Perse Partia e Kryeministrit Rama, bene shurdhin ndaj kritikave te ashpra te ambasades Amerikane ne Tirane pas Raportit te Departamentit te Shtetit per deputetin trafikant? Vertete jane te pafuqishem ata qe ta flakin nga Kuvendi? Fakt eshte sheshit:Deputet i Shqipërisë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion është Arben Ndoka. Dosja e deputetit socialist të Lezhës u publikua më 12 korrik të vitit 2014 nga Partia Demokratike. Ai rezulton i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg nga gjykata e Romës. Edhe pas publikimit të këtij skandali që i tregonte botë se në Parlamentin e Shqipërisë kishte hyrë një i dënuar për favorizim prostitucioni, nga Partia Socialiste nuk pati asnjë reagim. Vetë deputeti, që fillimisht kërcënoi edhe zëdhënësen e PD, Laura Vorpsin (pasi kishte goditur në parlament edhe deputetin e PD Gent Strazimirin) tha se kishte qenë një gabim rinie. Kryeministri Rama, që po përballej me një kërkesë gjithnjë e më të fortë të opozitës për të larguar personat me të shkuar kriminale nga jeta politike dhe institucionet, e amnistoi Arben Ndokën. Ai tha se i kishte kërkuar dëshminë e penalitetit Ndokës, si çdo deputeti tjetër, përpara se ta fuste emrin e tij në listën e deputetëve dhe rezultonte i padënuar. Kur mori vesh që ishte i dënuar, tha se ai e kishte shlyer dënimin dhe se tani ishte qytetar i lirë. Rama u shfaq me Ndokën edhe në fushatën e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Por 1 vit nga publikimi i dosjes, Edi Ramës i duhet të përballet me një prej reagimeve më të forta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me mbajtjen afër të deputetit të dënuar për trafik me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me ardhjen e ambasadorit Lu e kanë shpallur prioritet të tyrin kryesor dekriminalizimin e politikës shqiptare. Nisur nga fakti se njerëz të botës së krimit kanë depërtuar deri në Kuvendin e Shqipërisë, se shumë prej tyre kanë pushtet të madh financiar dhe se mbi shoqërinë shqiptare rëndon pesha e frikës për të denoncuar konkretisht individë me të shkuar dhe të tashme kriminale, SHBA po luajnë një rol vendimtar në çlirimin e shoqërisë nga kjo frikë. Në këtë kuadër duhet parë edhe deklarata e fundit e Departamentit të Shtetit që flet troç për një deputet shqiptar që rezulton i dënuar për trafik të qënieve njerëzore dhe ndërkohë bën ligje për qytetarët shqiptarë. Aq shqetësues është ky fakt sa të nesërmen e raportit të DASH, edhe ambasada e përforcoi këtë fakt duke e cilësuar si “të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve. Shqiptarët kanë të drejtën të kenë përfaqësues të zgjedhur me integritet dhe standarte të larta etike, jo kriminelë”.
SHBA ndoshta nuk kanë bërë deklaratë më të fortë për një shtet demokratik. Shprehja se shqiptarët kanë të drejtë të kenë përfaqësues me integritet dhe jo kriminelë është një shuplakë e fortë për drejtuesit e mazhorancës, që megjithë paralajmërimet e shumta jo vetëm nuk u distancuan nga këta elementë, por edhe kandiduan disa syresh në zgjedhjet lokale. Ky fakt ka qenë një surprizë e hidhur dhe zhgënjyese për ambasadën e SHBA, e cila u investua seriozisht në dekriminalizmin e politikës shqiptare.
