• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pikasmë: A mundet ti mbrojmë dhe si të ndalim humbjen historike të territoreve shqiptare?

January 3, 2023 by s p

Beqir Sina dhe Agim Alickaj/

Një komb i vjetër si Shqiptarët, më i vjetëri në Ballkan, dhe Europë, si jemi ne ilirjanët (shqiptarët), si ka mundësi që të vijmë në një situatë të tillë, që gjatë gjithë historisë së saj, vetëm me humb territore. Madje, për fatkeq edhe deri në ditët e sotme, po përjetojmë të njëjtin trend historik që e kemi përjetuar. Ndërkohë, që armiqët tanë shekullor në këtë drejtim – dihet se gjithmon kan punuar me plan, dhe një strategji. Aqsa ata dhe e kan shkruar atë plan, dhe në momente kurciale të historisë, ata vet kan provuar me sukses se si do ti coptojnë tokat shqiptare.
Copëtimi i Shqipërisë dihet se ishte procesi i ndarjes së trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në 1913.

Copëtimi i 1913-ës la pasojë të rënda në kombin shqiptar dhe ishte tragjedia më e madhe kombëtare deri më sot, me pasoja që vazhdojnë të rëndojnë mbi kombin shqiptar i cili është në tkurrje e sipër si pasojë e këtij copëtimi edhe në ditët e sotme. Në fillim të shekullit XX-të, Çubruloviq, ka shkruar planin se si të zhduken shqiptarët. Vaso Çubrilloviqi, i cili ishte një historian, politikan dhe akademik jugosllav, i dekoruar me dekoratën e federatës Jugosllave për praktikimin e Doktrinës së shenjt serbe, ka kryer studime për zhdukjen e shqiptarëve.

Studimi i tij njihet me emërtimin “Iseljavanje Arnauta” (“Dëbimi i shqiptarëve”)

Ndërkohë, që ne shqiptarët asnjëher në historin tonë, nuk kemi pas ndonjë strategji kombëtare se si do ti mbrojmë ose si do ti marrim tokat e okupuara shqiptare. Ne vetëm kemi luftuar si kemi mundur për t’u mbrojtur me lëvizje patriotike të udhëhequr nga patriotë të mëdhenjë. Jo për të marrë ato tokat që na i kan marrë dhe na i kan okupuar me vite të tëra, por vetëm për t’u mbrojtur. Lidhur me këtë opinion dhe lidhur edhe me çështjen tonë kombëtare, me atë që po ndodh sot me trojet shqiptare, të okupuara nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia, këta fqinjët tanë – armiqët tanë shekullor, domosdo shtrohet një pyetje drejtuar çdo shqiptari në pikasëm :

“A mund të kemi ndonjë strategji të përbashkët të paktën sesi me u mbrojtë në këtë situate që gjendemi ne si komb? Dhe, çfarë duhet të bëjmë ne shqiptarët ti dalim zot trojeve tona të okupuara, për të mbrojtur atë qënjen tonë kombëtare?

Pikërisht, atë që thamë në fillim që ne jemi kombi më i vjetër i Europës, që i kemi dhënë aq shumë këtij kontinenti, dhe për fatkeq nuk po mundemi të kemi të paktën një strategji mbarë kombëtare. Kjo është pikërisht edhe arsyeja që kemi arritur në këtë situat ku jemi, sot, megjithëse, duhet pranuar se kemi arritur të mbijetojmë si komb.

Bashkimi Kombëtar është ëndërr e të gjithë atyre që e duan kombin me zemër, është synim normal i forcimit dhe shpëtimit të kombit. Mbasi, edhe sot kemi njërëz brenda kombit tonë që veprojnë kundra interesave tona kombëtare.

Por, duhet punuar dhe parë si duhet punuar kombëtarisht për bashkimin kombëtar, që të kemi një strategji të përbashkët. Dihet dhe jemi të ndërgjegjëshëm që kjo nuk është punë e lehtë për shumë arsye politike, që në këtë moment do një përshtjellim më të madh. Por, së paku këtë trendin e humbjes së territoreve, me qëndrimet e politikanëve, sidomos ndaj të huajve (që shumica e tyre jan armiqët tanë) ta ndalim njëherë e përgjithmonë. Ti themi të gjithë së bashku Jo! Dhe të luftojmë të gjithë së bashku që të mos na ndodhë më ajo që ka ndodhur dhe po ndodhë në Kosovë, por ta kthejmë këtë trend në anën tonë.

Nëse i lëjmë mënjanë interesat dhe inatet personale, klanore dhe partiake kjo gjë është e mundur. Pra, të përpiqemi dhe të shpresojmë për një veprim të përbashkët gjat vitit 2023, gjë që do të sjellë mbarësi dhe ardhmëri të sigurt të kombit të ndritur shqiptar.

Filed Under: Politike Tagged With: Agim Alickaj, Beqir Sina

ROBI I KOHËS DHE KOHA E ROBIT, KUR DOSJET JANË HAPUR PËRGJYSMË…

November 4, 2022 by s p



Mbresë rreth librit ‘ROB’ të Beqir Sinës, ‘një biografi për dy kohë’.

Nga Visar Zhiti

Rrathët e ferrit shqiptar janë shumë më ndryshe nga rrathët hijerëndë të ferrit dantesk, ku dhe tmerri ka kuptim, ka forcë dhe dashuri, madje është dhe i bukur me një zi superbe.
Në ferrin shqiptar ka një shtrëmbërim rrathësh, rrethinash të internimeve të shëmtuara, vuajtje dhe absurd banal, urrejtje banale, persekutim banal, ku më të dobët deri në neveri janë ata që persekutojnë dhe spiunët e tyre, por më shumë shefat e tyre dhe Partia e tyre me doktrinën barbare.
Në fshatin e internimit shqiptar është kthyer nga burgu dhe përkthyesi i heshtur i “Ferrit” të Dantes, gjejmë diku të dëshmohet në librin e porsa botuar “Rob- një biografi për dy kohë” të Beqir Sinës, kurse tej në qendër dhe qendrat e prapambetura, shtoj unë, janë sekretarët e parë, të dytë dhe të tretë dhe poetët e parë, të dytë dhe të tretë, jo për nga vlera, por nga rreshtimi në shërbim të asaj diktatura, që atyre u dha mundësi, por sot mungesën e dukshme të talentit të tyre e konsiderojnë si mbyllje mundësish dhe shpëlarjen e truve dje dhe përçartjen sot duan ta shesin si guxim disidentësh…
Patjetër që hapja totaleve e dosjeve me seriozitet dhe përgjegjësi do të na i kthjellonte shumë shqetësime kësisoj, do zbulonte një të vërtetë, që nese nuk u duhet të gjithëve sot, i duhet së ardhmes, për t:e njohur prejardhjen e saj, rrenjët e hidhëta, por jo vetem kaq, do të gjenin dhe ata që qëndruan dhe nuk u thyen, gjakun dhe limfën për të ardhmen, kjo edukon më shum;e një popull, një katarsis aq i domosdoshëm për sot.
Mendime kësisoj më kapluan, kur mbarova së lexuari librin serioz “Rob- një biografi për dy kohë” të Beqir Sinës, dikur i internuar në Savër të Lushnjës, ku dhe lindi e u rrit si mos më keq, ndërsa sot qytetar amerikan, gazetar në New York.
Pra, libri është jo vetëm rrëfim i dy kohëve ndryshe, por dhe i dy vendeve terësisht të ndryshëm, ku natyrshëm vihen përballë e vogla provinciale me të madhen kontinentale, mbyllja në një vrimë të errët me hapësirat e pamasa të lirisë, copa thatë e bukës, shpesh e lagur me lotë, me metropolin e begatisë së botës, ku duket se dhe yjet ashtu si ëndrrat janë afër, mund t’i prekësh me dorë.
Në fund të fundit ky libër është dhe një hapje dosjejeje, të gjallë. Dhe pikërisht memuaristika e atyre që erdhën nga burgjet dhe internimet, pse jo dhe letërsia e andejshme, janë një udhezues i vërtetë për parlamentin, qeverinë dhe institucionet gjegjëse se si mund të hapen dosjet, jo përgjysmë, jo për shantazh për të goditur kundërshtarin, as për të poshtëruar të dobëtit në vuajtje apo të atyre që sakrifikuan nderin dhe dinjitetin dhe emerin për të shpëtuar familjet dhe jetët e tyre të k;ercenuara.
Hapja e dosjeve të spiunëve është e domosdoshme. Të ardhurit nga burgjet dhe internimet kanë dhënë një ndihmesë të paçmuar në zbulimin e tyre, por dhe të atyre që ushtruan dhunën, shkelën të drejtat e njeriut, dënuan njerëz duke shkeluar dhe ligjet e tyre.
Parlamenti të kërkojë së pari të hapen këto dosje, të atyre që prishën Shqipërinë moralisht dhe e mbyllën duke e bërë si një burg, e lanë pas, të nxjerrin ata që bënin spiunë, si me ç’metoda dhe pastaj dhe spiunët.
Po le t’i kthehemi librit të Beqir Sinës, një vazhdim hapjes së dosjeve të diktaturës, që ne që erdhëm nga burgjet dhe internimet, e bëmë të parët, por që nuk të na lëne vetëm.
(Auto)Biografia e Beqir Sinës tani nuk është vetëm e tij, të vërtetat e tij nuk janë vetëm të tijat. Treguar aq thjeshtë dhe qashtër, sa mund t’i kuptojnë dhe ata që s’duan t’i kuptojnë, që, nga që kanë parë të internuar, por jo dhëmbjen e tyre, mund të kenë ndejtur me ta e folur, u duket tani pabesisht, se edhe ata kanë vuajtur njëlloj po ashtu dhe bëjnë demagogjinë e bashkëvuajtësit. Se si mund të lexohet “kjo autobiografi e pazakontë”, vjen në ndihmë dhe parathënia e mençur e studiuesit dhe historianit të shquar Ilir Ikonomi, që nxjerr “me keqardhje se bijt:e e atyre që përndoqën… po përpiqen tani t’u përvet;esojnë kauzën për t’u mbyllur gojën, se nostalgjikët e komunizmit tërthorazi po i kërkojnë llogari… njerëzve…”.
Edhe ky libër ndërkaq është një hapje goje, një britmë për të vërtetën. Autori që në fillim ka dy faqe plot me emra, që bujarisht u shpreh mirenjohjen siç nuk para ndodh ndër ne, për ndihmën në materiale, që i japin forcë dëshmisë së tij, një pjesë e tyre janë fqinjët në internim, personazhe të dramës shqiptare, që janë futur në histori, duke bërë histori…
Libri ka për redaktor një koleg tjetër të “Zërit të Amerikës”, Ilirjan Agolli, dua të them me këtë se dosja e Beqir Sinës ka një komision kështu, që duhet marrë parasysh ajo dhe e bashkëvuajtësve të tij për t’I parë parlamenti dhe qeveria si një përvojë dhe guide morale. Zoti Sina shpaloset i përvuajtur dhe i shtypur, që nuk qahet si ata tani, të cilët kanë qenë me shtypësit, shpaloset i urtë dhe i drejtë, edhe i dashur, i veprimit dhe triumfator, por që s’mburret me New Yorkun e arritur si ata që e shanë gjithë jetën Amerikën dhe tani gëzojnë pensionin e saj të azilantit apo lotarinë e saj mēshirëmadhe.
