• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jam Atjoni është libri i ri i botuar nga IWA Bogdani

May 21, 2020 by dgreca

LIBRI I RI “JAM ATJONI”– BOTIM NGA EDITORIA “IWA BOGDANI”/

Shoqata Ndërkombëtare e Shkrimtarëve “IWA Bogdani”, me qendrat në Bruksel dhe Prishtinë, tashmë jep dhe çmimin letrar ndërkombëtar “Atjon V. Zhiti”, me motivacion “Për pasionin dhe sinqeritetin artistik në krijimtari” , fitues të të cilit janë poetë nga vende të ndryshëm, që nga Argjentina e në Japoni, prandaj dhe Editoria “IWA Bogdani” nxori librin e ri të atij që i dha emrin këtij çmimi.

“Jam Atjoni” tregon se kush është ky 19 vjeçar, studenti që bëri për vete gjeneratën e tij me dashurinë e çiltër për jetën dhe artet, me bukurinë e moshës dhe të ëndrrave, me shokë e shoqe kudo, në Tiranë, ku kishte shtëpinë dhe në Prishtinën, që e donte aq shumë, në Itali, ku studionte për filozofi e në Europë, ndërkohë ai ishte antar i Parlamentin Rinor Europian, e deri në SHBA.

​Libri “Jam Atjoni” përmbledh CV-në e tij, me shkëlqimin dhe hovin e një meteori, copëzaesesh, recensione librash, vargjefëminore, përkthime, projekte, etj, thënie dhe vizatime po të Atjonit, që jo vetëm e ilustrojnë librin, po sjellin dhe fantazitë e moshës.

Nuk është thjeshtë një përmbledhje nga nostalgjia, por dhenjë guidë e vogël shpirtëore për të rinjtë, nxitje “për një kryengritje morale të vazhdimtë”. 

Si epilog do të gjeni dhe poeznë e fitueses së parë të çmimit letrar ndërkombëtar “Atjon Zhiti”, poetes nga Argjentina, Susana Roberts, kushtuar Atjonit si dhe vlerësime nga disa autorë me njohje botërore.

​Libri del nën kujdesin e Presidentit të IWA “Bogdani” në25 vjetorin e lindjes së Atjon Zhititdhe ka qëllime frymëzueseduke shoqëruar kështu dhe fituesit e ardhshëm të këtij çmimi.

​Grafika dhe eleganca e botimit, mbi të gjitha përmbajtja plot vrull rinor, idetë, shqetesimetdhe kumtet, e bëjnë këtë libër të veçantë e të çmuar, sidomos për rininë.  

KANË THËNË PËR ATJONIN:

“Atjoni jetoi me optimizëm dhe i përkushtuar për artin dhe jetën…Mbetet një shenjë që simbolizon shpresën dhe gjallërinë rinore.”

Akademik, Prof. Dr. Jeton Kelmendi                                                  President,“International Writers Assosaciation ‘Pjetër Bogdani’

Kjo fytyrë e bukur engjëllore… ajo krijesë e mrekullueshme pra, ishte bërë për qiellin, jopër këtë botë…

​Helena dhe Ismail Kadare shkrimta

              Libri i Atjonit – testament i Tij… si Ungjilli përbashkëmoshatarët e tij, fari ndriçuesi brezit të tij.

       Eugjen Merlika   studiues, kritik letrar, Itali.

    ​Bota është më e varfër pa Atjonin… Një engjëll i bukur që na fali gjithmonë dashuri, ngrohtësi e miqës… 

​​                                                                                                Luan Topçiu kritik arti, studiues, përkthyes, Bukuresht, Rumani

Nuk kam takuar një të ri kaq të mirë, kaq fisnik dhe kaq tëdashur në Shqipëri sa Atjoni…                         

     Robert Elsie albanalog kanadez, Berlin, Gjermani

Atjoni është djali që çdo prind do të donte ta kishte tëtijin…

​         ​​​​​​ Sebastiano Grasso Poet, President i PEN Clubit, Itali

Është tronditese, një mrekulli në ngjyra… Një fëmijë që mbledh kështu një civilizim 4000 vjeçar dhe arrin të njëjtën sintezë… Atjoni ka ndjerë shpirtin universal, shpirtin e Zotit, me rëndësi humane.                                                       

  Padre Marko I. Rupnik                                                                                                        Teolog, artist, Universiteti Gregorian. Romë.

…një xhevahir krijimtarie… Libri i Atjonit do të vendoset në sektorin e artit në bibliotekën e dikasterit e do të mbetet si dëshmi e një figure që bëri shumë për kulturën në një hark të shkurtër kohe, që na dha shenjën e gjenialitetit të tij.
  Kardinal Gianranco Ravasi -Kritik arti.                                                                                 Ministër i Kulturës Vatikan

..Atjoni shkëlqente prej poezisë. Dhe vetë është një poezi e magjishme.

         ​​​​​Adonis – Poet, Paris, Francë

Filed Under: Opinion Tagged With: Jam Atjoni

Artikujt e fundit

  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT