*Shqiptarët të befasuar me vendimin e autoriteteve gjyqësore Franceze/
Ne Foto: Ramush Haradinaj duke dalë nga paraburgimi, 12 janar 2017/Gjykata franceze ka marrë vendim që ta lirojë me kusht, Ramush Haradinajn.Vendimi është marrë të enjten në seancën dëgjimore për rastin Haradinaj, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij.Lajmin e ka konfirmuar , avokati i Haradinajt, Arianit Koci.Autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të zotit Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për “krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare”.
Sipas avokatit, “Gjykata e Colmarit e ka marrë këtë vendim, pas garancive që i ka ofruar shteti i Kosovës shtetit francez përmes avokates mbrojtëse të zotëri Haradinajt se ai do të qëndrojë në Strazburg deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim ku edhe do të merret vendimi final”, ka bërë të ditur ky burim.Pala mbrojtëse ndërkaq ka kërkuar lirimin e zotit Haradinaj bazuar në “gjykimin e përfunduar në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi që ka trajtuar çështjet” që siç thotë “pretendon pala serbe”.Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, sic thuhet, “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.Haradinaj u mbajt në paraburgim me vendim të një Gjykate franceze e cila tha se po kërkon nga autoritetet e Serbisë një kërkesë zyrtare për ekstradim.Autoritetet në Francë thonë se rasti nuk ka “implikime politike” meqë po trajtohet nga organet e drejtësisë franceze dhe kanë pohuar faktin se kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Kosovë për çështjen Haradinaj.Në Kosovë ndërkaq, udhëheqës të institucioneve kanë kërkuar zyrtarisht nga Franca lirimin e Haradinajt dhe ‘janë zotuar për zbatim të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë’ nëse urdhërarrestet që datojnë nga fillimi i viteve 2000 nuk tërhiqen.Qeveria e Kosovës mori vendim ndërkaq javën e kaluar që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë presidentit të Serbisë Tomisllav Nikoliq dhe zyrtarëve të tjerë në Ditën e Krishtlindjeve Ortodokse.Marrëdhëniet ndërmjet palëve ranë në nivelin më të ulët që prej fillimit të bisedimeve në Bruksel të lehtësuara nga BE-ja e cila sërish ka bërë thirrje për “vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunim në të gjitha fushat”.
Kosovë-AAK e befasuar me vendimin e autoriteteve gjyqësore Franceze
PRISHTINË, 12 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sapo dërgoi këtë deklaratë:AAK është e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore Franceze, që Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë. Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.Ne apelojmë tek organet e drejësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi. Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, sic e meriton vëtë Zoti Haradinaj.Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i inicuar me fletarrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt.