Në Foto: 1- Foto e përbashkët në Kuvendin e Vatrës të 10 Qershorit. 2- Nga numërimi i hapur i votave për secilin kandidat/
Të Shtunën me 24 Qershor 2017, në orën 10.00 paradite, u mblodh Këshilli Drejtues i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” dhe mori vendime të rëndësishme.
VENDIM NR.1
Këshilli Drejtues i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, pas paraqitjes së raportit zyrtar të Kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 Qershor 2017, nga shumica e anëtarëve të saj, Z. Adriatik Spahiu dhe Znj. Nazo Veliu, përkatësisht Nënkryetar dhe Sekretare e Kryesisë së Kuvendit dhe pas diskutimeve të anëtarëve të tij
Konstatoi:
Gjatë zhvillit të punimeve të Kuvendit pati mangësi si në drejtimin e punimeve të Kuvendit nga ana e Kryesisë së Kuvendit, ashtu edhe në mënyrën e organizmit dhe mbajtjes së diskutimeve; Pavarësisht dobësive dhe të metave organizative, Kuvendi ia arriti qëllimit të tij në përmbushjen e detyrave kanunore.
Sa më sipër Këshilli Drejtuesi i Federatës Panshqiptare VATRA
V E N D O S I:
- Këshilli Drejtues e konsideron të mbyllur debatin rreth Kuvendit të 10 Qershorit 2017 dhe vendosi përqëndrimin e strukturave të reja në realizimin e detyrave të ngarkuara.
- Mbështetjen pa rezerva të Kryetarit z. Dritan Mishto në ushtrimin e detyrave të tij funksionale si drejtuesi më i lartë i Federatës;
- Mbështetjen pa rezerva të Kryesisë së dhe ta nxisë atë në zbatimin e programit fitues;
- T’i kërkojë Kryesisë së re nxjerrjen e detyrave përkatëse për përmirësimin e punës në përgatitjen e kuvendit të ardhshëm.
VENDIMI NR 2
Këshilli Drejtues në Vendimin e vet nr. 2 të datës 24 Qershor, thekson : 1. Shqyrtimin emër për emër të anëtarëve të kryesisë së re dhe miratimin tërësore të përbërjes së saj.
- Miratimin e Vendimit Nr. 2 / Datë 13 Qershor 2017 të Kryetarit të Federatës për krijimin e Komisionit të Garancive Kanunore. Emërimin e z. Bashkim Musabelliu si Kryetar i Komisionit të Garancive Kanunore, me detyrë përmbledhjen e akteve kanunore ekzistuese, sistemimin e tyre dhe përgatitjen për botim. Ky Komision me një përbërje prej tre anëtarësh do të ketë fuqi konsultative të kufizuar deri në Kuvendin e ardhshëm, i cili do të përcaktojë rolin e mëtejshëm të tij. Komisioni nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe nuk përfshihet në listën e organeve zyrtare vendimarrëse të Federatës.
- Emërimin e z. Marko Kepi si Këshilltar i Kryetarit të Federatës, pa funksion vendimmarrës dhe nuk përfshihet në listën e zyrtarëve vendimarrës të Federatës.
- Emërimin e z. Dritan Haxhia si Koordinator të Medias, pa funksion vendimmmarrës, por koordinativ për mirëvatjen e aktiviteteve tona dhe pasqyrimin në media
ANËTARËT e KËSHILLIT DREJTUES
Agim Alickaj
Alfons Grishaj
Arben Zeqiraj
Astrit Gjonpali
Ahmet Hoti
Anton Raja
Albert Përndocaj
Bukurosh Curre
Bashkim Musabelliu
Cezar Ndreu
Dalip Greca
Dritan Haxhia
Eduart Bucaj
Elton Mara
Gëzim Nika
Ibrahim Kolari
Idriz Lamaj
Ismer Mjeku
Isuf Spahiu
Kaltrina Hoti
Kujtim Porja
Lek Përlleshi
Lek Mirakaj
Gjergj Lacuku
Medi Hoxha
Mehmet Kadrija
MeritaMcCormack
Mark Mrnacaj
Muhamet Omari
Pashko Camaj
Ramadan Gashi
Ramiz Mujaj
Rrustem Gecaj
Sabit Bitici
Sergio Bitici
Shpresa Gallo
Uke Gjonbalaj
Ylli Dosku
Zamira Rubjeka
Zyhdi Karagjozi
Vasilika Dhimitri
Valentin Luma
Shënim: Kryetarët e Degëve janë anëtarë ex officio të Këshillit Drejtues