Sot, e shtunë 23 qershor, në paradën kulturore ndërkombëtare, të organizuar në Manhattan, nga International Immigration Foundation, përgjatë Avenusë America, shqiptarët dominuan në të gjitha drejtimet. Ata tërhoqën vëmendjen e shikuesëve të shumtë për pjesmarrjen masive, më shumë se cdo herë tjetër, për pjesmarrjen e rinisë dhe të fëmijëve, për veshjet kuq e zi, për flamujt gjigantë, për gjallërinë dhe dinamizmin, për këngët dhe vallet, për përfaqësimin si Kombi i Nënë Terezës me një portret të shënjtëreshës , që i printe kuadratit të stërmadh të shqiptarëve.
Paraqitja e shqiptarëve ishte e suksesshmë. Merita i takon Albanian Roots-Rrënjët shqiptare .Para fillimit të paradës, për më shumë se 2 orë e 30 minuta shqiptarët mbajtën fjalime, kënduan e kërcyen, hodhën parulla dhe thirrje Kombëtare, ku në plan të parë ishte evidentimiiI 100 vjetorit të Pavarësisë dhe të drejtat came. Në një banderole të madhe që i priu marshimit të shqiptarëve , shkruhej: “Chameria is Albanian”. Një Flamur gjigant iu priu marshimit triumfues të shqiptarëve.
Marko Kepi para fillimit të Paradës falenderoi pjesmarrësit dhe të ftuarit që i ishin përgjigjur ftesë së Shoqatës “Rrënjët Shqiptare”. Ai më pas paraqiti Presidentin e nderit të PDIU, z. Tahir Muhedini, që kishte ardhur nga Tirana për të marrë pjesë në këtë paradë ndërkombëtare, ku spikasnin qartazi edhe kërkesat për cështjen came.
Frederik Ndoci është pritur më brohorima dhe thirrje gjatë prezantimit dhe i ka ftuar shqiptarët që të këndojnë së bashku me të. Më pas ai ka falenderuar “Rrënjët Shqiptare që janë vënë në krye të këtij organizimi dhe kanë arritur që ta mbushin sheshin më shumë se cdo herë tjetër.
Kandidati për Asmablenë e Neë Yorkut, biznesmeni dhe aktivisti Mark Gjonaj, është ndjerë paksa i befasuar ku e gjithë avenuja ka ushtuar nga thirrjet e bashkuara të shqiptarëve për mbështetjen e tij gjatë procesit të votimeve. Gjonaj ka falenderuar dhe ka përgëzuar organizatorët për këtë organizm të përsosur. Ai tha se shqiptarët janë një forcë e madhe edhe këtu në Neë York, nëse do të jenë të bashkuar.Medoemos këtë duhet ta tregojnë edhe në zgjedhjet për pushtetin lokal, ku dy shqiptarë kanë vendosur të tregojnë forcën e komunitetit tonë.
Rasti i z. Mark Gjonaj, ashtu edhe ai Ken Biberajt, është një provë për forcën e komunitetit shqiptar për të treguar se meritojnë një trajtim më të mirë nga strukturat e pushtetit lokal dhe ato të politikës lokale dhe qëndrore. Nëse edhe në vota ne do të tregojmë atë c’ka treguam në paradën e emigrantëve, atëhere poitikanët amerikanë do të na llogarisin si një komunitet me përparësi, ndryshe ne nuk do të marrim pjesën e tortës së fondeve që ndahen mes komuniteteve.
Tony Dovolani, ylli amerikan i vallëzimit, është duartrokitur gjatë kur ka kërkuar bashkim të shqiptarëve, kudo ku jetojnë. Kur jemi bashkë i zgjidhim më lehtë problemet tona kombëtare. Ai solli shembullin e heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që u kërkoi princave dhe pasuesëve të tyre, që të bashkoheshin sepse po të ishin të vecuar armiku do ta kishte më lehtë. Dhe vërtetësinë e thënies së tij heroi i Kombit tonë e kishte demonstruar me shufrat, të cilat një nga një mund t’i thyente kushdo, pot të bashkuara jo.
Profesor Shinasi Rama, kryetari i Legalistëve Hakik Mena, gjithashtu kanë përshëndetur shqiptarët pjesmarrës në paradë.
Këngëtarët Frederik Ndoci,Liri Dedvukaj, Valentina Ajdari, instrumentistët popullor, Bashkimi Kombëtar, i dhanë gjallëri aktivitetit.
Gjatë kohës së marshimit iu bashkëngjit organizatorëve edhe presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi.
Shqiptarët marshuan për gjatë Avenusë Amerika nga Rruga 44 deri në rrugën 57 . Mozaiku I ngjyrave dominohej nga ngjyrat e Flamurit Kombëtar.Kuadrati shqiptar u duartrokit gjatë të gjithë marshimit të vet përgjatë Avenusë Amerika. Parada u regjistrua nga media shqiptare dhe ajo amerikane.
Tags: dalip greca, Parade, rrenjet shqiptare, shqiptaret


I lumtë komunitetit shqiptar në Amerikë….Vetëm kështu të bashkuar,mund të nxirrni njerëzit tuaj më të mirë,ata që dinë tu mbrojnë dhe shtojnë të drejtat tuaja…të cilat vërtet janë të mbrojtura,sepse i thonë demokraci amerikane,por kanë nevojë që të promovohen e zgjerohen më tej…Përkrahni,përfaqësuesit tuaj më të mirë….Se do të dinë tjua rrisin prestigjin tuaj dhe dinjitetin shoqëror!Jepni gjithmonë shembullin më të mirë,që të mësojmë edhe ne,komunitetet e tjera nëpër botë…Të dalim edhe ne për dinjitetin tonë,jo siç është vepruar deri tani,të ndarë e përçarë,për të mos bërë asgjë,dhe asnjëherë në shërbim tonin dhe të komunitetit..!Përshëndetj,Dalip!
Kur Shqiptaret nuk ndahen sipas grupimeve politike, e ardhmja eshte e tyre.
Faleminderit,