Zoti Sina s’ngurron ta thotë të vërtetën e tij për këdo e gjithçka që njohu dhe hasi, njerëz dhe vende, në nderim rrëfen diçka më përtej vetes, historikun e Savrês së internimeve, p.sh, të familjes së tij, e rënë nga Dibra, fëminia pa fëmini, familjet e internuara përreth, kujtoj ato që kam njohur dhe unë, Radët, atë e bir, Lazër e Jozef Radi, shkrimtarë me shumë libra tani, Dinet, Mirakajt, Kolgjinët, Taçi, Kupi, Merlika, Straravecka, kam qenë në burg me pinjollë të tyre, pinjollë qëndrese dhe morali, Dine Dine, Moisi dhe Lek Mirakaj, Ahmet Kolgjini, Pano Taçi – poet, Bardh Kupi, Eugjen Merlika, Naim Staravecka, me libra dhe këta, dhe fise te tjera plot, Butka, Koliqi, Bajraktari, Berisha, Dane, Bylylbashi, Dema, Dosti, Iljzai, Koleci, Konomi, Mëhilli, Mulleti, Mulosmani, Ndreu, Pirra, Prodani, Skrami, Tinj, Starovaetj, etj, etj. Një popull tjetër brenda popullit.
Nën gjakftohtësinë e rrëfimit të tij si nën një cipë akulli, Beqir Sina ruan shqetësime, turbullura, errësirë dhe shpresë, dëshmi për kujtesën e njerëzve tani dhe të historisë, shpesh të nderlidhura, duke na bërë të besojme se “historia jemi ne”, jo vetëm ata që e bëjnë, por dhe ata që pësojnë.
Gjithsesi autobiografia e Beqir Sinën, aq sa e të gjithëve si përndjekje dhe qëndresë… dhe arritje të ëndrrës së lirisë, e Shqipërsë të gjithë, ka të veçantat e saj dhe emocionin njerëzor, të tijin, që ai na përçon. Ka metaforën e vet. le ta shohim njërën: babai i Beqir Sinës u arratis pak para se të lindte Beqiri… dhe ku, në internim. Jetim me babanë gjallë, ajo ishte dhe jetimëria e një kohe.
Në libër, në faqen 121, gjej emrin e tim eti, aktor në këtë kohë dhe këtë kujtim të Beqirit fëmijë, ka ardhur estrada e Lushnjës në Savër, im atë bisedon me fëmijët përreth, pyet dhe Beqirin se i kujt është, e kam patur nxënës babanë tënd në Berat, i thotë, ia lavdëron, mësonte nën dritat e shtyllave rrugëve në mbrëmje dhe detyrat i shkruante mbi paketa të hedhura cigaresh… varfëri e madhe, sidomos për familjet e përndjekura, e pabesueshme…
Ashtu si Beqiri fëmijë, unë i gëzohem kësaj mbrese tani që im atë ka guxuar t’i thotë një fëmije në internim dikur për babanë e arratisur, që s’e kishte parë kurrë, fjalë të mira madje, diçka ka sjellë prej tij, kur ai nuk lejohej të futej, i ka treguar që ai ka qenë… dhe është dhe ka një kujtesë, që ruan… pra, ka dhe shpresë. Dhe vazhdon, që djalin e atij që i kujtoi babanë, e burgosën… për poezi… Mbase dhe e bashk;evuajt;esve të tij e gjitha ishte nj:e porosi e heshtur për vetëmbrojtje? Gjithsesi mirënjohës Beqir Sinës për kujtesën e tij.
Dhe në fletët më pas: kur po binte dikatura, se ra dhe perandoria komuniste, protagonist takohet me babanë jashtë atdheut. Beqiri është realist, nuk zbukuron, takimi do të ishte disi me emocione të ftohta, dashuri të kursyer, dhënie dore me korrektesë, është një dramë ndarjeje në mes, dimri i diktatorial i Shqipërisë për të gjithë, edhe midis vetes me veten, at’ e bir, dy qytetarë tani, dy fate, dy kohë, dy vende, dy kujtesa që i pret një ardhme…
Nis një jetë e re per Beqirin dhe familjen e tij, ai i futet punës se gazetarit si i ati në shtypin ruajal të diasporës, i cili kishte gjakuar të shkruante të vërtetën, edhe kur Konsullata Shqiptare e kërcënonte se “do t’i varnin djalin në mes të Tiranës, nëse do vazhdonte të shkruante kundër… S’ka gjë, do t’u përgjigje…”. Dhe dkali I gjallë para tij…
Drithëruese te mendosh se si u rrit ashtu gjenerata jonë, me prindër dhe jetimë, metaforikisht të gjithë, e braktisur dhe e dënuar pa asnjë faj, mbi të cilin shteti hakmerrej për etërit e tyre kundërshtarë tek bijtë… Atvrasja eskiliane, lëndë e psikoanalizës frojdiane, ishte kthyer në birvrasje marksiste. Dhe këta bij s’kanë fuqi të dënojnë etërit e tyre. Prandja dhe vazhdon ajo dramë e ai absurd. A është kjo një e shkuar e afërt apo vazhdim ndryshe?
Qytetari Beqir Sina nuk i ka shkëputur lidhjet me dheun amë në Atdheun e ri, përkundrazi, ai jo vetëm është i shqetësuar për mbarëvajtjen e demokracisë në Shqipëri, për lirinë e Kosovës, por është dhe veprimtar, i lidhur dhe me personalitete dhe institucione të SHBA-së dhe kombit, jo vetëm pse ia kërkon dhe misioni i gazetarit. Ndërkaq nuk i fsheh zhgënjimet dhe dilemat…
Edhe ky libër nuk është vetëm rrëfim dhe psherëtimë, por dhe qendrim dhe pjesëmarrje. Do të donim ta kishim më parë, por s’është vonë aspak, është në kohën e vet, edhe si një sfidë. Hapje e gjysmës së pahapur të dosjeve…

Filed Under: Opinion Tagged With: Beqir Sina, Visar Zhiti

SHBA- U zhvillua Turneu i 8-të i futbollit gjithëshqiptar

December 27, 2016 by dgreca

1-futboll-diaspore
Djemtë e Kelmendit, nga New Yorku,  fituan kupën e më të mirit për vitin 2016, duke “shpartalluar” ne finale Skenderbeun 6 – 1/
2-futboll
Nga Beqir SINA & Faton ARIFI – New Jersey/
New Jersey : Qendra kulturore shqiptaro-amerikane me seli në Riverdale të Nju Xhersit, për të tetin vit me radhë organizoi, turneun tradiocional në futboll të vogël “Vllaznimi”. Ky eveniment i cilësuar si më i madhi në fushën e sportit për shqiptarët e Amerikës, tuboi për një ditë në shtetin e Nju Xhersit qindra shqiptarë, të cilët me ekipet e tyre garuese kishin ardhur nga shtete të ndryshme si Nju Jork, Konektikat dhe Chikago. Pas intonimit të himinit kombëtar amerikan dhe atij shqiptar, fjalën përshëndetëse dhe hapjen e programit e shënoi kryetari i QKSHA-së, Zylfi Alla, ndërsa më pas 28 ekipe të përbërë me futbollistë shqiptarë garuan mes tyre duke synuar titullin kampion.
 Konkurenca e fortë sportive u relaksua me programin artistik kombëtar nga grupi i këngëve dhe valleve të QKSHA-së nën kujdesin e z.Xhemal Bekteshi, por edhe nga ndeshja tashmë tradicionale mes futbollistëve të grupmoshave të reja (Ac Milan Albania vs Albanian Eagles) të cilët me lojën e tyre entuziazmuan qindra shikues në sallë dhe fituan duartrokitjet e merituara.Skuadra e Ulqinit e cila ishte kampione e vititi te kaluar, këtë edicion nuk u shfaq në formën e duhur. Edhe ekipi nikoqir i Vllaznimit i cili llogaritej favorit nuk arriti rrezultatin që pritej edhe pse luajti ndeshje shumë të bukura u ndëshkua nga goditjet e penaltive. Paraqitje për tu vlerësuar ishin ato të ekipve si “Kranja”, “FC Future”, “Cemi”, “Dardania” “Albanian United” “Korabi” etj.
 Dy ekipet finaliste këtë edicion ishin “Kelmendi” dhe “Skenderbeu” të cilët me plotë meritë arriten deri në finale, por në fund më shumë u gëzuan futbollistët e “Kelmendit” të cilët shënuan fitore të merituar duke marrë kupën e vendit të parë por edhe atë të golashënuesit më të mirë, që i takoi futbollistit të këtij ekipi, Glorian Hoxha. Portieri më i mirë me më pak gola të pranuar u zgjodh Ramazan Veliu nga ekipi i Vllaznimit.Ndarja e çmimeve në fund të turneut u bë përmes ceremonisë tradicionale. Kupën e vendit të parë e dorëzoi Mirsadi si pjesë e ekipit organizativ, atë të vendit të dytë gjyqtari profesionist Pajazit Mena, titullin e portierit më të mirë e ndau Kalosh Sela, ndërsa Bedi Zhuta i dorëzoi trofeun golashënuesit Glorian Hoxha.
 “Ishte një ditë e mrekullueshme. Mendoj se ne si staf organizativ ja arritëm qëllimit që edhe këtë vit të vazhdojmë me sukses të plotë këtë eveniment mbarkombëtar të shqiptarëve këtu në Amerikë. Për cdo vit jemi duke shënuar proges në cdo aspekt dhe kam besim të plotë që vitet e ardhëshme ky aktivitet do të jetë edhe më madhështor. Meritat për këtë i kanë pa asnjë dyshim të gjithë aktivistët e QKSHA-së por edhe mysafirët e turneut dhe ekipet garuese, të cilat i falenderojmë për pjesmarrjen dhe sjelljen sportive në këtë ngjarje sportive që na bashkon të gjithëve” tha Ajri Hoxha, një nga anëtarët e stafit më të ngushtë organizativ.
 Kryetari i turneut z.Nebi Kaba falenderoi të gjithë pjesmarrësit dhe stafin e tij që punuan për këtë paraqitje kaq të mrekullueshme, sic tha ai në këtë ditë feste për shqiptarët në SHBA, duke e vlerësuar organizimin si një mision të kryer me sukes të plotë.Moderatori i turneut, Faton Arifi (gazetar), tha se “ Ky turne i tejkalon kufijtë e një gare sportive dhe ka kuptim dhe efekt shumë më të gjërë dhe më të rëndësishëm edhe në aspektin e afrimit dhe unifikimit të shqiptarëve në Amerikë, Sot po japim shembullin më të mirë se sa të mëdhej jemi kur jemi bashkëdhe sa bukur luajmë dhe këndojmë në ngjyrat e flamurit tonë, duke dëshmuar para të tjerëve vlerat tona të vërteta si komb”.
Këtë vit turneu futbollistik “Vllaznimi” u transmetua “live” në facebook, ku u ndoq nga mijëra shikues në Amerikë dhe Europë. Përmbyllja e këtij eventi me këngë dhe valle nga të gjithë të pranishmit, mund të cilësohet si “qershia mbi tortë”, për këtë organizim të madh sportiv ku u angazhuan rreth 280 futbollistë, 28 skuadra, një staf organizativ me mbi 30 persona dhe qindra shikues në sallë të cilët me shumë entuziazëm ndoqën 57 ndeshje futbllistike dhe programin e larmishëm artistik.

