Posts Tagged ‘Gezim Llojdia’

CFARË ËSHTË KRIZA FINANCIARE SIPAS VLERËSIMIT SHKENCOR TË PROF. DR. ADRIAN CIVICI ?

May 23rd, 2013
a.civivici

 Ne Foto: Pamje nga aktiviteti promovues i zhvilluar ne Universitetin ”Pavaresia” ne Vlore/ NGA GËZIM LLOJDIA/  Universiteti :”Pavaresia”Vlore promovoi ”problemet e zhvillimit ekonomik dhe social perball globalizmit”,promovim i veprës shkencore te prof.dr. Adrian Civicit, permes botimeve të tij: “Dilemate zhvillimit” “lluzionet monetare” “Globalizing ante portas” “Krizafinanciare…apo globale?”Referimi: “Historia e krizave, shkolla e politikes”, nga Rektori Dr.Lavdosh Ahmetaj. [...]

SELENICA-QYTETI I ARIT TË ZI

May 19th, 2013
shkolla selenice

Nga GËZIM LLOJDIA/ Selenica e njohur prej bitumit, që ka prodhuar ndër kohëra. Selenicës shtrihet rrëzë kodrave. Vjosa është një gjarpër shtriqet në bregun përtej. Qyteti minator shqyrton një fytyrë plotë rrudhje tregon plakje para kohe dhe braktisjen e madhe. Tre plagë që vunë në lëvizje,shkurt gërryen nga themeli qytetin minator në 20 vjet tranzicion [...]

POLIFONIA SHQIPTARE -ME ÇFARË GJUHE GËZONI DHE ME ÇFARË GJUHE QANI?

May 15th, 2013
1 polifonia

SHKRUAN GËZIM LLOJDIA*/Vlore/ Polifoni apo iso-polifoni .Ka disa vite, që debatohet me këto terma. Polifonia shqiptare dhe teknikat e të kënduarit të saj si dhe ritmet,tradita u shpalos në një simpozium kulturo në Vlorë. Universiteti”Pavarësia” Vlorë dhe shoqata“Polifonia shqiptare”organizuan Simpoziumin e V-të ndërkombëtar me temë: “Polifonia shqiptare, trashëgimi dhe realitet” .Moderatori S.Hoxha:Është ne nderin e [...]

QYTETI I NDËRTUAR ME URDHËR TË PIRROS U DOGJ BRENDA NJË NATE ME URDHËR TË GJENERALIT ROMAK EMILIUS PAULLUS NË VITIN 167 PARA KRISHTIT

May 9th, 2013
1 antigone

Nga Gëzim Llojdia 1. Qyteti që ndërtoi Pirro gjendet disi km më sipër ndoshta 7km në fshatrat Saraqinisht. Antigoneja është një ballkon ku në prerin tënd qëndron lugina e Drinos përballë qytetit të Gjirokastrës. Fokusi përfshinë një pamje magjepse .Rrënojat këtu qëndrojnë kohës prej fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të [...]

Bienalja e athines: Demokracia nuk ka qenë kurrë një utopi

May 6th, 2013
1 athens biennale

EKSPOZITA- Pjesëmarrje e një numri të madh artistësh nga bota midis të cilëve edhe Artan Shabani nga Shqipëria/ NGA GEZIM LLOJDIA/ Trillime dhe të dridhura në art paraqiten Athina nga datat 16-19 maj 2013 me pjesëmarrjen e një numri të madh artistësh nga bota midis të cilëve edhe Artan Shabani nga Shqipëria. Prezantuar nga Daily [...]

AMANTIA – PROBLEME TË URBANIZIMIT TË SAJ NË PERIUDHAT ANTIKE

May 5th, 2013
2 amantia

• Identifikimin e të gjithë elementëve arkitektonikë të të gjitha periudhave të shpërndarënë sit, brenda fortifikimit, dhe të ripërdorura në muret e banesave. dokumentimin e tyre dhe fillimin e përgatitjes së katalogut./ NGA GËZIM LLOJDIA*/ Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë miratoi, projektet e reja të gërmimit arkeologjik për vitin 2013,shkruhet në komunikatën e MTKRS tek ëebi [...]

GJUHA E FOLKLORIT BURIMOR NË VLORË

May 3rd, 2013
1 VLAXOI THESPROTIA

Nga GËZIM LLOJDIA/ Festival i 5-të i “Aulona Internacional Folk Festival”, do të zhvillohet në qytetin e Vlorës,shprehet Sejmen Gjokoli në datat 11-13 Maj 2013. Organizator i Festivalit është Qendra Kulturore “Aulona“, Vlorë. Festivali ka karakter burimor e spektakolar dhe është pjesë e Turizmit Kulturor të qytetit bregdetar. Data e hapjes së Festivalit do të [...]

Kënga Bashkon Poezinë Me Muzikën Në Një Të Vetme

May 2nd, 2013
mira janji

Nga Gëzim Llojdia/ Ndriçimi qiellor i Mira Janji me këngën ;”Shqipëri moj tungjatjeta” kapi zenithin. I mjaftonte Mira Janjit vetëm :”Shqipëri moj tungjatjeta “ të afirmohet ndër këngëtarët më të mirë ndër zërat e rinj e kësaj udhe. Do të thosha se një zgjim, që ka pësuar folku me ritmet e fundit vjen për mbarë. [...]

CFARË BËRI LEF NOSI ME AKTIN E PAVARËSISË?

April 30th, 2013
Ministrat-e-Ismail-Qemalit (1)

Disa shqyrtime për aktin e pavarësisë/ Ne Foto: Ministrat ne Qeverine e ismail Qemalit/ NGA GËZIM LLOJDIA/ Ditën e arrestimit kohë zhegu 8 gusht 1945 Lef Nosi ortodoks studiues, intelektual, politikan rreth 75 vjeç, nuk mund të mbante me vete aktin origjinal të pavarësisë,ato dy fije letre ku 40 burra firmëtar kishin sigluar nënshkrimet e [...]

MONODRAMA NË VLORË FILLON ME “RRRENO PER ME TREGUE”

April 24th, 2013

NGA GËZIM LLOJDIA/ Me date 26, 27 dhe 28 Prill 2013, ora 19.00, ne Teatrin “Petro Marko”, Vlore starton edicioni  i 4  i Festivalit të Monodrames .Monodrama mbush katër vjet jetë .Aktori Ilirjan Ali është inciatori i këtij eventi kulturor, që zhvillohet në qytetin e Vlorës.Sipas aktorit Ali cfarë paraqet ky festival:Do të jetë Nje parade e [...]

PSE AFERDITA DHE TEMPULLI I SAJ NE KROACI ? -KULTI DHE SIMBOLI I AFERDITES

April 8th, 2013
1 Tempulli i Aferdites

SHKRUAN: GËZIM LLOJDIA*/ 1-Tempull Ilir kushtuar Aferdites ne Kroaci/ Shumë larg nga vendbanimi më i afërt Nakova në nje vend plot çakej në gadishullin Peljesac rreth 90 kilometra në veriperëndim të Dubrovnikut kishte qenë e zbuluar prej vitesh nga arkeologët kroatë një shpellë. Përveç kësaj u gjetën në sasi të papara më parë, rreth 100 kg, [...]

Bektash Cakrani :Motoja E Jetës Time Ka Qenë Mbi Pasurinë E Familjen ,Atdheu

April 5th, 2013
bektash cakrani

NGA GËZIM LLOJDIA/  Ka një gen në ADN e fisit Cakrani . Patriotizmi. I pandalshëm dhe i pashueshëm. Mund të zbehet por nuk njohu shuarje kurrë. Dielli i jetës në ardhje ,e solli në Cakran. Kërthiza ju pre me urimin ardhsh për mëmëdheun i mbarë .Viti ishte sosur 1871. Ndërkaq dritëza e Përndritjes kombëtare kishte [...]

U PLAGOS ZEMRA JONË OR VËLLA SE VDIQ SHKRONJËSI SHPIRTNDRITUR NAIM BE

April 3rd, 2013
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

PATRIOTËT  E FAMILJES MUKA/ NGA GËZIM LLOJDIA/ Ing T.Muka më dorëzoi një material historik rreth dy patriotëve të fisit Mukaj.Një dokument me vlerë  besoj se i përkiste Ahmet Muka . Ndërsa interesi shtrihet tek viti mbi të cilin flet përmbajtja e dokumentit shkruar nga Ahmet Muka. Dokumenti i AQSH 50407  me këto të dhëna: 11 shëndre 328/912 Duke [...]

