KOMUNITETI SHQIPTAR I URON SHËRIM TE SHPEJTË POLICIT SHQIPTARO- AMERIKAN!/
Pali, Polici Amerikan me Origjinë shqiptare (nga Ulqini), që u plagos në krye të detyrës, ka pushtuar mediat e Nju Jork-ut. Të Martën rreth orës 15.00, kur ai doli nga spitali universitar në pjesën veriore të Staten Island, është pritë dhe është përcjellë si hero, shkroi gazeta e njohur The New York Post.Ai ishte i shtrirë në karrocë, kur dëgjoi thirrjet entuziaste të kolegëve dhe personeli mjeksor, që ishin rreshtuar para spitalit. Ka mjaftuar një tundje e lehtë e dorës së majte dhe një buzqeshje, që kolegët dhe familja e tij të therrsnin plot gëzim dhe ta uronin për shërim të shpejtë. Sipas gazetës NYP , Pali u qëllua aksidentalisht gjatë konfrontimit vdekjeprurës me një person të dehur i konfliktuar, pasi ishte marrë njoftimi nga numri telefonik 911. Ngjarja që coi në plagosjen aksidentale të policit shqiptaro-amerikan, ndodhi të shtunën në mbrëmje, kur polici me origjinë shqiptare dhe kolegu i tij S.B, shkuan në vendin e ngjarjes. E gjithë ngjarja ëshët e filmuar nga kamerat që policët mbanin në trup. Të hënën shqiptari i plagosur është vizituar në spital nga Kryebashkiaku i Nju Jork-ut de Blasio. Gati të gjithë rrjetet televizive e patën në fokus të emisioneve të tyre ngjarjen.
Komuniteti shqiptar në Nju Jork, uron bashkatdhetarin:Urim të shpejtë!