• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Search Results for: themistokli germenji

Me 9 nëntor 1917 ekzekutohet në Selanik pas një gjyqi fars, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Themistokli Gërmenji

November 9, 2023 by s p

Më 9 nëntor 1917 u vra Themistokli Gërmenji, atdhetari dhe komandanti i çetave kryengritëse çlirimtare shqiptare. Rrethanat e arrestimit, gjyqi dhe ekzekutimi i tij, ishin dhe mbetën një mister. Pavarësisht teorive, të vërtetave të pretenduara, atyre që referohen asaj kohe, vrasja e tij ishte dhe mbeti një njollë e errët padrejtësie. Këtë e vërteton më së miri letra që ai i dërgon të shoqes ku e bën me dije se është i pafajshëm.

Dikush e shiti dhe dikush e bleu kokën e tij. Por ajo që mbeti nga vepra dhe përpjekjet e tij prej atdhetari, as nuk u shitën dhe as nuk u blenë, por mbeten një faqe në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, një dëshmi e pakontestueshme e vlerave dhe atributeve që emri dhe akti i tij prej mëmëdhetari skaliti në kujtesë.

Para pushkatimit Themistokliu shfaqi tri dëshira të padëgjuara ndonjëherë:

1. Te vishem me kostum kombëtar shqiptar.

2. Të mos me lidhni sytë.

3. Komandën për zjarr e jap unë.

Pushkatohet nga një togë franceze pas shpalljes fajtor nga gjyqi ushtarak për kontaktet që kish pasur me autoritetet austro-bullgare në Pogradec para marrëveshjes me francezët, më dt. 9 dhjetor 1917. I shkruan të shoqes:

“E dashura ime Evdhoksi,

Rashë dëshmor i çpifjeve. Me qenë se unë nuku kthenem në Korçë dhe më s’jam për shtëpi, tinë ke të drejt të martohesh, po për martesën tënde të këshillohesh me Pandelinë e Tsalit, i cili ka për detyrë, si atdhetar që është, të mos të të lërë të vuash. Nënës i puth dorën. Vasilin dhe Efçën i puth me mall sytë. Dijeni që vdes i pafajshëm. Kërkoj ndjesë nga të gjithë atdhetarët, në qoftë se kam bërë ndonjë të ligë pa dashur.

Rroftë Shqipëria nën mbrojtjen e Francës.

Shoqi yt, Themistokli Gërmenji, Selanik 9, 11, 1917.

Adresa Evdhoksi Th. Gërmenji, Në Korçë, Shqipëri

Themistokli Gërmenji u lindi në Korçë në një familje me origjinë nga fshati i Gërmenjit, i biri i Thanasit dhe Katarina. I ati qe themelues i lëvizjes “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, e për shkak të veprimtarisë së tij u vra në Thrakë. Më 1892 mërgon për në Rumani bashkë me vëllanë, Telemakun. U kthyen në atdhe pas nëntë viteve, dhe u vendosën në qendrën e vilajetit, Manastir. Aty hapën hotelin “Liria” në fillim të vitit 1908, veç dhomave për të fjetur, kishte një restorant, një sallë të madhe për konferenca dhe një bibliotekë që mund ta shfrytëzonin të gjithë. Në një dhomë të fshehtë ndodhej shtypi kombëtar: libra, gazeta dhe revista të shtypura në gjuhën shqipe në Sofje, Bukuresht, Boston e gjetkë. Qe pikë mbledhjeje për rininë shqiptare që shkollohej atëkohë në qytet. Ndihmoi për organizimin e Kongresit të Manastirit, që u mbajt në hotelin e tij. Në fillim të prillit të vitit 1911, Th. Gërmenji shkoi në Sofje, ku e priti Nikollë Ivanaj.

Gjatë kohëve të Luftës Ballkanike përpiqet me Ismail Kemal bej Vlorën dhe emërohet nënprefekt në Skrapar. Me ardhjen e Princ Vidit është shef policie në Korçë deri që me ardhjen e grekëve shtrëngohet të dalë në Bullgari. Me vrasjen e të vëllasë, Telemakut, do kujdesej për rritjen e të birit, Vasilit. Vjeshtën e vitit 1916 gjendet në Pogradec në lidhni me autoritetet bullgare dhe shërbimin e kundërzbulimit austro-hungarez. I ndërgjegjshëm për synimet bullgare dhe duke parë krahinën e Korçës që përjetonte përleshje mes çetave të Sali Butkës dhe trupave paraushtarake venizeliste, i propozon francezëve për vendosjen e një administrate shqiptare. Më dt. 8 dhjetor 1916 në krye të dy-treqind vetëve hyn në Korçën e spastruar prej grekëve nga prania franceze dhe ndërmerr formimin e një këshilli administrativ dhe u shpall formimi i Republikës Shqiptare të Korçës më 10 dhjetor me bekimin e Henri Deskuen kom. i garnizonit francez në qytet.

Sipas protokollit të 10 dhjetorit, qyteti i Korçës, Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora, formonin një krahinë “autonome”, që do të administrohej nga shqiptarët, nën mbrojtjen e autoriteteve franceze. Krahina do të administrohej nga një këshill administrativ, i përbërë prej katërmbëdhjetë vetash, i cili do të kishte edhe xhandarmëri për të mbajtur rregullin. Gjuha zyrtare në kërkesa, ankesa e kontrata, do të ishte shqipja dhe flamuri i Krahinës “autonome”, ai shqiptar, me një shirit të trengjyrëshit francez. Si u bënë këto biseda, të cilat u përkthyen nga dr. Noke, protokolli u firmos nga të dyja palët. Pastaj, Themistokliu doli në ballkon dhe ngriti flamurin. Ushtria franceze i rrinte për nder flamurit, kurse populli thërriste me gëzim: – Rroftë Shqipëria !

Krahina “autonome” e Korçës, pati rëndësi të madhe dhe ishte sukses i shënuar, i forcave patriotike shqiptare. Ajo, megjithëse pati autonomi të kufizuar, arriti të sigurojë mjaft të drejta për popullin, të krijojë kushte qetësie dhe zhvillimi ekonomik, si dhe të paralizojë veprimtarinë shoviniste greke, në Shqipërinë e Jugut.

Por gjatë vitit 1917 edhe Qeveria venizeliste ishte forcuar. Ushtria e saj ishte shtuar dhe kishte filluar te peshonte rëndë, prandaj Venizelua kishte filluar të lozte me intrigat e tij kundra Republikës, të cilën e kishte halë në sy dhe e shihte si një pengesë serioze për realizimin e aspiratave të tij mbi Korçën.

Sureteja franceze (sigurimi) administrohej nga vellezëria Galvani. Këta filluan intrigat kundër Themistokliut duke shfrytëzuar mërinë dhe pakënaqësine që kishin kundër tij disa persona me influencë në Korçë. Ky grup i të pakënaqurve kryesohej nga bejlerët e Dishnicës. Këta organizuan disa mbledhje të fshehta, ku edhe u përgatit një peticion kundër Themistokliut, i cili akuzohesh si njeri që mbante marrëveshje të fshehta me kundershtarin. Komploti u përgatit si duhet. Mbasi u muar gjithashtu edhe pëlqimi i gjeneral Sarailit. Në tetor 1917, një mbrëmje, një kamion solli disa oficerë të sigurmit nga Follorina në Korçë, të cilët u drejtuan për në shtepinë e Themistokliut dhe e ftuan këtë për në Selanik, ku gjoja e thirrte gjeneral Saraili. Themistokliu kishte kohë të fshihej dhe të arratisej, e të mos u dorëzohej atyre që kishin ardhur ta arrestonin, por duke e ditur vehten te pafajshëm, e duke patur besim në drejtësinë franceze, u dorëzua dhe u nis bashke me ta për në Selanik. Atje, brenda tri katër ditëve u nxuar para gjyqit ushtarak duke u akuzuar për aktivitetin qa ai kishte zhvilluar në favor të shërbimit informativ austro-bullgar, kur ndodhej në Pogradec, para marrëveshjes me francezët. Themistokliu nuk e mohoi këtë aktivitet. Ai insistoi duke thënë se pas marrëveshjes kish vepruar besnikërisht dhe si një aleat i vërtetë me francezet dhe kërkoi që të mos merrej para sysh veprimtaria e tij para marrëveshjes. Gjykata ushtarake nuk i përfilli justifikimet dhe e deklaroi fajtor për aktivitetin e tij te mëparshëm, duke e dënuar me vdekje. Mbasi dënimi u aprovua nga gjeneral Saraili, i cili ushtronte te drejtën e Presidentit te Republikës Franceze, Themistokliu u pushkatua në Selanik padrejtësisht dhe tradhëtisht. Populli i Korçës dhe veçanërisht shoket e Themistokliut ishin të shqetësuar për fatin e tij. Në mëngjes kur pritnin ndonjë lajm mbi fatin e tij, panë që shëtitnin nëpër rrugët e qytetit patrulla të shumta franceze, te cilat kishin vënë nëpër dritaret mitralozë. Ne orën 9 të asaj ditë, u thirren nga ana e gjeneralit francez, pjestarët e Këshillit Qeveritar. Gjeneral Sali ishte një person i ashpër e gjysmeanormal, mbasi kishte humbur në luftë pesë djem. Pra, me brutalitetin e tij që e karakterizont,e i njoftoi këshillit qeveritar pushkatimin e Themistokli Gërmenjit dhe i kërcënoi ata, se në rast te ndonjë manifestimi, kishin për t’u marrë masa të rrepta. Gjithashtu i porositi që të këshillonin popullin të mbante gjakftohtësinë dhe të qëndronte i urtë. Sigurisht nuk ngjau asgjë.

Rilindasi i shquar Themistokli Gërmenji

Themistokli Gërmenji u ekzekutua në Selanik të Greqisë më 9 Nëntor 1917 me vendim të një gjykate ushtarake franceze. Në atë kohë u miratua “Protokolli i Republikës së Korçës”, i cili pati vetëm një vit jetë, por edhe me kaq pak kohë kjo periudhë do të linte gjurmë të mëdha në jetën e kazasë së Korçës. Me vrasjen e Themistokliut kish ndryshuar edhe qëndrimi politik i Francës. Qe atë ditë u shpall mosekzistenca e Republikës se Korçës. Emri i Republikës u ndërrua në emrin e kazave-qeveritare e Korçës. Këshilli qeveritar u suprimua dhe mori emrin e Këshillit te Parësisë (Conseil del notables). Ky këshill u formua nga persona të tjerë me konservatorë. Kompetencat e këshillit u kufizuan.

Lufta ballkanike dhe “Lufta e Madhe” përfundon në vitin 1918. Më 20 Maj 1920, Parisi vendosi që trupat franceze të lënë kazanë e Korçës deri në 28 maj kur filloi tërheqja e tyre. Republika “autonome” e Korçës, megjithë sukseset që pati, nuk jetoi gjatë. Që kur u krijua, u prit në mënyrë armiqësore dhe të ashpër nga shovinistët grekë dhe qeveria italiane.

Në 24 Maj 1920 u mbajt në fshatin Kapshticë protokolli greko-shqiptar i njohur si protokolli i Kapshticës, i cili në atë kohë siguroi kufijtë e Korçës dhe detyroi të mbante larg forcat shoviniste greke. Po këtë muaj populli dhe qeveria e Korçës u bashkua me atë të Tiranës duke zyrtarizuar kështu bashkimin e Korçës me Shqipërinë.

Me 1998, Republika Franceze vendosi të njohe pafajësinë e Themistokli Germenjit dhe Ambasadori Francez ne Tiranë, Krismant vendosi një tufë me lule mbi varrin e tij në Korçë. Kaq për të kujtuar një aleat të ndershëm, por edhe një nga Shqiptaret e pakte që diti të nxjerre nga turbullirat e luftës botërore dhe nga pretendimet fqinje, të paprekur qytetin e tij. Për Republikën Autonome të Korces ka shkruar me vërtetësi funksionari kolonjar Sejfi Vllamasi.

Referime

(http://sq.xn--ikipedia-s1a.org/ëiki/Krahina…r%C3%A7%C3%ABs) (http://xn--cdaaa.albasoul.com/vjeter/modul…ticle&sid=1286)

(http://xn--cdaaa.peshkupauje.com/comment/223627) .

Përgatiti: Albert Vataj

Filed Under: Histori

VASIL GËRMENJI, NIPI I THEMISTOKLI GERMENJIT…

February 9, 2020 by dgreca

VASIL GËRMENJI, NIPI I THEMISTOKLI GERMENJIT, DIPLOMAT I SHQUAR NË KRYQËZATËN KUNDËR KOMUNIZMIT/

  • Inxhinieri i hekurudhave që u diplomua në Marsejë- Francë dhe u kthye profesor në Shkollën Teknike në Tiranë.
  • Perpjekja për të kandiduar për deputet në Korcë, tërheqja pas dy javësh.
  • Në ditëpushtimin fashist të Shqipërisë, Vasili dhe bashkëshortja franceze u larguan drejt Marsejës.Inxhinieri detyrohet të kthehet në këpucar.
  • Bashkimi me Rezistencën Nacionale Franceze dhe dekorimi me “ Kryqi i Meritës ” i klasit të pare. Zyrtarisht, veteran i Çlirimit Kombëtar të Frances.
  • Refuzon ftesën për t’u kthyer në Shqipëri, nga që e njihte nga afër Enver Hoxhën. Ai deklaronte se Enver Hoxha nuk ishte komunist kur e kishte njohur ai. U bë i atillë kur u takua me serbo-malazezët.  

·      Gazetar i pavarur në mërgim. Nga buletini”I mërguemi” boton gazetën”Liria e Kombit”

     * Diplomat i shquar në kryqëzatën politike kundër komunizmit,kryetar i Kuvendit të Kombeve Europiane të Robëruara.

NGA IDRIZ LAMAJ*

1-   Derë e traditës atdhetare

            Vasil Gërmenji rrjedh nga një derë e traditës  atdhetare. Gjyshi i tij, Thanas Gërmenji, udhëtonte shpesh për në Stamboll dhe Misir, ku takohej me patriotë dhe veprimtarë të shquar të Lëvizjes Kombëtare si me Naim Frashërin, Thimi Mitkon, Spiro Dinen e sa e sa të tjerë. Thanasi kishte miqësi të ngushtë me Jani Vreton, të cilin e përkrahu edhe materialisht për botimin e shkrimeve të para. Ai mbante lidhje me mërgimtarë të ndryshëm në kolonitë e shqiptarëve të Bukureshtit, Sofjes, Stambollit e Egjiptit dhe njëkohësisht u shërbeu dhe si ndërlidhës me të afërmit e tyre në vendlindje duke u dërguar lajme e të holla nga mërgimi, duke luajtur kështu rolin e një bankieri të vogël. Thanas Gërmenji ishte një prej themeluesve të lëvizjes së fshehtë “Dora e Zezë”. Ai u vra diku në Thrakë, duke lënë pas tre djem, Spiron, Themistokliun e Telemakun, të cilët mbetën jo vetëm jetimë por edhe në gjendje shumë të vështirë ekonomike.  

Më 1892 të bijtë e Thanas Gërmenjit emigrojnë në Rumani. Aty kryejnë punë të rënda fizike, si çirakë e, në të njëjtën kohë, marrin pjesë në të gjitha veprimtaritë e shoqatave kombëtare në kryeqytetin rumun. Pas nëntë vjetësh, Telemaku e Themistokliu, kthehen përsëri në Korçë e, pas shumë peripecish, vendosen me banim në Manastir. 

Në atë kohë, Manastiri ishte një prej qyteteve më të mëdha të Ballkanit, ku zhvilloheshin veprimtari të ndryshme politike e kulturore. Aty ishte Valiu i Stambollit. Në atë qytet zhvillonin veprimtarinë e tyre edhe shumë organizata shqiptare dhe të huaja, sidomos greke e bullgare.  Në saje të babait të tyre atdhetar dhe të miqësive që kishte, kryetari i bashkisë u dha atyre me kontratë një biznes për furnizimin me gaz të qytetit. Me anë të asaj sipërmarrje, vëllezërit Gërmenji, siguronin jetesën familjare e njëkohësisht mbulonin veprimtaritë e tyre atdhetare. 

Në fillim të vitit 1908, Telemak e Themistokli Gërmenji hapën një hotel në  qendër të qytetit dhe i vunë emrin “Liria”, i cili shumë shpejt u bë qëndra e shqiptarëve të Manastirit dhe gjithë atyre që u binte rruga andej. Hoteli, veç dhomave për të fjetur, kishte një restorant, një sallë të madhe për konferenca dhe një bibliotekë që mund ta shfrytëzonin të gjithë. Në një dhomë të fshehtë ndodhej shtypi kombëtar: libra, gazeta dhe revista të shtypura në gjuhën shqipe në Sofje, Bukuresht, Boston e gjetkë. 

Telemak e Themistokli Gërmenji, për t’i shërbyer kombit, nuk e ndërprenë asnjëherë veprimtarinë e tyre patriotike nga Korça, e cila prej kohësh qe bërë djepi i tërë atyre shoqërive e veprimtarive atdhetare kombëtare.

Themistokli Gërmenji luajti rolin kryesor në nënshkrimin e protokollit shqiptaro-francez të 10 dhjetorit 1916 për shpalljen e krahinës autonome të Korçës, e njohur si “Republika e Korçës”,  dhe në dëbimin prej andej të pushtuesve grekë dhe të administratës së tyre. Por,  “miqësia” e autoriteteve ushtarake franceze me Themistokliun nuk do të  zgjaste shumë. Kur qeveria  franceze filloi të marrë anën e grekëve, gjenerali francez, Salle,  në një bisedë që pati me Themistokli Gërmenjin, e pyeti ndër të tjera edhe për hapjen e shkollave greke në Korçë. Themistokliu iu përgjegj gjeneralit prerë: “Kurrë ndonjëherë qeveria shqiptare nuk do të lerë hapjen e shkollave greke në Korçë”.  Ky qëndrim i patundur atdhetar i Themistokliut dhe korçarëve të tjerë patriotë si ai, njihej mirë nga autoritetet ushtarake franceze. Tashmë ata  nuk kishin më interes për krahinën autonome të Korçës. Jo vetëm kaq por, për të kënaqur shovinizmin grek, me urdhër të qeverisë franceze, Themistokli Gërmenji arrestohet dhe ekzekutohet në Selanik, më 9 nëntor 1917.

Sipas historianit Athanas Gegaj, Themstokliu, në momentin kur do ekzekutohej, nuk lejoi t’i mbylleshin sytë, si zakonisht në këto raste. Për më tepër, kur e vunë para skuadrës së pushkatimit, ai vetë urdhëroi në frengjisht, me zë të lartë: “Feu!” – “Zjarr!” 

                                                *    *   *

Ndërsa po hidhja në letër këtë shkrim të thjeshtë, vetëm sa për të kujtuar 25 vjetorin e vdekjes së Vasil Gërmenjit, miku im i ngushtë, Bejtullah Destani, më dërgoi nga Londra këtë letër të prekshme, të pa njohur deri tani,  që përkon me datën e ekzekutimit të Themistokli Gërmenjit, të cilën ia dërgonte zonjës së vet:

“ E dashura ime Evdhoksi, 

Rashë dëshmor i çpifjeve. Me qenë se unë nuku kthenem në Korçë dhe më s’ jam për shtëpi, tinë ke të drejt të martohesh, po për martesën tënde të këshillohesh me Pandelinë e Tsalit i cili ka për detyrë, si atdhetar që është, të mos të të lërë të vuash. Nënës i puth dorën. Vasilin dhe Efçën i puth me mall sytë. Dijeni që vdes i pafajshëm. Kërkoj ndjesë nga të gjithë atdhetarët, në qoftë se kam bërë ndonjë të ligë pa dashur. Rroftë Shqipëria nën mbrojtjen e Francës. Shoqi yt, Themistokli Gërmenji, Selanik 9, 11, 1917. Adresa Evdhoksi Th. Gërmenji, Në Korçë, Shqipëri.”

Telemak Gërmenji, babai i Vasilit, ishte vrarë tre vjet para Themistokliut, më 1914,  bashkë me Memdu Zavalanin, në afërsi të Pogradecit. Në atë kohë, për vrasjen e tij u fajësuan bejlerët e Starovës. Telemaku konsiderohej si truri, strategu politik dhe organizatori i kryengritjeve të njohura anti-turke. Novelisti i njohur korçar, Bendo Shapërdani, (Vasil Alarupi), shkrimet e të cilit janë vlerësuar lart nga Noli, shkruan për Telemak Gërmenjin: 

“…Me mençurinë e Telemakut dhe trimërinë e Themistokliut, u formuan çeta të mëdha luftëtarësh për të fituar atdheu lirinë. Këto çeta u  bënë më me fame dhe aq kërcënonjëse nga trimëria e atyre djemve luftëtrarë, me të vërtetë trimëria tradicionale e shqiptarit. E provuan duke shënuar një nga episodet më të kuximshme kur kryen vrasjen e komandantit të suvarinjëve otomanë, Rexhep Pashës.  Vrasja u bë brënda në Korçë nga e gjithë çeta e sbritur në qytet dhe prirej nga Themistokliu që kish për kra Vasil Tromarën…” (“Shqiptari i lirë”,shkurt 1971, fq. 3 ). 

  • Vasili lindi në Manastir e u rrit jetim.

            Vasil Gërmenji lindi në Manastir më 12 mars 1908, pikërisht në  hotelin “Liria”, që siç thamë më lart, ishte pronë e vëllezërve Gërmenji. Me vrasjen e të atit, ai mbeti jetim qysh gjashtë vjeç. E ëma qe nga prindër grekë dhe, siç duket, ata do ta kenë detyruar të bijën që të ndahej nga familja Gërmenji. Vasili u rrit në familjen e xhaxhait dhe, pas vrasjes së tij, jetoi me Teton, siç e thërriste ai të shoqen e Themistokoliut, Evdhoksinë. 

            Vasili, u rrit dhe u edukua në Korçë ku kreu edhe Lyceun e njohur të atij qyteti. Studimet e larta për inxhinjeri hekurudhash, i kreu në Marseille të Francës. Gjatë studimeve u njoh me Geramaine, me të cilën edhe u martua para se të kthehej në Shqipëri, më 1934. Me që Shqipëria në atë kohë nuk kishte hekurudha, u emërua profesor në Shkollën Teknike në Tiranë, ndërsa e shoqja, profesoreshë e frengjishtes në Institutin “Nëna Mretërshë”. Bashkëshortët Gërmenji shumë shpejt u bënë tepër popullorë në kryeqytetin shqiptar.

Më 1935, me ardhjen në fuqi të qeverisë së kryesuar nga Mehdi Frashëri, u duk se në Shqipëri po shfaqej një lloj lirie në zgjedhjet që do të bëheshin për deputetë. Vasili mendoi të shfrytëzojë rastin dhe vuri kandidaturën në prefekturën e Korçës. Por, kjo iniciativë e tij zgjati vetëm dy javë. Autoritetet e vendit e thirrën atë dhe i thanë se “nëse donte të mbante kandidaturën, duhej të hiqte dorë nga detyra e profesorit në Shkollën Teknike.” Ai e kuptoi lojën që po luhej edhe në ato zgjedhje dhe u tërhoq nga çdo lloj veprimtarie poltike. Dy-tre javë para pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Vasili i la lamtumirën atdheut për të mos u kthyer dot  kurrë më në të. Vendoset me banim në Marseille të Francës.

 Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjendja ekonomike, veçanërisht për shtetet e ndërlikur në luftë, u bë tepër e vështirë. Njerëzit vuanin deri edhe për kafshatën e bukës. Vasili me të shoqen, për të përballuar jetesën, hapën një dyqan të vogël për riparim këpucësh, me fjalë të tjera, punon si këpucar. Me atë punë të thjeshtë arrin jo vetëm të bëjë një jetë normale por dhe të ndihmojë shumë shokë e miq. Vasili ishte i njohur për bujari. Pas pushtimit të Francës jugore nga forcat gjermane, i bashkohet Frontit Luftarak Francez, Resistence Nacional, që kryesohej nga Francois Mitterand, i cili, kur vdiq Vasili, ishte president i Francës. Në mbarim të luftës i jepet në shenjë nderimi “ Kryqi i Meritës ” i klasit të parë dhe njihet zyrtarisht veteran i Çlirimit Kombëtar Frances.  Pas Luftës vazhdoi punën në dyqanin e këpucëve.

                     3-Gazetar i pavarur në mërgim

Si çdo periudhe tjetër historike, edhe asaj të emigracionit të gjatë politik shqiptar të pas-Luftës së Dytë Botërore, i përkasin ngjarje dhe personalitete të shquara dhe të veçanta. Me formimin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, më 1949, përveç figurave të njohura politike, nacionaliste, që ishin larguar nga Shqipëria duke lënë pas familjet, të afërmit e tyre dhe popullin në përgjithësi, në një gjëndje të tmerrshme persekutimi, toturash, ekzekutimesh, internimesh e burgosjesh, shquhet edhe Vasil Gërmenji i cili, me veprimtarinë e gjithanshme që zhvilloi, iu bashkua fushatës politike anti- komuniste. 

Pas përfundimit të Luftës, Vasilit iu afruan menjëherë “shokët” e dikurshëm duke i propozuar të kthehej në Shqipëri e të  bashkëpunonte me regjimin e ri komunist, duke i ofruar madje edhe poste të larta në qeveri. Vlen të theksohet fakti se Vasili e njihte prej kohësh personalisht Enver Hoxhën. Me të, bile, kishte pasur edhe një farë miqësie, si në Korçë edhe në Francë. Sipas Vasilit, Enveri, në kohën kur e kishte njohur ai, nuk kishte pasur ndjenja apo aspirata komuniste. Vasili e lidhte fanatizmin e Enver Hoxhës, si komunist e diktator, qysh në momentin e rënies së tij nën kontrollin e agjentëve sërbo-malazez. 

Lidhur me ftesën që iu bë Vasilit për t’u kthyer në Shqipëri, të cilën ai e refuzoi me përbuzje,  Dr. Ramazan Shpati na njeh me një bisedë të zhvilluar në mes Vasilit dhe Behar Shtyllës, në Paris, më 1947.  Konflikti i tij i hapur me Shtyllën kishte nisur rreth çështjes së Kosovës. Kur Vasili e kishte pyetur z. Shtylla për problemin e Kosovës, ai i qe përjgjigjur: “Mjaft i kemi në Shqipëri një milion injorantë, (atëherë thuhej se Shqipëria kishte një  milion banorë), pa i shtuar edhe katër apo pesë qind mijë të tjerë”. Vasili nuk kishte duruar më dhe ia kishte përplasur në fytyrë: “ Këtë  tradhëti të lartë kombëtare do ta paguani shtrenjt!” –  dhe ishte larguar pa u përshendetur me të, megjithëse e njihte prej kohësh. Menjëherë, pas këtij refuzimi, ai u angazhua intesivisht në fushatën politike të ashpër kundër regjimit të Enver Hoxhës. 

