Në qytetin e Tepelenës, me daten 1 shtator, u kujtuan viktimat në një kamp të ngritur nga regjimi komunist në vitet pesëdhjetë ku vuajtën mbi tre mijë persona. Zv. Ministrja e Mirëqënies Sociale Gentiana Sulaj tha se në këtë kamp humbën jetën 300 foshnje dhe një pjesë e madhe e atyre që vuajtën dënimin ,burra dhe gra të pafajshëm. Familjarë të viktimave morën sot pjesë në zbulimin e një pllake përkujtimore që u vendos në territorin e rrënojave të ish kampit komunist. Në ceremoni, krahas zyrtarëve shqiptarë ishte edhe Ambasadori i Polonisë dhe përfaqësues të OSBE-së, organizatë qe po ndihmon në Shqipëri programe për rehabilitimin e viktimave të komunizmit. Kampi i Tepelenës funksionoi prej prillit të viti 1949 deri në marsin e vitit 1954. Ai konsiderohet si një nga vendet më të egra të vuajtjes gjatë regjimit komunist. Kampi imitoi modelet e kampeve staliniste dhe strehoi disa nga familjet e mëdha të veriut të Shqipërisë, te njohura për prirjen e tyre antikomuniste. Mbi 500 viktima humbën jetën nga torturat, uria dhe sëmundjet ndërkohë që regjimi komunist zhduku varret, eshtrat e tyre dhe çdo provë fizike dhe dokumentare mbi funksionimin e Kampit të Tepelenes.(SHK)