Zhgënjimi ndoshta ka filluar që me vendimin e gjykatës së lartë që nuk dënoi deputetët që goditën Strazimirin në Kuvend, duke u dhënë atyre mundësi të mbajnë mandatet e tyre. Njëri ishte pikërisht Arben Noka që akuzohet nga opozita dhe që mendohet se është deputeti i dënuar dikur në Itali për trafik të qënieve njerëzore. Por lapsi.al ka mësuar se ky zhgënjim u shndërrua në shqetësim pasi drejtuesit e mazhorancës dhe vetë kryeministri Rama, ndryshe nga sa kishin premtuar, nuk hoqën dorë nga kandidimi në zgjedhjet lokale i disa inividëve më të kaluar të dyshimtë e që nuk i përmbushnin “standartet e larta etike” për të cilat flet ambasada e SHBA. Jo vetëm kaq, por qëndrimi i Ramës, i cili jo vetëm nuk u distancua por bëri fushatë me këta individë, është përkthyer si një sfidë ndaj angazhimit amerikan.
Deklaratat e DASH dhe ambasadës së SHBA janë me siguri një reagim ndaj kësaj sfide. Ata u drejtohen shqiptarëve duke bërë qartë dallimin mes votës së tyre dhe njerëzve të caktuar nga drejtuesit e mazhorancës. Pavarësisht tentativa të mediave pranë Ramës për ta trajtuar këtë çështje si problem të të gjitha palëve apo të politikës shqiptare në përgjithësi, është e qartë se zhgënjimi amerikan i drejtohet kryeministrit Rama. Ai vërtet nuk e dinte dikur që deputeti Noka kishte një dosje penale në Itali, por edhe kur e mësoi nuk është se mbajti ndonjë qëndrim politik. E njëjta situatë edhe me kandidatët për kryetar bashkie, të cilët sipas Edi Ramës, “kishin ndërruar emrat për efekt dokumentash në Itali”. Tani, pas këtyre deklaratave, kryeministri do të duhej të mbante një qëndrim publik. Në të kundërt, vështirë se SHBA do të heqin dorë nga një betejë që kanë nisur dhe për të cilën shoqëria shqiptare ka sot më shumë nevojë se kurrë.
Hana Shehu mahnit botën e show – biznesit në Amerikë
LOS ANGELOS : Karrieren e filloj si femije 7 vjecare si yll I reklamave te kompanise Aroma ne Turqi e shume kompanive tjera te modes per femije. Si tinejxhere vazhdoj te na mahnite me talentin e prezantueses per vite te tera ne emisionin TEEN ne Radio Televizionin e Kosoves.
Ky ishte nje nder emisionet me te shikuara te RTK mu per shkak te kombinimit te prezantimißt me aktrim nga ana e saj dhe koleges Donika Hysenit. Ishte aktore mysafire ne serialin “Familja Moderne”, e kendoj kengen “ Mos trokit ne zemren time” qe I theu te gjitha rekoreded e degjuesmerise aso kohe, ndau cmime ne Video Fest, shkruajti editoriale per revista prestixhoze sikurse Grazia, Iliria, si modele u be fytyra kryesore e City Parkut e shume aktivitete tjera. Te gjitha keto ne moshen minore.
Me pastaj studion ne kolegjin prestigjoz Griffith College ne Irlande dhe dekorohet me diplome nderi ne gazetari dhe media vizuale. Si talent I rrale I propozohet producentit te Pussycat Dolls, George Michael, TaTu etj Denis Ingoldsby ne Londer ku punoj si eksperte e video produkcioneve duke arritur qe ne nderkohe te vie ne Kosove si producente ekzekutive e reality show “ Kemi Pune per Ju” e ti mledh yjet me te medha te estrades Kosovare per kengen humanitare “ Hand to Hand” e shume projekte tjera.
Talentet e saja te shumta ne show biznes si modele, aktore, rexhisore, fotografe etj bejne qe ajo te kontaktohet nga producente dhe fotograf te njohur nga Amerika.. Ne te njejten kohe Hana eshte edhe kreatore e aplikacionit
“ Journaliser” per te cilin eshte kontaktuar nga nje mori investitoresh dhe eshte ne faze te negociatave.
