• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Grafomani publik dhe mjerë ju që e keni

April 10, 2022 by s p

Ilir Levonja/

Publikisht u thotë shqiptarëve se, kanabisi do legalizohet pasi duan shqiptarët. Pastaj po publikisht u thotë po shqiptarëve se, presidenti nuk mund të zgjidhet nga populli pasi unë jam kundër kësaj ideje. Ndërkohë kërcënon po publikisht Spak-un përse nuk arreston Sali Berishën kur ai ka prova dhe se po t’ia kërkojnë prokurorët ai është gati t’ua dorëzoj ato… Ndërkaq po publikisht kërcënon të vetët se askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia dhe se përgjëgjesia është personale. Me një fjalë, kushdo rreth tij që vjedh ka përgjegjësi personale. Që dmth, qoftë ky ministër a drejtor dikasteri, qoftë ky administrator a shpërndarës fondesh, ka bërë gjithçka me kokë të vet dhe jo me atë të shefit. E gjithë kjo zigzage nuk është asgjë tjetër por absurdideti i një kryeministri të dështuar. Le t’i marrim me radhë për të kuptuar se sa mashtrues është, sa grafoman dhe mjerë shqiptarët se kush u ka rënë për pjesë. 1) Nëse duhet vërtetë që kanabisi të legalizohet, dakort, veç bë apo mbaj një referendum me votë. Jo me programe kompjuterike ku vota as nuk shihet, as nuk lexohet, as nuk tregon realitetin. Verdikti qytetar nuk del përmes pyetësoreve apo programeve këshilluese etj., midis koridoreve të qeverisë dhe qytetarit virtual, por përmes referendumit. Kjo është metoda më demokratike dhe kaq. 2) Për presidentin, këtë pozitë kushtetuese komplet të dështuar deri më sot, nga mënyra se si zgjidhet, nuk ka rëndësi nëse duan apo ajo shqiptarët. Ky zgafello është totalisht kundër. Për kanabisin gjoja po i pyet shqiptarët, për presidentin as që e merr mundimin, pasi ky është kundërt. Pra nuk rëndësi se çfarë thonë shqiptarët kur ky nuk do. Demokracia, është forca e demosit, e popullit, kësisoj ky po dëshmon se është ky, jo populli. 3) Sot kërcënon publikisht Spakun…? Dhe a e dini përse? Pavarsisht se po publikisht hiqet se është pro arrestimeve të kastës së tij, po publikisht dëshmon edhe një nervozizëm karshi prokurorëve. Duket ndonjëri prej të arrestuarve ka lëshuar gojën. Ose ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Kjo ka domethënien se shakaxhiu i përparimit ka humbur besueshmërinë tek drejtësia që ai po reklamon si reformën e tij dhe kaq jetike për shqiptarët. 4) Po ta vini re, në këto show-t e tij publike me metoda one man rules, (një burr ivetëm qeveris)  a këto kongrese kashte, publikon emra me vulën se janë më të mirët. Kur kapen nga drejtësia, ai, nuk ka asnjë përgjegjësi. Megjithëse në politikë, përgjegjësia është totalisht e këtij lloj njëshi, pasi  është pikërisht ai që zgjedh dhe jo forumet. 5) Kur thotë publikisht se ka prova dhe se po t’ia kërkojnë prokurorët është gati t’ua japi, pra provat për kokat e krimit, bën atë gabimin trashanik të bylmezes, e gjen vet rrugën për të rënë në gropë. E thjeshtë fare, kur nuk denoncon në organet e ligjit ai, shefi i qeverisë, çfarë prisni nga një qytetar i thjeshtë. Por ai nuk e bën pasi është veprim taktik, është propogandë. Larje duarsh nga gjithçka. Me një fjalë, ky nuk mban përgjegjësi për asgjë, sikur edhe gjithë vendi të digjet, ky nuk ka asnjë përgjegjësi. Kur në fakt duhet arrestuar në vend. Thjesht për vepren penale minimale, mos kallëzimin tek organet përkatëse.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja

22 Qershor 1991- Nga koha e Xhejms Bejkerit e deri sot

June 23, 2021 by dgreca

Nga ILIR LEVONJA/

1) Sali Berisha u thotë shqiptarëve se Xhejms Beker (James Baker) erdhi në vendin tonë për hatër të miqësisë që kishin ata të dy? Eshtë fjala për vizitën historike të 22 qershorit 1991, fundin e diktaturës së proletaritatit. Atyre ditëve kur Ylli Bufi, kryeministri në detyrë deklaronte se Shqipëria kishte bukë vetëm për 6 ditë. Atyre ditëve kur shqiptarët në një masë të konsiderueshme donin që vendi i tyre të ishte një Amerikë e vogël, një Zvicër, a një Francë e të drejtave dhe lirive të individit. Shkurt një vend anëtar i Komunitetit Europian, ndaj edhe thërritën bashkarisht atë që sot është një vokacion kombëtar, fakti që e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Se erdhi për Sali Berishën apo për Shqipërinë dhe shqiptarët, e shpjegon vet ai, Bejkeri, kur i thanë se afro gjysëm milion shqiptarë kanë mbushur sheshin Skënderbej, enkas për ‘të. Dhe se ai duhej të kandindonte për President i Shqipërisë..? Ai u përgjigj shkurt, se shqiptarët nuk kishin dalë në rrugë për atë, Xhejms Bejkerin, por për Amerikën. Mirëpo në vendin tonë të marrë peng nga një grup emrash, teoria vulgare e provincës, se erdhi a e bëri për mua, ha akoma bukë.

2) Paralelisht me përvjetorin e kësaj vizite, Shqipërisë nuk iu çelën rishtas negociatat. Nga shtypi opozitar fajësojnë Ramën, kurse nga ai qeveritar, fajësojnë Europën. Madje me gërma të mëdha, ata që e varrosën së gjalli Gjergj Fishtën, kanë nxjerrur nga dosjet vargjet e tia, duke e cilësuar Europën si kurva e motit. Kjo është në vazhdën e jetës sonë paradoksale duke i shërbyer pikërisht stanjacionit kombëtar. Përpara se të fajësojnë Ramën opozita duhet të fajësoj veten. Pasi është ajo që po e lë kaq gjatë këtë grafoman, a një mbetje klasike e propagandës. Përpara se të fajësojnë Europën gjithë shtypistat e Ramës duhet të fajësojnë veten. Vendi nuk ndreqet duke i rënë Francës, por butaforizmit të gjoja suksesshëm të ”gjeniut”. Të gjithë kujtojnë se rindërtimi pas tërmetit të nëntorit 2019, apo pandemia, po ndodh me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Aspak, janë ato të Europës dhe emigrantëve. Madje televizionet e qeverisë po çahen me reklamat e Western Unionit. Nuk është ekonomi e konsoliduar ajo kur një rrugë ta ndërton banka arabe, një portal detar një sheik po arab, një spital rajonal, Turqia. Dhe shtëpitë e shëmbura Europa, ”kurva e motit”. 

3) Sot me të drejtë shumë shqiptarë të tjerë, jo ata pas Berishës, Ramës dhe Metës, marrin rrugët e emigrimit. Jo rastësisht vendi ynë në raport me të tjerët, është një ndër të parët për aplikimin e Llotos Amerikane, Kanadeze dhe në programin Vizë pune në Gjermani. Po të kërkoni aty, nuk do gjeni asgjë nga barku i ngushtë i Sali Berishës, as nga ai i Ramës. Madje vëllai i Ramës la Amerikën, sapo Edi u bë kryeministër, erdhi në Shqipëri për ”të mirën” e vendit. Nuk do gjeni as nga barku i Ilir Metës. Presidenti me premtimin e pa mbajtur, mbi dorëheqjen në rast se Edi Rama merr mandatin e tretë. Në një vend perëndimor premtimet e pa mbajtura kanë kosto të lartë. Nga Lulzim Basha jo, madje shoqja e jetës e ka për vdekje të heqi dorë nga nënshtesia holandeze në mënyrë që të votoj burrin e saj. Shkurt vendi është i gjithi një pengamarrje klasike e 3 apo katër emrave, shto shërbyesit klasikë që kanë përreth. Sidomos studiot, ku edhe për shtatzaninë a gripin e pulave flasin po të njëjtit, të gjithdijshmit e stanjacionit 30 vjeçar të Shqipërisë. Këta që në emër të shqiptarëve po bëjnë pikërisht atë që bëri fashizmi, a radikalzmi europian, copëtimin e një vendi të lashtë si Shqipëria. Ku me të drejtë, poeti asokohe, e quajti si kurvë e motit. Këta po bëjnë zbrazjen e saj. Sa termi Shqipëri e madhe, jo natyrale, është herezi për politikën shqiptare. Madje studiot e xhelistave e kanë tmerr të thonë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi a në Luginën e Preshevës. Thonë, kosovarët. Kosovarët këtu e kosovarët atje. Janë shqiptarë, o hajvanë. Nuk janë kosovarë. Bëhet kështu, nja tre a katër batalione që bëjnë sikur shqyejnë njëri-tjetrin, por në thelb kjo nuk ndodh. Madje nëse do të rrëzoni sikur njërin prej tyre, do bien me radhë të gjithë.

