nga Mimoza Dajçi/
Ndihesh vërtetë mirë brenda vetes kur gjatë jetës tënde ke patur mundësi të bësh diçka të mirë, sado të vogël në dobi të dikujt që ka nevojë për mirësinë tënde. Një fenomen i tillë dashamirës u prek dukshëm pak ditë më parë në Bronx në rrugën e quajtur “Mother Teresa”, ku emigrantë nga komunitete të ndryshme përfshi edhe shqiptarë u mblodhën për të sistemuar e paketuar materialet e grumbulluara që do të nisen në Shqipëri në zonat e përmbytura.
Njerëz të grup moshave të ndryshme pleq e fëmijë, të gjithë të proekupuar për të dhënë ndihmesën për popullsinë shqiptare në jug të vendit. Si bletët punëtore, në linjë zinxhir bëhej sistemimi e paketimi i rrobave e materialeve humanitare dhuratë nga banorët përreth New Yorkut e New Jersit.
Mbi 250 kuti kartoni të përmasave 16 me12 inch, u mbushën me rroba të palosura për gra, burra e fëmijë, lodra, përveç pakove me lodra e mjete didaktike që u sollën nga New Jersy, donacione të veprimtarit të njohur Gani Perolli. Ai dhuroi gjithashtu edhe një sasi biçikletash – scoter për fëmijë, ku mbi kutitë e tyre me gërma të mëdha shënuam se, tre nga këto biçikleta mundësisht tu dërgohen fëmijëve që humbën nënën e tyre nga kjo katastrofë natyrore në Novoselë të Pogradecit.
Ndihma dhe mbështetje ofruan Zyra e Governatorit në New York Andrew Como, Presidenti i Bashkisë Ruben Dias Jr, Senatori Jef Klain, Senatori Gustavo Rivera, Assamblyman Mark Gjonaj, Kordinatoria Ekzekutive e Zyrës së Assamblyman Mark Gjonaj – zonjusha Nathalia Fernandez, Lideri i Partisë Demokratike për Distriktin 80 në Brorx Joseph McManus, Konsulli James Vacca, Konsull Member Hon. Ritchie Torres, Allerton Ave, Morris Park Association, Apple Bank Pelham Parkwy, skenografi Astrit Tota, etj.
Edhe fëmijët, pjesëmarës në këtë aksion bamirës në Bronx, duke parë përkushtimin e prindërve përveshën mëngët e përpiqeshin me të gjitha mënyrat për të përshpejtuar këtë proçes. Të qeshur e të gëzuar ecnin e vraponin nga njeri cep i sallës tek tjeri, vendi ku ndodheshin ndihmat, duke u ofruar ujë apo diçka tjetër më të rriturve.
Ndihmat u grumbulluan në hollin e një pallati ne Bronx. Edhe Emanueli, djali i vogël me aparatin fotografik në qafë bëri çudirat e veta, fotot e realizuara prej tij dolën qartë e bukur. Dukej tepër i ngarkuar, punë të cilën e kreu me sukses, dhe aparatin e shkrepte sa herë që ia kërkonte “profesioni si fotograf”. Një qenush me emrin Fluffy sillej rrotull Anabellës e Danielit duke ia bërë më të këndshme atmosferën vogëlushëve. Fëmijët bënë foto me Fluffy-n, kujtim nga kjo ditë, ku do të nisnin lodra për bashkëmoshatarët në Shqipëri. Anabella gjashtë vjeçare piktorja e ardhshme së bashku me vëllain e saj të vogël Danielin e ledhatonin Fluffy-n, i jepnin diçka për të ngrënë, ndërsa ky i fundit kënaqej nën shoqërinë e tyre.
E tek i shikoje fëmijët ashtu gjithë zell e pasion mendja të shkonte tek puna mrekullueshme e prindërve për të edukuar tek ata ndjenjën e dashurisë e sakrificës pēr këdo që është në hall. Pozitiviteti që transmetoi tek fëmijët ky mision human është shumë domethënës, pasi kultivon tek brezat e ardhshëm ndjenjën e atdhedashurisë e ndihmës reciproke. Jeta ka avantazhet e saj por edhe shumë të papritura, prandaj është e rëndësishme që këto nisma duhet të përkrahen e të gjejnë mbështetje të gjerë.
Drejtuesit kryesoë të organizatave Pelham Parkway Neighberhood Association, Shoqata Shqiptaro Amerikane “Duart e Hapura” dhe Organizata e Grave Hope & Peace” – Edth Blitzer, Aleks Nilaj e Mimoza Dajçi falenderuan vullnetarët, median, fëmijët e vegjël, si dhe bisnesmenin e palodhur Tony Musaj për drekën e shtruar me ushqime tradicionale shqiptare.
Sipas tyre këto ndihma vërtetë nuk do të mbyllin përfundimisht plagët e të mbijetuarve, por ata besojnë se solidarizimi është i dobishëm e do të lehtësojë sado pak dhimbjen e tyre.
Prania e Assamblyman Mark Gjonaj me stafin e tij, i gëzoi së tepërmi pjesëmarësit, i cili vlerësoi punën e ekipit organizativ e njerëzve të mirë që shpenzojnë kohën e tyre për kauza jetësore. Veprimtaria u mbulua nga mediat shqiptare dhe “Bronx Times”.
Foto: Emanuel Musaj
Mars 2015, New York
Ambasadori Donald Luu, zhvilloi takime me APEN dhe NAAC
APEN :Ne diskutuam shumë tema, duke përfshirë qëllimet tona të përbashkëta të transparencës dhe të zhvillimit, si dhe mundësitë për bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet komunitetit tonë në SHBA dhe Ambasadën amerikane në Shqipëri.”/
Nga Beqir SINA, New York/
NEW YORK : Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Donald Luu, këto ditë ka mbajtur disa takime me komunitetin shqiptarë në Uashington dhe zonën e Tri-Shtetshit në qytetin e Nju Jorkut. Burime nga komuniteti thanë se dje ai u takua një grup përfaqsuesish nga komuniteti shqiptarë në Uashington.
Kurse, mbrëm më 23 Mars, ambasadori Donald Luu, është takuar me organizatën e Rrrjetit të Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikan APEN, kështu të paktën thuhet në portalin e APEN-it, në rrjetin social facebook ku ata shkruajn se kane qenë krenare për t’u takuar me Eksellencën e Tij të Nderuarin – Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Donald Luu.
Në postim e një fotografie të përbashkët, organizata APEN me bazë në Nju Jork, thotë se :’ Ne diskutuam shumë tema, duke përfshirë qëllimet tona të përbashkëta të transparencës dhe të zhvillimit, si dhe mundësitë për bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet komunitetit tonë në SHBA dhe zyrën e tij në Shqipëri.”
Gjithashtu, ata me këtë rast përcjellin shumë faleminderime për ambasadorin Luu për idetë e tij, përpjekjeve dhe kohës që ka marrë për t’u takuar me përfaqësuesit e Rrjetit të Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikan APEN, shkruajn ata, teksa kan publikuar një foto në grupin pjesëmarrës të kryesuar nga presidentja e re, Mediha Kosovrasti – Gega.
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Donald Luu, nga fotograftitë e publikuara në rrjetin shoqërorë facebook , shifet se ka pasur edhe një takim me një grup veprimtarësh të komunitetit shqiptarë në zonën e Tri-Shtetshit në qytetin e Nju Jorkut.
Takim ky ku kan marrë pjesë veprimtarët e komunitetit Harry Bajraktari, Avni Mustafaj, Martin Shkreli, Sal Rusi, Adrian Neritani, dhe gazetari i TV21 Hali Mula.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Donald Luu, është një diplomat me më shumë se 20 vjet karrierë, dhe prej janarit ka zënë vendin e Ambasadorit Alexander Arvizu.
Donld Lu, është bërë pjesë e Shërbimit Diplomatik Amerikan që në vitin 1990. Më parë se të merrte detyrën e ambasadorit në Tiranë , ai ka pasur postin e Ambasadorit në Nju Delhi të Indisë. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme të Shërbimit Diplomatik Amerikan, në Pakistan, Indi, Gjeorgjia, Kirgistan, Azerbajxhan dhe Uashingtonit.
Donald Lu mori postin e Ambasadorit në Nju Delhi dhe kjo ishte detyra e dytë e tij në Indi, pasi kishte punuar më parë si asisent i stafit me ambasadorin, Frenk G. Uisner ish kryesuesin e bisedimeve për Kosovën .
Donald Lu ka lindur në Kaliforni. Ai është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.
Organizata me e re Shqiptare në SHBA – Shokë Klase Përgjithmonë
Një organizatë, studentëve shqiptarë në SHBA – jo-fitimprurëse e përkushtuar për të ofruar mbështetje për fëmijët dhe të drejtat e njeriut, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malit të Zi, Luginën e Preshevës, duke i ndihmuar ata dhe dhënë mjete shkollore për ata që jetojnë në varfëri ekstreme përpara dhe gjatë vitit shkollor ku ata mësojnë./
Nga Beqir SINA New York/
NEW YORK CITY: “Shokë Klase Përgjithmonë”, e cila është e përkthyer nga Anglisht ““Classmates Forever” organizata më e re shqiptare, që figuronë në listën e shumë organizatave dhe shoqatatve shqiptare në SHBA. Në rrjetin social të internetiti kjo organizatë ka faqen e saj ku ajo thotë se është një organizatë jo-fitimprurëse e përkushtuar për të ofruar mbështetje për fëmijët dhe të drejtat e njeriut, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malit të Zi, Luginën e Preshevës, duke i ndihmuar ata dhe dhënë mjete shkollore për ata që jetojnë në varfëri ekstreme përpara dhe gjatë vitit shkollor ku ata mësojnë. Megjithatë, kjo është diçka që ne, thonë ata nuk mund t’a bëjmë vetëm, pra edhe pa ndihmën tuaj si komunitet, andaj sipas tyre kjo është edhe arsyeja pse “Shokë Klase Përgjithmonë”, kërkojnë ndihmën e shqiptarëve të tjerë në Amerikë. Duke bërë kështu, atë dhe qëllimin e tyre pra, që të ndërtojë një Exchange Hope mes shqiptarëve në Amerikë dhe të atyre në vendlindjen e tyre – në atdheun tonë.
Simbas tyre, thuhet se Atdheu ynë është një nga vendet më të varfra në të gjithë Evropën me 25% të familjeve që jetojnë në kufirin e varfërisë absolute prej 1.42 euro në ditë, dhe viktimave ekstreme të varfërisë të cilët jetojnë në kufirin e të ardhurave 0,94 € në ditë. Gjysma e personave në varfëri janë ata nën moshën 21. Ne e pranojmë këtë si një problem që duhet të trajtohet me shumë seriozitet nga të gjithëne , menjëherë. Ne mendojnë se mënyra e vetme për të luftuar këto statuse shkatërruese ekonomike dhe sociale është përmes edukimit. Arsimi është një mjet i fuqishëm që do “karburant” për të nxjerr udhëheqësit e të ardhmes dhe suksesin e ardhshëm të Atdheut tonë.
“Shokë Klase Përgjithmonë”, në faqen e saj të portalit elektronik thotë se:’ Ne do të mbështesim të sistemit arsimor, duke siguruar studentët që jetojnë në varfëri të skajshme me të domosdoshme për të ndjekur shkollën. Kjo përfshin çantat e shpinës për nxënsit, stilolapsa, lapsa, fletore, ngjyra, shënuesit, kalculators, dhe të tjera paisje shkollore. Duke vepruar kështu, ne shpresojmë që të sigurojmë që çdo nxënës ka një mundësi të barabartë në arsimim. Çdo ndihmë financiare që do të japëm të paktën edhe për një fëmijë për mundësinë për të marrë një arsim të duhur, duhet të dimë se është një fëmijë më shumë që ka potenciale për të i shpëtuar varfërisë, dhe ngjitur rrugët e suksesit në të ardhmen.
Andaj, organizata “Shokë Klase Përgjithmonë”, parashikon një botë, ku në të, çdo fëmije i është dhënë një mundësi për të kërkuar dhe për të arritur potencialin e tyre më të lartë përmes një drejtimi të duhur dhe një edukim solid, kështuqë çdo ndryshim ndjek një ndikim, Shokët e klasës Përgjithmone do të krijojë ndikime pozitive të pafund gjatë gjithë sistemet e arsimit të tonë, në vendlindje- vend origjinën tonë duke i bashkuar shqiptarët në Amerikë dhe ata në Atdhe. Fokusi i kësaj organizate, thuhet në fund është që të lidhen këto dy grupe, duke mundësuar njerëzit tanë dhe vendin tonë për të mbushur një herë e përgjithmonë me shpresë e kurajo për suksese në të ardhmen e fëmijëve shqitarë.Për të ofruar mbështetje për fëmijët dhe të drejtat e njeriut, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malit të Zi, Luginën e Preshevës,
Themeluesit: Shokët e klasës Përgjithmone ““Classmates Forever”
Lendita Hoxha dhe Zamane Bodini/
Zamane Bodini është një Analist Research Equity në “Gabelli Asset Management”. Ajo u diplomua nga Fordham University në maj të viti të kaluar me një diplomë në degën e Financave dhe një specializim në Vlerën e Investimeve. Gjatë kohës së saj në Fordham, ajo ka punuar me disa organizata jo-fitime dhe ajo mori lëndë zgjedhore në punë sociale. Për shkak të qasjes së saj akademike dhe përsosmëri dajoka marrë praktikë me shërbimet e komuniteteve, ajo u nderua me një çmim nga shoqata e cila eshtë edhe anëtare e saj – Boyle’s Honor Society , një shoqëri e themeluar mbi parimet e duke bërë më shumë për të tjerët dhe arritjen e më shumë në çdo gjë fushë. Zamane ka inkoperuar edhe në Financial Services Volunteer Corporation, një organizatë jo-fitimprurëse që ka punuar me Bankën e Shqipërisë për të forcuar sektorin financiar shqiptar.
Promovimi i përsosmërisë së arsimimit të marrë që nga shkolla fillestare janë pjesë nga e kaluara e Dibranes Zamane Bodinit, të cilat ajo tani me organizatën më te re shqiptare të studentëve në SHBA,Shokë Klase Përgjithmonë (Classmates Forever ) , ajo do të i vazhdojë të qenë pjesë e të ardhmes së saj ku ajo punon për të ndihmuar në forcimin e të ardhmes të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në varfëri të skajshme .
Lendita Hoxha/
Pas diplomimit nga Universiteti Fordham me një diplomë në Ekonomi ka marrë një Diplomë në shkallë më të vogël në Matematikë, Lendita Hoxha aktualisht shërben si një Kontabiliste dhe Auditori në Group PMX. Një nga përvojat e saj më të hershme të punuar me fëmijët që ishin në rrezik nga varfëria erdhi me stazhin e saj- praktikën saj në Departamentin e Mësimore për Mbështetje në Shkollat Publike Yonkers Nju Jork, ku ajo ka ndihmuar në zhvillimin e një programi veror për shkollat e qytetit. Si një universitare, Lendita gjithashtu ka kryer hulumtime në përvojat e luftës të garve emigrante shqiptaro të emigruara vitet e fundit sidomos atyre që erdhën nga lufta në Kosovë. Ajo më vonë ka ndjekur pasionin e saj në Prishtin, Kosovë ku ajo ka inkoperuar për distriktin shkollor lokal dhe ka punuar me nxënësit të cilët jetonin në nivele ekstreme të varfërisë.
Me njohuritë e saj të sistemeve të qeverisë dhe të shkollave të Kosovës, si dhe atë të kontabilitetit jofitimprurëse, Tropojania Lendita shpreson që me organizatën Shokë Klase Përgjithmonë (Classmates Forever ) ajo dhe shokët e shoqet e saj do të vazhdojnë zgjerimin me më shumë rinj shqiptarë në Amerikë, dhe zgjerimin e mundësive për studentët që do të përfitojnë nga ndihmat e tyre.
TAKIM ME AMBASADORIN FERIT HOXHA
Ambasadori i Misionit Shqiptar pranë OKB-së Z. Ferit Hoxha u premtoi përkrahje organizatave Shqiptaro Amerikane/
nga Rexhep Myftari, New York/
Organizatat Shqiptaro Amerikane “Shprese & Paqe” dhe “Duart e Hapura” pas takimit me Konsullën e Republikës së Kosovës në New York Znj.Vlora Çitaku, takuan edhe Ambasadorin e Misionit Shqiptar pranë OKB-së Z. Ferit Hoxha me ç’rast njoftuan Ambasadorin për mbarëvajtjen e projektit dhe kërkuan mbështetje në aspektin e gjetjes së lehtësive rreth transportit dhe logjistikes së ndihmave të mbledhura për të përmbyturit në Shqiperi.
Përfaqesuesja e Women’s Organization “Hope & Peace” Znj. Mimoza Dajçi dhe perfaqesuesi i organizates “Open Hands” z.Aleksander Nilaj njoftuan Ambasadorin Hoxha rreth te arriturave të deritanishme.
Znj. Mimoza Dajci pasi bëri një ekspoze të perpjekjeve të organizates që ajo drejton mbi dhunën në familje ndaj grave dhe mbrojtjen e të drejtave të saj e fëmijeve, ku në shumë raste dora e kësaj organizate ka luajtur një rol kyç për zgjidhjen e konflikteve u ndal edhe tek projekti humanitar i grumbullimit të ndihmave që po pregatisin për ti dërguar në shqiperi në zonat e permbytura nga lumenjtë.
Aleksander Nilaj ngriti kerkesen për perkrahje nga Ambasadori dhe theksoi se muaj me parë kur një aktivitet i ngjashem ishte organizuar për të përmbyturit në Bosnje, kërkesës së z.Nilaj i ishte përgjigjur pozitivisht Ambasada Turke e cila kishte bartur të gjitha ndihmat nga New York-u për në destinacion në Bosnje. Me tej z.Nilaj theksoi se projektit për ndihmë të përmbyturve në Shqipëri i janë përgjigjur shumë bashkëatdhetare në mesin e te cileve duhen të theksohen znj. Eleni Troja, z.Gani Perolli dhe Tush Musaj, Astrit Tota, Lideri i Partise Demokratike per Distriktit 80 Joseph McManus, Marilyn Anderson, Majfturie Daci, Xhani Demaliaj, e tjerë, te cilët ndihmuan projektin që në ditet e para.
Gjatë takimit u njoftua Ambasadori se deri tani janë grumbulluar rreth 200 paketa me veshëmbathje, materiale higjeno – sanitare, mjete didaktike, lodra për femijë dhe sende të ndryshme për nevoja elementare për të përmbyturit.
Ambasadori Hoxha falenderoi tre organizatat per bujarinë e gatishmerine e treguar për të ndihmuar njerëzit në nevoje si dhe e mirëpriti qysh në fillim bashkepunimin. Ai theksoi se do të bëj gjithçka është e mundur që ti ndihmoj këto organizata në realizimin e këtij projekti humanitar që ndihmat e grumbulluara të arrijne sa më shpejt në destinacionin e duhur në Shqipëri.
Nje Mbremje e paharuar ne Jacksonville, Florida
Nga Diana Dervishi(Male)/
Festa nderkombetare e grave mblodhi edhe kete vit si edhe disa vite me radhe grate nenat motrat dhe vajzat e Jacksonvilles fale nje organizimi te bere me mjaft kujdes nga zonjat e ndruara Shpresa Gallaj Mimoza Papa dhe Andonela Nedelli.
Mbremja u zhvillua ne nje nga ambientet e “Holiday Inn” ne Baymeadows ku pjesmarja e madhe prej 210 nena , motra , e vajza kishte mbushur gjithe sallen.
Te ftuar ishin kengetari i talentuar i njohur tashme si ne Shqiperi dhe ne diaspore Frederik Ndoci i cili me nje repertor te larmishem mbajti sallen ne nje atmosfere festive nga fillimi I saj ne buzembremje e deri ne oret e vona.
Ne mbremje u kercyen vallet tona tradicionale aq te bukura te te gjitha krahinave , si devollice , napoloni, kajtushka etj po ashtu edhe edhe valle tashme te njohura si vallja e Pinguinit apo lambada te perzgjedhura nga DJ i ftuar ne mbremje dhe te shoqeruara me klarineta apo saksofon nga instrumentisti Z.Agron Gruda.
Nje pjese e te ardhurave si dhe kontributi individual qe u mblodh u dha per bamiresi nje nene te re e cila sapo kaloi nje semundje te rende .Ajo ndodhej aty se bashku me beben e saj te porsalindur.
Salla e mbushur plot ne te dyja anet gezonte dhe festonte duke vallezuar a kenduar ne kete mbremje nen tingujt e muzikes se bukur ametare
Ky aktivititet u regjistrua ne video nga kameramani dhe fotografi Piro Raspopi i cili gjithmone ka qene prane gezimeve dhe shume festave te tjera shqiptare duke i arkivuar ato ne “ Borova Tv and Photography”
Me perfundimin e ketij aktiviteti dukej qarte urimi i perbashket :
“ Keshtu u mbledhshin gjithmone shqiptaret kudo jane neper bote”
- « Previous Page
- 1
- …
- 253
- 254
- 255
- 256
- 257
- …
- 337
- Next Page »