“MASSACRES IN CHAMERIA”
Pregatitur nga Kujtim Dervishi, Drejtor I Arkivave te Ministrise Brendshme.
Proçes verbal I mbledhjes së Byrosë Politike të Partisë së Punës Shqipërisë
më 25 mars 1949.
Liri Belishova: Në bazë të vendimeve të Byrosë Politike, disa shokë janë dërguar poshtë në Jug, për të rekrutuar elementa nga refugjatët Çamë, që duhet të shkojnë e ti bashkohen Ushtrisë Demokratike Greke. Kjo direktivë u është thënë qartë dhe prerë gjatë takimit me antarët e partisë, pa u diskutuar me të tjerët. Por ata kanë demaskuar antarët e partisë dhe e gjithë popullata është në dijeni për këtë. Kjo është edhe arësyeja që janë vetëm 30 njerës që duan të shkojnë, kështu që antarët e partisë nuk kanë asnjë lloj entuziasmi për këtë çështje.Partia e Punës nuk mirëpritet ashtu siç mendohej, kundërshtarët e kanë bërë punën e tyre duke pregatitur edhe terrenin përkatës për këtë veprim. Refugjatët grekë në 2-3 raste janë dërguar forcërisht atje. Në përgjithësi Çamët nuk duan të shkojnë në Greqi. Arësyeja është se ata nuk u besojnë grekëve, ata duan të jetojnë në Shqipëri, ose tu lejohet të shkojnë në Turqi, por nuk duan në Çamëri( kur më 1945 u kthyen një pjesë e tyre atje, u masakruan dhe u vranë përsëri nga forcat greke-SB) Ne duhet të shikojmë me kujdes masat që duhet të marrim për këtë çështje .Përsa u takon antarëve të partisë që kanë paraqitur tendencat se situata është e vështirë, ne këtu duhet të vendosim për problemin tjetër. Janë dy propozime nga ana e shokëve çamë, të organizojmë mobilizim të detyrueshëm dhe të marrim masa ndaj elementëve kundërshtarë.Ata gjithashtu thonë që në mbledhjen me çamët antarë partie, duhet të marri pjesë një delegat I Komitetit Qendror, por unë jam kundër kësaj ideje që partia e jonë ti bashkangjitet kësaj çështje.
Bedri Spahiu:
Ne kemi punuar shumë me ata për të pasur të drejtën e mobilizimit. Këtu ata konsiderohen shtetas grekë. Greqia ka nevojë për bashkëluftëtar. Do ishte më mirë sikur të bëhej nëpërmjet agjitacionit, por kjo metodë nuk mund ti shpjerë ata në Greqi. Bile as nga ana ndërkombëtare nuk meret parasysh. E rëndësishme është që të mos zbulohet se jemi ne, prandaj duhet bërë brenda natës. Ne mund të pyesim edhe sovjetikët për këtë,
Mehmet Shehu:
Petrit Shahini nga Elbasani thotë se për rastin e mobilizimit të çamëve, elementat kundërshtarë filluan ta përgojojnë Partinë Komuniste Greke. Ne rast se do I lejojmë çamët të vazhdojnë të flasin në këtë mënyrë, partia do të diskreditohet nga kundërshtarët.
Me këtë rast ne zbuluam se masat çame nuk janë nën kontrollin tonë. Pra në rast se dërgojmë njerës nga partia e jonë tek ata, do të shohim shenja proteste kundër qeverisë sonë. Këtu e vlen të kuptohet se partia e jonë qëndron shumë larg këtyre organizimeve. E rëndësishme është të veprojmë menjiherë ndaj këtyre armiqëve reaksionarë( të gjithë antarët e tjerë bien dakord me propozimet e shokut Mehmet). Pastaj ne duhet ti mbikëqyrim këta elementa, antarë partie, që I kanë trajtuar në këtë mënyrë të deleguarit tanë. Ata duhen përjashtuar nga partia dhe të dërgohen në kampe(shokët e tjerë bien dakord gjithashtu me këtë propozim). Përsa I takon elementave të tjerë, në rast meren me forcë do jetë e vështirë nga pikëpamja ndërkombëtare gjë që është I vetmi risk, pra duhet bërë brenda natës.
Pra duhet kryer brenda një nate, pa marre vesh askush se çfarë po bëhet. Përndryshe ata do të largohen-arratisen. Tashti për tashti nuk do të përdorim forcën ndaj tyre sepse ata janë shtetas të huaj. Ne duhet të këshillojmë komitetet e partisë në rrethe që ta lejnë në gjumë këtë problem, dhe brenda një nate ti grumbullojmë ata e ti dërgojmë në kufi.
Tuk Jakova:
Në këtë rast të gjthë njerëzit kundërshtarë do të fshihen.Ata njerës kanë vuajtur mijëra poshtërsira nga monarkofashistat dhe ata nuk duan të shkojnë e të luftojnë për vendin e tyre.
Mehmet Shehu:
Ne kemi për tu thënë atyre që të mos I vendosin në të njetën njësi.
Tuk Jakova:
Ne nuk mund ti dërgojmë ata, shokë, është më mirë të marrim masat që propzoi shoku Mehmet.
Mehmet Shehu:
le t’ja paraqesim problemin sovjetikeve, nga pikëpamja ndërkombëtare. Ne u kemi dhënë familjeve të tyre tokë. Kështu që ata mund të punojnë atje.
Hysni Kapo:Ne duhet të veprojme simbas atyre që tha shoku Mehmet.
Beqir Balluku:Ata duhen arestuar dhe të dërgohen të punojnë në Lozhan, aty është vendi më I përshtatshëm.
((AQSH, F. 14/AP, V.1949, D.16, page 14)(E dergoi SALI BOLLATI)

Po pjesa e pare pse u harrua?!