4) Që ta kuptoni këtë pengmarrje emrash, shikoni faktin Xhejms Bejker. Atë që Sali Berisha pirdhet se erdhi në Shqipëri për shkak se ky e kishte mik. Kjo nuk është një lajthitje pleqërie, por strategji e grupit të emrave pengmarrës, me devizën bëje për mua. Punësimin sezonal për një votë dhe gërshërët e inagurimeve me paratë e botës. Xhejms Bejker ka shërbyer në Shtëpinë Bardhë me presidentin Regan dhe Bush. Sot është një pensionist i nderuar. Dhe po t’i referohesh kalendës së Shtëpisë së Bardhë, nga ajo kohë, kanë kaluar shumë presidentë e sekretarë të shtetit Amerikan. Për rrjedhojë edhe forcat politike, një a dy mandate, herë e majta, herë e djathta. Kurse tek ne nga ky 30 vjetor i hapjes së Shqipërisë, ngul e shkul Berisha, Nano, Meta, Rama. Kësisoj uji që nuk qarkullon qelb jo vetëm veten, por edhe vendin.

Filed Under: Opinion Tagged With: 22 Qershor 1991, Ilir Levonja, James Baker

Zonja ambasadore e Amerikës

June 18, 2021 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA-Florida/Zonja ambasadore, Enver Hoxha nuk kontrollonte gjithçka, por sundonte në gjithçka, deri edhe në organet gjenitale të qytetarëve. Pas arshivës së kohës, i ke aty, fakte të gjalla, ku gruaja ka ”denoncuar” publikisht burrin, babain e fëmijëve.  Dhe anasjelltas, burri, gruan, nënën e fëmijëve. I ke fakte të gjalla ku studenti i dashuruar ka hequr dorë nga dashuria e madhe, nga ajo e kohës së ëndrrave së internacionales a proletariatit, për hir të Partisë Komuniste, të Punës, Socialiste etj., dhe Enver Hoxhës. Sot ke me dhjetra familje të ndara forcërisht, i ke në Ukrainë, Moskë, Sofje, Bukuresht etj. Enver Hoxha sundoi deri në mendjet e njerëzve, shpirtrat e tyre, aq sa shqiptarët kishin frikë ta çonin nëpër mend diçka, jo më ta mendonin. Megjithëse më duket naive që një diplomate amerikane të mos jetë e informuar për krimet e diktaturës shqiptare. Ndofta ta do puna, pasi ke akoma surretër të asaj diktature që luajnë me fatin e shqiptarëve. Diktaturat janë faqja e zezë e një vendi. Për më tepër që ju vini nga Koreja e Jugut duhet ta dini mirë efektin e internacionalizmit. Mjafton t’ju kujtoj të ashtuquajturin paralelin 38, vijën kufitare që mban sot popullin korean të ndarë në dy shtete. Ju vetë jeni me fat se lindët në pjesën jugore, atë të protektoriatit amerikan. Sot pjesa veriore dominohet nga dhuna, përndjekja, burgosja, kampet e punës. Madje Koreja e Veriut është akoma frymë e internacionalizmit proletar, rasti unikal që ka ngritur kampe pune në një shtet tjetër, në stepat e krahinës së Siberisë së Rusisë së Putinit. Ka një varfëri ekstreme ku ditët e fundit po përballet edhe me sfidat e natyrës si përmbytjet etj. Duke të kujtuar edhe luftën koreane 1950-53, ku fal Amerikës Koreja e Jugut nuk u pushtua dot nga dinastia e Jongëve dhe komunistët kinezë. Eshtë kjo arsyeja që sot shqiptarët e shohin Amerikën si vet Zotin, se më 1913-ën, pa kontributin e saj, desh mbetën pa atdhe si hebrejtë në gadishullin palestinez. Në vendin tim të udhëhequr nga Enveri, një prift katolik është dënuar përjetë për faktin se në mesjetë Kleri Katolik dogji në turrën e druve dy astronomë, Galileo Galilej dhe Xhordano Brunon. Edhe sot nuk ma rrok mendja, ose nuk ka mendje normale që ta mendoj, por ka ndodhur. Pas viteve 1990, fal një brezi të mrekullueshëm që e deshi Shqipërinë si Europa, kuptohet dhe lëvizjes së minatorëve të Karpateve në Rumani, hapjes së portës së Brandeburgut a rënies së murit të Berlinit, nisi demokracia. Normalisht sytë e shqiptarëve ishin tek Amerika. Janë akoma… Aq sa sot shumë prej tyre habiten kur Amerika (më saktë administratorë nga bota e lirë) shtrëngojnë dorën me ish komunista që akoma drejtonë. Nga diktati i Enver Hoxhës kemi humbur thuajse një qytet me shqiptarë. Mirëpo dosjet e komunizmit akoma nuk janë hapur. Një qytet me shqiptarë, por askush, asnjë, sikur një i vetëm të jetë dënuar për krime kundër lirisë dhe të drejtave të njeriut. Madje sot një aradhë e tërë pinjollësh të diktaturës qeverisin, dhe Amerika u thotë shqiptarëve go on. Diktaturat janë një makineri ku pavarsisht përpjekjes kafkiane a absurdit xhoisjan duhet t’i jetosh që t’i kuptosh. Eshtë kjo arsyeja që sot demokracia shqiptare dominohet nga autoriteti i njëshave në të dy krahët. Komunistët i ke sot me shumicë dërrmuese socialtë, i ke brenda demokratëve dominues, shtresa e të përndjekurvë o kanë ndërruar jetë, kanë marrë detin, tek-tuk janë totalisht të dashuruar me ata që i kanë shtrydhur, ndërkohë që brezi i ri o ikën, o ëdnërron të përputhet. Dhe ta dish, tesera e Partisë është po aq e fortë sa edhe në komunizëm. Tani, për të mësuar më shumë për Enverin, merr pjesë në një kongres, konventë, a zgjedhje post zgjrdhore të njëshave. Dil një xhiro nga burgu i Spaçit, Kampi i Tepelenës, Savra, Gjaza etj. Dil sa shqiptarët nuk i kanë shfarosur të gjitha, nuk u duhen për memorie. Çfarë të të tregojnë, të zezat e baballarëve? Mirë bëni që shpallni non grata të korruptuarit e demokracisë. Po ata, kriminelët e komunizmit kur do i shpallni. Shqiptarët vet nuk kanë ndërmend, po të kishin, kishin hapur dosjet. Të paktën bëjeni ju zonja ambasadore. Se do e lehtësoni shpirtrat e humbur, sidomos ata që nuk kanë as varr.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Juri Kim

Një urra për fuqizimin e kultit të individit

June 14, 2021 by dgreca

Opinion Nga Ilir Levonja/

Fitoret e tipit me mbi 80%, nuk vinë nga zgjedhjet, por nga votimet. Se ku është diferenca mes zgjedhjeve dhe votimeve, kujtoni ato të kohës që bëheshin me saze. Këtë bëri edhe dje grupi rreth Lulzim Bashës të ashtuqujtur Partia Demokratike. Ndaj ata që iu gëzuan më shumë kësaj fitore ishin qeveria, fanatikët brenda PD-ës që çdo zë ndryshe e trajtuan si armik të klasës, popullit dhe pa dyshim të liderit a kultit të tij të individit. Fal internetit shumë drejtues qarqesh postonin me krenari se në zonat e tyre votimi kishte përfunduar me mbi 95% pro liderit aktual. Ata që e konsiderojnë këtë një fitore të thellë nuk kanë bërë asgjë tjetër vetëm sa kanë firmosur opozitarizmin e përjetshëm. Kanë çimentuar kultin e individit dhe kanë brejtur më shumë të djathtën apo Partinë Demokratike. Dhe nuk janë të rastësishëm, pasi janë pikërisht ata me të cilët Lulzim Basha humbi zgjedhjet e përgjithëshme. Nderi e donte që jo vetëm Lulzim Basha, por edhe grupi rreth tij, deri sa i humbën zgjedhjet duhet të hapnin krahun. Nuk e bën, ndaj edhe këto dy javë ne pamë një luftë të ashpër brenda familjes si me përjashtime, bllokim listash, sms për mos pjesmarrje, një ligësi dhe trysni karshi çdo anëtari, presione a trysni që kurrë nuk ndodhi në zgjedhjet e përgjithëshme. Ishte një shanc i madh edhe për vendin, mbase ai elektorati gri, shqiptarët nuk do dëgjonin më broçkullat e dështimit në lidhje me gjoja korrupsionin e Berishës, Bashës. Mbi vilat e gjirit të Lalzit etj. Mbi pasuritë e Ilir Metës dhe varfërinë e epike të pushtetarëve të majtë. Por nuk ndodhi… Kjo makineri do rizgjohet rishtas. Po ashtu edhe sytë nga krahu djathtas do ngopen me denoncimet dixhitale të Sali Berishës, denoncime që nuk sjellin asnjë dobi tjetër, vetëm pushtetin e Edi Ramës. Madje çdo protestë civile do mbetet po aq pa përkrahje nga opozita, për faktin e thjeshtë, emrat fitues nuk ngjisin. Nuk u afrohen dot…, janë të pabesueshëm, të konsumuar dhe të kompromentueshëm.  Sado deklarate bombë të bëj Sali Berisha, është një oxhak i fikur. Kjo për arsyen më miturake, atë të kohës. Koha është një hon gjigand dhe lum kush e kupton këtë. Ata që rrojnë me kujtimet janë robër të saj, jo misionarë të vetvetes dhe vendit ku jetojnë. Nëse sot e djathta do kishte bërë zgjedhje normale, do kishte pa asnjë diskutim një lidership të ri. Por nuk e bëri. Dhe kjo ka një shpjegim të vetëm. Sot e djathta nuk i shërben më ineteresave të qytetarëve, por të disa emrave brenda saj. Interesave të tyre familjare, bizneseve. Ashtu si qeveria komçesioneve dhe oligarkëve. Një dualitet i turpshëm që po e vdes atë vend.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Kulti i individit, Urraaaa

Dorëheqja publike e Gramos Ruçit si Show politik

June 12, 2021 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/

Dorëheqja e Gramos Ruçit është një show publik i vazhdës së gënjeshtërt të jetës sonë sa sociale aq edhe politike. Ku mbi të gjitha, krejt e pamoralshme. Aq sa të shpifet kur shikon deri simpati gjoja të djathtësh mbi karrierën a aktivitetin e tij. Them e pamoralshme për faktin se nuk është 30 vjetori i Partisë Socialiste. Ata që e quajnë si 30 vjetor gabojnë. Kjo Parti është krijuar a themeluar në nëntor të vitit 1941. Pra 80 vjet e 4 muaj. Dhe gjatë këtyre viteve ka arritur theqafjen e vendit së pari me luftën e klasave. Dhe së dyti, me ekonominë e përbashkët, monopolin e dhjerë shtetëror që arriti kulmin e largimit të qytetarëve më 2 korrik 1990. Ne nuk ishim asgjë tjetër, por huliganë ambasadash, rrëmbyes anijesh, muhaxhirë malesh etj. Ndërkohë ekonomia reale për mbijetësën kombëtare. Rezultati, sot 40% e shqiptarëve jetojnë botës të shpërndarë. Dhe për më keq akoma, çdo i ri, e re, student ka vetëm një dëshirë. Të iki. Para 30 vjetëve kjo Parti ndërroi vetëm emrin. Tashmë janë bërë virale ato pamje kur gjindja e sallës e nëmi Dritëro Agollin për atë që ai kërkonte, a) ndarjen nga e kaluara dhe b) ndërrimin e emrit. Të ndërrosh emrin nuk do të thotë se ndërron brendinë tënde, fytyrën, trurin, frymën. Për më tepër që ne themi, atë që, ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron. Partia socialiste është ndofta forca më jetë gjatë politike për shkak të dhunës karshi partive simotra të kohës dhe qytetarëve të vendit. Madje Partia me histori bastardimiesh, bastisjesh, kampesh përqëndrimi, torture e shfrytëzimi për shkak jo të votës së lirë, por votimeve. Vetëm pas vitit 1944 e deri më 1990-ën, janë aq të internuar e të burgosur sa fare mirë mund të krijoje një qytet me përmasat e Burrelit a Tepelenës. Kontribut për të demaskuar këtë barbari të luftës së klasave, ka dhënë edhe kryeministri aktual me një vepër bashkëautoriale me Ardian Klosin, Refleksione 1992.  Megjithatë vetëm reflektim nuk pati. Madje ai sot adhurohet pikërisht për praktikat e tipit One man show, një diktator tipik lindor duke bërë krenar deri vet Enver Hoxhën.

Eshtë Partia që përndoqi klerikët, madje shëmbi objektet e besimeve fetare më 1967-ën. Partia që fuste armë natën dhe në mëngjes çonte policët të arrestonte fretërit, hoxhallarët, dervishët etj. Sa sot fal dhunës së kësaj Partie nuk gjënden eshtrat e sa e sa shqiptarëve. Të ngjethet mishi kur lexon për krimet në kampin e Tepelenës, se si një nënë shqiptare vjedh eshtrat e foshnjës së saj për t’i marrë me vete në vend internimin e radhës. Janë makabritete që kurrë nuk u vu drejtësi, kurrë nuk u kërkua falje. Aq sa kjo forcë politike sot ka kurajon të bëj show publik dorëheqjen e një ishministri të brendshëm të diktaturës. Mjafton të lexosh aktivitetin politik të Gramos Ruçit dhe të kuptosh se sa të pamoralshëm jemi si shoqëri në raport me njëri-tjetrin. Ai që sot e quan histori suksesi Gramos Ruçin është bashkëfajtor po aq sa xhandarët e Enver Hoxhës dhe Sigurimit të Shtetit. Vendi im sot është një katastrofë sociale për shkak të harresës dhe urrejtjes karshi njëri-tjetrit. Ata që ulërasin për vrasjet e bulevardit të janarit 2011, do bëjnë mirë të ulërijnë edhe për vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër. Se vendi nuk njeh dashuri ndryshe. Vendi nuk është i dhunëtarëve. Gramos Ruçi ishte  dhe është përgjegjës i drejtëpërdrejtë, megjithatë fal moralit të ulët të shoqërisë shqiptare, bëri një karrierë plot 30 vjeçare në instancat më të larta. Në botën perëndimore ku gjoja përpiqemi e militojmë të shkojmë, do ishte një mbetje publike. Dhe jo vetëm ai, por shumë syresh.

Filed Under: Analiza Tagged With: Doreheqja e Gramos Ruçit, Ilir Levonja

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një lutje për shëndetin e mikut tonë të çmuar Dalip Greca
  • SHUHET PATRIOTI I MADH DR. GJON BUÇAJ, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • SUPREME COURT LEAK LEADS THE HEADLINES
  • GAZZETTA DI VENEZIA (1919) / SHKRESA E DJEMVE TË ISMAIL QEMALIT DREJTUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË ME RASTIN E VDEKJES SË BABAIT TË TYRE
  • TURKEY’S COLLUSION WITH RUSSIA – NEW REPORT
  • Jo, po: ka Shqipni për Zotin
  • GJON KAMSI DHE RRËNJËT E FAMILJES SË TIJ MESJETARE
  • KAFSHËT LUFTËTARE SI DHE NJERËZIT
  • ALBANIAN LANGUAGE – ELECTIVE COURSE – AT HARVARD UNIVERSITY
  • MITINGU I MADH I 13 MAJIT 1910 NË BOSTON NË PËRKRAHJE TË KRYENGRITSËVE TË KOSOVËS DHE KRYEKOMANDANTIT ISA BOLETINI
  • Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mirëpret të gjithë shqiptarët në festën e 110 vjetorit të krijimit të saj
  • Liria e popujve kërkon sakrificë dhe vetëmohim
  • Poezi nga Lulëzime Malaj
  • Poezi nga Emine S.HOTI
  • LEGJENDA E DUKATIT DERVISH ALI AJANI 1794-1851

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT