në çamërisht, Nik Klementi/
Shembull nga Çamërishtja/
Tallagana hillet përmi kurm… do kish nonjëherë nonjë lis… e nuku bin kalamoqi… do vete në evgjiti të nreq pluarë…; ‘… një plak e një plakë s’kishijn hiçgjë / as fëmilë / as mall as gjë / vetëm kishijn një pulë e një kokosh / plaku me plaken na u zunë një natë e i dajtin pulën e kokoshin…. ;breti urdhëroi gjene; / merreni e lëshojeni në kual // ki kuale u lëshoi ulkun / e i hëngri kualët të tërë /… breti u inatos e dhezi furrën / e e hodhi … brenda… breti e mori e e billi në sepet …/ të gordhë… / edhe u bë si I gordhur…
Vendosja Gjeografike
Çamëria shtrihet në zonën më jugperëndimore të Arbërisë, përfunt dheut të Labëve—nga Butrinti deri në Gjirin e Prevezës. Ana perëndimore e Çamërisë laget nga deti Jon. Ki është përkufizimi që vetë arbërit i bëjnë dheut të tire. Por, fatkeqësisht, ki përkufizim nuk përkon me grafikat e grekërve, të cilët e kanë fshirë Çamërinë nga hartat e tire shtetërore. Sot, grekërit e përmbledhin Çamërinë në di krahina, Thesprotinë dhe Prevezën.
Mospajtimi i arbërve me grekërit ka bërë që çamët të shperndahen në dhetë e vëllezërve të tire në veri. Kështu çamërishtja është shpërndarë në të gjithë Arbërinë.
Historia e Dialektit
Ashtu si shumë të folura të tjera arbërore, edhe e folura çame është trisur nga gluhët e fqinjëve dhe përzënësve të drishëm të Arbërisë. Prandaj, në ca përdorime vemë re se fjalët çame janë zëvendësuar me fjalë të huaja. Kështu, çamërishtja është rëgjuar në disa fusha të leksikës. Por, bjerrja e fjalësit vendas e ka prekur çamërishten më pak sesa të folurit e vëllezërve të tire në ca zona të ulëta arbërore ku, për shekuj të tërë, u patën vëndosur administratat dhe ushtritë përzënëse. Krahasimisht, çamët arritën në pavarësinë e Shqipërisë me njërën nga arbërishtet më të pasura, më të dlirëta, dhe më të lashta.
Cilësitë e Çamërishtes
Sot, çamët flasin një gluhë të përafërt me zirtarishten shqipe, por dialekti i tire ka shumë cilësi të panjohura nga shumica e arbërve të tjerë. Kjo mosnjohje ka ardhur duke u rënduar në këto dekadat e fundit për di arësie, 1) çamët e sotëm ia kanë përshtatur të folurën e tire gluhës zirtare, dhe 2) shumë gegëfolës nuk e kanë të klartë dallimin në mes të dialekteve të arbërve të jugut; ata i konsiderojnë ato të gjitha toske. Kjo nuk është e vertetë. Çamët, Labët, dhe Toskët flasin dialekte të drishme nga njëri-tjetri. Në të vertetë, edhe toskët brenda tire kanë dasira dialektale.
Dialektisti Qemal Haxhihasani e pati regjistruar të folurën çame në vjetët 1950-60—atëherë kur ki dialekt i ruante ende tiparet e tijë burimore. Prandaj, referencat në këtë tekst janë relativisht të dlirëta nga influencat jo-çame.
Fonetika dhe Fonologjia
Fonetika studjon cilësitë fizike të tingullit. Fonologjia studjon sistemin tingullorë të një gluhe.
Ruajtja e Ndërzanores ‘l’
Pjesa më e madhe e shqipfolësve—nga Dibra e Mirdita deri në Vlorë e Korçë, thonë ‘gjuhë, qumësht’. Në ultësirën veri-perëndimore, nga Kavaja deri në Ulqin, përdoret ‘g’juhë, kjumësht’. Ndërsa, në Kosovë, Dukagjin, e Lumë përdoren versionet ‘guhë, kumësht’. Megjithatë, sipas shumë studjuasve, version më i herëshëm i këtire di fjalëve është ‘gluhë, klumësht’. Dhe i vetmi vent ku përdoret kjo mënirë të foluri në të gjithë arbërinë është Çamëria. Në letërsi, këtë version e ka përdorur edhe Gjon Buzuku.
QIELLËZIMI I TINGUJVE ‘G, K’ | ||
Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
gluhë | g’juhë | gjuhë |
klumësht | k’jumësht | qumësht |
Ca studjuas të shqipes historike besojnë se evolucioni ishte i tillë: ‘klumësht > kiumësht > kjumësht > qumësht ; gluhë > giuhë > g’juhë > gjuhë’. Ka edhe mendime të tjera, por tejthellimi në kët aspekt bie përtej kufinjëve të kësajë sheste të thjeshtë.
Ndërzanorja ‘l’ e çamërishtes është ruajtur edhe në ca huazime sllave e latine.
NDËRZANORJA ‘l’ | |||
Origjin | Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
latinisht | fëmilë | fëmijë | fëmijë |
sllavisht | globë | g’jobë | gjobë |
Ruajtja e Tingullit ‘i’
Tingulli ‘y’ i shqipes, besohet nga shumica e studjuasve, të jetë relativisht i vonë. Në huazime ai rrjeth nga tinguj të drishëm, p.sh., nga një ‘u’ e glatë. Në fjalët shqipe, ose të shqiptarizuara, ki tingull rrjeth shpesh nga tingulli ‘i’. Ki fenomen nuk e pati prekur çamërishten e lashtë, megjithëse sot, nga influenca e fqinjëve, letërsisë, dhe mediave vërehen lëkundje. Kriesisht, çamfolësit kan ruajtur tingullin e lashtë shqiptar ‘i’, ashtu si kanë bërë edhe vëllezërit e tire veriorë, labët, edhe, në një trajtë të përafërt, gegët e juglindjes (Krujë, Kurbin, Mirditë, Mat, Dibër, Lumë, Kërshovë, Tetovë).
EVOLIMI ‘I > Y’ | ||
Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
ki | ky | ky |
thier | thye | thyer |
lie | lye | lyer |
Theksi
Të shumëtit e herëve, theksi në fjalët çame bie afërisht ati ku ai bíe edhe në fjalët e zirtarishtes, por ka edhe drishime, p.sh., ca fjalë që në zirtarisht e marrin theksin në funt, në çamërisht ato theksohen në fillim.
THEKSI | ||
Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
fármëk | farmák | farmák |
átë | até (atë) | até (atë) |
Theksi i Osmanizmave
Ne çamërisht fjalët e sjellura në Arbëri nga pushtuasit osmanë theksohen is në gluhën zirtare—do me thënë, ato ruajnë tingullimën turke, p.sh., kafé, qoshé, qibl’e, bulbé, xhephané, gjulé, dushemé, bakshé, suré, lufé, isé, fajdé, zhezvé, hané, hamilé, sefté, ojlé, dediké, hergjelé, cifté, hibé, sojé, kanunamé, Shabané, pashé; pará, bojá, shaká, paçá, sufrá, lapá, mashá, kaiká, kazmá, jaká, marzá, duaxhá, hallvá, musarandá, bakllaí, lloí, sirí, daí, bakërr, misír, i sisirtë (blodhi Qemal Hexhihasani).
Togzanorët
Në arbërisht, togzanorët kriesorë të shqipes, ua/ue dhe ie/ie gjinden në trajta origjinale në funt të pjesoreve, në funt të emrave të pashquar, dhe në trup të ca fjalëve. Në çamërisht këta togzanorë ruajnë trajta relativisht të lashta.
Glatë zgledhimit në kohën e tanishme të mënirës kumëtore, togzanorët tkurren—‘ua > o’ dhe ‘ie > e’. Ndërsa, në vetën e parë njëjës të kumtores tingulli që në zirtarisht del j’’, p.sh., ‘laj, thaj, vloj’, në çamërishte del një gjisëm ‘i’-je [ i̯ ]. Ki fenomen shfaqet edhe në mbaresat me ‘aj/oj’.
TOGZANORËT | ||
Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
ua/ue | ||
grua | grue | grua |
punuar | punue | punuar |
ie/ie | ||
krie | krye | krye |
thie | thye | thye |
Veta e Parë, Mënira Kumtore | ||
lai̯ | laj | laj |
klai̯ | k’jaj | qaj |
dai̯ | ndaj | ndaj |
billi̯ | mbylli | mbylli |
thei̯ | thej | thej |
liei̯ | lyej | lyej |
gatërroi̯ | ngatërroj | ngatërroj |
drishoi̯ | ndryshoj | ndryshoj |
Tkurrja e Togzanorëve | ||
truar / trova | true / trova | truar / trova |
lier / leva | lye / leva | lyer / leva |
Shurdhimi i Bashkëtingulloreve Fundore
Në çamërisht janë shurdhuar ca pëlcitëse (b > p, d > t, g > k), dhe ca frise (dh > th, z > s). Kjo dukuri shfaqet regullisht edhe në labërishte, në arbërishte, dhe në Malësi të Madhe. Gjithashtu, ki fenomen del ati-këtu edhe në të folurën e gegërisë veriore (Kosovë, Dukagjin), edhe në të folurën e gegërisë juglindore (Dibër, Lumë).
SHURDHIMI I TINGUJVE FUNDOR | ||
Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
pëlcitset b>p; d>t; g>k | ||
thalp / thalbi | thalb / thalbi | thalb / thalbi |
zok / zogu | zog / zogu | zog / zogu |
friset z >s; dh >th | ||
garth / gardhi | gardh / gardhi | gardh / gardhi |
bres / brezi | brez / brezi | brez / brezi |
Shurdhimi i Gruptingujve Bashkëtingullorë
Një fenomen fonetik, të cilit Qamil Haxhihasani nuk i ka kushtuar vemendjen e duhur, është shurdhimi i gruptingujve bashkëtingullorë të çamërishtes ‘mb, nd, ng’ në pëlcitëse, respektivisht, në ‘p,b’, ‘t,d’ dhe ‘g’, ose në bashkëtingulloret hundore ‘m, n’.
Duke patur parasishë se gruptingujt i janë imponuar çamërishtes nga letersia shekullore e toskërishtes dhe nga tekstet e botuara nga viti 1944 deri në vitin 1958 kur u patën bënë regjistrimet e çamërishtes nga Qamil Haxhihasani (ca nga të cilat ai i mori nga çamët që asokohe jetonin në fshatërat e Durrësit), është logjike të besohet se çamërishtja burimore i përdorte gruptingujt ‘mb, nd, ng, ngj’ të shurdhuar.
GRUPTINGUJT BASHKËTINGULLORË | ||
Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
mb > b | ||
breti | mbreti | mbreti |
bin kalamoqi | mbin kallamboqi | mbin kallamboqi |
brenda | mrendë | mbrendë |
billi | mylli | mbylli |
nd > d/n | ||
dajtin | ndanë | ndanë |
nonjë | ndonji | ndonjë |
nreq | ndreq | ndreq |
ng > g | ||
gordhur | ngordhë | ngordhur |
Kjo tabelë tregon një model të klartë gramatikorë, i cili, më glet mua, në vitin 1958 ishte në zhdukje. Fashitja e kësajë cilësije ndodhi nga trisja e çamërishtes prej zirtarishtes gege glatë sundimit të Mbretërisë dhe prej zirtarishtes toske glatë sundimit të Komunizmit.
Rotacizimi
Si në të gjitha të folurat e jugut, edhe në çamërisht janë rotacizuar tingujt ‘n’ dhe ‘m’ ndërzanorë në emra, pjesore, mbiemra prejpjesorë, dhe në të kaluarën e thjeshtë. Një cilësi e paspjeguar e çamërishtes mbetet mosrotacizimi i foljes ‘bëj’; çamët thonë ‘me bënë’.
ROTACIZIMI | ||
Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
emra | ||
gruri | gruni | gruri |
freri | freni | freri |
mbemra prejpjesorë | ||
e gëzuar | e gëzueme | e gëzuar |
e tretur | e tretun | e tretur |
e tharë | e thame | e tharë |
e dashur | e dashtun | e dashur |
folje | ||
punuar | punue | punuar |
diegur | djegë | djegur |
prerë | pre | prerë |
pata bënë | pata bã | pata bërë |
Zanoret Hundore
Çamërishtja nuk ka zanore hundore. Sipas shumicës së gluhtarëve, çamrishtja e lashtë kishte zanore hundore, por ajo i humbi ato aty kah shekujt V – X, para pushtimit sllav. Disa nga zanoret hundore ‘ã, ẽ’ të çamërishtes kanë evoluar në ‘ë’, kurse zanoret tjera kanë evoluar në zanore gojore. Ka edhe përspektiva të tjera rreth evolimit dhe egzistencës së zanoreve hundore të shqipes, por shtjellimi i tire kërkon një hapsirë që nuk mund të përmblidhet nga kjo shestë e shkurtë.
ZANORET HUNDORE | ||
Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
nënë | nãnë | nënë |
endë | ẽndë | endur |
hi / hiri | hĩ / hĩni | hi / hiri |
lojë | lojë | lojë |
hu / huri | hũ / hũni | hu / huri |
syri | sỹni | syri |
Morfologjia
Morfologjia studjon ndërtimin e fjalëve.
Emrat Asnjëanës
Në çamërishte janë ruajtur të tri gjinitë e emrit—femërore, mashkullore, dhe asnjëanëse. Ja ca shembuj nga emërat asnjëanës: gjalpët, djathët, mjaltët, ujët, rrushët, fiqët. Ki fenomen del i pjekur edhe në Malsi të Madhe, edhe ati-këtu, në ca të folme gege.
Duke shestuar modelet pasuase nzitem të besoi̯ se arbërishtja e lashtë, ashtu si çamërishtja e sotëme, i përmbante të tri gjinitë e emrit.
GJINIA E EMRIT | ||
Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
bleth hitë e zjarrit | mbledhi hinin e zjarmit | mbledh hirin e zjarrit |
më diq kriet | me digjte kryet | më digjte kryet |
u sëmur ka të ftohtët | u sëmund prej të ftohtit | u sëmur nga të ftohtit |
e merr për të rrejm | e merr për rrenë | e merr për gënjeshtër |
të bardhët e vesë | të bardhit e vøsë | të bardhit e vezës |
Prapashtesa _inj në Emra
Në çamërishte prapashtesa ‘_inj’ është e rallë. Çamët përdorin prapashtsën ‘_i’.
PRAPASHTESA ‘_INJ’ | ||
Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
thalp/thelpí | thalb/thalba | thalb/thelpinjë |
shkop/shkopí | shkop/shkopí | shkop/shkopinjë |
Lakimi (i pjesëshëm) i Emrave
Në çamërisht emrat lakohen afërisht si në dialektet e tjera të arbërishtes, por ka edhe ca drishime që i japin çamërishtes identitetin e sajë të papërsëritshëm.
LAKIMI I EMRAVE | ||
Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
gluha ime | g’juha eme | gjuha ime |
gluhës time | g’juhës teme | gjuhës time |
gluhën time | g’juhen teme | gjuhën time |
nga gluha ime | prej g’juhës teme | nga gjuha ime |
gluhën tanë | g’juhën tonë | gjuhën tonë |
Foljet
Në çamërisht, ashtu si në të gjitha të folurat e jugut, pjesorja është zgjeruar, p. sh., punua > punuar . Ki fenomen, megjithëse i pastudjuar deri tani, ka përfshirë edhe të folurën qitetare të gegërisë, p.sh., punue > punuemun.
PJESORJA E SHQIPES | |||
Burimore | Çamërisht | Gegërishte | Zirtarisht |
punua | punuar | punuemun | punuar |
thie | thier | thyemun | thyer |
zie | zier | ziemun | zier |
trétë | tretur | tretun | tretur |
díegë | diegur | djegun | djegur |
pré | prerë | premun | prerë |
la | larë | lamun | larë |
dáshtë | dash(t)ur | dashtunuemun | dashur |
Kjo tabelë paraqet strukturen kriesore të pjesores çame, por ka edhe përjashtime, p.sh., pjesoret që mbarojnë me lëngoret ‘l, ll, r, rr’, në çamërisht nuk zgjerohen me prapashtesën tipike të toskërishtes ‘_ur’. Atire u shtohet një shva ‘ë’, edhe kjo për arësie shqiptimi. Kështu, në çamërisht, ashtu si në gegërishten zirtare, shkruhet ‘vjelë, mjelë, mbjellë, pjellë, ndjellë, sellë, marrë, nxerrë’, në vend të ‘vjelur, mjelur, bmjellur, etj që përdoret nga toskfolësit.
Foljet e gluhës shqipe ndahet në shumë klasa e nënklasa, afërisht 18 sosh. Prandej nuk do të japim shembuj të zgledhimit të foljeve. Por duhet mësuar se çamërishtja i zgledhon shumë folje në mënirë unike—drishe nga të gjitha versionet e gluhës shqipe, përfshi edhe zirtarishten. Ca shembuj pasojnë,
PRAPASHTESA ‘_INJ’ | ||
Çamërisht | Gegërisht | Zirtarisht |
Ne piesëm | Na dvesim | Ne pyesim |
Ju pisni | Ju dvetni | Ju pyesni |
Ata pyesin | Ata dvesin | Ata pyesin |
Ne goditim | Na godasim | Ne godasim |
Ju goditni | Ju goditni | Ju goditni |
Ata goditin | Ata godasin | Ata godasin |
Ne bijim | Na bashim | Ne bënim |
Ju bijit | Ju bashi | Ju bënit |
Ata bijin | Ata bashin | Ata bënin |
Ne lajim | Na lashim | Ne lanim |
Ju lajit | Ju lashi | Ju lanit |
Ata lajin | Ata lashin | Ata lanin |
Sintaksa
Sintaksa studjon rregullat e ndërtimit të shprehjeve dhe fjalive.
Paskajorja
Një nga aspektet më interesante të çamërishtes është mungesa e ca versioneve të paskajores. Nga tetë tipet e paskjaores që ka shqipja, çamërishtja, me ndonjë përjashtim, mund të formojë vetëm di sosh.
PASKAJORJA | ||
Çamërisht | Gegërishte | Zirtarisht |
pa gëzuar | pa gëzue | pa gëzuar |
pa u gëzuar | pa u gëzue | pa u gëzuar |
me bënë | me bã | – |
do me thënë | do me thãnë | do me thënë |
– | me punue | – |
– | me djegë | – |
– | me tha | – |
… |
Pasuria Leksike
Çamërishtja ruan shumë fjalë burimore në fushën e blegtorisë dhe të frutikulturës tradicionale. Fushat që përmbajnë fjalor të kufizuar në çamërisht përfshijnë bujqësinë dhe detarinë. Ki fenomen shfaqet në të gjitha dialektet shqipe. Por duhet të lejojmë vent për dishim—megjithë punën e ca albanistave, etimologjia e fjalëve të lashta shqipe ësht një nga fushat më të pahulumtuara.
Përfundim
Tri studimet e Qemal Haxhihasanit janë të pazëvendësuashme për çamërishten dhe për shqipen. Ai e ka regjistruar këtë dialekt të stërlashtë shqiptar fare në zgrip të zhdukjes, sepse pas vitit 1958, kur Haxhihasani i bëri regjistrimet e tijë, populli çam u shpërnda ndë vise të drishme. Përkrie shprishjes së çamëve nga dheu i tire, këto 50 vitet e fundit radioja, televizioni, dhe filmi kanë luajtur një rol shumë të math në eliminimin e cilësive unike të të folurave periferike.
Spjegim i Përspektivës Sonë
Dialektologjia është një fushë specifike që studjon një dialekt në një kohë të caktuar—së paku kështu ka ndodhur me shumicën e studimeve dialektore të shqipes. Qellimi inë është krejt i drishëm. Ne mëtojmë të gjejmë strukturën origjinale të çamërishtes së lashtë të painfluencuar nga greqishtja, latinishtja, sllavishtja, gluhët orientale, dhe nga zirtarishtet e letrarishtet shqipe. Për kët arsie, vumë në dukje disa aspekte, si përdorimi i gruptingujve, zgjërimi i pjesores, dhe përzierja e fjalorit çam me osmanizma, grekizma, e sllavizma, të cilave Haxhihasani duhej t’u kishte kushtuar më shumë vëmendje e punë.
Fjalës Çam
gluhë gjuhë
klumësht qumësht
anth ajth (ka të njëitin kuptim si fjala turke ‘majá’. do të thotë esenca, zemra, thalbi i një farëze apo lulje.
bora bora (bjerrja e dishkaje), p.sh., ‘na mori bora’ (borëm dishka).
borë borë / dëborë, p.sh., ‘ka rarë borë’
bujtur ujë i ndejun; njeri i matun (cf. foljen ‘me bujtë)
buzë greminë (cf. të folurën e malsisë ‘mos u afro se po bjen buzet.’)
çuar me gjetë. ki term përdorit në gjuati. (cf. të folurën e malsisë ‘a të ka çua qeni noi liepur?’)
dheks dheks (kjo vjen nga një lloj insekti që ngacmon gjedhët dhe i ban për të kërcier. Prandej thohet, ‘a të kanë kapë dheksat?’) Kjo fjalë përdoret me të njëitin kuptim edhe në Malsi. Lidhja me ‘teke/tekat/takanjoz’ është vetëm tingullore ose metaforike.
eni ejani; eja
feksë; feksur me shëndritë; me dritsua
flevë ka të njëitin kuptim si fjala turke ‘damar’ ose si fjala italiane ‘venë’. (giason se vjen nga grekishtja e re).
flaskë / flashkë 1) kupëz; 2) ka të njëitin kuptim si fjala turke ‘filxhan’; 3) enë druri ku baritë mbajnë ujë të pishëm.
glëmboj/gëlpoj therem në një gjemb
glu gju
glunjas gjunjas
glishtëz gishtëz
gjuaj me gjua. Kjo fjalë ka di kuptime 1) me krie punën e gjahtarit, 2) të qellosh me dishka nga larg (përdoret me të njëitin kuptim edhe në Malsi)
klarë me qa
klartë kiartë; qartë
ksaj ujëm; pagesa që i jepet mullisit për blojën
kse parashtesë që përdoret me krijua antonime, p.sh., ‘m’u kseaj plaga = m’u shejtë plaga’; do t’a ksebëj kët gjë = do t’a prish kët gjë.
ksenahet kënaqet
kulm valë deti; ka të njëitin kuptim si fjala turke ‘dallgë’.
kupë kupac me fund e me kapak ku baritë mbajnë ushqimin.
kurtinë 1) vel; 2) pëlhurë që përdoret me rrethua nusen ditën e martesës, 3) përdoret edhe me të njëitin kuptim si fjala turke ‘perde’.
lik, e/i e/i lig
Burimet Parsore
Eqrem Çabej, Shqipja në Kapërcyell, Botime Çabej, Tiranë, 2006.
Qemal Haxhihasani, Dialektologjia Shqiptare I, ‘Vështrim i Përgjithshëm mbi të Folurën e Banorëve të Çamrisë’, faqe 118, Tiranë 1971.
Qemal Haxhihasani, Dialektologjia Shqiptare II, ‘Nga Toponomastika e Çamrisë’, faqe 270, Tiranë 1975.
Qemal Haxhihasani, Dialektologjia Shqiptare II, ‘Vështrim i Përgjithshëm mbi të Folurën e Banorëve të Çamrisë’, faqe 429, Tiranë 1974.
Kolec Topalli, Sonantet e Gjuhës Shqipe, Akademia e Shkencave, Tiranë, 2001
Shaban Demiraj, Fonologjia Historike e Gjuhës Shqipe, Toena, Tiranë, 1996
Burime Dytsore
Arshi Pipa, Dialekti i Arbëreshëve të Italisë.
Ervin Fetahu, Çamërishtja, Dialekti Arkaik i Shqipes, Tirana Observer