Nga Julia Gjika
RRETH VATRES
Kushtuar Vatraneve te Diaspores qe punojne me perkushtim per Atdheun
Drita e Vatrës ndriconte
Dhe bijtë panë ëndrrën, si në film
Panë luftrat për liri në shekuj të gjyshërve, stërgjyshërve
Dhe kokë me kokë bënë një betim të ri
Një tufë pëllumbash nën strehë
Rreth Vatrës, mbledhur një grusht me njerës.
Fjalë te mencura qe dridhen rreth flakës
Mendime per Kombin piqen rreth Vatrës.
Endrra që marrin zjarr nga prushi i Vatrës
bëhen zogj e fluturojnë lart, lart mbi reja e kaltër.
Të ëmbla, të ngrohta vështrimet e burrave rreth vatrës,
prushin trazon Kryetari.
Të mbjmë ndezur zjarrin!
Përflaket një Diell rreth Vatrës dhe Vatranëve
Hije lëvizin përreth murreve, lart oxhakut, lëpihen nga flakët.
NJE BURRE SHTETI
Një Burrë shteti nuk i shkon fytyra e ngrysur
Kur del në fotografi duhet të jetë i qeshur
I qeshur nga natyra.
Të përcjellë dashuri
Burri i shtetit mbahet mend
Kur të prek qoftë dhe me një mollëzë të gishtit
Si gruaja e sëmurë në Bibël preku veshjen e Krishtit
Dhe morri fuqi.
Pastaj kur këndojnë si Barak Obama
“ Sa shumë të dua unë ty”,
Për të thyer monotoninë e fjalimeve
Burri i shtetit është bërë një me popullin e tij.
Kjo mbahet mend dhe hyn në histori.
Për detaje të vogla në dukje flasim,
Por ka pushtuar popullin e tërë me urtësi
Burri i shtetit duhet të ketë fytyrën diell
Që populli të besojë se ushqehet shpresa e madhe
Burrat e shtetit në vendin tim me njeri tjetrin zihen
me zënkat ushqehet populli cdo ditë dhe është i uritur
ME THUAJ
Në se banon në qytetin ku celin trëndafilat,
Oborret e shtëpive rrethuar me kangjella
rrugët me kalldrëm të nxjerin në bulevardin e madh,
që kundërmon nga lulja e blirit.
Më thuaj,
Verës a të vij?
Të prekim dhe të dëgjojmë muzikën e mbrëmjes,
Që ka shëtitur e shëtit në ato rrugica.
Me thuaj
se je atje dhe me prêt e unë do të vij me një frymë
Të gjejmë fëmininë që pas e lamë për të tjerë,
në qytetin me emrin Parizi i vogël.
ATJE E KISH SHTRATIN PRANVERA
Pranvera është ajo
Me hap të përcëlluar vjen sot
Ka luftra nëpër botë, ka shkelur nëpër hirin e nxehtë
Lënë nga zjarre terroristësh.
Vjen ngadalë si ëndrra që e shohim në prag mëngjesi
Fytyrë ëngjëlli me ngjyra qiellore vjen të na bekojë
Drurët e mocëm, te cveshur, tregojnë lekurën ku theksohen vitet
Shtepia ime e fëminisë atje larg përtej oqeanit
kundërmon nga lulja e majit.
Më duket se atje kam qënë gjithmonë,
por ne mendje kam vetëm mëngjeset në dimër
Kur soditja pa gdhirë nga dritarja
rrugën e mbuluar nga bora dhe qetësia.
Pastaj ditën kur mbushej nga zerët e fëmijeve,
Që rëshqisnin me ski tatëpjetë rrugicës
Ndërsa e qeshura e Kozetës dhe Ladit
kur ne oborr, Rikoja i hidhte në mes të pirgut me dëborë
Ato zëra të lumtur
si bardhësia e atyre ditëve që kanë mbetur pas më pushtojnë.
Atje lulëzon lulja e Majit, dorëzonja i thonë
Tori, miku im me flokë gështenjë nuk është më,
Por lehjet e tij i kam në vesh.
Sa e bukur ishte ajo shtëpi
Dhe kënga e udhës sime.
Atje e kish shtratin pranvera
ngrihej prej andej, për ti dhënë botës gjelbërim
atje vatra e ngrohtë, atje djepi im.
Agim Xh. Deshnica
TREGIM PER VATREN
Në përkujtim të themelimit
Përmes Ballkani, në shi e vapë,
në fushë e qafa, ngadalë me hap,
karvani zbret, drejt për në jugë,
tregëtarë, shtegtarë me hejbe e gunë.
Disa më këmbë, disa mbi kuaj,
ca si shqiptarë, ca si të huaj,
me mallra tok, libra fletore,
e gërma në arka, për mësonjtore.
Mos është Fan Noli, mos është Konica,
apo janë Dako e Kristo Kirka ?
Mos janë Çekrezi e Luarasi,
apo Mit’hati, mësues Qiriazi ?
Shkojnë luftëtarë, me armë në krah,
përbri karvani e prijnë në va.
Me kokën lartë, feste të bardhë,
vëzhgojnë udhën, nga ngrys e zbardh.
Mos janë Çerçizi, Isa Malësori,
a Ded Gjo Luli e Mic Sokoli?
Idriz Seferi, Azem Galica.
Kreshnikë që s’vdesin, nga Drenica ?
* * *
Vapori niset për në mërgim,
sodisin sytë, andej nga lind.
Zgjat dorë bujare, i madh Uillsoni,
e miq të mirë pret Uashigtoni.
O Vatër e ngrohtë, me fjalë burrash,
siç rrjedh Valbona, nga zemer gurrash.
Trokitje e butë. Miq a pranoni ?
O mirëse arrdhe, djaloshi jonë.
O Vatër e urtë, kuvendarësh,
me fjalë të matur e besë shqiptarësh,
prit bijtë e tu, ndriço me Diell,
për fusha e male, ndën atë qiell.
Këndo për bëma legjendare,
për Skënderbe e tribunarë,
me fjalë të artë, në çdo tribunë,
mbro Arbërinë, nga çdo furtunë.
* * *
Lundron anija, rëndë nëpër shkulme,
sjell mërgimtarë, kthen atdhetarë,
me brengë të thellë me ditë, me natë,
për në Evropë, në udhë të gjatë.
Mesazh dërgojnë larg në Prizren,
në Shkup e Durrës e në Prevezë.
Rrëmbejnë armët, trimat e malit,
ngre zërin, flamurin në Vlorë, Qemali.
Tej në Berlin, Paris e Londër,
Romë Koloseu, Vienë e Shkodër,
shkëlqejnë vatranët, bash ciceronë,
drejtësi për tokën, lirinë kërkojnë.
Dëgjona mirë,o moj Evropë,
një Shqipëri, jo katër copë.
Pasarrdhës jemi, prej ilirianësh,
me zanafillë nga tokë pellazgësh,
po të një gjaku e flasim një gjuhë,
me besë malësorësh e me kanun.
Për mikun, mbajmë të hapur portën,
me bukë e kripë, zëmër të ngrohtë.
Por për armikun, pushkë në frëngji,
me shpata, plumba, murlan, furi.
Besojmë një Zot të rozullimit,
e shenjtët tonë, të shqiptarizmit.
S’u lodhe vallë, me kryqëzorë,
në Artë, Sarandë, Sazan e Vlorë,
Ulqin, Tivar, Plavë e Guci,
me komisione, shtabe, ushtri ?
Në rojë qendron, i madh Uillsoni,
e heshtin sërbi e grekofoni.
Ndaj në Shën Gjergj, me shenjtëri,
kumbon këmbana me madhështi,
për Papa Kriston e At Melanin,
që falën jetën për vatanin.
Te teqe e shenjtë, jehon me mall,
një zë, Naimi, për fusha e male.
O Vatër, ngrohna me Diell të shndritur,
me gjak të pastër, jo gjak të shprishur.
Gjallo ndër vite, për drejtësinë
e prij drejt dritës, për Shqipërinë.
Carrie Hooper
O POPULL I DASHUR
O popull i dashur
Unë në zemër të kam,
Një fëmijë i Shqipërisë
Në shpirt dhe zemër jam.
Menjëherë më keni pranuar
Dhe mirëpritur me dashuri.
Mes njerëzve kaq të ëmbël,
Ndiej që jam në shtëpi.
Sa dua vendin tuaj
Me malet e lumenjtë e tij,
Me natyrën e tij magjepsëse,
Ah, sa madhështi!
Në kohëra lufte dhe shtypjeje
Dinjitenin tuaj keni mbajtur.
Si komb keni triumfuar.
Identitenin tuaj keni ruajtur.
Kombi shqiptar po ngrihet prapë.
Do të lulëzojë në liri.
Të nderuar qofshi, të dashur shqiptarë
Dhe rrofsh, o Shqipëri!
Flamuri ynë i çmuar
(Kushtuar shqiptarëve me rastin e ditës së Pavarësisë)
Flamuri ynë i çmuar
Me historinë tonë të dhimbshme
Dhe me vuajtjet tona
Është qëndisur.
Në flamurin tonë
Rrjedh gjaku i të trimave
Që u martirizuan
Për lirinë dhe pavarësinë tonë.
Flamuri ynë krenar
Para gjithë botës valvitet
Si shenjë e qëndresës sonë
Kundër egërsirave më mizore.
Flamuri ynë i shtrenjtë
Është malli i çdo të mërguari
Që larg prej vendlindjes
Qan për atdheun e dashur.
Flamuri ynë i lashtë
Na jep shpresën për të ardhmen tonë.
Shqiponja kuqezi na thotë
Ndonëse je vend i vogël,
Je komb i fuqishëm!
KOCO STERJO
VATRANËT
Lanë Vatrën e Naimit kontinentit të vjetër,
Prushin më hi nuk ia mbuluan,
Vargjet e tij morën bukë me vete,
Të pikëlluar mbi oqean kaluan,
Me lotë ngritën rrafshin e tij,
Sërish ndezën zjarr në Bregun tjetër,
Vargjet si diamante i ruajtën në sepete,
U përngjanin ata si thëngjij,
Thëngjij shekullore të prushëruar
Të mallit, që s’u kthyen në kongjij të zinj,
Por njëqind vjet ndrituan.
Sa herë vajtën dhe erdhën nga Shqipëria
Hallët e Atdheut mbartën,
Rreth Vatrës së Madhe kurmin ngrohin,
Të lodhur e të ftohur nga Historia,
Me shpresën e madhe se ajo
Një ditë të bukur, të argjendë
Do t’i shohë shqiptarët si nënë!
