VETEM PARA VETVEHTES

July 21st, 2012


Kushtuar poetit Ali Podrimja-

Nga Julia Gjika-Boston-

Po luan me lojën e vdekjes,/

 në një nga ditët e korrikut,/

 kur globi mezi po duron zjarrminë e shpirtit ./

 Ishe nisur drejt malit, /

në valle me vdekjen, /

duke kërkuar majën, të flisje me erërat,/

 që krenari i dhanë ballit tënd, /

qysh kur të përkundte në djep nëna. /

I vetëm para vetvehtes, /

po luan lojën e vdekjes. /

Dëgjon fjalë të reja, /

që nuk ua di kuptimin. /

Në vendlindje, /

ora e murrit në odën e burrave ka ndalur akrepat./

 Tash sa ditë mes miqsh është nderë tmeri i ndarjes?/

 Ti je nisur, e more vdekjen në krah,/

 pa ta bërë syri tër o Ali Podrimja! /

u nise, për t’u bashkuar me ata që të kanë munguar gjatë. /

Ju ike tinëz atyre që kishe përreth, /

Duke lënë pas kujtimin e paharuar /

Të Poetit, që s’vdes.

Tags: , , ,

Leave a Reply