ABAZ ERMENJI PER NAIMIN

April 1st, 2013
abaz ermenji dhe naim frshaeri

NGA GËZIM LLOJDIA*/  Vendi ynë po zhytej më thellë në diktaturë aty rreth viteve ’50 në gazetën Flamuri, prill 1950 prof Abaz Ermenji hedh në letër një ese të mrekullueshme për poetin  tonë të dëshirueshëm, Naimin.Ai thotë se në dhjetorin që vjen mbushen plotë pesëdhjetë vjet,që kurrë fytyra e Naimit u ftohë mbi letrat shqipe [...]

RRUGA QË ZBULOI DORËSHKRIMET E RRALLA SHQIPE NË BIBLIOTEKAT GREKE

March 31st, 2013
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

NGA GËZIM LLOJDIA*/ Ilo Mitkë Qafëzezi ,rruga që zbuloi korçari , dorëshkrimet  e rrallë shqipe në bibliotekat greke . -“Alipashamadha” -10.000 vargje 16 rrokësh shkruar nga Haxhi Shehret Delvina. Në vetvete  siç kërkon të shprehi rrodhana  e gazetës është autobiografi e Ali Pashë Tepelenës ,një vepër e diktuar prej Ali Pashë Tepelenës i cili rrëfen atje gjithë historinë të [...]

Amantia- dhe qendrat e tjera ilire

March 31st, 2013
amantia

NGA GEZIM LLOJDIA*/                                                                                                   1 E ndodhur vetëm 35 km larg nga qyteti I Vlorës në Amantia mund të shkosh për 45 minuta pas një udhëtimi me makinë. Pasi I drejtohesh lindjes dhe përshkon një sërë vargjesh kodrinorë përpara të del një kodër e lartë. Pikërisht pranë fshatit të sotëm Ploç, të rrethit të Vlorës [...]

LUGINA E VJOSES ATY KU U KRYE DYLUFTIMI I FILIPIT V ME ROMAKËT

March 29th, 2013
vjosa

NGA GËZIM LLOJDIA*/ Vjosa dhe lugina e saj  ,  shtrihen në jug të vendit. Disa autorë italian kanë kryer studime me të dhëna historike.Vjosa (Voiussa) sipas autorit italian Roberto Almagià është lumi i Gadishullit Ballkanik, e cila u themelua nga një grup (Pindos) në territorin grek, një lumë malor, me një  kurs të  thiktë ku shpërndahen  me pellgje të vogla, hynë turmë e saj në territorin shqiptar Sarandaporos, dhe koka  në një luginë gjatësore, mjaft të madhe, tarracë  në këmbët e masivit gëlqeror e  të thatë  Nemerčka, më [...]

NJË NËNË NUK NA KA BËRË- PO NJË VEND KEMI TË TËRË

March 26th, 2013
foto vlora

NE PERGJIGJE TE PYETJES:KUSH E KA QEVERISUR VLOREN QE NGA VITI 1900?/ NGA GËZIM LLOJDIA/ 1.Kur gërmëzojmë emrin e qytetit tonë. Silueta e qytetit. Ndër kohët e lashta. Historia përmend  trazimet ndër shekuj, që kanë qenë shtysa për të treguar qëndresën e tij. Shpallja e pavarësisë në këtë qytet si fakti që ,dielli në lindje agon. [...]

PËRSE PENA E AKADEMIKUT SHABAN DEMIRAJ ËSHTË MË E VLEFSHME SE NJË GJERDAN VLERASH

March 1st, 2013
sh.demiraj

Ç’gjuhë kane folur banoret e gjirit te Vlorës gjate shekujve?/  NGA GËZIM LLOJDIA*/                                    1. Në historinë e gjuhës shqipe është i vijëzuar,rrugëtimi i Prof Shaban Demiraj, frymësjellësit të një grushti diell,nga diellzimi i shqipes .Shtrirja e shqipes dhe rrugëtimi i saj përmes hapësirave të reja ka meritën edhe të prof Demiraj. Kur rezidenca qendrore [...]

PSE ULPIANA 2000 VJECARE ESHTE LASHTËSI DARDANE ?

February 24th, 2013
ulpiana 1

NGA GËZIM LLOJDIA*/ Edi Shukriu vlerëson se qyteti 2 mijë vjeçar i Ulpianës dhe shumë objekte tjera trashëgimore nëpër lokalitete tjera, janë pasqyrë me të cilën mund të matet niveli kulturor dhe historik i Kosovës është shprehur arkeologia kosovare. Tek fytyra e Ulpianës, ne gjejmë një trashëgimi antike ngase kohë-formimi saj ngjet para pushtimit romak [...]