Nga Almarina Gegvataj/
Për të shtatin vit me radhë, Prishtina është mikëpritëse e dizenjuesve më të mirë shqiptarë dhe atyre botërorë që do të prezantohen në kuadër të javës së modës në Kosova International Fashion Week 2015.
Në këtë javë mode, e cila do të zhvillohet në datat 25 dhe 26 prill, janë angazhuar një numër i madh profesionistesh nga vende të ndryshme të rajonit të cilët janë përkujdesur për çdo detaj të këtij projekti.
Fotograf zyrtar i Javës së Modës, do të jetë Avni Selmani, i cili edhe ka filluar setet e ndryshme fotografike në kuadër të KIFW’15 dhe shumë shpejt do të dalin edhe fotot e para me veshjet e dizenjuesve që do të marrin pjesë.
Koreograf i Javës së Modës pritet të jetë Asil Çagil, i cili është edhe koreograf ndërkombëtarë i Javës së Modës në Stamboll dhe Ahmet Günes, DJ zyrtar i Javës së Modës në Stamboll.
Listës së pjesëmarrësve në Javën e Modës në Kosovë i është shtuar edhe Isagus Extroversions, një brend që ka marrë pjesë në shumë javë të modës në aspektin ndërkombëtarë dhe është vlerësuar si një prej dizenjuesve më interesante për veshjet ekstreme.
E veçanta e këtyre kreacioneve është se të gjitha janë punime ekstreme me ide të shfrenuara të dizenjueses, e cila frymëzohet nga gjërat ekstreme për të realizuar këto veshje.
Në këtë sfilatë pritet që të marrin pjesë edhe emra të tjerë të botës së modës që do të jenë pjesë e ngjarjes më të madhe të modës në rajon