NA SHTANGU IKJA E ALI PODRIMJES

July 23rd, 2012


1 lazim_destani_282863046

Nga Lazim Destani-

Lajmi mbi ikjen e Ali Podrimjes na shtangu e na bëri të ndjejmë dhembje e boshllëk në zemrat tona. Në këto momente i përcjell ngushëllimet e mia dhe solidarizohem me familjen e Ali Podrimjes e cila po kalon ditë të vështira. Me këtë rast, ngushëllimet e mia ia shpreh dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku Podrimja ishte anëtar i rregullt i saj, si dhe botës së letrave shqipe që humbën një pjesë nga trupi i tyre. Shuarja e Podrimjes është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, miqtë dhe letërsinë por edhe për kulturën tonë kombëtare në përgjithësi, pra u shua ylli i poezisë, që deri në frymën e tij të fundit, u këndoi vuajtjeve, qëndresës, heroizmit dhe lirisë së Kosovës.    

Për më se gjysëm shekulli aktivitet krijues Podrimja kaloi nëpër shumë shtigje jete duke lënë te të afërmit, miqtë, bashkëkombasit e më gjerë,  krenarinë dhe kujtimet më të bukura për të. Mbi të gjitha, krijimtaria e tij do të mbetet një vlerë e lartë artistike, një model i lartë poetik për poetët dhe kulturën tonë kombëtare, ndërsa virtytet e larta njerëzore të tij do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e të gjithëve që e njohën atë.

Zoti e mëshiroftë të ndjerin, u prehtë në qetësi shpirti i tij.

Tags: , ,

Leave a Reply