Tërheq dhe mbledh rreth vetes emigrantë të pa ndërlikuar në partira politike. Si i pavarur, përgatit, publikon dhe shpërndan, për katër vjet, 1950-1954, buletinin mujor: “I mërguemi”, të cilin, pas disa numrash, e kthen në gazetën dy gjuhëshë, shqip e frengjisht, “Liri e Kombit”. Në këtë gazetë ai trajtoi me hollësi jo vetëm zhvillimet e brëndëshme në Shqipëri por dhe në regjimet e tjera komuniste, në përgjithësi. Në komentet e analizat e tij, ai dallohet si social-demokrat i vendosur dhe bën thirrje për bashkimin e të gjitha forcave nacionaliste në një fushatë të përbashkët kundër regjimit komunist. Regjimin komunist të Tiranës ai e akuzon gjithashtu edhe për tradhëti të lartë kombëtare lidhur me çështjen e Kosovës. Gjatë tërë veprimtarisë së vet atdhetare-diplomatike, ai asnjëherë nuk e ndau problemin e Kosovës nga kauza e bashkimit kombëtar. Në shtypin e tij, si në asnjë tjetër të emigracionit, ai ndjek me vëmendje gjithë zhvillimet e brëndshme në Jugosllavi.

Në fushatën e tij politike kundër regjimit komunist në Shqipëri, ai del me një program të qartë politik. Buletini  “I mërguemi” dhe gazeta “Liri e Kombit”, janë dëshmi e gjallë e përpjekjeve të tij të gjithanëshme për çlirimin e atdheut nga regjimi komunist dhe realizimin e Shqipërisë etnike demokratike. 

            Polemikat e tij në shtyp janë konstruktive në plot kuptimin fjalës. Ai u bën thirrje grupeve politike në mërgim që mos të  grinden me njëri tjetrin për pikëpamjet e tyre partiake, por të përqendrohen në një platformë të përbashkët, thjesht për çështjen shqiptare.  Në artikullin “Parullat”, botuar tek “Liri e Kombit” para 60 vjetësh, ai shkruante:  “ Nuk na pëlqejnë parullat. Veçanërisht ato që premtojnë vdekje, prerje, varje, vrasje dhe kusure, kujt do qoftë…  Sot në Tiranë ku mbretëron një diktaturë e  urrejtur kriminale, nuk del një gazetë, nuk bëhet një shkresë, nuk shkruhet as një kartolinë edhe private, pa patur në krye parullën  “Vdekje Fashizmit – Liri Popullit”… Sidoqoftë, me gjithë parullën e tyre, Liri Popullit nuk i dhanë. Nuk i dhanë as bukë e vesh-mbathje… E futën popullin në punë të detyrueshme… Edhe sikur të ndërtojnë vepra arti dhe teknike madhështore dhe gjigandeske, dhe që mund të mbeten për një kohë të gjatë, ato do të na kujtojnë veprat e mëdha që kanë mbetur edhe sot, që kanë bërë faraonët e Egjiptit të vjetër me skllevër… Mjaft diktatura dhe diktatorë!… Le të punojmë me urtësi për heqjen e diktaturës së sotme të Tiranës dhe për zevendësimin e  saj me një demokraci të vërtetë. “Urtë e butë e tigani plot”, themi në Korçë e gjetkë.”

Po të studjohen me kujdes, shkrimet e tij gjatë katër viteve, sidomos artikujt në frengjisht, shihet qartë se ai ishte një njohës i  thellë i problemeve të brëndëshme të shteti komunist shqiptar, i shqetësimeve të mërgatës nacionaliste shqiptare apo dhe i hendekut të thellë midis komunizmit sovjetik dhe demokracive perendimore.

4-Antar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”

Me 26 gusht 1949, shpallet në Paris Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”,  nën kryesinë e Mitat Frashërit. Për themelimin e atij Komiteti shkruan gazeta të ndryshme perëndimore. Gazeta: “The Christian Science Monitor”, e 26 gushtit 1949, bëri këtë njoftim:  “… qëllimi i tij do të jetë  përfaqësimi i të gjitha shtresave shqiptare të cilat dëshirojnë  vendosjen e një qeverie e cila respekton të drejtat dhe lirinë e shtetasve të vet…  Në këtë Komitet përfshihen përsonalitete të shquara shqiptare në sferën shoqërore dhe politike dhe do të ketë selinë e  vet në Nju York…”. Në fakt, ndryshe nga ç’shkruan gazeta e mësipërme, në atë komitet përfaqësoheshin vetëm disa nga rymat politike nacionaliste të mërgimit. Grupet politike që kishin mbetur jashtë përfaqësimit në Komitet, filluan menjëherë reagimin e tyre serioz. Vasil Gërmenji, i pa angazhuar në asnjë grupim politik, pa vonuar, në fillim të vitit 1950, përmes buletinit “I mërguemi”, përkrah idenë për një përfshirje sa më të gjerë në këtë komitet. Faktin që Komiteti e kishte selinë në Nju York, megjithëse akoma nuk ishte antar i tij, e vlerëson si diçka të rëndësishme e shpresdhënëse. 

            Pas reformimit të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, kur drejtimin e tij e mori Hasan Dosti, Vasil Gërmenji emërohet antar i këtij komiteti. Pavarësisht nga kjo, ai nuk angazhohet aq tepër në veprimtaritë e tij, thjesht për atë që e cilësonte si “një grumbullim njerzish dhe intrigash të rrezikshme për çështjen shqiptare”. Ai, me sa duket, e kishte nuhatur infiltrimin në radhët e antarëve të Komitetit të Sigurimit të Shtetit shqiptar dhe të UDB-së jugosllave.

            Më 1956, kur në krye të këtij komiteti emërohet Dr. Rexhep Krasniqi, Vasil Gërmenji ishte antari i parë që u ftua për të marrë pjesë në të, ftesë që ai e pranoi menjëherë. Pas rregullimit të shpejtë të dokumentave të udhëtimit, emigron në SHBA dhe shërben me kompetencë të jashtëzakonshme në çdo fushë të  veprimtarisë së Komitetit.

             Për bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror midis Krasniqit dhe Gërmenjit, thjesht për kureshtje, po i sjell lexuesit disa rastësi të çuditëshme! Të dy kishin lindur jashtë territorit të shtetit politik shqiptar, Vasili në Manastir e Rexhepi në Gjakovë. Ishin rritur jetim e në varfëri të skajshme, njëri nga zonja e Themistokli Gërmenjit dhe tjetri nga zonja e Bajram Currit, në dy qytete të ndryshme: Vasili në Manastir e në Korçë, tjetri në Gjakovë e në Shkodër. Megjithëse me përgatitje të ndryshme shkollore, Vasili me kulturë franceze dhe Rexhepi gjermane, bashkoheshin në të gjitha idealet nacionaliste shqiptare. Kishin të njëjtin mendim për regjimin komunist në Shqipëri, duke e konsideruar atë thjesht si vegël të interesave sllave, e si i tillë, duhej luftuar pa mëshirë dhe në çdo mënyrë. Të dy, megjithëse i përkrahnin dhe i respektonin partitë politike shqiptare në mërgim,  kishin qëndrime të rezervuara ndaj tyre. Për ta, çdo çështje shqiptare duhej parë mbi interesin personal e partiak. Tërë këto, nuk i pengonin ata që të ishin plotësisht të pavarur në personalitetin e tyre: prof. Krasniqi më konservator, ing. Gërmenji më liberal.

5-Diplomat i shquar në kryqëzatën politike kundër komunizmit, kryetar i Kuvendit të Kombeve Europiane të Robëruara.

        “…Në mbledhjen plenare të Kuvendit të Kombeve Evropiane të Robëruara, (Assambly of Captiv Europian Nations, – ACEN), të mbajtur me 15 shtator 1970, në Nju York, antari i  Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe përfaqësuesi i tij permanent pranë kësaj organizate, Ing. Vasil Gërmenji, u zgjodh kryetar për të dytën herë. Ky ishte një nder që i bëhej në mërgim Shqipërisë tonë aq të vuajtur, një njohje të kontributit të parreshtur që i kishte dhënë Kuvendit, Komiteti “Shqipëria e Lirë”, që prej fillimit të tij, dhe njëkohësisht një vlerësim i lartë personal i z.Vasil Gërmenji nga kolegët e tij të ACEN-it. “Nëse mund të supozohet se zgjedhja e parë e tij ka qenë një shenjë kortezie ndaj një organizate antare, zgjedhja e dytë duhet konsideruar pa asnjë dyshim si shenjë e prestigjit që gëzonte z. Gërmenji ndër kolegët e tij në ACEN.”, shkruante ndër të tjera gazeta, “Shqiptari i lirë”, shtator-tetor 1970, fq.1, organ i Komitetit “Shqipëria e Lirë”.

            Po ç’ishte ACEN-i, Kuvendi i Kombeve Evropiane të Robëruara? Kjo ishte organizata më e madhe dhe më e fuqishme antikomuniste në botë e mbështetur moralisht dhe materialisht nga qeveria e SHBA-së. Që nga themelimin i saj, më 1954, kur zuri vendin e Komitetit “Evropa e Lirë”,  ACEN-i vazhdoi veprimtarinë e vet gati deri në rënien e regjimeve komuniste në shtetet europiano-lindore. Kuvendi Ekzekutiv ose Asamblea e kësaj organizate, përbëhej prej përfaqsive të Shqipërisë, Bullgarisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë. Këto  nëntë shtete të Evropës Lindore dhe Qendrore që kishin qënë të lira dhe sovrane para 1939-së, ishin antare të rregullta të  ACEN-it dhe secila prej tyre kishte  të drejtën e një vote. Aty bënin pjesë edhe disa organizata ndërkombëtare pa të drejtë vote, si “Ndërkombëtarja Agrare”,” Bashkimi Demokratik i Krishterë i Evropës Qendrore”,” Qendra e Sindikatave të Lira në Mërgim” etj. Qendra e Kuvendit ishte në Nju York, në një pallat afër Misionit Amerikan pranë Kombeve të Bashkuara. ACEN-i kishte zyra edhe në Uashington, D.C.  Gazeta e njohur “The Nju York Times”,  e ka vlerësuar ACEN-in si një OKB të vogël. Ai kishte përfaqësi të përherëshme në Argjentinë, Australi, Brazil, Kanada, Francë, Gjermani, Angli, Itali, Suedi, Danimarkë,  Kolumbi, Ekuador, Greqi,  Indi, Japoni,  Liban, Meksikë,  Filipinë dhe Zvicër.

ACEN-i e realizonte veprimtarinë e vet me anë të këtyre organeve: Komiteti i përgjithshëm, organ ekzekutiv që drejtonte shërbimet e organizatës gjatë vitit; Komiteti i punës, Komiteti politik dhe juridik, Komiteti ekonomik dhe social, Komiteti kulturor dhe informativ dhe Sekretariati me zyrën përkatëse të shtypit dhe të kontabilitetit.

Kjo organizatë e fuqishme antikomuniste përbëhej nga personalitete të njohura e të shquara të vendeve përkatëse si burra shteti, diplomatë,  ushtarakë, etj. të cilët kishin gëzuar popullaritet në vendet e tyre, si gjatë Luftës dhe  pas ardhjes në fuqi të regjimeve komuniste. Midis tyre mund të përmendim: Ferenc Nagy.,  ish kryeministër i Hungarisë; Constandin Visoianu,  ish ministër i jashtëm i Rumanisë; Stefan Korbonski, ish kryetar i lëvizjes kryengritëse kundër okupatorit gjerman në Poloni dhe shkrimtar i njohur; Dr. George Dimitrov, kryetar i komitetit Bullgar dhe mik i Shqipërisë; Dr. Lettrih, ish kryeministër sllovak;  Dr Stefan Osuki, një nga themeluesit e Çekosllovakisë dhe figura të tjera të shquara, patriotë demokratë që luftuan për lirinë e popujëve të tyre të shtypur nga regjimet komuniste.  

Në tetor 1962 Vasil Gërmenji  u zgjodh nënkryetar i Federa- tës Ndërkombëtare të Gazetarëve të Lirë. Është e gjatë lista e intervistave, fjalimeve, konferencave shkencore, analizave, debateve dhe shkrimeve të tij të ndryshme  me karakter kombëtar e ndërkombëtar. Gjatë karierës së tij ai shkroi qindra artikuj, analiza dhe raporte diplomatike. Në shtypin e kohës, emri i tij përmëndet shpesh për rolin që ka luajtur në veprimtari të ndryshme apo për takimet e nivelit të lartë që ka pasur në Uashington me burra shtetesh e diplomatë nga të katër anët e botës. Siç e vumë në dukje dhe më parë, në tërë këto veprimtari, ai vazhdimisht ngrinte edhe çështjen e Kosovës e protestonte energjikisht ndaj regjimit të Beogradit.