Hana po e vazhdon karieren e saj ne mes te New York-ut dhe Los Angeles-it ku edhe ftohet si mysafire nderi ne Komune, City Hall. Se fundmi ishte si aktore mysafire ne fimin e rexhisorit Lee Percy, fitues i Emi Award bashke me aktorin shiqptar Praq Rado ne filmin “ The Waiter”, poashtu nga qindar modele perzgjedhet si fytyra e fotografit artistik Rez Ones dhe stilistes dhe artistes se kompanise se modes Channel, Boogie Tochigi per ekspoziten Gallery Pop Up Art Exhibition, qe mbahet keto dite ne New York.
Ne te njejten kohe ne rrafshin humanitar tubon yjet shqiptare ne SHBA dhe ben verzionin e dyte te kenges humanitare “ Hand to Hand” dhe behet anetare e UNICEF volunteers .
Ne nderkohe eshte ne faze pregatitjeje per disa projekte filmike me emra te medhenj te botes kinematografike te Hollywoodit.
E pyetur nga toskanapress.info se kur do ta vizitoj Kosoven, ajo u pergjigj: Ne Kosove i kalova vitet me te bukura te jetes dhe atje i kam miqet me te dashur. Per shkak te angazhimeve te shumta nuk mund te vizitoj Kosoven shpejt por me rendesi eshte se Kosova eshte perhere ne zemren dhe planet e mia, ne cdo rast te mundshem e promovoj ate. Kudo qe jam dhe e pyetur nga gazetaret dhe producentet per prejardhjen time me mburrje dhe krenari them: jam shqiptare. /B.S/
Riviera shqiptare, një parajsë me plazhe mahnitëse
“Plazhe të bardha tërësisht bosh me ujë të kristaltë ngjyrë blu, ushqime të freskëta deti, bakllava dhe verë e zonës; për të mos folur për çmimet aq të ulëta sa e bëjnë Tajlandën të duket e shtrenjtë – a nuk është juglindja e Europës thjesht e mrekullueshme?”
Kështu e nis shkrimin e saj Silvia, një blogere mjaft e njohur amerikane e cila ka vizituar mbi 100 shtete në të 5 kontinentet në dy vite. Habia dhe mrekullimi i saj me Shqipërinë vazhdon në çdo paragraf e fotografi të shkrepur, duke e përshkruar vendin tonë kështu:Prit. Europë?
Duket gati e pamundur në fakt të gjesh një parajsë me plazhe të tilla në Europë këto ditë, aq më pak që të jenë kaq të përballueshme ekonomikisht. Po, kjo është pikërisht ajo çfarë të ofron riviera e Shqipërisë!
Ndoshta nuk është vertet e gjitha e pazbuluar, por në muajin qershor unë dhe Dan mundëm të vizitonim pothuajse të gjitha plazhet vetëm për vete.
Pasi rashë në dashuri me Rivierën shqiptare vitin e kaluar, mezi prita të rikthehesha sërisht – këtë vit me një makinë! Pasi pata kaluar disa ditë në plazhet e Sarandës, Ksamilit, Himarës dhe Vlorës (gjithashtu vizitova dhe Lazaratin, por kjo është një tjetër histori..), këtë herë vendosa të eksploroja çdo qoshe të Rivierës për të zbuluar vendet më të bukura sekrete ku mund të bëhej plazh.
Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë bëra!
Saranda është qyteti më i madh përgjatë vijës së Rivierës Shqiptare, megjithëse me rreth 30 mijë banorë nuk është mjaft i madh. Por ky qytet është padyshim destinacioni kryesor i turistëve që duan të vizitojnë Rivierën, – nuk është më i miri për plazhe, por është një bazë e shkëlqyer nga ku mund të eksplorosh plazhet përreth, ashtu si dhe destinacione të tjera turistike si Butrinti, gërmadhat e një qyteti antik të vendosur në një pyll të dendur.”
Përshkrimi i blogeres Silvia është i mbushur plot detaje të veçanta ndërsa e ngre vendin tonë në piedestal për të gjithë bukurinë e pabesueshme dhe kënaqësinë që të ofron. Ajo që nuk lë shpesh pa përmendur janë çmimet e lira, teksa i krahason me ishullin e Korfuzit që ka të njëjtin det dhe paguhet 3-fishi i plazheve në Shqipëri.
Ndërsa flet me superlativa për mikpritjen e hoteli ku ka qëndruar, shpjegon se Ksamili, Syri i Kaltër dhe udhëtimi fantastik nga Saranda drejt Himarës e Butrintit ishin momentet më mbreslënëse të udhëtimit të saj, duke ja rekomanduar atë të gjithëve, si një vend që duhet vizituar me patjetër!
Linku i blogut per më shumë detaje të udhëtimit të Silvias, e cila i ka kushtuar mjaft artikuj vendit tonë, gjithashtu dhe Tiranës:http://www.heartmybackpack.com/blog/travel-albania-beach
E thoshte Konica ….
E thoshte Konica ….
Nga Fahri Xharra/
E thoshte Faik Konica: “ Ne do t`ishim populli më i madh nëBallkan, por atëherë nuk do t`ishim shqiptar!” . Me shkoi mendja ta pyesja atje ku është në amshim : ‘ Pese e thoshte këtë ?
Por kur sot po ballafaqohemi me të njejtat mendjemarritë e gjakut të shprishur, nuk ia turbullova gjumin e përjteshëm , se i gjori ka ikur nga jeta duke menduar që pas tij do të vijnë shqiptarët që do të jenë më kthjellët nga mendja , që do të mbushen mend se çdo gjë që ka ndodhur. Dhe ato që po ndodhin me ne , fajtorë jemi ne . Jemi ne ata që ende nuk u mbushëm mend se si të mendojmë , të ndajmë mikun nga armiku, të ndajmë egjëren nga gruri . E dini egjrën, ju “gjenerata e eurokremit”? sigurisht që jo, se faji është tek prindi, tek familja , tek shkolla që nuk ju bëjnë të diur se egjëra është po ashtu “drith”; po në sasi të mëdha është halucinativ dhe të bardhën ta bën të zezë e humnerën ta hijeshon që të duket si uji në “ hamamet e sulltanëve “ plotë nxehtësi “ e freskinë ta sjellin me krihet e shpendëve egzotik të lëvizura lehtaz nga duar e virgjëreshae të kësaj bote .
Faik Konica e kishte pasur të qartë që ne vazhdimisht do të ballafqohemi me idenë “ sa mirë që jemi më të mëdhenj në Ballkan ! “ Shembulli më i freskët që iu plotëson dëshirën e ëndërrimtarëve është loja e Georgievskit me ne “ Ish-kryeministri i Maqedonisë, lideri i VMRO-Popullore, Ljubço Gerogievski, ka thënë se në censusin e vitit 2021, maqedonasit do të jenë pakicë në Maqedoni.Në një intervistë për TV +, Georgievski tha se Maqedonia do të bëhet shteti i katërt me popullsi shumicë myslimane në Evropë, pas Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës.” E shifni se sa largë gjuan një patriot sllav ( po ,po patriot për kombin e vet) ? Thuase e ka lexuar Konicën . Ndoshta edhe po .
Pra …..” Maqedonia do të bëhet shteti i katërt me popullsi shumicë myslimane në Evropë, pas Shqipërisë, Kosovës …..”
Mendoni mirë !
Fahri Xharra ,18.07.15
Gjakovë
Vlera të vyera tradite dhe bardh e zi në psikën e sotme Citime nga Sami Repishti
Pergatiti: Anton CEFA/
“Gjatë shekujve, Shqipëria ka dhanë shembuj të naltë vlerash morale, të cilat janë të mundshme vetem në nji popull që kultivon këto vlera.
* “Thelbi i rezistencës kundër të huejit ka qenë tradita shqiptare për liri dhe mbrojtje të tokës-nanë – si pronë private dhe si atdhe- qoftë edhe me çmimin e jetës.”
* “Kemi sot nji boshllek të madh shpirtënor e moral që duhet mbushë dhe sa ma shpejt me vlera morale të trashëgueme si nderi, besa, burrënia, mikpritja, solidariteti kolektiv i fshatit dhe qytetit, e natyrisht dashunia për nji liri të vërtetë, jo të egër e primitive.”
* “Me ardhjen e rregjimit komunist në Shqipëri, nandor 1944, diçka themelore, boshti i trashëgimisë shqiptare, tradita e jonë kombëtare, u thye në mënyrë të pareparueshme!”
* “Shpesh kam pershtypjen se gjatë atyne ditëve nji epokë e re filloi në vendin tonë – epoka e anti-traditës kombëtare shqiptare,- epoka që jo vetem e perbuzi atë, por ngulmoi me eliminue nevojën dhe me zhdukë sensitivitetin popullor per atë, e punoi sistematikisht me e vra. Ato ditë, u pa qartë ndryshimi i madh që erdhi në vendin tonë, dhe në marrëdhanjet e mia me botën shqiptare që njihsha që në vitet e para të rinisë shkollore. Pak nga pak, kuptova se ishe “i merguem” në vendin tim…e ma vonë, i urryem!”
* “Në Shqipërinë komuniste u pushkatue ai që nderoi mikpritjen, u burgos dhe u vra ai që ruejti nderin ma shumë se jetën, u torturue egersisht ai dhe ajo që burrënisht nuk pranuen me shpifë per shokun ose të panjohunin; u internue shqiptari që mbajti besën e dhanun, ose bashkëshorti- grueja sidomos- që nuk tradhëtoi burrin . . .”
*“Në vitin 1991, kur pushteti komunist u çthur pa shpëtim, ish të persekutuemit demokratë e të shpronësuemit me dhunë nuk perqafuen urrejtjen e ngritun në shkencë nga komunistët, por faljen e fajit dhe frymën e pajtimit, tue shpresue në drejtësine ligjore-që i zhgënjeu randë! Ky akt fisnikërie supreme do të provonte persëri forcën e traditës shqiptare të trashëgueme nga e kaluemja e jonë, e që nuk ishte shue plotësisht.
*“Dalja në skenë e kaosit të frikshëm, në vitin 1991, ngjau në nji Shqipëri të çveshun nga vlerat morale të traditës kombëtare të trashëgueme ma parë dhe të atyne të fitueme ma vonë gjatë viteve të kontaktit me Europën e Perëndimit. Çdonjeni kerkonte plotësimin e nevojëve dhe të dëshirave, dhe menjiherë. ‘Këtu dhe Tani!’, nga nji autoritet i papergatitun e me mjete të kufizueme. Respekti per ligjin kishte zbritë poshtë si rrjedhim i arbitraritetit 45 vjeçar komunist. ‘Shteti’ shikohej si anmiku kryesor, e jo si mbrojtës i qytetarëve. U krijuen konditat e reja: ose me u largue prej vendit, ose me u pasunue sa ma shpejt dhe me mjetet ma të paligjëshme. E para shterroi “trunin” dhe energjinë e vendit, dhe e dyta institucionalizoi korrupsionin që vashdon i pa frenuem.”
*“Ajo që duhej ba që në ditët e para të demokracisë së re- vlerësimi i së kaluemes, dënimi i saj, dhe hudhja e themeleve per nji ‘shtet’ e ‘shoqëni’ të re që do të paraqitej si anti-tezë e plotë e sistemit komunist nuk ngjau. Në vitin 1991, Shqipëria humbi shansin e madh me rihye në histori si shtet demokratik dhe i qytetnuem.”
- « Previous Page
- 1
- …
- 353
- 354
- 355
- 356
- 357
- …
- 431
- Next Page »