Filed Under: Komunitet Tagged With: & Faton ARIFI, Beqir Sina, i futbollit gjithëshqiptar, ne Amerike, Turneu i 8-të

Gillman me shqiptarët e Amerikës, bashkë për Kosovën

December 19, 2016 by dgreca

–Kur shqiptarët e Amerikës, me mikun e tyre, Ben Gillman, bëheshin bashkë për Kosovën/
gilman_center4gilman_center61-gilman_benjamin1
-Benjamin Gilman, ish kongresmen republikan i Nju Jorkut, nga ish Presidenti i Kosovës, i ndjeri I. Rugova, në pesëvjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s/KFOR-it në Kosovë, 12 qershorit 2004, Ditës së Lirisë së Kosovës, në bazë të fuqive kushtetuese të Presidentit të Kosovës, me Dekret të veçantë është dekoruar me “Medaljen e Artë të Lirisë” mes 14 personaliteteve të Amerikës, për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës, dhe për ndërtimin e vendit të lirë të Kosovës, si dhe për integrimin në bashkësinë e kombeve të lira të botës/
nga Beqir SINA, New York, SHBA/
gilman_center7.jpggilman_center1gilman_centergilman_center3gilman_center8
Middletown New York: Në pjesën veriore të Nju Jorkut, lokalitetin e quajtur Orange County, 9 vjet më parë do të ndërtohej një librari e re, dedikuar ish kongresmenit republikan nga kjo anë Benjamin Gilman.
Ceremonia e inagurimit u zhvillua në qytetin Middletown – NY, në praninë e më se 500 vetatve, ngjitur me ndërtesën e kolegjit “Orange County Community College”, në pjesën perëndimore, me pjesmarrjen edhe të dhjetra shqiptarve, me mikun e tij të dëshmuar Xhozef J. DioGuardi dhe Shirli Cloyes DioGuardi.
Aty, nëntë vjet më parë ka hedhur të ashtuquajturën “Lopatën e Parë” ose “Gurë Themelin”, (2 gusht 2007), me fillimin e punimeve për ndërtimin e qëndrës, e cila, tani quhet: “Qendra Ndërkombëtare të Edukimit Gilman“.
Libraria e re, e cila ka disa pavione atribute të jetës së këtij politikani, prej kur ai ishte pilot në Luftën e Dytë Botërore dhe deri sa shërbeu për 34 vjet në 17 ligjistatura në Kongresin Amerikan, përfshirë edhe Rezolutat e Kongresit për Kosovën, takimet e tij me grupet lobiste shqiptare, fjalimet e tij në demostratat e shqiptarve në Nju Jork dhe Uashington D.C.
Ndërtesa e librarisë, që përfundojë aty nga mesi i vitit 2008, llogaritet të ketë kushtuar me shumë se një milion dollarë.Ceremonia e hedhjes së “lopatës së parë” ne territorin e “Orange County Community College” Nju Jork, ishte e organizuar nga miku i vjetër shqiptarëve,- Ben Gilman, i cili pos një numëri të konsiderueshem të personalisteteve amerikane, kongresmen, senator,antarë qeverie, udhëheqës lokal, biznesmen, artistë, gazetarë, ftoi me këtë rastë edhe Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, përkatësisht : Presidentin vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane Joseph J. DioGuardi, ish – kongresmeni republikan i Nju Jorkut, dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike në LQSHA, shkrimtarja amerikane Shirely Cloyes DioGuardi, dhe anëtari i bordit Aslan Çekaj, dhe miq të tjerë. Prezenca e tyre ishte dëshmi i qartë, se nëpërmjet pjesmarrjes së tyre, edhe këta përfaqësues shqiptarësh në këtë ceremoni, sollën një mesazh tepër të rëndësishëm: “Mirënjohjen dhe respektin e pakufishëm për mikun tonë të madh Benjamin Gillman”. Ata erdhën këtu që t’a shfrytëzojn mirë këtë miqësi dhe respekt të të gjithë shqiptarve, duke punuar vazhdimisht, që Kosova të bëhet e pavarur e sovrane.
Kosova të behet garantuese për paqen dhe sigurin në Ballkan, rajon e më gjerë.Vetë DioGuardi, në podiumin e ceremonisë kishte vlersuar lartë lidhjet e tija me ish-kongresmenin Ben Gillman, dhe kishte treguar se si ata të dy u lidhën me njeri-tjetrin dhe çështjen shqiptare.
DioGuardi, thoshte se kishte mësuar shumë nga përvoja dhe eksperienca e Gilmanit, në Capitol Hill, ku edhe ai vetë shërbeu në dy ligjistatura. Gillman, u ndie krenar dhe i emocionuar për pjesmarrjen e shqiptarëve, siç u shpreh ai edhe para medias amerikane dhe rreth 500 pjesmarrësve, miqve të tij.
Gilman, i cila ka qenë mik i shtypit shqiptarë në Capitol Hill, i tha atë ditë  gazetës së përditëshme kombëtare Bota Sot, korespondetit të saj në Amerikë, Beqir SINA, se: “Do të ishte një privilegj i veçantë që ai së shpejti të vizitonte Kosovën, dhe këtë do ta bënte në ditën më fatlume të Pavarësisë së plotë të Kosovës, dhe njohjen e saj nga bashkësia ndërkombëtare”.
 Duhet theksuar, se ish kongresmeni Gilman veç qendres, kishte ngritur edhe një program me një “projekt unikal” për gjithë SHBA, i cili quhet;”The Gilman International Scholarship Program”.
Eshtë, ky një program që do të bashkonte – studentët, që do të vinin në SHBA,  nga Europa, Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut në një vend të vetëm me ndihmën e Fondacionit Gillman .
I cili ishte për sigurimin e financave se bashku me Departamentin Amerikan i Shtetit, Departamenti i Arsimit dhe Kulturës, ku mund të llogariten edhe në ndihmat nga qyteti, qeveria amerikane.
Mirëpo, pjesën më të madhe e kan mbuluar donatorët privatë dhe vetë studentët. Edhe kontratat me studentët pjesëmarrës, të cilat, janë nga të gjithë ata studentë që dëshirojnë të vijojnë studimet në The Gilman International Scholarship Program, me perjashtim të Kubës dhe atyre vendeve që qytetarët e tyre, nuk u lejohet të udhëtojnë me viza në SHBA-ës, nuk janë përfunduar akoma definitivisht.
“Qëndra Ndërkombëtare të Edukimit Gilman”
Në hapësirën përpara kompleksit të ri, Libraria Gliman per ata qe e kan vizituar dhe ata qe deshirojne ta vizitojne, ka pavionet vetjakë me sallat e tyre të arkivave.
Kjo qendër – Librari, plotëson një hapësire të përbashkët kontaktesh. Kjo librari e cila mban emrin”Qëndra Ndërkombëtare të Edukimit Gilman””, sipas iniciuesve, vlerësohet të jetë një realizim i përkryer dhe rrezatonë shumë nga jeta e këtij personaliteti të njohur publik.
“Qëndra Ndërkombëtare të Edukimit Gilman” është pjesë e kolegjit të Studimeve Globale, dhe i atribohet krejtësisht vullnetit dhe interesimit të ish kongresmenit të kësaj zone elektorale Dsitrikit 19, Ben Gilman.
Ky Distrikt, është pikërishtë ai ku për 17 ligjistatura pra 34 vjetë, shërbeu kongresmeni i njohur, dhe mik i madh i shqiptarëve. Benjamin Gilman, duke u bërë kështu edhe figurë mjaft e njohur politike në këtë zonë, Capitol Hill, e arenën ndërkombëtare.
Kongresiti Gilman, ka qenë për disa dekada njeri shumë i afërt dhe me lidhje të ngushta me ish kongresmenin republikan të Nju Jorkut Joseph J.DioGuardi presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, për sa kohë, ai u angazhua në çështjet shqiptare edhe një zë i fuqishëm në Kongresin Amerikan , ku ai për shumë vjet edhe kryesojë dhe një pikë kyçe të këtij institucioni, atë të Komitetit të Marrëdhënjve Ndërkombëtare, në Kongresin Amerikan.
Benjamin Gilman, ish kongresmen republikan i Nju Jorkut, nga ish Presidenti i Kosovës, i ndjeri I. Rugova, në pesëvjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s/KFOR-it në Kosovë, 12 qershorit 2004, Ditës së Lirisë së Kosovës, në bazë të fuqive kushtetuese të Presidentit të Kosovës, me Dekret të veçantë është dekoruar me “Medaljen e Artë të Lirisë” mes 14 personaliteteve të Amerikës, për meritat e tyre për mbrojtjen e lirisë së Kosovës, dhe për ndërtimin e vendit të lirë të Kosovës, si dhe për integrimin në bashkësinë e kombeve të lira të botës.
Ai së bashku me kolegët e tij edhe ata miq të dëshmuar të shqiptarëve në kongresin amerikan, Dana Rohabacher, Henry Hyde, e Toma Lantosh, Eliot Engel, Bob Dole, Peter King, Sue Kelly, etj…. sponsorizuan disa rezoluta, peticone dhe Seanca Degjimore në Kongresin Amerikan.
Gilman, dhe kolegët e tij miq të shquar të çështjes shqiptare, udhëhoqën ose morën pjesë në protestat e demostratat e shqiptarve në Nju Jork, Detriot, Çikago, Dejton, e Ushington. Gilman dhe kolegët e tij u bënë si me thënë flamurtarët e çështjes shqiptare dhe mbrojtësit dhe përkrahsit e fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, lirisë e të drejtatave të shqiptarve në Ballkan, dhe demokratizimin e Shqipërisë.

Filed Under: Featured Tagged With: bashkë për Kosovën, Beqir Sina, Gillman, me shqiptarët e Amerikës

Bill de Blasio:Tolerancën zero ndaj kercenimeve dhe ekstremizmit!

December 12, 2016 by dgreca

De Blasio dhe drejtuesit e policisë së Nju Jorkut morën pjesë në festimin e ditëlindjes së Profetit Muhamed a.s, ne Qendren Kulturore Islame shqiptare ne Staten Island, NY/1-deblaiso-ok
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio flet në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare, për sulmet ndaj myslimanve në qytet -premtuar pasojat për ata që kryejnë krime me paragjykim/
Nga Beqir SINA – New York/3-de-blasio3
STATEN ISLAND, N.Y- Një vizitë nga kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Bill de Blasio në Qendrën Islamike Shqiptare Kulturore (AICC) të dielën, është pritur mirë nga komuniteti musliman në këtë pjesë të qytetit, pas ngjarjeve që ndodhën ditët e fundit, – ato të sulmeve ndaj pjestarëve të komunitetit musliman.
Për këtë qëllim De Blasio, zgjodhi këtë viztë që të flasë natën e së dielës në xhamin shqiptare, në Victory Boulevard në Tompkinsville, Saten Island, kur ai ishte pjesë e festimit të ditëlindjes së Profetit Muhamedit a.s.
unnamed“Çdo kërcënim, apo gjuha e urrejtjes ose dhunës, do të ballafaqohen me tolerancën zero… dhe do të ketë pasoja për të gjithë ata që shkelin ligjet tona ose nëse kryejn një krim të njëanshëm”, tha de Blasio, gjatë fjalës së tij në këtë xhami e cila ishte e mbushur plot me besimtar mysliman.Në mesin e të pranishmëve për të dëgjuar fjalën e kryetarit të bashkisë ishin dhe Imamët e kësaj qendre, si dhe Imam Tahir Kukaj  jeta e të cilit u kërcënua në Tompkinsville, disa muaj më parë, dhe një 12-vjeçarë, i cili ka thënë se nuk mund të ndryshojë fenë e tij, sepse është kërcënuar.
2-policiaImam Tahir Kukiqi, lider i komunitetit i cili ishte viktimë e një krimi të urrejtjes, u ul pranë kryetarit dhe përshëndeti atë personalisht. Jeta e tij u kërcënua në qershor nga një njeri jashtë xhamisë para një turme njerëzish.
De Blasio gjatë fjalës së tij duke iu referuar incidentit në këtë xhami, gjatë fjalës së tij, vuri në pah se kryesi i atij kërcënimi është arrestuar.
Vetë Dr. Kukaj, ka  folur më pas për frikën e anëtarëve AICC në muajt e fundit.”Kohët e fundit, pas kësaj retorike që është shfaqur disa her, edhe fëmijët filluan të ndiejnë se ka diçka të gabuar me të qenit mysliman, në këtë qytet” tha Kukaj. “Sulmet ndaj myslimanëve kanë përfshirë NYC, dhe janë bërë më shpesh dhe shumë e rrezikshme”,tha ai.
De Blasio, gjithashtu duke iu referuar një konferencë të kohëve të fundit për shtyp me oficerët NYPD, tregojë edhe për rastin kur “Një oficere policie e mbuluar me shami, vetëm se ishte myslimane ishte kërcënuar në Brooklyn, dhe kërkojë nga ajo të kthehet në vendin e saj të punës”.
Familja e një besimtareje të vogël Selma Vela nga Queensi, tha se ata ndihen më të sigurt në qytetin e Nju Jorkut, se sa në qytete të tjera, për shkak të oficerëve NYPD, ku në rradhët e unifromave blu, këtu shërbejnë më shumë se 900 oficerë policie të cilët janë musliman.
“Ne nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar fenë tonë”, ka thënë 12-vjeçaria Selma Vela.
Në mbyllje të fjalës së tij, de Blasio ka ofruar një mësim mbi historinë e SHBA-së.
“Njerëzit ardhur këtu tha ai janë të të gjitha besimeve të ndryshme, duke ikur persekutimit, dhe duke kërkuar liri … dhe ushtrimin e lirë të fesë së tyre”, tha ai.
Qendra Islame Kulturore Shqiptare, festoj  ditëlindjen e Pejgamberit Muhamed ( as) dhe këtë celebrim  madhështore e bëri shumë të rëndësishëm pjesmarrja e Majorit  të Neë York City, i nderuari Bill DeBlasio, i cili është mirëpritur mjaft ngrohtë nga antarët e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare. 
 Dy nxënes nga  Miraj Islamic School – Saline Bedrolli ( 6 Grade) dhe Adem Kukaj ( 5 Grade) i uruan Major Bill DeBlasio mirëseardhje me një bukë lule, simbas ritit mysliman.
Major Bill DeBlasio,  më pas i shoqëruar nga drjetuesit e kësaj qëndre vizitoj edhe Shkollën Islame Shqiptare, e cila është e vetmja shkollë Shqiptare e rregullt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë në sistemin arsimorë amerikan , ku ai është njohur për së afërmi me aktivitetet e Qëndrës dhe me të arriturat e shkollës Islame Miraxh. 