6-Përshëndetja e fundit

            Për Vasil Gërmenjin 28 Nëntori ishte dita më e shënjtë. Ai, edhe pasi doli në pension më1973, kërkonte me këmbëngulje që përkujtimi i Festës sonë Kombëtare nga Komiteti “Shqipëria e Lirë” të organizohej sa më mirë dhe sa më dinjitoz. Ditën e Festës, aty nga ora 10 e mëngjezit, na telefonte në zyrë dhe na kërkonte hollësitë e fundit si dhe numurin e telefonit të sallës së hotelit ku do të zhvillohej ceremonia. Megjithëse dërgonte një përshendetje me shkrim, ai bënte edhe një përshëndetje me telefon në sallë, për të uruar të pranishmit dhe për të falenderuar mysafirët e huaj për pjesëmarrjen e tyre. Në përeshendetjen e fundit me shkrim që i dërgoi Dr. Krasniqit, më 19 nëntor 1988,  shkruan ndër të tjera:

“Më vjen keq që për arësye largësije dhe shëndeti nuk jam në gjëndje të marr pjesë në përkujtimin e 76-të të festës Kombëtare Shqiptare. Edhe një here tjetër, po përkujtojmë dhe festojmë në mergim ditën më të shenjtë të kombit tonë. Ashtu si e kemi bërë çdo vit, që kur kemi ikur  prej atdheut, për arsye të ndryshme, por më shumë se çdo gjë,  sepse nuk kemi dashur të pranojmë zaptimin e tokës tonë nga të huajtë, as që nuk kemi dashur t’i bindemi diktaturave të inspiruara ose të shtërnguara mbi kombin tonë prej të huajsh, ose prej ideologjish të huaja. Jemi të bindur se bashkë-atdhetarët tonë në Shqipëri dhe në tokat tona të robëruara, e festojnë gjithnjë këtë ditë të shquar, dhe shpresojnë të gëzojnë jetë të lumtur, në paqe me të gjithë liritë demokratike që duhet të kenë njerëzit e lirë dhe për të cilat kanë luftuar me gjak të parët tonë.”

Ndërkaq, telefonatën në sallën e hotelit, ku Komiteti “Shqipëria e Lirë” po përkujtonte Festën tonë Kombëtare, nuk arriti ta bënte. Atë ditë, më 28 Nëntor 1988, ai mbylli sytë përgjithmonë, në një aksident automobilistik, aty nga ora 12 e ditës. Trupi i tij ishte përgjakur, skenë kjo që të kujtonte fundin tragjik si të babait ashtu edhe të gjyshit të vet. 

Lajmi i vdekjes tragjike të Vasil Gemenjit dhe të zonjës së tij, na erdhi pa përfunduar akoma ceremonia e Festës së Flamurit. Prof. Rexhep Krasniqi dhe Dr. Hamdi  Oruçi, miq të ngushtë të familjes Gërmenji, u nisën menjëherë për në Florida. Atje organizuan në mënyrë dinjitoze funeralin e tyre në varrezat e qytetit Inverness. Komiteti “Shqipëria e Lire” mori letra e telegrame ngushëllimi nga personalitete të ndryshme të ACEN-it, ministria e Jashtme amerikane, etj.. “Zëri i Amerikës” transmetoi të nesërmen një nekrologji të zgjeruar të Germenjit ku u evidentua veprimtaria e tij në shërbim të atdheut.

Gazeta kryesore e qytetit Inverness, në Floridën qendrore, botoi një përmbledhje të veprimtarisë politike të Vasil Gërmenjit, si antar i Komiteti “Shqipëria e Lirë”, bashkë me një fotografi të tij para ndërtesës së Kongresit Amerikan, në Uashington, kur ai po i dorëzonte kongresmenit të Nju Yorkut, Horton, një memorandum politik mbi gjendjen e Kombeve të Robëruara Europiane, nga ACEN-i në vitin 1969, kur ai ishte Kryetar i organizatës në fjalë.

           7- Heshtje e dhimbëshme ndaj tij

Vasil Gërmenji,  trashëgimtar i një dere të njohur atdhetarësh, rritur jetim me vuajtje e varfëri të skajshme; njeri praktik dhe i gjëndshëm në jetë; bujar, besnik dhe atdhetar i shquar, sot pushon në heshtje larg atdheut.  Emri tij gadi nuk njihet as në Korçën e tij të dashur e lëre më në atdheun e tij etnik, të cilit i kushtoi jetën.  

Kam pasur fatin të njihem me Vasil Germenjin dhe të bashkëpunoj me të për njëzet vjet, qysh ditët e para të ardhjes time në SHBA, më 1968 dhe përpjekjeve për të ndihmuar prof. Nexhat Peshkëpinë, në përgatitjen e gazetës  “Shqiptari i Lirë”, e deri ditën që ai mbylli sytë, në aksidentin e përgjakshëm automobilistik. Vite pas vdekjes së tij, mësova nga Dr. Krasninqi, se Vasili kishte insistuar para se të ndërronte jetë Nexhati, më 1970, që të hyja unë në komitetin “Shqipëria e Lirë” dhe të merresha me problemet e shtypit të tij. 

Kthimi i eshtrave të Vasilit në atdhe dhe ngritja e një busti pranë xhaxhait të vet në Korçë, do të nderonte Korçën dhe korçarët. Emërimi i një rruge ose Bulevardi në Tiranë, me emrin e tij, do të nderonte Shqipërinë dhe shqiptarët. Është detyrim moral, atdhetar e kombëtar edhe për shqiptarët e Kosovës të nderojnë Vasil Gërmenjin, sepse manastirliu i Korçës, i doli zot Kosovës edhe në Pallatin e  Organizatës të Kombeve të Bashkuara.  Kolegëve të Vasil Gërmenjit, burrave të shteteve, diplomatëve dhe politikanëve mërgimtarë të Kombeve Europiano-Lindore, të sunduara prej komunizmit sovjetik, u janë ngritur permendore në kryeqytetet e vendeve të tyre. Pas 20 vjet demokracie në Shqipëri, është dhimbje e tmerrshme kur mendon se veprimtaria kombëtare  e  Vasil Gërmenjit po iu jepet bashkëkombasve të tij vetëm përmes këtij shkrimi të thjeshtë.

*Ish gazetar i Zerit te Amerikes dhe sekretar i Komitetit “Shqiperia e Lire”, sot anetar i Kryesise se Vatres.

Diciturat e fotografive;

  1. Vasil Gërmenji
  2. Autori i shkrimit, Idriz Lamaj duke i dorëzuar një dhuratë simbolike Vasil Gërmenjit me rastin e daljes së tij në pension, 28 Nëntor 1973.Djathtas, i ndjeri Zef Mirakaj, që ishte moderator i darkës
  3. Gazeta”Liria e Kombit” e Vasil Gërmenjit
  4. Nga e majta, Jusuf Begeja, dr. Athanas Gegaj, dr. Odhise Dhima, Ing. Vasil Gërmenji- Strasburg 1958, kryetar i delegacionit të komitetit Shqipëria e Lirë
  5. Dr. Rexhep Krasniqi, Prof. Nexhat Peshkëpia dhe Ing. Vasil Gërmenji
  6. Mons. Zef Oroshi, Prof. Nexhat Peshkëpia dhe ing. Vasil Gërmenji

Filed Under: Histori Tagged With: -NIPI I THEMISTOKLI GERMENJIT

VASIL GËRMENJI, NIPI I THEMISTOKLI GERMENJIT, DIPLOMAT I SHQUAR NË KRYQËZATËN KUNDËR KOMUNIZMIT

September 10, 2013 by dgreca

Ne Foto:Nga e majta, Jusuf Begeja, dr. Athanas Gegaj, dr. Odhise Dhima, Ing. Vasil Gërmenji- Strasburg 1958, kryetar i delegacionit të komitetit Shqipëria e Lirë/

  • Inxhinieri i hekurudhave që u diplomua në Marsejë- Francë dhe u kthye profesor në Shkollën      Teknike në Tiranë./
  • Perpjekja për të kandiduar për deputet në Korcë, tërheqja pas dy      javësh./
  • Në ditëpushtimin fashist të Shqipërisë, Vasili dhe bashkëshortja      franceze u larguan drejt Marsejës.Inxhinieri detyrohet të kthehet në këpucar./
  • Bashkimi me Rezistencën Nacionale Franceze dhe dekorimi me “      Kryqi i Meritës ” i      klasit të pare. Zyrtarisht, veteran i Çlirimit      Kombëtar të Frances./
  • Refuzon ftesën për t’u kthyer në Shqipëri, nga që e njihte nga afër      Enver Hoxhën. Ai deklaronte se Enver Hoxha nuk ishte komunist kur e kishte      njohur ai. U bë i atillë kur u takua me serbo-malazezët. /      

·   *Gazetar i pavarur në mërgim. Nga buletini”I mërguemi” boton gazetën”Liria e Kombit”

     * Diplomat i shquar në kryqëzatën politike kundër komunizmit,kryetar i Kuvendit të Kombeve Europiane të Robëruara.

NGA IDRIZ LAMAJ*

1-   Derë e traditës atdhetare

            Vasil Gërmenji rrjedh nga një derë e traditës  atdhetare. Gjyshi i tij, Thanas Gërmenji, udhëtonte shpesh për në Stamboll dhe Misir, ku takohej me patriotë dhe veprimtarë të shquar të Lëvizjes Kombëtare si me Naim Frashërin, Thimi Mitkon, Spiro Dinen e sa e sa të tjerë. Thanasi kishte miqësi të ngushtë me Jani Vreton, të cilin e përkrahu edhe materialisht për botimin e shkrimeve të para. Ai mbante lidhje me mërgimtarë të ndryshëm në kolonitë e shqiptarëve të Bukureshtit, Sofjes, Stambollit e Egjiptit dhe njëkohësisht u shërbeu dhe si ndërlidhës me të afërmit e tyre në vendlindje duke u dërguar lajme e të holla nga mërgimi, duke luajtur kështu rolin e një bankieri të vogël. Thanas Gërmenji ishte një prej themeluesve të lëvizjes së fshehtë “Dora e Zezë”. Ai u vra diku në Thrakë, duke lënë pas tre djem, Spiron, Themistokliun e Telemakun, të cilët mbetën jo vetëm jetimë por edhe në gjendje shumë të vështirë ekonomike.

Më 1892 të bijtë e Thanas Gërmenjit emigrojnë në Rumani. Aty kryejnë punë të rënda fizike, si çirakë e, në të njëjtën kohë, marrin pjesë në të gjitha veprimtaritë e shoqatave kombëtare në kryeqytetin rumun. Pas nëntë vjetësh, Telemaku e Themistokliu, kthehen përsëri në Korçë e, pas shumë peripecish, vendosen me banim në Manastir.

Në atë kohë, Manastiri ishte një prej qyteteve më të mëdha të Ballkanit, ku zhvilloheshin veprimtari të ndryshme politike e kulturore. Aty ishte Valiu i Stambollit. Në atë qytet zhvillonin veprimtarinë e tyre edhe shumë organizata shqiptare dhe të huaja, sidomos greke e bullgare.  Në saje të babait të tyre atdhetar dhe të miqësive që kishte, kryetari i bashkisë u dha atyre me kontratë një biznes për furnizimin me gaz të qytetit. Me anë të asaj sipërmarrje, vëllezërit Gërmenji, siguronin jetesën familjare e njëkohësisht mbulonin veprimtaritë e tyre atdhetare.

Në fillim të vitit 1908, Telemak e Themistokli Gërmenji hapën një hotel në  qendër të qytetit dhe i vunë emrin “Liria”, i cili shumë shpejt u bë qëndra e shqiptarëve të Manastirit dhe gjithë atyre që u binte rruga andej. Hoteli, veç dhomave për të fjetur, kishte një restorant, një sallë të madhe për konferenca dhe një bibliotekë që mund ta shfrytëzonin të gjithë. Në një dhomë të fshehtë ndodhej shtypi kombëtar: libra, gazeta dhe revista të shtypura në gjuhën shqipe në Sofje, Bukuresht, Boston e gjetkë.

Telemak e Themistokli Gërmenji, për t’i shërbyer kombit, nuk e ndërprenë asnjëherë veprimtarinë e tyre patriotike nga Korça, e cila prej kohësh qe bërë djepi i tërë atyre shoqërive e veprimtarive atdhetare kombëtare.

Themistokli Gërmenji luajti rolin kryesor në nënshkrimin e protokollit shqiptaro-francez të 10 dhjetorit 1916 për shpalljen e krahinës autonome të Korçës, e njohur si “Republika e Korçës”,  dhe në dëbimin prej andej të pushtuesve grekë dhe të administratës së tyre. Por,  “miqësia” e autoriteteve ushtarake franceze me Themistokliun nuk do të  zgjaste shumë. Kur qeveria  franceze filloi të marrë anën e grekëve, gjenerali francez, Salle,  në një bisedë që pati me Themistokli Gërmenjin, e pyeti ndër të tjera edhe për hapjen e shkollave greke në Korçë. Themistokliu iu përgjegj gjeneralit prerë: “ Kurrë ndonjëherë qeveria shqiptare nuk do të lerë hapjen e shkollave greke në Korçë”.  Ky qëndrim i patundur atdhetar i Themistokliut dhe korçarëve të tjerë patriotë si ai, njihej mirë nga autoritetet ushtarake franceze. Tashmë ata  nuk kishin më interes për krahinën autonome të Korçës. Jo vetëm kaq por, për të kënaqur shovinizmin grek, me urdhër të qeverisë franceze, Themistokli Gërmenji arrestohet dhe ekzekutohet në Selanik, më 9 nëntor 1917.

Sipas historianit Athanas Gegaj, Themstokliu, në momentin kur do ekzekutohej, nuk lejoi t’i mbylleshin sytë, si zakonisht në këto raste. Për më tepër, kur e vunë para skuadrës së pushkatimit, ai vetë urdhëroi në frengjisht, me zë të lartë: “Feu!” – “Zjarr!”

*    *   *

Ndërsa po hidhja në letër këtë shkrim të thjeshtë, vetëm sa për të kujtuar 25 vjetorin e vdekjes së Vasil Gërmenjit, miku im i ngushtë, Bejtullah Destani, më dërgoi nga Londra këtë letër të prekshme, të pa njohur deri tani,  që përkon me datën e ekzekutimit të Themistokli Gërmenjit, të cilën ia dërgonte zonjës së vet:

“ E dashura ime Evdhoksi,

Rashë dëshmor i çpifjeve. Me qenë se unë nuku kthenem në Korçë dhe më s’ jam për shtëpi, tinë ke të drejt të martohesh, po për martesën tënde të këshillohesh me Pandelinë e Tsalit i cili ka për detyrë, si atdhetar që është, të mos të të lërë të vuash. Nënës i puth dorën. Vasilin dhe Efçën i puth me mall sytë. Dijeni që vdes i pafajshëm. Kërkoj ndjesë nga të gjithë atdhetarët, në qoftë se kam bërë ndonjë të ligë pa dashur. Rroftë Shqipëria nën mbrojtjen e Francës. Shoqi yt, Themistokli Gërmenji, Selanik 9, 11, 1917. Adresa Evdhoksi Th. Gërmenji, Në Korçë, Shqipëri.”

Telemak Gërmenji, babai i Vasilit, ishte vrarë tre vjet para Themistokliut, më 1914,  bashkë me Memdu Zavalanin, në afërsi të Pogradecit. Në atë kohë, për vrasjen e tij u fajësuan bejlerët e Starovës. Telemaku konsiderohej si truri, strategu politik dhe organizatori i kryengritjeve të njohura anti-turke. Novelisti i njohur korçar, Bendo Shapërdani, (Vasil Alarupi), shkrimet e të cilit janë vlerësuar lart nga Noli, shkruan për Telemak Gërmenjin:

“…Me mençurinë e Telemakut dhe trimërinë e Themistokliut, u formuan çeta të mëdha luftëtarësh për të fituar atdheu lirinë. Këto çeta u  bënë më me fame dhe aq kërcënonjëse nga trimëria e atyre djemve luftëtrarë, me të vërtetë trimëria tradicionale e shqiptarit. E provuan duke shënuar një nga episodet më të kuximshme kur kryen vrasjen e komandantit të suvarinjëve otomanë, Rexhep Pashës.  Vrasja u bë brënda në Korçë nga e gjithë çeta e sbritur në qytet dhe prirej nga Themistokliu që kish për kra Vasil Tromarën…” (“Shqiptari i lirë”,shkurt 1971, fq. 3 ).

2-   Vasili lindi në Manastir e u rrit jetim.

Vasil Gërmenji lindi në Manastir më 12 mars 1908, pikërisht në  hotelin “Liria”, që siç thamë më lart, ishte pronë e vëllezërve Gërmenji. Me vrasjen e të atit, ai mbeti jetim qysh gjashtë vjeç. E ëma qe nga prindër grekë dhe, siç duket, ata do ta kenë detyruar të bijën që të ndahej nga familja Gërmenji. Vasili u rrit në familjen e xhaxhait dhe, pas vrasjes së tij, jetoi me Teton, siç e thërriste ai të shoqen e Themistokoliut, Evdhoksinë.

Vasili, u rrit dhe u edukua në Korçë ku kreu edhe Lyceun e njohur të atij qyteti. Studimet e larta për inxhinjeri hekurudhash, i kreu në Marseille të Francës. Gjatë studimeve u njoh me Geramaine, me të cilën edhe u martua para se të kthehej në Shqipëri, më 1934. Me që Shqipëria në atë kohë nuk kishte hekurudha, u emërua profesor në Shkollën Teknike në Tiranë, ndërsa e shoqja, profesoreshë e frengjishtes në Institutin “Nëna Mretërshë”. Bashkëshortët Gërmenji shumë shpejt u bënë tepër popullorë në kryeqytetin shqiptar.

Më 1935, me ardhjen në fuqi të qeverisë së kryesuar nga Mehdi Frashëri, u duk se në Shqipëri po shfaqej një lloj lirie në zgjedhjet që do të bëheshin për deputetë. Vasili mendoi të shfrytëzojë rastin dhe vuri kandidaturën në prefekturën e Korçës. Por, kjo iniciativë e tij zgjati vetëm dy javë. Autoritetet e vendit e thirrën atë dhe i thanë se “nëse donte të mbante kandidaturën, duhej të hiqte dorë nga detyra e profesorit në Shkollën Teknike.” Ai e kuptoi lojën që po luhej edhe në ato zgjedhje dhe u tërhoq nga çdo lloj veprimtarie poltike. Dy-tre javë para pushtimit të Shqipërisë nga Italia, Vasili i la lamtumirën atdheut për të mos u kthyer dot  kurrë më në të. Vendoset me banim në Marseille të Francës.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjendja ekonomike, veçanërisht për shtetet e ndërlikur në luftë, u bë tepër e vështirë. Njerëzit vuanin deri edhe për kafshatën e bukës. Vasili me të shoqen, për të përballuar jetesën, hapën një dyqan të vogël për riparim këpucësh, me fjalë të tjera, punon si këpucar. Me atë punë të thjeshtë arrin jo vetëm të bëjë një jetë normale por dhe të ndihmojë shumë shokë e miq. Vasili ishte i njohur për bujari. Pas pushtimit të Francës jugore nga forcat gjermane, i bashkohet Frontit Luftarak Francez, Resistence Nacional, që kryesohej nga Francois Mitterand, i cili, kur vdiq Vasili, ishte president i Francës. Në mbarim të luftës i jepet në shenjë nderimi “ Kryqi i Meritës ” i klasit të parë dhe njihet zyrtarisht veteran i Çlirimit Kombëtar Frances.  Pas Luftës vazhdoi punën në dyqanin e këpucëve.

                     3-Gazetar i pavarur në mërgim

Si çdo periudhe tjetër historike, edhe asaj të emigracionit të gjatë politik shqiptar të pas-Luftës së Dytë Botërore, i përkasin ngjarje dhe personalitete të shquara dhe të veçanta. Me formimin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, më 1949, përveç figurave të njohura politike, nacionaliste, që ishin larguar nga Shqipëria duke lënë pas familjet, të afërmit e tyre dhe popullin në përgjithësi, në një gjëndje të tmerrshme persekutimi, toturash, ekzekutimesh, internimesh e burgosjesh, shquhet edhe Vasil Gërmenji i cili, me veprimtarinë e gjithanshme që zhvilloi, iu bashkua fushatës politike anti- komuniste.

Pas përfundimit të Luftës, Vasilit iu afruan menjëherë “shokët” e dikurshëm duke i propozuar të kthehej në Shqipëri e të  bashkëpunonte me regjimin e ri komunist, duke i ofruar madje edhe poste të larta në qeveri. Vlen të theksohet fakti se Vasili e njihte prej kohësh personalisht Enver Hoxhën. Me të, bile, kishte pasur edhe një farë miqësie, si në Korçë edhe në Francë. Sipas Vasilit, Enveri, në kohën kur e kishte njohur ai, nuk kishte pasur ndjenja apo aspirata komuniste. Vasili e lidhte fanatizmin e Enver Hoxhës, si komunist e diktator, qysh në momentin e rënies së tij nën kontrollin e agjentëve sërbo-malazez.

Lidhur me ftesën që iu bë Vasilit për t’u kthyer në Shqipëri, të cilën ai e refuzoi me përbuzje,  Dr. Ramazan Shpati na njeh me një bisedë të zhvilluar në mes Vasilit dhe Behar Shtyllës, në Paris, më 1947.  Konflikti i tij i hapur me Shtyllën kishte nisur rreth çështjes së Kosovës. Kur Vasili e kishte pyetur z. Shtylla për problemin e Kosovës, ai i qe përjgjigjur: “Mjaft i kemi në Shqipëri një milion injorantë, (atëherë thuhej se Shqipëria kishte një  milion banorë), pa i shtuar edhe katër apo pesë qind mijë të tjerë”. Vasili nuk kishte duruar më dhe ia kishte përplasur në fytyrë: “ Këtë  tradhëti të lartë kombëtare do ta paguani shtrenjt!” –  dhe ishte larguar pa u përshendetur me të, megjithëse e njihte prej kohësh. Menjëherë, pas këtij refuzimi, ai u angazhua intesivisht në fushatën politike të ashpër kundër regjimit të Enver Hoxhës.

Tërheq dhe mbledh rreth vetes emigrantë të pa ndërlikuar në partira politike. Si i pavarur, përgatit, publikon dhe shpërndan, për katër vjet, 1950-1954, buletinin mujor: “I mërguemi”, të cilin, pas disa numrash, e kthen në gazetën dy gjuhëshë, shqip e frengjisht, “Liri e Kombit”. Në këtë gazetë ai trajtoi me hollësi jo vetëm zhvillimet e brëndëshme në Shqipëri por dhe në regjimet e tjera komuniste, në përgjithësi. Në komentet e analizat e tij, ai dallohet si social-demokrat i vendosur dhe bën thirrje për bashkimin e të gjitha forcave nacionaliste në një fushatë të përbashkët kundër regjimit komunist. Regjimin komunist të Tiranës ai e akuzon gjithashtu edhe për tradhëti të lartë kombëtare lidhur me çështjen e Kosovës. Gjatë tërë veprimtarisë së vet atdhetare-diplomatike, ai asnjëherë nuk e ndau problemin e Kosovës nga kauza e bashkimit kombëtar. Në shtypin e tij, si në asnjë tjetër të emigracionit, ai ndjek me vëmendje gjithë zhvillimet e brëndshme në Jugosllavi.

Në fushatën e tij politike kundër regjimit komunist në Shqipëri, ai del me një program të qartë politik. Buletini  “I mërguemi” dhe gazeta “Liri e Kombit”, janë dëshmi e gjallë e përpjekjeve të tij të gjithanëshme për çlirimin e atdheut nga regjimi komunist dhe realizimin e Shqipërisë etnike demokratike.

Polemikat e tij në shtyp janë konstruktive në plot kuptimin fjalës. Ai u bën thirrje grupeve politike në mërgim që mos të  grinden me njëri tjetrin për pikëpamjet e tyre partiake, por të përqendrohen në një platformë të përbashkët, thjesht për çështjen shqiptare.  Në artikullin “Parullat”, botuar tek “Liri e Kombit” para 60 vjetësh, ai shkruante:  “ Nuk na pëlqejnë parullat. Veçanërisht ato që premtojnë vdekje, prerje, varje, vrasje dhe kusure, kujt do qoftë…  Sot në Tiranë ku mbretëron një diktaturë e  urrejtur kriminale, nuk del një gazetë, nuk bëhet një shkresë, nuk shkruhet as një kartolinë edhe private, pa patur në krye parullën  “Vdekje Fashizmit – Liri Popullit”… Sidoqoftë, me gjithë parullën e tyre, Liri Popullit nuk i dhanë. Nuk i dhanë as bukë e vesh-mbathje… E futën popullin në punë të detyrueshme… Edhe sikur të ndërtojnë vepra arti dhe teknike madhështore dhe gjigandeske, dhe që mund të mbeten për një kohë të gjatë, ato do të na kujtojnë veprat e mëdha që kanë mbetur edhe sot, që kanë bërë faraonët e Egjiptit të vjetër me skllevër… Mjaft diktatura dhe diktatorë!… Le të punojmë me urtësi për heqjen e diktaturës së sotme të Tiranës dhe për zevendësimin e  saj me një demokraci të vërtetë. “Urtë e butë e tigani plot”, themi në Korçë e gjetkë.”

Po të studjohen me kujdes, shkrimet e tij gjatë katër viteve, sidomos artikujt në frengjisht, shihet qartë se ai ishte një njohës i  thellë i problemeve të brëndëshme të shteti komunist shqiptar, i shqetësimeve të mërgatës nacionaliste shqiptare apo dhe i hendekut të thellë midis komunizmit sovjetik dhe demokracive perendimore.

4-Antar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”

Me 26 gusht 1949, shpallet në Paris Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”,  nën kryesinë e Mitat Frashërit. Për themelimin e atij Komiteti shkruan gazeta të ndryshme perëndimore. Gazeta: “The Christian Science Monitor”, e 26 gushtit 1949, bëri këtë njoftim:  “… qëllimi i tij do të jetë  përfaqësimi i të gjitha shtresave shqiptare të cilat dëshirojnë  vendosjen e një qeverie e cila respekton të drejtat dhe lirinë e shtetasve të vet…  Në këtë Komitet përfshihen përsonalitete të shquara shqiptare në sferën shoqërore dhe politike dhe do të ketë selinë e  vet në Nju York…”. Në fakt, ndryshe nga ç’shkruan gazeta e mësipërme, në atë komitet përfaqësoheshin vetëm disa nga rymat politike nacionaliste të mërgimit. Grupet politike që kishin mbetur jashtë përfaqësimit në Komitet, filluan menjëherë reagimin e tyre serioz. Vasil Gërmenji, i pa angazhuar në asnjë grupim politik, pa vonuar, në fillim të vitit 1950, përmes buletinit “I mërguemi”, përkrah idenë për një përfshirje sa më të gjerë në këtë komitet. Faktin që Komiteti e kishte selinë në Nju York, megjithëse akoma nuk ishte antar i tij, e vlerëson si diçka të rëndësishme e shpresdhënëse.

Pas reformimit të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, kur drejtimin e tij e mori Hasan Dosti, Vasil Gërmenji emërohet antar i këtij komiteti. Pavarësisht nga kjo, ai nuk angazhohet aq
tepër në veprimtaritë e tij, thjesht për atë që e cilësonte si “një grumbullim njerzish dhe intrigash të rrezikshme për çështjen shqiptare”. Ai, me sa duket, e kishte nuhatur infiltrimin në radhët e antarëve të Komitetit të Sigurimit të Shtetit shqiptar dhe të UDB-së jugosllave.

Më 1956, kur në krye të këtij komiteti emërohet Dr. Rexhep Krasniqi, Vasil Gërmenji ishte antari i parë që u ftua për të marrë pjesë në të, ftesë që ai e pranoi menjëherë. Pas rregullimit të shpejtë të dokumentave të udhëtimit, emigron në SHBA dhe shërben me kompetencë të jashtëzakonshme në çdo fushë të  veprimtarisë së Komitetit.

Për bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror midis Krasniqit dhe Gërmenjit, thjesht për kureshtje, po i sjell lexuesit disa rastësi të çuditëshme! Të dy kishin lindur jashtë territorit të shtetit politik shqiptar, Vasili në Manastir e Rexhepi në Gjakovë. Ishin rritur jetim e në varfëri të skajshme, njëri nga zonja e Themistokli Gërmenjit dhe tjetri nga zonja e Bajram Currit, në dy qytete të ndryshme: Vasili në Manastir e në Korçë, tjetri në Gjakovë e në Shkodër. Megjithëse me përgatitje të ndryshme shkollore, Vasili me kulturë franceze dhe Rexhepi gjermane, bashkoheshin në të gjitha idealet nacionaliste shqiptare. Kishin të njëjtin mendim për regjimin komunist në Shqipëri, duke e konsideruar atë thjesht si vegël të interesave sllave, e si i tillë, duhej luftuar pa mëshirë dhe në çdo mënyrë. Të dy, megjithëse i përkrahnin dhe i respektonin partitë politike shqiptare në mërgim,  kishin qëndrime të rezervuara ndaj tyre. Për ta, çdo çështje shqiptare duhej parë mbi interesin personal e partiak. Tërë këto, nuk i pengonin ata që të ishin plotësisht të pavarur në personalitetin e tyre: prof. Krasniqi më konservator, ing. Gërmenji më liberal.

5-Diplomat i shquar në kryqëzatën politike kundër komunizmit, kryetar i Kuvendit të Kombeve Europiane të Robëruara.

        “…Në mbledhjen plenare të Kuvendit të Kombeve Evropiane të Robëruara, (Assambly of Captiv Europian Nations, – ACEN), të mbajtur me 15 shtator 1970, në Nju York, antari i  Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe përfaqësuesi i tij permanent pranë kësaj organizate, Ing. Vasil Gërmenji, u zgjodh kryetar për të dytën herë. Ky ishte një nder që i bëhej në mërgim Shqipërisë tonë aq të vuajtur, një njohje të kontributit të parreshtur që i kishte dhënë Kuvendit, Komiteti “Shqipëria e Lirë”, që prej fillimit të tij, dhe njëkohësisht një vlerësim i lartë personal i z.Vasil Gërmenji nga kolegët e tij të ACEN-it. “Nëse mund të supozohet se zgjedhja e parë e tij ka qenë një shenjë kortezie ndaj një organizate antare, zgjedhja e dytë duhet konsideruar pa asnjë dyshim si shenjë e prestigjit që gëzonte z. Gërmenji ndër kolegët e tij në ACEN.”, shkruante ndër të tjera gazeta, “Shqiptari i lirë”, shtator-tetor 1970, fq.1, organ i Komitetit “Shqipëria e Lirë”.

Po ç’ishte ACEN-i, Kuvendi i Kombeve Evropiane të Robëruara? Kjo ishte organizata më e madhe dhe më e fuqishme antikomuniste në botë e mbështetur moralisht dhe materialisht nga qeveria e SHBA-së. Që nga themelimin i saj, më 1954, kur zuri vendin e Komitetit “Evropa e Lirë”,  ACEN-i vazhdoi veprimtarinë e vet gati deri në rënien e regjimeve komuniste në shtetet europiano-lindore. Kuvendi Ekzekutiv ose Asamblea e kësaj organizate, përbëhej prej përfaqsive të Shqipërisë, Bullgarisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë. Këto  nëntë shtete të Evropës Lindore dhe Qendrore që kishin qënë të lira dhe sovrane para 1939-së, ishin antare të rregullta të  ACEN-it dhe secila prej tyre kishte  të drejtën e një vote. Aty bënin pjesë edhe disa organizata ndërkombëtare pa të drejtë vote, si “Ndërkombëtarja Agrare”,” Bashkimi Demokratik i Krishterë i Evropës Qendrore”,” Qendra e Sindikatave të Lira në Mërgim” etj. Qendra e Kuvendit ishte në Nju York, në një pallat afër Misionit Amerikan pranë Kombeve të Bashkuara. ACEN-i kishte zyra edhe në Uashington, D.C.  Gazeta e njohur “The Nju York Times”,  e ka vlerësuar ACEN-in si një OKB të vogël. Ai kishte përfaqësi të përherëshme në Argjentinë, Australi, Brazil, Kanada, Francë, Gjermani, Angli, Itali, Suedi, Danimarkë,  Kolumbi, Ekuador, Greqi,  Indi, Japoni,  Liban, Meksikë,  Filipinë dhe Zvicër.

ACEN-i e realizonte veprimtarinë e vet me anë të këtyre organeve: Komiteti i përgjithshëm, organ ekzekutiv që drejtonte shërbimet e organizatës gjatë vitit; Komiteti i punës, Komiteti politik dhe juridik, Komiteti ekonomik dhe social, Komiteti kulturor dhe informativ dhe Sekretariati me zyrën përkatëse të shtypit dhe të kontabilitetit.

Kjo organizatë e fuqishme antikomuniste përbëhej nga personalitete të njohura e të shquara të vendeve përkatëse si burra shteti, diplomatë,  ushtarakë, etj. të cilët kishin gëzuar popullaritet në vendet e tyre, si gjatë Luftës dhe  pas ardhjes në fuqi të regjimeve komuniste. Midis tyre mund të përmendim: Ferenc Nagy.,  ish kryeministër i Hungarisë; Constandin Visoianu,  ish ministër i jashtëm i Rumanisë; Stefan Korbonski, ish kryetar i lëvizjes kryengritëse kundër okupatorit gjerman në Poloni dhe shkrimtar i njohur; Dr. George Dimitrov, kryetar i komitetit Bullgar dhe mik i Shqipërisë; Dr. Lettrih, ish kryeministër sllovak;  Dr Stefan Osuki, një nga themeluesit e Çekosllovakisë dhe figura të tjera të shquara, patriotë demokratë që luftuan për lirinë e popujëve të tyre të shtypur nga regjimet komuniste. 

Në tetor 1962 Vasil Gërmenji  u zgjodh nënkryetar i Federa- tës Ndërkombëtare të Gazetarëve të Lirë. Është e gjatë lista e intervistave, fjalimeve, konferencave shkencore, analizave, debateve dhe shkrimeve të tij të ndryshme  me karakter kombëtar e ndërkombëtar. Gjatë karierës së tij ai shkroi qindra artikuj, analiza dhe raporte diplomatike. Në shtypin e kohës, emri i tij përmëndet shpesh për rolin që ka luajtur në veprimtari të ndryshme apo për takimet e nivelit të lartë që ka pasur në Uashington me burra shtetesh e diplomatë nga të katër anët e botës. Siç e vumë në dukje dhe më parë, në tërë këto veprimtari, ai vazhdimisht ngrinte edhe çështjen e Kosovës e protestonte energjikisht ndaj regjimit të Beogradit.

6-Përshëndetja e fundit

Për Vasil Gërmenjin 28 Nëntori ishte dita më e shënjtë. Ai, edhe pasi doli në pension më1973, kërkonte me këmbëngulje që përkujtimi i Festës sonë Kombëtare nga Komiteti “Shqipëria e Lirë” të organizohej sa më mirë dhe sa më dinjitoz. Ditën e Festës, aty nga ora 10 e mëngjezit, na telefonte në zyrë dhe na kërkonte hollësitë e fundit si dhe numurin e telefonit të sallës së hotelit ku do të zhvillohej ceremonia. Megjithëse dërgonte një përshendetje me shkrim, ai bënte edhe një përshëndetje me telefon në sallë, për të uruar të pranishmit dhe për të falenderuar mysafirët e huaj për pjesëmarrjen e tyre. Në përeshendetjen e fundit me shkrim që i dërgoi Dr. Krasniqit, më 19 nëntor 1988,  shkruan ndër të tjera:

“Më vjen keq që për arësye largësije dhe shëndeti nuk jam në gjëndje të marr pjesë në përkujtimin e 76-të të festës Kombëtare Shqiptare. Edhe një here tjetër, po përkujtojmë dhe festojmë në mergim ditën më të shenjtë të kombit tonë. Ashtu si e kemi bërë çdo vit, që kur kemi ikur  prej atdheut, për arsye të ndryshme, por më shumë se çdo gjë,  sepse nuk kemi dashur të pranojmë zaptimin e tokës tonë nga të huajtë, as që nuk kemi dashur t’i bindemi diktaturave të inspiruara ose të shtërnguara mbi kombin tonë prej të huajsh, ose prej ideologjish të huaja. Jemi të bindur se bashkë-atdhetarët tonë në Shqipëri dhe në tokat tona të robëruara, e festojnë gjithnjë këtë ditë të shquar, dhe shpresojnë të gëzojnë jetë të lumtur, në paqe me të gjithë liritë demokratike që duhet të kenë njerëzit e lirë dhe për të cilat kanë luftuar me gjak të parët tonë.”

Ndërkaq, telefonatën në sallën e hotelit, ku Komiteti “Shqipëria e Lirë” po përkujtonte Festën tonë Kombëtare, nuk arriti ta bënte. Atë ditë, më 28 Nëntor 1988, ai mbylli sytë përgjithmonë, në një aksident automobilistik, aty nga ora 12 e ditës. Trupi i tij ishte përgjakur, skenë kjo që të kujtonte fundin tragjik si të babait ashtu edhe të gjyshit të vet.

Lajmi i vdekjes tragjike të Vasil Gemenjit dhe të zonjës së tij, na erdhi pa përfunduar akoma ceremonia e Festës së Flamurit. Prof. Rexhep Krasniqi dhe Dr. Hamdi  Oruçi, miq të ngushtë të familjes Gërmenji, u nisën menjëherë për në Florida. Atje organizuan në mënyrë dinjitoze funeralin e tyre në varrezat e qytetit Inverness. Komiteti “Shqipëria e Lire” mori letra e telegrame ngushëllimi nga personalitete të ndryshme të ACEN-it, ministria e Jashtme amerikane, etj.. “Zëri i Amerikës” transmetoi të nesërmen një nekrologji të zgjeruar të Germenjit ku u evidentua veprimtaria e tij në shërbim të atdheut.

Gazeta kryesore e qytetit Inverness, në Floridën qendrore, botoi një përmbledhje të veprimtarisë politike të Vasil Gërmenjit, si antar i Komiteti “Shqipëria e Lirë”, bashkë me një fotografi të tij para ndërtesës së Kongresit Amerikan, në Uashington, kur ai po i dorëzonte kongresmenit të Nju Yorkut, Horton, një memorandum politik mbi gjendjen e Kombeve të Robëruara Europiane, nga ACEN-i në vitin 1969, kur ai ishte Kryetar i organizatës në fjalë.

7- Heshtje e dhimbëshme ndaj tij

Vasil Gërmenji,  trashëgimtar i një dere të njohur atdhetarësh, rritur jetim me vuajtje e varfëri të skajshme; njeri praktik dhe i gjëndshëm në jetë; bujar, besnik dhe atdhetar i shquar, sot pushon në heshtje larg atdheut.  Emri tij gadi nuk njihet as në Korçën e tij të dashur e lëre më në atdheun e tij etnik, të cilit i kushtoi jetën.

Kam pasur fatin të njihem me Vasil Germenjin dhe të bashkëpunoj me të për njëzet vjet, qysh ditët e para të ardhjes time në SHBA, më 1968 dhe përpjekjeve për të ndihmuar prof. Nexhat Peshkëpinë, në përgatitjen e gazetës  “Shqiptari i Lirë”, e deri ditën që ai mbylli sytë, në aksidentin e përgjakshëm automobilistik. Vite pas vdekjes së tij, mësova nga Dr. Krasninqi, se Vasili kishte insistuar para se të ndërronte jetë Nexhati, më 1970, që të hyja unë në komitetin “Shqipëria e Lirë” dhe të merresha me problemet e shtypit të tij.

Kthimi i eshtrave të Vasilit në atdhe dhe ngritja e një busti pranë xhaxhait të vet në Korçë, do të nderonte Korçën dhe korçarët. Emërimi i një rruge ose Bulevardi në Tiranë, me emrin e tij, do të nderonte Shqipërinë dhe shqiptarët. Është detyrim moral, atdhetar e kombëtar edhe për shqiptarët e Kosovës të nderojnë Vasil Gërmenjin, sepse manastirliu i Korçës, i doli zot Kosovës edhe në Pallatin e  Organizatës të Kombeve të Bashkuara.  Kolegëve të Vasil Gërmenjit, burrave të shteteve, diplomatëve dhe politikanëve mërgimtarë të Kombeve Europiano-Lindore, të sunduara prej komunizmit sovjetik, u janë ngritur permendore në kryeqytetet e vendeve të tyre. Pas 20 vjet demokracie në Shqipëri, është dhimbje e tmerrshme kur mendon se veprimtaria kombëtare  e  Vasil Gërmenjit po iu jepet bashkëkombasve të tij vetëm përmes këtij shkrimi të thjeshtë.

*Ish gazetar i Zerit te Amerikes dhe sekretar i Komitetit “Shqiperia e Lire”

* Shkrimi u botua se pari ne Gazeten DIELLI, prandaj kush e boton, duhet te citoje burimin.

Filed Under: Featured Tagged With: diplomati i shquar, Idriz Lamaj, ne kryeqzaten antikomuniste, Vasil Germenji

VASIL GËRMENJI, NIPI I THEMISTOKLI GERMENJIT, DIPLOMAT I SHQUAR NË KRYQËZATËN KUNDËR KOMUNIZMIT

September 1, 2013 by dgreca

           *Inxhinieri i hekurudhave që u diplomua në Marsejë- Francë dhe u kthye profesor në Shkollën Teknike në Tiranë.

  • Perpjekja për të kandiduar për deputet në Korcë, tërheqja pas dy javësh.
  • Në ditëpushtimin fashist të Shqipërisë, Vasili dhe bashkëshortja franceze u larguan drejt Marsejës.Inxhinieri detyrohet të kthehet në këpucar.
  • Bashkimi me Rezistencën Nacionale Franceze dhe dekorimi me “ Kryqi i Meritës ” i      klasit të pare. Zyrtarisht, veteran i Çlirimit      Kombëtar të Frances.
  • Refuzon ftesën për t’u kthyer në Shqipëri, nga që e njihte nga afër  Enver Hoxhën. Ai deklaronte se Enver Hoxha nuk ishte komunist kur e kishte  njohur ai. U bë i atillë kur u takua me serbo-malazezët. * Diplomat i shquar në kryqëzatën politike kundër komunizmit,kryetar i Kuvendit të Kombeve Europiane të Robëruara.

 NE FOTO: Nga e majta, Jusuf Begeja, dr. Athanas Gegaj, dr. Odhise Dhima, Ing. Vasil Gërmenji- Strasburg 1958, kryetar i delegacionit të komitetit Shqipëria e Lirë

 NGA IDRIZ LAMAJ*/

*Ish gazetar i Zerit te Amerikes dhe sekretar i Komitetit “Shqiperia e Lire”(Botoi: Dielli, gusht 2013 dhe Telegraf)

Filed Under: Featured

THEMISTOKLIU, MARTIRI I LIRISË SË SHQIPTARËVE

November 10, 2022 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Shteti kombëtar shqiptar lindi shumë i dobët në vitin 1912-1913. Nëse do perifrazonim një shprehje të njohur diplomatike, do të përshkruhej përmes saj se ai lindi si një “fëmijë i gjallë por i mekur”. Vështirësitë që hasi shteti i porsalindur shqiptar nuk kishin të bënin vetëm me vështirësitë e njohura të qeverisjes administrative dhe të sundimit të ligjit por kryesisht me mbijetesën e tij.

Territoret shqiptare u kthyen në një teatër luftimesh të luftërave ballkanike në 1912-1913 në vigjilje të lindjes së shtetit shqiptar dhe gjatë viteve tëLuftës së Parë Botërore(1914-1918), çka e vështirësoi shumë mbijetesën e pikëpamjes politike të vazhdimësisë së shtetit shqiptar në kufijtë e përcaktuar në Konferencën e Londrës.

Pikërisht në këtë kohë, përpjekjet e patriotëve shqiptarë të shpërndarë nga zjarri i Luftës së Madhe nëpër kolonitë shqiptare në Europë dhe SH.B.A për të krijuar vazhdimësinë juridike të shtetit shqiptar dhe njohjen e tij nga aleancat e ndryshme që ishin krijuar gjatë Luftës së Parë Botërore, janë përpjekje epike që meritojnë një vëmendje të veçantë nga ana e studimeve historike.

Krahina autonome e Korçës dhe figura e Themistokli Gërmenjit, arkitektit të krijimit të këtij enti të veçantë shtetformues, përbëjnë një histori politike dhe sociale të admirueshme, efektet e së cilave u ndjenë të ishin pak vite më vonë përcaktuese për fatin politik të Shqipërisë dhe për vazhdimësinë kulturore të lidhjeve të Shqipërisë me Perëndimin.

Korça është djepi i nacionalizmit shqiptar dhe qyteti ku u mbrujtën idetë e mëdha të krijimit të shtetit të ardhshëm të shqiptarëve. Kjo ngjizje e ideve kombëtare në Korçë dhe rrethinat e saj nuk ishte e rastësishme. Krahina e Korçës përmbushi shumë më herët se krahinat e tjera shqiptare kushtet për një urbanizim të shpejtë nëpërmjet rritjes së volumit të tregtisë mes krahinave të Epirit dhe Maqedonisë duke shfrytëzuar shumë mirë portin e Selanikut, si dhe nëpërmjet emigracionit të suksesshëm në shumë qendra urbane të Evropës Lindore si Bukuresht, Athinë, Sofje apo dhe deri në Afrikë, në Kajro, Aleksandri dhe Ismailia.

Në këto qendra urbane, kryesisht në Bukuresht e Kajro u mbrujtën dhe u formuan dy breza veprimtarësh të Lëvizjes Kombëtare, ku mes tyre spikat dhe Themistokli Gërmenji. Patrioti shqiptar Themistokli Gërmenji është një nga figurat kombëtare, jeta dhe aktiviteti i të cilit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive shqiptare. I shkolluar si shumica e patriotëve shqiptarë në një shkollë greke në qytetin e Korçës, ashtu si shumë figura të tjera në historinë e kombeve të tjerë, zgjimin kombëtar e përfiton përmes gjuhës së shkruar. Një letër e ardhur nga Bukureshti nga i ati i tij emigrant në gjuhën shqipe, shërbeu si shkëndija për të kuptuar identitetin e vet gjuhësor e kombëtar përkarshi identiteve të tjerë fetarë dhe imagjinar që i mbivendoseshin nga arsimimi i tij. Historia e tij personale në fakt u kthye në një histori të përgjithshme të komunitetit të tij që arsimohej në shkolla greqisht por frymonte dhe gjallonte shqip në jetën e përditshme. Ndarja tejet e prapambetur e popullsisësipas modelit të mileteve në Perandorinë Otomane kishte krijuar keqkuptime të mëdha që mundoheshin të plotësoheshin nga nacionalizmat agresivë të fqinjëve.

“Kultura islamike e Perandorisë Osmane i kishte mëshuar identifikimit të besimit fetar me kombin, duke sheshuar dallimin midis shqiptarëve e myslimanëve të tjerë nga njëra anë dhe duke nxjerrë më në pah, nga ana tjetër, atë midis islamikëve dhe të krishterëve gjithfarësojësh. Në një shoqëri shumëkombëshe, siç ishte ajo e Perandorisë Osmane, jeta e nënshtetasve të saj, ç’është e vërteta, ishte organizuar rreth besimit, të cilit, ata i përkisnin: domethënë, vija ndarëse ndërmjet të qeverisurve dhe qeverisësve – ose, thënë më shkoqur, popullsisë hegjemone – ishte religjioni dhe jo kombësia, ku padyshim, ashtu si në të gjithë perandorinë, myslimanët përftonin një pozicion të priveligjuar, gjë që, në rastin e Shqipërisë qe shndërruar e kishte përbërë një pengesë objektive për të arritur bashkimin kombëtar të myslimanëve me të krishterët, qofshin ata ortodoksë apo katolikë .

Themistokli Gërmenji do të ishte në ballë të zgjimit të komunitetit të vet shqiptaro-ortodoks për të rikomfirmuar identitetin kombëtar dhe do të shndrohej në një tribun dhe udhëheqës të popullsisë së vet. Ai do të ishte dhe njeri i aksionit pasi në krahinën e Korçës, çeta e tij patriotike do të ishte nga të parat që do të ngrinte flamurin e lirisë. Kjo trashëgimi politike dhe kulturore e personalitetit të tij do të ishin faktorë vendimtarë që në vitin 1916 do të bënte të mundur themelimin e Krahinës Autonome të Korçës nën flamurin francez. Zona e pushtimit francez ishte më e vogël se zona e pushtimit austro-hungarez dhe ajo italiane gjatë Luftës së Parë Botërore në Shqipëri. Megjithatë në këtë zonë ndodhej një nga qytetet me të rëndësishme të Shqipërisë, Korça. Para ardhjes së francezëve, Korça ishte në duart e ushtrisë greke e cila e pushtoi zyrtarisht qytetin më 27 tetor 1914.

Menjëherë sa vendosën pushtimin e tyre në këtë rajon për realizimin e synimeve aneksioniste, vendosën në të gjitha postet kryesore funksionarë grek. Regjimi i egër i pushtimit grek dhe si dhe synimet e kahershme ndaj qytetit të Korçës dhe krahinave përreth tij, shkaktuan pakënaqsi në rradhët e popullsisë shqiptare. Në këto kushte sapo ushtria franceze vendoset në qytet, një komision korçarësh, në emër të popullsisë së krahinës u kërkoi atyre largimin e menjëhershëm të trupave greke dhe ngritjen e një administrate shqiptare. Komanda franceze jo vetëm nuk i mori parasysh këto kërkesa, por e kaloi administratën e qytetit nga duart e grekëve kostandinistë në duart e aleatëve të vetë, grekëve venizelistë . Në rrethana të tilla patriotët shqiptarë i drejtuan armët e tyre edhe ndaj pushtuesve francezë. Robert Voutres, gazetari zvicerina i dërguar me mision në Shqipëri për të raportuar për revisten “L’Illustration” në artikujt e botuar shkruan se Franca, në fillim të dhjetorit, kishte në Korçë çeta të dobëta të destinuara për të ruajtur qetësinë në vend, për të parandaluar spiunazhin dhe kontrabandën dhe për të mbuluar krahun ekstrem të majtë të ushtrive aleate që vepronin në zonën Follorinë – Manastir. Në sytë e nacionalistëve shqiptarë, Franca ishte e njohur vetëm si filohelene. Kur një oficer francez bisedonte me Sali Butkën, duke i kërkuar atij pse luftonte kundër nesh, shefi i komitëve u përgjigj: “Franca, në Konferencën e Londrës, ishte armiqësore ndaj vendit tim. Ajo kërkon t’i japë Greqisë më shumë se ç’është e mundur në Shqipërinë Jugore. Austria, nga ana tjetër, mbështet të drejtat tona, kjo është arsyeja pse ne jemi austrofilë”. Kjo atmosferë e mosbesimit të ndërsjelltë do të reflektohej dhe në ballafaqimin e forcave ushtarake në terren. Forcat e organizuara patriotike shqiptare filluan të përbëjnë jë problem të vërtetë për komandën franceze çka vërtetohet dhe nga reportazhet e Voutre që pasqyrojnë frymën e kohës. Ndërkohë, komitat rrethuan Korçën me një brez bajonetash. Vetëm rruga e Bilishtit ishte e jona. Të gjitha kodrat përreth në lindje, jug dhe perëndim, ishin në dorë të shqiptarëve, që ishin të ndarë në dy çeta: Ajo e Themistokli Gërmenjit, një i krishterë ortodoks nacionalist i bindur se kishte grupuar nën komandën e tij të gjithë të krishterët shqiptarë dhe ajo e Sali Butkës që kishte të rekrutuar në mesin e muslimanëve. Postat e batalioneve tona indo-kineze ishin në dalje të qytetit, dhe, në fillim të dhjetorit, situata dukej kritike. Për të mundur komitët duheshin kontingjente të mëdha ushtarësh, të angazhuar në këtë kohë në një pjesë tjetër të frontit, dhe (Korça-shënimi im) ishte në dorë të një sulmi të disa mijërave ushtarëve të çrregullt me pushkë gjermane dhe të paguar me ar austriak. Shqipëria nuk ishte në luftë me Francën, atëherë pse ushtarët tanë rrezikonin çdo herë që dilnin jashtë qytetit dhe goditeshin? “Nëse Franca, – tha Themistokli Gërmenji, – do me të vërtetë të shpallë pavarësinë tonë duke vazhduar të na mbrojë ushtarakisht, ajo duhet të jetë e sigurt se paqja do të mbizotërojë së shpejti në vend.”

Kjo lëvizje patriotike i detyroi autoritetet ushtarake franceze dhe përfaqësuesit e qytetit të nënshkruanin marrëveshjen e 10 dhjetorit 1916 për shpalljen e “Krahinës Autonome të Korçës”, e cila zgjati deri më 16 shkurt 1917. Repoteri Robert Voutre përshkruan entuziazmin dhe optimizmin e popullsisë së Korçës në momentin e shpalljes së autonomisë së krahinës nën protektoratin francez. Më 10 dhjetor, para një turme të madhe, flamuri kombëtar shqiptar, i kuq, me shqiponjën e zezë dykrenore në mes, flamuri i vjetër të Skënderbeut që luftoi kundër turqve, u ngrit në ballkonin e kolonelit francez që komandonte territorin dhe bashkinë e qytetit. Një këshill administrativ, që shërben në të njëjtën kohë si parlament dhe qeveri, u zgjodh nga populli. Ai përfshin katërmbëdhjetë anëtarë, shtatë myslimanë dhe shtatë të krishterë, dhe një delegat nga Bilishti. Ky këshill përgjigjet për administrimin e brendshëm të qytetit që numëron më shumë se njëqind mijë njerëz. Protokolli i 10 dhjetorit ishte i përbërë prej 9 nenesh me një përfaqësi prej 14 vetash nga Korça, ku bënin pjesë (7 ortodoksë e 7 myslimanë), të cilët arritën të nënshkruanin me komandantin e forcave franceze të Korçës, me kolonelin Hanri Dekuan. Administrimi i krahinës iu besua një këshilli administrativ i quajtur ndryshe këshilli qeveritar, i përbërë po nga ato figura politike shqiptare, që kishin nënshkruar dokumentin.

Ky këshill do kishte nën urdhrat e veta xhandarmërinë dhe njëkohësisht do të krijoheshin edhe repartet lëvizëse shqiptare për të ruajtuar “pavarësinë e territorit dhe lirinë e banorëve”. Ky protokoll mbyllej me dy pika të ndjehme për shqiptarët, ku gjuha zyrtare do të ishte shqipja, ndërsa flamuri i krahinës autonome të Korçës do të ishte “flamuri tradicional i Skënderbeut me shiritat trengjyrësh të flamurit francez” . Shpallja e autonomisë me emrin “Republikë” u bë në një mbledhje solemne, ku u mbajtën fjalime nga Themistokli Gërmenji dhe koloneli Dekuan. Me emrin e “Republikës” u shtypën pulla poste dhe u vunë në qarkullim monedha 1 fr. dhe 0.5 fr .Shpallja e autonomisë së krahinës së Korçës zgjoi energji të fjetura te popullsia shqiptare në rajon. “Shqipëria shqiptarëve”shkruan Voutre, kjo është motoja e njerëzve të të gjitha komuniteteve të kësaj pllaje të pasur të Korçës, ku toka është shumë pjellore, nëntoka e pasur me bakër dhe mineral hekuri. Qymyri është në nivelin e tokës dhe në ditët e fundit këshilli administrativ filloi shfytëzimin. Ky qymyrgur shitet nën kujdestarinë franceze për nevojat e trupave tona. Republika e Korçës është ndoshta aktualisht shteti i vetëm në Evropë që balancon buxhetin e tij dhe nuk ka defiçit. Nga taksat, të dhjetat dhe detyrimet raportohet në të vërtetë 46.000 franga në muaj, 35.000 prej të cilave shërbejnë për të përforcuar xhandarmërinë e qytetit. Të pajisur mjaft mirë, me një uniformë kaki dhe një tegel kuq e zi, dy ngjyrat kombëtare, policia ka një pamje të bukur. Ata formojnë dy organe të veçanta: xhandarmërinë e policisë dhe xhandarmërinë e lëvizshme (kufitare). E para mban rendin në qytet, e dyta është përgjegjëse, në përputhje me kushtetutën e shtetit të ri, për të mbrojtur integritetin territorial dhe pavarësinë e Shqipërisë. 350 xhandarët erdhën për të luftuar me ne kundër bandave të çrregullta që i shërbenin Austrisë. Shkollat ne Korçë janë siguruar finaciarisht nga emigrantët shqiptarë në Amerikë dhe Egjipt në shuma të mëdha deri në disa milionë franga, të cilat rritën kështu buxhetin vendor. Sapo vendosëm në program mësimin e gjuhës franceze. Në Korçë po botohen shumë gazeta. Kryesorja, “Gazeta e Korçës”, del në katër faqe në shqip, frëngjisht dhe greqisht. Një rend i përsosur mbizotëron tani në territorin e qytetit me trupat tona austriake, bullgare dhe greke. Për dy muaj nuk ka pasur asnjë krim, fakt i veçantë në historinë e Shqipërisë. Pulla të shtypura ose të gdhendura duke përdorur burimet lokale dhe duke mbajtur shqiponjë me dy koka dhe mbishkrimin «Korçë (emrin shqiptar i Koritza), Shqipëria e pavarur,» zëvendësojnë aktualisht pullat e vjetra greke apo epirote. Kartëmonedha 1 Franga dhe 50 qindarka janë krijuar për të plotësuar pamjaftueshmërinë e monedhës të vogël. Franca, për nga traditat e saj liberale, dhe me frymën e vetëmohimit me të cilat ajo kishte të bënte me qytetin e Korçës, është vlerësuar sidomos nga shqiptarët si fuqi mbrojtëse. Çka bëjmë, nuk është e mërzitshme, nuk ka asnjë synim territorial në Shqipëri dhe gëzon nga ana tjetër, një autoritetit të padiskutueshëm moral në Ballkan.

Stadi më evolues i Krahinës Autonome të Korçës, në Republikën e Korçës është frut i drejtë për së drejtë i aksionit politik të Themistokli Gërmenjit që në atmosferën e krijuar në Korçën e zbrasur nga ushtritë greke por ende me grekomanë shqiptarë brenda, diti të luajë një Real Politikë të vërtetë duke plotësuar qëllimet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare por edhe interesat e francezëve në rajon. Ishte pikërisht arritja e këtij qëllimi të lartë shkaku i fundit tragjik të Themistokli Gërmenjit. Patrioti shqiptar u vra dhe nuk u pushkatua ligjërisht nga organet e sigurisë franceze sepse pikërisht ishte njeri që me aktivitetin e tij prishi të gjitha skemat e pista të rregullimit të territoreve të pasluftës.

Në vitin 1916-1917, Greqia po përjetonte një dilemë të madhe politike për të hyrë apo jo në Luftën e Parë Botërore përkrah Antantës, vendet e të cilave tradicionalisht kishin sponsorizuar nacionalizmin agresiv grek po të qëndronte neutral për të ndihmuar Fuqitë Qendrore pasi ishte e lidhur kulturalisht dhe politikisht nëpërmjet origjinës së Dinastisë së vet mbretërore.

Në krye të fraksionit pro Antantës qëndronte politikani i rafinuar grek Venizellos, ndjekësit të Megali Idesë dhe hartuesi i politikës së jashme greke të tre deteve dhe dy kontinenteve, ku krahina e Vorio-Epirit (Epirit të Veriut) zinte një vend qendror në mëtimet territoriale greke ndaj Shqipërisë. Për t’i shpëtuar presionit politik të ruajalistëve grekë ai ishte shpërngulur në Selanik ku ishte vendosur dhe Armata Franceze e Lindjes. Republika e Korçës dhe aktet administrative të ngritjes së flamurit shqiptar, hapjes së shkollave shqip dhe pjesëmarrjes së shqiptarëve të dy besimeve fetare në administratën franceze-shqiptare ishin veprime politike që kishin ç’bërë gjithë politikën ekspansioniste greke të më së 30 vjetëve në rajon. Rolin destabiliyues të Greqisë e ka kuptuar dhe një vëzhgues i jashtëm si shte reporteri e gazetari Robert Voutre. Mbërrita në Korçë-shkruan ai- dy muaj pasi ishte shpallur Republika dhe nga të gjitha anët, në mes muslimanëve e ortodoksëve, kam dëgjuar vetëm mirënjohje për Francën. Kuptohet qartë pasiguria e kësaj popullate të vuajtur të Korçës këto katër vitet e fundit. Prej dy muajsh shqiptarët dëshmojnë se ata janë në gjendje të jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin. Mosmarrëveshjet fetare nuk ekzistojnë për arsyen e thjeshtë se nuk ka se kush t’i nxisë. Venizellosi dhe përkrahësit e tij ishin kundërshtarë të rreptë të asaj se çkish ndodhur në Korçë dhe statusit që kishin fituar patriotët shqiptarë në krahinë.

Në Selanik ishte vendosur dhe Esat Pashë Toptani sëbashku me 500 trupa të tij shqiptare që mëtonte se përfaqësonte Shqipërinë dhe ishte rreshtuar përkrah Antantës. Edhe ai ishte një kundërshtar i rreptë i çdo përpekje që delegjitimizonte aksionte e tij politike. Dokumentet historike të shqyrtuara dhe të njohura deri më tash nuk na lejojnë të flasim me siguri për përfshirjen e këtyre dy personazheve në pushkatimin e Themistokli Gërmenjit, por një analizë shkak pasojë na bën të mundur që të sugjerojmë se edhe Venizellosi si dhe Pashai tiranas mund të jetë përfshirë në intrigën politike kundër Themistokli Gërmenjit.

Esat Pasha gjendej vetëm, pa përkrahje nga pothuajse e gjithë klasa dhe elita politike shqiptare dhe kërkonte me ngulm një territor shqiptar ku mund të hynte sërish me luftëtarët e vet dhe prej andej të shpallte qeverinë e vet. Pjesa veriore dhe qendrore e Shqipërisë ishte nën administrimin austriak pas dërrmimit të Serbisë dhe zona jugore shqiptare ishte nën Italinë.

Me të dy këto fuqi ai tashmë nuk kishte më marrëdhenie të mira për ta lejuar që të rikthehej në Shqipëri dhe i vetmi territor ku ai mund të kthehej ishte terriori i Korçës dhe rrethinave të saj ku ishin trupat franceze. Esat Pasha ishte në marrrëdhënie shumë të mira me gjeneralin francez Sarrej dhe aksioni i tij politik përkonte shumë mirë me synimet politike franceze në rajon. Reduktimi i statusit të Krahinës Autonome të Korçës menjëherë pas vrasjes së Themistokli Gërmenjit dhe hyrjes së Greqisë në Luftën e Parë Botërore përkrah Antantës dëshmon se interesat greke dhe franceze përputheshin në rajon.

Sigurisht që fjala e fundit i mbetet shqyrtimit të dosjes së plotë hetimore, të dëshmitarëve për fat të keq shqiptarë në gjyqin me dyer të mbyllura ndaj Themistokli Gërmenjit që duhet të shqyrtohet dhe shikohet nga historianët dhe penalistët. Por një gjë është e sigurtë se Themistokli Gërmenji nuk u pushkatua sepse tradhëtoi për interes të një fuqie tjetër të huaj idealet e mëdha të Republikës Franceze, Liri-Barazi-Vëllazëri por sepse me patriotizmin e tij për Shqipërinë dhe aksionin politik të krijimit të Republikës së Korçës prishi planet politike të Greqisë dhe tutorëve të saj politikë në rajon. 102 vjet pas vrasjes së tij, çështja e Themistokli Gërmenjit duhet sqaruar plotësisht para opinionit publik shqiptar në mënyrë të tillë që organizatorët të mos i shpëtojnë gjyqit të historisë.

Filed Under: LETERSI

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 24
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Përjetë mirënjohës Presidentit historik Doktor Ibrahim Rugova
  • STAMBOUL (1913) / APELI I EQREM BEJ VLORËS, HAIREDIN DIBRËS DHE AHMET DAKLIT NDAJ KOMBEVE TË QYTETËRUARA PËR TË SHPËTUAR SHQIPTARËT NGA SERBËT DHE GREKËT
  • 88-VJETORI I LINDJES SË ETNOLOGUT TË SHQUAR DHE PROFESORIT MARK TIRTA
  • Pozita shoqërore politike e shqiptarëve dhe organizimi i tyre kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826-1856
  • ISMAIL QEMALI DHE ISA BOLETINI
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Përkujtojmë 114-vjetorin e çeljes të së parës shkolle kombëtare pedagogjike në Shqipëri
  • SHKOLLA SHQIPE “ABC ALBANIAN COMMUNITY SCHOOL”, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE TË ANGLISË
  • KËPUCËT E KOHËS…
  • “Ikona madhështore e popullit shqiptar, Isa Boletini”
  • “Merrmëni” e shkrimtarit, poetit, gazetarit dhe kritikut letrar të njohur shqiptaro-amerikan, vjen e përkthyer në gjuhën angleze…
  • NDIKIMI I VENDIMEVE TË KONFERENCËS SË AMBASADORËVE NË PROCESIN E NDËRTIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • FAIK KONICA, SHKRIMTARIT GUILLAUME APOLLINAIRE : “KAM VETËM KËTË GJË TË PËRBASHKËT ME STENDALIN…” (LETRA ORIGJINALE E 20 NËNTORIT 1904)
  • “Lübecker Volksbote”: SHQIPËRIA
  • PORTRETI I HARRUAR I YMER ELSHANIT, APO PAQJA TRAGJIKE E TIJ

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT