DR. SHPĒTIM AXHAMI, Kryetar i PLL/
Pērshēndetja e Dr. Shpētim Axhami, Kryetar i Partisē Lēvizja e Legalitetit nē Shqipēri drejtuar Kryesisē sē Lēvizjes tē PLL pēr SHBA dhe Familjes tē Abaz KUPIT- *
Përshëndesim tubimin tuaj në përkujtim tē
Gjeneral Abaz Kupit.Kam nderin që në emrin tim personal si kryetarit i PLL dhe
në emer të Kryesise PLL të përshëndes gjithë të pranishmit në aktivitetin e
deges tuaj në nderim të figures të heroit tonë kombeta, udhëheqësit të
rezistences antifashiste, krijuesit të OKLL dhe besnikut për gjithmone te
Mbretit Zog I, Gjeneral Abas Kupit.
Dega PLL Amerike ka mbajtur gjalle frymen
mbreterore-zogiste pēr vite me rradhë gjate diktatures më të eger
komuniste te vendosur ne Shqiperi pas vitit 1944.
Pa tjetër, ajo që ju sot beni, per të
perkujtuar figuren e Abaz Kupit, na nderon të gjitheve, na ben optimist, na
motivon dhe na jep kurajo në punen tone të përditshme të perbashket.
Kjo merr vleta të vecanta, aq më teper duke ditur
se kush ishte Abaz Kupi dhe roli që ai ka patur për gjate gjithe jetes së Tij,
në interes të kombit shqiptarë.
Aty ku e kerkonin intersat e kombit, aty gjendej
gjeneral Abaz Kupi.
I lindur ne 1892 ne rrethin e Krujes.
Deri ne 1924 mori pjese aktive në gjithë luftrat
kundër okupatoreve që donin tjetersimin e trojeve tona.
Pas vitit 1924 deri ne 1939 sherbeu si komondant
xhandarmarie duke u berē besnik në vendosjen e rendit dhe shtypjen e
kryengritjeve antikombetare të organizuar kunder regjimit te Mbretit Zog.
Me 1939 nën besimin e Mbretit Zogu I organizoj
rezistencën ndaj okupatorit fashist, duke treguar se kush ishte në të vertete
qendrimi i mbretërisë shqiptare ndaj këtij pushtimi.
Gjate LDB bashkë me forcat e tij kerkonte nje
bllok të perbashket antipushtues kombetar kjo e meshiruar edhe në Marreveshjen
e Mukjes.
Tradhetia që ju bë kesaj marreveshje, fryma që
po krijohej me nderhyrjen e jugusllaveve duke e kthyer luftën çlirimtare në
luftë për pushtet, me cdo cmim vellavrases, beri që Abaz Kupi të vazhdonte
luften nen direktivat e focave aleate.
Duke u nisur nga kjo, nën frymen e Triumfit tē
1924, krijoj në Nentor të vitit 1943 OKLL sot PLL.
Formacioni politiko -ushtarak i krijuar kishte
si qellim të fitohej lufta.
Kthimin nē pushtet të Mbretit Zog I, i larguar
në menyre jolegjitime si rezultat i pushtimit fashist.
Vazhdimin e luftes deri ne bashkimin kombetar
Kosove – Cameri.
Mbeshtetje e Shqipërisë tek forcat perendimore
aleate.
Rrjedhat që mori lufta benë që si shumë
nacionaliste dhe patriotë të tjere, për tē shmangur një vellavrasje më të
thelle, të largohej në ekzil.
Duke i qendruar gjithmonë besnik Mbretit Zog dhe
filozofise zogiste gjithe kontributin dhe mundin e Tij, ja kushtoj Levizjes
Legaliste dhe programit të saj, për shembjen e diktatures në Shqiperi , kjo si
kryetar i perhershem i PLL, si aktivist i Komitetit “Shqiperia e Lire “
si president i projektit “Valualba” etj .
Familja e Abaz Kupit, u persekutua e u internua
nga regjimi komunist, por pa u nënshtruar asnjëherë ndaj këtij regjimi antikombetar
serbo-sllav.
Duke kerkuar mirkuptimin tuaj nuk po zgjatem mē
tepër sepse cfardo të themi, ngelet shume pa thenë për kush ishte dhe çfarë
vlerash kishte Abaz Kupi, si atdhetar patriot nacionalist dhe sa e rendesishme
ishte figura e Tij si mbreteror-zogist-legalist.
I perjetshem kujtimi i Gjeneral Abaz Kupit nē
kete pervjetor ku dhe ka nderruar jete.
Edhe nje here respekt dhe mirënjohje për këtë
tubim tuajin dhe gjithashtu mirënjohje pë punen tuaj si dege e PLL në SHBA, në
shërbim të kauzes tonë.
Perzemersisht në emër të Kryesise së PLL
Kryetar
Shpetim Axhami.
* Pērshēndetja u lexua gjatē tubimit pērkujtimor kushtuar 44 vjetorit tē largimit nga jeta tē Gjeneral Abaz Kupi, heroi i rezistencēs antifashiste.