SHBA :JA KUSH ISHIN TE MASAKRUARIT NE AURORA-COLORADO

July 22nd, 2012


Batman Movie Massacre

NGA BEQIR SINA-

 Më shumë se 100 veta hynë në atë kinema… atë “natë të   zezë”, dhe 12 prej tyre hynë….. për të mos dalë më të gjallë prej andej.   Por, për të “fluturuar” për në jetën e amnueshme! Ky ishte fati tragjik i 12   viktimava të çmendurisë së pakuptimtë të një të riu amerikan 24-vjeçarit, i   indetifikuar James Holmes, në mesnatën e premierës së serisë së re të serialit   “Batman” në Colorado të Shteteve të Bashkuara.

AURORA – COLORADO : Media amerikane kan marrë   emrat  e viktimave që u vranë të “premten e zezë” me 20 korrik 2012,   të lëshuar nga zyra e mjeku ligjore e policisë federale e Shteteve të   Bashkuara, dhe ka raportuar për çdo njerin prej tyre në mënyrë paksa të   detajuar. Shumë prej tyre ishin të  rinj e të reja – madje edhe një   fëmijë një egjell i “lëshuar” prej Zotit . Duke shfletuar gazetat   amerikane sot dy ditë pas ngjarjes, po përpiqem që të përfshijë disa   shënime në lidhje me jetën e tyre dhe zemrën e thyer (dhe nganjëherë   heroike, vetë-sakrifikimit për dashurinë apo fëmijët e ndonjërit prej tyre)   në rrethanat e vdekjeve të sejcilit prej tyre.

Më shumë se 100 veta hynë në atë kinema… atë “natë të   zezë”, dhe 12 prej tyre  hynë….. për të mos dalë më të gjallë   prej andej. Por, për të “fluturuar” për në jetën e amnueshme! Ky ishte   fati tragjik i 12 viktimava të çmendurisë së pakuptimtë të një të riu   amerikan 24-vjeçarit, i indetifikuar  James Holmes, në mesnatën   e premierës së serisë së re të serialit “Batman” në Colorado të Shteteve   të Bashkuara, në atë shfaqjen të mesnatës së filimit ” “The Dark Knight   Rises – Kalorësi i errët ngrihet”, filimit të Hollivudit që pas kësaj ngjarje,   thuhet se ka thyer rekodin me 130 milion dollarë.

 

Po e filloi jo pa qëllim me emrin e Jessica Redfield!   Mbasi ajo më shumë se viktimat e tjera, ka një histori e cila lidhej me   faktin se një vit më parë, “engjulli” kishte e mbijetuara e një sulmi të   ngjashëm në Toronto të Kanadasë. Pikërishtë 2 qershorin e vitit të kaluar   në një masakër në një qendër tregtare. Pas sulmit, Jessica një kroniste   sportive që dashuronte futbollin dhe hokejin, do të deklaronte atëherë se   ishte me shumë fat që  kishte shpëtuar jetën.  

Ndërkohë që po ato ditë, në Twitter do të shkruante: “E çuditshme se si   jeta jonë është e gjithë në dorë të rastësisë. Ai moment me ndryshoi jetën, të   gjithëve që ishim të pranishëm na ndryshoi jetën! Asnjëherë s’mund ta dimë se   kur do të marrim frymë për herë të fundit”.

Mirëpo ja që fatkeqësisht, “rastësia” këtë herë nuk ishte me Jessica-n e   cila mbeti e vdekur nga të shtënat në kinemanë e Kolorados, ndërsa personi me   të cilin shoqërohej mbijetoi.

Ne thanë disa gazetarë amerikan tashmë po shkruajm për një   vajzë që “ëndrronte” të bëhej gazetare – Jessica Redfield ose i   thirrej ndryshe Ghawi . Ghawi, është emri i vajzërisë së   gjyshes së saj. Ajo ishte 24 vjeçe dhe i përket komunitetit të medias,   mbasi ndoshta do të ishte një reportere e mirë e lojës së hokej   mbi akull. Deadspin një koleg i saj – pas vdekjes ka postuar një reportazh mbi   vdekjen e saj – disa foto ku njëra prej tyre është marrë nga intervista e   saj me një lojtarë hokej . Ajo vetë në blogun e saj ka   gjithashtu edhe një video të qeshur të saj – si një praktikante, duke u   përpjekur që të intervistojë një lojtar hokej mbi akull.Ajo gjithmonë patë   kërkuar të jetë një gazetare, por “një plumb që ra në zëmer” të saj, e bëri   atë të mos kishte një shans.” të këtillë.

Veronica Moser-Sullivan 6- vjeçare ishte viktima më   e vogël e masakrës, e cila ishte në kinema duke parë premiren e filimit,   në një shfaqje të mesnatës së filimit ” “The Dark Knight Rises – Kalorësi i   errët ngrihet”, me nënën e saj Ashley Moser . Veronica, sapo kishte   filluar një kurs që të mësonte notin të martën, njoftoi Associated   Press. Gjatë masakrës në kinema edhe Nëna e saj ishte plagosur rëndë, por jo   të jetë vrarë në atë sulm të trishtueshem dhe jashtë çdo rreziku për   jetën. Media amerikane shkruan se ajo “ende po kalon momentet tronditëse    brenda dhe jashtë vetëdijes. “Ajo e di që u hodhë të shpëtoi vajzën e   saj por ende nuk e di se vajza e saj ka vdekur,” sipas një reportazhi të   gazetës së Clolorados Denver Post.

John T. Larimer, 27 vjeçarë, ishte një marinar i flotës   së marinës së SHBA, nga qyteti Crystal Lake   i Illinois, raportoi për të ABC News dje. Ai ishte një teknik   cryptologic, i cili i ishte bashkuar të marinës amerikane mbi një vit më parë   dhe ai kishte qenë i vendosur në Aurora që nga tetori 2011, sipas   gazetës Chicago Sun-Times.

Alexander J. Boik, i cili është banorë   nga Aurora, ishte 18 vjeç dhe një i diplomuar i kohëve të fundit në   një shkollë të mesme, të këtij qyteti, i cili kishte planifikuar të   marrë pjesë në Kolegjin Rocky Mountain për Artit dhe Dizajnit, ëndërronte   të që të studionte dhe të bëhej mësimdhënës i artit dhe   të dizanjit dhe ëndrronte që të kishte studion e tij, thanë ata që e   njofin. Por, ja që fati “nuk deshte” ëndrra e tij u vra në mesë me 20 korrik   2012 .

Jesse E. Childress, 29 vjeçare, i fejuar ishte me   origjinë nga Qarku Thornton shumë pranë qytetit të Aurorës në Colorado.   Ai ishte një operator i sistemit cybersystems në detyrë aktive me skuadronin   310th Force Support Squadron në bazën Buckley Air Force shumë afër   qytetit Aurora, sipas CNN.

Jonathan T. Blunk, 26 vjeçarë , ishte edhe ky një   ushtarak, i cili mori një plumb “vdekjeprurës”duke mbrojtur shokun e tij   – Jansen 21 vjeçarë, sipas NBC. Blunk, i cili ishte martuar në vitin 2007   , ishte të shtunën në Reno, Nevada, për të parë gruan e tij, vajzën 4-vjeçare   dhe djalin, 2 vjeçarë. ” Jonathan Blunk ka shërbyer 5 vjet në uniformën e   marinës amerikane, duke përfshirë edhe pjesmarrjen me një luftëanije nga baza   e saj San Diego në Gjirin Persik.

Rebecca Wingo, 32 vjeçe, ka punuar në   Restorantin “Joe’s Crab Shack” në  Aurora dhe ishte duke   marrë mësime suplementare në një kolegj komunitar, për t’u bërë   ndoshta një menaxhere e kualifikuar. Babai i saj ka konfirmuar vdekjen e   saj në Facebook dhe tha (jo çuditërisht) se ai ishte “i pangushëllueshëm”   për vdekjen e bijës së tij, për këtë tronditje të madhe, që ende nuk e beson   se vajza e tij ka vdekur.

Alex M. Sullivan ishte duke  festuar ditëlindjen e   tij të 27-të, në kinemanë e “vdekjes”  kur ai u qëllua. Ai dhe shtatë   bashkë-moshatarë, shokë të tij , të cilët pasi kishin darkë -uar më   parë në një lokal  që quhet Red Robin, atë mesnatë kishte marrë   pjesë në masakrën e të “premtes së zezë”, në premierën në   shfaqjen e mesnatës së filimit ” “The Dark Knight Rises – Kalorësi i   errët ngrihet” shkruan Daily News. Shtatë të tjerët u plagosën nga të shtënat,   por asnjeri prej tyre përveçse Alex M. Sullivan, fatëmirësisht, nuk mbeti   i vdekur.

  Gordon W. Cowden, 51 vjeçarë, nga Aurora ishte më   i vjetëri i viktimave të vrarë në kinemanë Century Aurora 16 complex në Aurora   Town Center. Familja e tij lëshoi këtë deklaratë: “I përjetshëm kujtimi i tij,   Ai ishte pronar i një biznesit të vogël, ishte me të vërtetë një Texasman, që   e donte jetën dhe familjen e tij. “Një udhëtar i kësaj jete” i zgjuar me një   ndjenjë të mprehtë të humorit. Sipas familjes së tij – ai do të mbahet   mend për përkushtimin ndaj fëmijëve të tij dhe gjithmonë duke u përpjekur për   të bërë vetëm mirë për të bërë gjënë e duhur, pa marrë parasysh pengesën ose   vështërsinë. ” Cowden, sipas tyre kishte marrë me vete në kinema atë natë   tmerri edhe dy fëmijët e tij adoleshente. Të cilët natën e të shtënave   falë mrekullisë që bënë  Zoti! kan shpëtuar  pa u dëmtuar nga kjo   tragjedi e pakuptimtë.

      Micayla Medek, 23 vjeçare, një vajzë e re, që e   ka identifikuar veten  në faqen e saj në Facebook si   punëtore në një metro në Aurora. Miqtë e saj e dinin se ajo ishte plagosur,   kështu që ata u përpoqën për ta shpëtuar atë natë duke e   nxjerrë jashtë teatrit, por personeli i urgjencës i ndali ata   sepse kur mbrritën forcat e emregjencë, mjekët thanë se ajo ishte   e vdekur.. Ajo vdiq qysh në kinema, në bazë të infromacionit që ka   siguruar gazeta Los Angeles Times.

    Alexander Teves, 24 vjeçarë, sapo kishte marrë   një diplomë për master në Psikologji dhe Këshillime psikologjike në   Universitetin e Denverit në qershor, ka  raportuar Boston Globe.   Caitlin një shoku i tij, tha në Twitter se Teves mori një plumb për të   shpëtuar të dashurën e tij Amanda, të dashurën e tij. Mirëpo   teksa e “përdori veten si mburojë” për të dashurën e zemrës,   duke bërë atë sakrificën më sublime, u vra vetë, sipas televizionit ABC   News.

     Mateu McQuinn, 27 vjeç, edhe ai u vra sipas medias   amerikane teksa “iu hodh vdekjes ” për të dashurën e tij Samantha   Yowler. Kështu të paktën deklaroi vëllai i saj Nick Yowler, 32 vjeçarë, i cili   thotë se edhe ai gjithashtu u përpoq që ta mbrojë atë. Nick Yowler u qëllua në   gju dhe e bëri atë të jetë gjallë e jashtë çdo rreziku për jetën,   tha një avokat i familjes së tij për gazetën New York   Times

Tags: , , ,

Leave a Reply