MADHESHTIA E GODITJES SE NJE DALTE ARTISTI

June 22nd, 2012


Asim-Lokaj

 Më tepër se një homazh kujtese për Artistin e Kombit Asim Lokaj-

NGA NAMIK SELMANI-

  Një nga  emrat që mund t’i vëmë Kosovës së ditë që pojetojmë do të ishte edhe “Kosova e librave”. Është rritur bukur shumë numri librave të botuar, po jo dhe aq shumënumri i lexuesve. Ka një numër gati të pallogaritshëm të ballinave të librave deriedhe te ato me lidhje speciale, madje edhe me një tirazh shumë ta lakmuar edhepër letërshkruesët e Evropës. Po shtohen çdoditë librat e shkruar në Prishtinë, në Prizren, në Mitrovicën gjumëshqetësuar,në Pejë e Gjakovë. Jo pak shkrimtarë, ish luftëtarë të UÇK-së vrapojnë në shtigjetshkronjore kujtimesh. Poetë që ende ëndërrojnë një Kosovë më të mirë, mëndjellamirë për brezat, shtojnë vargjet..

E shumë prej tyre që kaherë prejshumë vitesh i kam edhe unë miq të mirë të tryezave, të fjalëbukurave tëlibrave të përbashkët, vijnë brof sa ora që të botojnë në Tiranë , të promovojnëlibrat e tyre në Durrës, Vlorë, Sarandë…Duket se Mjeshtërit e tipografisëdixhitale të Kosovës, libraritë  ende tëpakta të Kosovës  nuk e kishin bërë mirëllogari këtë URI shkronajsh që do t’i jepnin jetë këtyre librave. Herë tëbrishtë.. Herë tërë dramë. Herë të pabesueshmenë fabulat e shfaqura. Herë ëndërrorederi në të pabesueshmërinë e saj. Shumë herë me gabime të shumta drejtshkrimore.Herë përkëdhelese për atë që hedhin në fletë.. Herë tollovitëse.

E të hysh në këtë shejmejdanlibror ( kurrsesi si ai i Gjergjit) duket se pesha e papeshuar e së ardhmes së librit që ti hedh një ditë nëduart e miqve, në shitoret e pakta  tëlibrit në Prishtinë e në Tiranë, duhet matur shumë e shumë në Peshoren e Mençurisë.

Duket se në urinë librore shqipe,të sjellë nga Gardiani-pushtues serb, etja e Kosovës ishte më e pangopura, më vrastarjapër kohën kur mungonte liria e shprehjes. Në atë kohë kur u ngjiz artsiti Asim, ëndrra e një arti të vërtetë guximtar që ishte shumë herë  më i fortë se pushkët e luftëtarëve dhegjylet e topave.

Edhe një mjeshtër të hekurit qëtakuam në Prizren diku, në një nga objektet historikë të këtij qyteti, e ndjenteaq shumë  brendshmi këtë etje, aq sa natha se kishte parë në vitet e vështirë të Kosovës aq sa për të shkruar sa e saromane.

Por, duke radhitur radhët kompjuterikee duke vënë pranë tyre fotot në librin për Artistin  Mjeshtër Asim Lokaj nga Deçani e Prishtina,mendoj se do të duhej që të botonim edhe më shuë libra për atë  FRYMËN që përcolli ai në të gjithë dekadat ejetes dhe në dekadat e krijimtarisë. Një FRYMË që na kishte munguar aq fortnë artin e Kosovës. Në atërrënjëzim të fisit Loka (ose vokshian, si e kishin ata vetëm para dy grezash) njëfrymë rilindjeje jo  vetëm në moralin etavolionave, por edhe në në ART, edhe në ARSIM.

Libra të tillë natyrisht  ngjizen natyrshëm nga një histori vitesh qëiu japin atyre trishtinin e humbjes së parakohshme njerëzore, por edhe me njëkrenari kombëtare. Të dyja këto argumenta të shkrirë në mënyrë të natyrshme ngjizimedhe obligim për të gdhendur përtej modestisë, atë që kemi kaluar, që kemiprekur, që kemi gatuar me dashurinë me sakrificat më të mëdha.

Pa dyshim bibliotekat shqipfolësenë Kosovë, Maqedoni e në shtetin amë, duhet të gjejnë më shumë pika takimilibrore për të bashkuar jo vetëm këngët, dashuritë, dhimbjet, shitoret emallrave që duam po edhe SIMBOLIKËN E DALTËS., që fort bukur mne shumë pasion epërkushtim na e ka dhënë edhe Asim Lokaj në veprat e tij.

Dalta e tij është faustiane në këmbënguljen  e treguar për qëllimin  e lartë që ka patur.

Është shekspiriane në thellësinëe shpirtërave të karaktereve në veprat të bëra, por, mbi të gjitha këto, ështëshqiptarizmi dhe universializmi në atë që kemi bërë mes viteve, kur kishim kaqëndrra lirie. Dhe tani kur kemi kaq ëndrra që na i jep PAQJA.

E pra, përtej goditjeve të ndërpreratë një dalte si ajo që prekëm dhimbshëm në botën e karaktereve artistikë të  Asim Lokaj, ishte edhe sfida  në emër të MONUMENTALIZMIT të historisë sëkombit tonë

Në vende të ndryshme shumëskulptorë janë marrë në shumë raste me mitet e kombeve të tyre. Me engjëjt  e flatruar e perënditë. Me mermerimin emureve. Me…E për to kanë ngrysur vite ndoshta edhe në disa vende të vetmuar. PoFRYMA e artistit të këtij shqiptari të mirë të jetëtragjiktë ishte dhe mbetetpadyshim FRYMA e rezistencës sonë. E një arti të rezistencës që bëhej në vendeapo edhe studio ku mungonte klithshëm drita, zjarri i mangallit, buka eshtruar, mungonin gurët që duhet të vinin nga larg me mundimin sizifian. Jashtë,në pragjet e Kosovës kishte luftë, kishte njerëz të vrarë, fëmijë të gjymtuar,shkronja shqipe të trembura ballë egërsisë së fqinjëve. Aaah, kishte me shumicënjë tymim të cigareve, gati të pashuara me një pipë karakteristike, kishteshumë të ardhme, pasion, forcë, mistizimëm dhe idealizëm që mund taviktimizonte edhe kur ishte gjallë po edhe në pasjetën e tij.

Le ta përcjellim miqësishtkrenarisht, dhimbshëm këtë  art. Me sa mëpak pengje njerëzorë artistikë. Se asnjë jetë njerëzore, madje as edhe një vepërartistike e përkryer e bërë nga artistë shumëgjuhësh, nuk mund të ketë paskohëne  saj te lavdishme pa pengjet e mungesëssë një shkronje, të një dalte të pahedhur, të një peneli të pangjyrosur, të një fotoje të pavënë në haësirat e njëlibri, të një dashurie të pathënë, të një hapi të pahedhur. të..

Ai, Asim Lokaj, krijoi pa dyshimnjë art elitar në Kosovën e luftës që jetoi kështu edhe në atë të pasluftës, nëKosovën e mbushur me aq ëndrra dhe dëshira për mbijetesën edhte të artit tësaj, të ballafaqimit të saj edhe me kombe me jetë më të qetë. Fryma e Monumentalitetittë veprës “Beslidhja” së Asim Lokaj do ta kishi zili edhe shumë kombe për atëfrymë bashkimi. Ajo u kthye në një frymë tjetër të ndërtimit të një kujtese tëmermertë për heronjtë e saj.

SIMBOLIKA e DALTËS së Asim Lokajna grish që të bëhemi sa më mire, sa më shpejt edhe e ardhmja e artit shqiptar.Diku, brenda  idealizmit dhe madhështisësë artit lokian, por (shpresojmë se këtë FRYMË do ta mbajë edhe i gjithë ky libër-homazh)më sillet Brenda rrëfimit tim një gojëdhënë që lidhet me ndërtimin e një xhamie që bëhej në Prizren para gati 500vitesh më parë.

…Në një nga ditet e punës sëmadhe e plot dashuri për këtë objekt që po bëhej në mes të qytetit që më vonëdo të merrte edhe emërtimin “Meka e Ballkanit”, arkitekti po ndiqte punimet në çdo sektor ku bëhej puna. Diku, në njëqoshe muri të xhamisë, ishte një Mjeshtër që vinte me përsosmëri çdo gur. Në momentinqë po kalonte arkitekti, ai vendoste në mur gurët e skalitur bukur mirë nga tëtjerë poshte po duke e latuar edhe ai vetë. Për çudi, ai nuk e hodhi në mur njëgur të ngritur, por e la sërish në skelë.

-Pse nuk e hodhe në mur gurin,Mjeshtër?- e kishte pyetur arkitekti.

Me një fytyrëskuqje që është vetëme mjeshtërve të vërtetë që nuk bëjnë asnjëherë marrëveshje me të Keqen, ai i thotëtepër sinqerisht, me një fajësi të pafajshme:

-Jam lodhur shumë e nuk po di sea vihet mirë në vendin e duhur.

E njihte nga afër këtë mjeshtërarkitekti për punë shumë cilësore, po nuk kishte pasur mundësi që ta njihte përnjë mençuri të paskajshme të tij

Kaq duhej. Arkitekti po kuptonte  se xhamia po bëhej me njerëz të lodhur emundet që kjo të ndikonte në cilësinë e punimeve. Ndoshta asnjë si ky Mjeshtër,nuk kishte guximin që të thoshte një gjë të tillë. Kur ishte i lodhur kaq shumëky Mjeshtër, po ata që bënin punë të rënda në sektorë të tjerë të punimeve,shtruesit e dyshemesë, mjeshtërit e minares së lartë, skulptorët e mureve, piktorëte afreskeve, latuesit e gurëve?????!!!

  Atëherë  ai dha urdhër që të gjithë të shkonin për tëbërë një punë me një kërkesë pak më të ulët në procese të ndryshme si ishte njëhamam popullor. Dhe rierdhën aty vetëm pas disa muajsh kur “u shlodhën” ngapuna e bërë.

Nuk është aspak çudi që analiza ekrijimtarisë së tij monumentale, të Asim Lokaj, kujtimet për të, poezitë për të, dalja në dritë e çdo vlerësimi që i bëhetatij pas kësaj heshtjeje prej një dekade, padyshim i ngjan fytyrëskuqjes së Mjeshtrittë Gurit në Prizren. Për të shkruar për të, duhet të kesh fytyrëskuqjen e Mjeshtrittë Gurëve të Fjalës së Mençur. Madhështia kaq e spikatur e skulpturimit tëAsimit, e skenografisë dhe idetë bukur të guximshme të këtij artisti kombëar  do të donim të ishte edhe në çdo fjalë tonën.

Ai ishte dhe mbeti për shumë vitepadrejtësisht paksa i harruar, edhe pse mesazhi i veprës ishte e mbetet dukshmënë në misionin artistik dhe atdhetar bash si Bankua e legjendës. Si ai Banko qënxorri nga gjoksi zemrën për të ndriçuar rrugën e njerëzve në një pyll të dendursa bëhej edhe natë në mes të ditës. Atëherë, kur ata dolën nga pylli e duhet qëta falenderonin për sakfricën, ta merrnin në krah për të shkuar drejt lirisë,drejt DRITËS ta përqafonin si mik, ikën të dehur nga rrezatimi i dritës sëlirisë. Dhe ai mbeti aty në mes të livadhit duke numëruar rrahjet e zemrës sëgjoksit të hapur e të përgjakur që po e mbante në duar…..

Dalta e Asim Lokaj mund të quhetfare mirë edhe “Dalta e lirisë”. Ai monumentalizëm, ato figura që ushqyen artine tij e i dhanë kombit shqiptar lirinë e munguar, ishte pjesa e identitetit tëtij krijues. Po ky identitet i ushqyer brenda LIRISËishte edhe brenda fjalës së tij, brenda shprehjes se ai rrezatonte si askushtjeteër LIRINË.

Jo më kot ai i thoshte një miku tëtij se shumë shpejt (ai nuk arriti dot) do të bënte një Monunment ndryshe tëAdem Jasharit. E, nëse shteti i Kosovës nuk do ta financonte qoftë edhe me paktë ardhura, ai do të shiste shtëpinë e tij për ta bërë realitet ëndrrën e jetësimittë Heroit të Kosovës. Një shprehje nga më idealiste për kohën tonë dhe shumë mëe gjërë se fjala “Liri” që sot lakohet në salla, në sheshe, në libra. Ai ishteMaratonomaku i lirisë së Kosovës e të kombit, i asaj lirie  që sot po mundohemi ta prekim.

Me shprehjen e tij të vënë në  shkrimin e një miku artist shumë të ngushtë tëtij ai do të linte një ditë daltën e do të shkonte në luftë: “U lëkund diçka nëmua. Një zë i fuqishëm nga brenda urdhëronte që ta lija daltën dhe të rrëmbejapushkën” Jooo, ai nuk e la daltën, po me një daltë të re nisi, bashkë me njëkomb liridashës, që të daltone lirinë që do të vinte në Kosovë.

E një urim të veçantë do të bënimpër veprën e paharruar të Asim Lokaj: “Mos u ndryshktë kurrë në Kosovë e nëshqiptari dalta që gdhendi Dora dhe Shpirti i pavdekshëm i Asim Lokaj!”

 

 Prishtinë,DEÇAN, Tiranë,  qershor, 2012

Tags: , , , ,

Leave a Reply