– Ftojmë degët e tjera që t’i përgjigjen shembullit të degës së Miçiganit dhe të hyjnë në garë me të për të rritur anëtarësinë. Në mënyrë individuale kësaj gare, të anëtarësimeve të reja, i prinë anëtari i këshillit të Vatrës, Mehmet Kadria, i cili i solli Vatrës 10 anëtarë të rinj në ditëlindjes e 106-të të Federatës. A ka ndonjë vatran që ti përgjigjet garës së Mehmet Kadris? Nëse po, gazeta Dielli do ta publikojë shembulline tij menjëherë.
Kryetari i degës së Vatrës në Miçigan, z. Mondi Rakaj, dërgoi me 30 qershor anëtarësitë e fundit, që kishin mbetë pa u shlyer. Siç ka informuar gazeta “DIELLI” kjo degë kishte dërguar pagesat për 12 anëtarë(me listat emërore dhe me adresat) qe mars, ndërsa me 14 Maj 2018 dërgoi pagesat dhe listën e anëtarësisë edhe për 11 veta, ndërsa me 30 qershor erdhën listat e plota dhe çeqet e firmosur që me 30 maj 2018 për 52 anëtarë. Në tërësi dega e Vatrës në Miçigan ka në evidencë 75 anëtarë. Është dega që prinë në krye të të gjitha degëve. Përgëzime për punën e mirë që bën bordi drejtues i degës së bashku me kryetarin e saj Mondi Rakaj, me anëtarin e Këshillit të Federatës VATRA, z. Alfons Grishaj.Nje vlerësim i veçantë ia drejtojmë vatranit veteran të Miçiganit, z. Kujtim Qafa, i cili e ripërtëriti anëtarësinë për vitin 2018. Përgëzime vatranëve të Miçiganit, që ashtu si gjatë të gjithë historisë të kësaj dege, ka qenë në krye të vatranëve. Është po kjo degë që e ka suportuar më së shumti Gazetën Dielli, veçanërisht në edicion special të 28 nëntorit. Në vend të dytë deri tani është dega e Vatrës në Tampa me 41 anetare.
Ftojmë degët e tjera që t’i përgjigjen shembullit të degës së Miçiganit dhe të hyjnë në garë me të për të rritur anëtarësinë. Në mënyrë individuale kësaj gare, të anëtarësimeve të reja, i prinë anëtari i këshillit të Vatrës, Mehmet Kadria, i cili i solli Vatrës 10 anëtarë të rinj në ditëlindjes e 106-të të Federatës. A ka ndonjë vatran që ti përgjigjet garës së Mehmet Kadris? Nëse po, gazeta Dielli do ta publikojë shembullin e tij menjëherë.
U tërhiqet vëmendja degëve që nuk i janë përgjigjë thirrjeve të njëpasnjëshme të Kryesisë. Këmborët bien për ata që kanë vesh!…
Dega e Vatrës në Michigan është dalluar edhe për veprimtaritë e organizuara, sic ishte bashkëpunimi dhe bashkëorganizimi me komunitetin e Michiganit i veprimtarive për 550 vjetorin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Dega e Vatrës në Michigan ka marrdhënie mjaft të mira edhe me senatorin Gary Peters. Po ashtu dega ka mbështetur veprimtaritë e organizuara nga Qendra, sic ishte pjesmarrja së bashku me familjet e tyre në Mbrëmjen gala të 106 vjetorit të Ditëlindjes së Federatës Panshqiptare të Amerikës’VATRA”.