Më pastaj DeBlasio, mori pjesë në ceremonin fetare në Xhamin shqiptare, e cila është edhe Xhamia Shqiptare ne Staten island, një ndër Xhamiat më të mëdha në shtetin e Neë Yorkut.
Në fillim Major DeBlasio, u takua se pari me antarët e këshillit të Qendrës Islame Kulturore Shqiptare,  me ç’rast u njoftua me punën dhe aktivitetet si dhe me planet dhe objektivat e Qëndrës. 
Dr. Zurkani Vardar, presidenti i kësaj qendre, i dhuroj Kryebashkiakut të Nju Jorkut, zotit DeBlasio, një dhurat të çmuar, një kopje nga Kur’ani, fisnik,  në gjuhën angleze me ç’rast kryetari i Bashkisë – DeBlasio, tha se kjo është një ndër dhhuratat më të çmuara, teksa faleminderit mikëpritësit.
Ceremonia fetare filloj me leximin nga Kur’ani Madhështore,  nga studentët e kësaj qëndre,  me në krye Abdurrahim Vardarin. 
Fjalimin e rastit dhe mirëseardhjen  kryetarit të bashkisë dhe disa autoriteteve të larta të qytetit, përfshirë edhe drejtuesit e policisë, ua drejtojë Dr. Zurkani Vardari, Presidenti i Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare. 
Dr. Vardari, i cili pas fjalës së mirëseardhjes, së kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, urojë atë për suksese të metutjeshme në qeverisjen shembullore.
Më pasë Dr. Vardari, u përqëndrua në vyrtytet e larta të Pejgamberit Muhamed as.: “Mission i Pejgamberit Muhammed ishte mëshirë, paqe dhe dashuri”, tha ai duke shtuar se: “Këto, cilësi janë përgjegjje ndaj sfidave që bota sot ballafaqohet me to”. 
Kurse, Dr. Tahir Kukaj, i prezentoj Kryetarit të Bashkisë të arriturat fetare, akademike, sociale dhe profesionale të Qëndrës Islame Kulturore Shqiptare dhe të Shkollës Islame Miraxh.
Nga ana e tij zoti DeBlasio uroj pjesëmarresit festën fetare të Mevludit të Pejgamberit, teksa përgëzoj lidershipin e AICC për rolin konstruktive ne qytetin e Neë Yorkut, duke vlersuar me këtë rast lartë edhe rolin e lidershipit të kësaj qëndre, sidomos atë të Dr. Tahir Kukaj, në qytetin e Nju Jorkut, i cili është njëhereshit  antar i këshillit konsultativ të Kryetarit të Bshkisë së qytetit të Nju Jorkut për lidhjet ndërfetare.
Në fjalimin e tij Kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, i siguroj të gjithë Muslimanët e këtij qyteti, se liria fetare është e shenjtë dhe ne, tha ai në Nju Jork, nuk do të tolerojm urrejtjen dhe fobinë anti-islame” 
Neë Yorku, tha DeBlasio, është një qytet ku shëmbullon më së miri bashkëjetesa fetare, racore dhe nacionale”. 
Ndërkaq, përfaqëuesi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, në Nju Jork, Konsulli Fatmir Zajmi i cili përshendeti këtë event të rëndësishëm, vleresoi lartë kontributin e drejtuesve të kësaj qendre fetare per komunitetin shqiptarë dhe qytetarëve  te Staten Island në përgjithsi.  
Konsulli Zajmi, theksoi se Qendra në Staten Island reflekton tolerancën fetare shqiptare,  e cila koincidon me vlerat Amerikane  dhe karakterin tradicional  të lirisë fetare te qytetiti të Nju Jorkut.
Ndërkohë, shtoi ai :”Duke vleresuar angazhimin e Dr. Kukaj, Dr. Vardarit, dhe Bedrolli, kohë më parë  në këtë qendër është festuar edhe solidariteti  i Shqiptarëve me Hebrejt, gjate Luftës së Dytë Botërore, mbrojta dhe shpëtimi që u bën shqiptarët hebrenjëve në Shqipëri e Kosovë,  miqësia Shqiptaro – Hebraike, kurse në shtator të këtij  viti, kur Shqiptarët dhe mbarë bota kanë festuar shenjtërimin e Nënë Terezes – Shën Terezes, edhe kjo qender ishte pjesëmarrëse dhe e shënoi këtë ditë, me çka vertetohet bashkëjetesa shëmbullore fetare e rrenjosur thellë në qenjen shqiptare. “
Vlen të theksohet se celebrimi i Mevludit të Pejgamberit (as), është përcjellur nga media lokale në Staten island gazeta më e madhe në këtë ishull – “Staten Island Advance”,  e përditëshmja njujorkeze “Daily News,” kanali televizivë Neë York1, kanal televizë  Pixell, TV21 me Halil Mula.

Filed Under: Histori Tagged With: Beqir Sina, Bill de Blasio, Brooklyn, ne Qendren Islame, shqiptare

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT