidati i ri, z. Markola, për 22 minuta ka paraqitur projektin e tij për Vatrën e nesërme, strukturën e re organizative dhe funksionimin e saj. Projekti i tij u duartrokit, ndërkohë që pati edhe oponencë e diskutime nga salla, përfshi edhe kandidatin Gjon Buçaj.

Para votimit, kandidati Markolaj, duke vlerësuar faktorin bashkues, si garanci për ecjen përpara të Vatrës, shtrirjen e saj mundësisht në të gjithë shtetet e Amerikës, duke vlerësuar edhe kontributin e dr. Buçajt për riorganizimin dhe ngritjen e  tetë degëve të reja, u dorëhoq. Salla e Kuvendit e shpërbelu zotin Markolaj me duartrokitje. Po ashtu edhe dr. Buçaj e falenderoi për aktin kandidatin. Gjithësesi kandidatura e z. Markolaj, si përfaqësues i brezit të ri, të lindur në Amerikë, tregoi vizionin e brezit të ri për Vatrën e nesërme.

Ktyetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra u rizgjodh dr. Gjon Buçaj, i cili do të zgjedhë bordin e ri drejtues; dy nënkryetarët, sekretarin, arkëtarin dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Në mbrëmjen e së shtunës të 27 prillit, në restorantin piktoresk Light House të bashkatdhetarit Mark Gjonaj, anës oqeanit, u shtrua darka për delegatët dhe mysafirët, ku mori pjesë edhe Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli me bashkëpunëtorë, konsulli i përgjithshëm i Kosovës Bekim Sejdiu, ndihmësi i tij Fatmir Zajmi e të tjerë.Po ashtu ishin ftuar edhe familje të vatranëve që nuk jetojnë më, por që kanë dhënë kontribut të shquar në të shkuarën për Vatrën.

Gjatë darkës, Vatra nderoi Post Mortum me “Award of Merit”; Nexhmije Zaimi, Dr.Hamdi Uruçi, Dr. Edward Licho, Xhevat Kallajxhiu, Ing. Mahmoud Tsungu, Ramiz Dani, Arif  Neza, Abdulla Kaloshi,Petraq Ktona, Ymer Doda  dhe Rexhep Kumbarçe.

Po ashtu u nderuan me “Award of Merit”,  Ish editori i Diellit, Anton Çefa vatranët: Mustafë Elezi, Musli Mulosmanaj, Jonuz Ndreu, Hajdar Tonuzi, Tonin Mirakaj dhe Vasel Ujkaj.

 

 

Tags: ,

6 Responses

  1. Valentin Lumaj says:

    Urime Vatres ne 101 vjetorin e themelimit te saj.
    Urime Dr. Gjon Bucaj ne rizgjedhjen e tij plotesisht e meritueshme.
    Uroj te merren parasysh propozimet e mija per ndryshimet ne pritshme ne program.
    1-Vatra t’i paraprije bashkimit kombetar
    2-Vatra te inicioje hapjen e klasave te GJUHES SHQIPE ne cdo dege te saj ne US.
    Eshte ne detyren dhe nderin e Vatres te jete promotore e ketyre misioneve. Te dyja keto besoj qe perkojne plotesisht me frymen programore te krijimit te saj, duke j’u pershtatur realiteteve dhe dimensioneve te reja kombetare te krijuara.

  2. Pjeter Jaku says:

    A mund ta dime autorin e ketij informacioni?

  3. Hasan Hasani says:

    Urime Vatres dhe kryetarit te rizgjedhur Doktor Gjon Buçaj.E di se Vatra pranon në gjirin e saj çdo shqiptar,pra ka zemer të madhe por fatkeqesisht pranë Vatras po aftohen shume shqiptare që i sherbyeb diktatures komuniste për interesa te caktuera personale qe po qe se Vatra nuk do jete vigjilente do ta pesoi.Shkrimi i mesipërm më pelqeu por s’e pse Petros Mustakuqos i fut hundet kodo.Sigurisht duhet paqe por jo më të gjithë

  4. Sadik Elshani, Philadelphia says:

    Urime kryetarit te rizgjedhur, Dr. Bucaj.Do te ishte me demokratike dhe me kuptimplote sikurse edhe Keshilli (bordi) i “Vatres” te zgjithej ne kete kuvend me propozimin dhe voten e delegateve te pranishem ne kete tubim. Ne kete Keshille patjeter duhet te kete edhe femra, sepse ne keshillin e tanishem nuk ka asnje. Ne shekullin XXI ne Amerike ka mjaft femra shqiptare qe meritojne te jene ne kete keshille. “Vatra” ka nevoje per nje riorganizim, ringjallje te domosdoshme dhe ky proces duhet filluar qe sot. “Vatra” duhet te jete nje vater e vertete ku zhvillohen veprimtarite atdhetare, te jete nje qender ku zhvillohet jeta kulturore e bashkesise shqiptare te Amerikes, posacerisht e shqiptareve qe jetojne ne New York. “Vatra” duhet te kete nje godine te madhe ku do te zhvilloheshin keto veprimtari. Te kete shkollen shqipe, grupet muzikore, letrare, dramatike, sportive, etj. Te kete nje biblioteke funkcionale, te kete nje librari te librit shqip. Besoj se te gjithe shqiptaret, dhe jo vetem ne Amerike, do te japin ndihmesen e tyre qe “Vatren”, kete sinonim te bashkesise shqiptare te Amerikes, ta mbajme gjalle e te forte – t’ia sigurojme perjetesine. Pune te mbare!

  5. TOSKA says:

    Urime Z. Bucaj. Urime vatraneve. Duhet te ndiqet vazhdimesia e Vatres. Organizata te tjera ne SHBA formohen dhe shkrihen. Vatra e ka vazhduar misionin e saj per 101 vjet. Kjo tregon se antaret e saj jane te perkushtuar. Kjo tregon se antaret e saj, megjith perpjekjet e kundershtareve serb, grek, dhe komuniste, kane hecur me hapa te shendosha. Kjo tregon se antaret e Vatres nuk kane qene oportunista. Kane qene te paket por te bindur.
    Urime, perparesi, dhe vazhdimesi.

Leave a Reply