Mbështetja që duhet të japë qeveria e shoqëria amerikane për gruan e mbijetuar nga dhuna në familje apo persona të panjohur, si dhe mos siguria e jetës në zona të veçanta në Bronx, ishin pikat kryesore që u shtruan për diskutim me Senatoren Ruth Hasell Thompson në një nga zyrat e saj në Bronx.Insiatore e këtij takimi ishte Yvonne Murphy, presidente e Fondacionit “ Have of Hope”e cila në draftin e bisedës së saj shtroi një pikë mjaft të ndjeshme; ngritjen e një godine kujdestarie specifikisht për vajzat e gratë e dhunuara e keqtrajtuara nga bashkëshorti apo njerëz të panjohur në ambjente publike. Kjo qendër tha ajo në takim, mendoj të hapet në Bronx, ku kemi edhe shumë raste e viktima të kësaj natyre. Si femra aktive në New York e më gjerë, e si mbështetëse të këtyre nismave ishin ftuar edhe dy përfaqësuese të organizatave joqeveritare amerikane “NAMI” dhe “Shpresë & Paqe” zonjat Polinë Manjeti e Mimoza Dajçi. Senatorja Thompson e cila njihet si ligjëvënësja e fortë në Senatin Amerikan për të drejtat e gruas amerikane e mirëprtiti këtë takim dhe vlerësoi përpjektjet e idetë e reja që u diskutuan aty. Përsa i përket ngritjes së një qendre kujdestarie për gruan e dhunuar ajo orientoi dhe i sygjeroi znj. Murphy se cilat do të ishin hapat e mëtejshme që duhet të ndjekë për realizmin e këtij projekti të rëndësishëm. Asgjë tha ajo nuk është e parealizueshme, aq më tepër kur çdonjëra nga ju ka futur brenda pasionin dhe dashurinë për jetën.
Znj. Manjeti një aktiviste e njohur për shëndetin publik, e që me organizatën “NAMI” ka ngritur zërin nëpër protesta deri në Kongresin Amerikan për të sëmurët me aftësi të kufizuar, eksperiencën e fituar ajo gjithmonë e vë pa u lodhur në shërbim të organizatave të reja të grave duke i inkurajuar për të ecur përpara. Pauline Manjeti shprehu midis të tjerave në këtë tryezë të rrumbullakët se ishte një suporte e idesë së Yvonne Murphy për ngritjen e kësaj qendre si dhe falenderoi Senatoren Thompson – e cila megjithëse e sëmurë gjeti kohë për të dëgjuar problemet që e shqetësojnë gruan në komunitet.
Gjithashtu një letër që u është drejtuar Kongresistit Eliot Engel, Senatorit Jeff Klein, kandidatëve për politikën e ardhshme amerikane zotërinjve Mark Gjonaj e Ken Biberaj, si dhe personaliteteve të tjera të larta amerikane për ligjërimin e vendosjes së kamerave nëpër godinat e banimit në Bronx, për siguri jete për qytetarët, i u dorëzua personalisht Senatores Ruth Hasell Thompson në emër të Organizatës së Gruas Shqiptare – Amerikane “Shpresë & Paqe” nga znj. Mimoza Dajçi.
Takimet me Senatoren Thompson u lanë të hapura për të ardhmen, e për të parë se si do të vijojë ecuria e këtyre projekteve për tu bërë sa më parë realitet. (M Dajci) Korrik 2012
Tags: Moza takon, senatoren Thompson

