Traineri i Kombetares Xhani De Biasi, me ane te nje letre publike falenderoi te gjithe shqiptaret per mbeshtetjen qe ata i kane dhene dhe po i japin ekipit Kombetar dhe ne menyre te vecante votbesimit qe kuqezinjte i kane dhene atij personalisht.
Një FALEMINDERIT madhështor për të gjitha mesazhet që jeni duke më dërguar, pavarësisht dy ndeshjeve të fundit. E them dhe e shkruaj menjëherë: FUTBOLLI SHQIPTAR PO RRITET. Dhe rruga e rritjes kalon edhe nëpërmjet momenteve të vështira, zhgënjimeve përvëluese dhe performancave të lëna në mes.
ËSHTË NORMALE!
ËSHTË NORMALE sepse të gjitha këto bëjnë pjesë në procesin e RRITJES. E rëndësishme është të mos humbim, të mos hutohemi prej polemikave kalimtare të gjeneruara nga një zhgënjim momenti.
– Eshtë thelbësore të shtrëngojmë fort dhe gjithmonë drejt rotacionin fiks.
-Nevojitet të ndjekim rrugën e gjurmuar dhe të vazhdojmë punën e ndërmarrë, duke këmbëngulur në punën e kryer.
– E më pas…., KURRË të mos tërhiqemi!
– Ne duhet të luftojmë për fatin e këtyre kualifikimeve për aq kohë sa matematika nuk jep verdiktin e saj!
– Jam i sigurt se në fund të rrugës (të ndërmarrë pak më shumë se një viti), rrugës së kombëtares shqiptare, ka një objektiv për të arritur. Ky objektiv është e ARDHMJA e UNITETIT.
– Një e ardhme që do të japë përmbushje, sadisfaksion.
– E ARDHMJA FLET SHQIP. Unë jam i sigurt.