• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pèrjetësisht…

April 21, 2019 by dgreca

Në gjurmët e një një romani të pabotuar /

Nga Reshat KRIPA/

Arbëri  qëndronte në qoshkun e tij  në sallë, duke pritur mbërritjen e avionit që do ta çonte në një botë tjetër dhe meditonte. Meditonte  dhe ëndërronte rrugën plot hithra e ferra nëpër të cilën kishte kaluar jeta e tij. I kujtoheshin brengat që e kishin shoqëruar vite me rradhë. Kishte shumë pasione. Donte të bëhej jurist, gazetar, mjek, inxhinier, artist, shkrimtar apo çfardo tjetër gjë që të mundesj. Por fati e kishte dënuar që të mos arrinte asnjë nga majat e ëndërruara. Zhgënjimin e haste në çdo hap të jetës.

            Qysh në klasën e parë të shkollës fillore, kishte filluar të shkëlqente figura e këtij individi dhe kjo e shoqëroi gjatë gjithë rrugës së jetës. Me gjithë intrigat dhe presionet që i bëheshin,  ai çante gjithmonë përpara në rrugën e vështirë. Përfundoi shkollën e mesme me rezultatet më të larta që mund të arriheshin. Rruga për më lartë ishte e mbyllur për të. 

Mendja  e  tij   fluturonte   në   të   kaluarën e   largët.  I përfytyrohej gjyshi i tij, Luan Dauti, që kishte qenë një nga pjesëmarrësit e lëvizjes së madhe që u kurorëzua me fitoren e pavarësisë më 1912. I përfytyrohej dita e 28 nëntorit kur gjyshi kishte qenë pjesëmarrës i Kuvendit të Madh Historik, përkrah burrave të tjerë të shquar të kombit. I kujtohej gjithashtu edhe pjesëmarrja e tij në Kongresin e Lushnjes dhe luftën e 1920-ës që hodhi në det italianët.

I shfaqeshin këto dhe ndjente dhimbje kur shikonte që askërkund  nuk gjendej emri i gjyshit, nuk pasqyrohej aktiviteti i tij. Ishte interesuar disa herë, madje edhe në instancat shtetërore, por kudo kishte marrë të njëjtën përgjigje: “Nuk ka qenë pjesëmarrës”. Një gjë e tillë e revoltonte, pasi atij i kishin folur për aktivitetin e gjyshit shumë burra të moçëm, moshatarë me të, që e kishin njohur mjaft mirë.

Një dite shkoi në Shtëpinë Muze të Pavarësisë.  U  zhyt në  analet  e ngjarjes  më  të 

madhe të vendit, ditës së 28 nëntorit 1912. Shikonte fotografitë e asaj ngjarjeje historike. U ndal në njerën. Ishin  një grup personalitetesh  të njohura të asaj periudhe. Mirë po gjyshi mungonte dhe, çuditërisht, ai e kish parë këtë fotografi me të gjithë pjesëmarrësit midis të cilëve edhe gjyshin e tij që e ëma e ruante ende në sëndukun e saj. Vuri re se aty mungonin edhe figura të tjera që kishin qenë protagonistë të ngjarjes. E kuptoi se ishte bërë një retushim i figurave duke u zëvendësuar me disa të tjerë që as u ishte dëgjuar emri ndonjëherë. Këto retushime i vërejti edhe në Muzeun Historik të qytetit. I njëjti retushim lidhur me Kongresin e Lushnjes dhe Luftën e Vlorës. Gjyshi i tij  mungonte.

Një gjë e tillë e habiste. Përse të fshiheshin nga faqja e historisë këta personazhe? Shkoi në shtëpi dhe u ul në bisedë me të ëmën. Ajo i tha:

  • Bir,  jetojmë në  një  botë  të  çuditshme.  Kjo  është  Shqipëria  e sotme. Kujdes 

bir.  Hiqi këto mendime. Lerja kohës t’i zgjidhë. Unë jam e sigurtë se një ditë ato do të dalin në dritë dhe   ti do  t’ia arrish  asaj  dite. Tani për  tani  hesht. Dhe Arbëri heshti.

            Këto i shfaqeshin në përfytyrimin e tij. I shfaqej rruga e jetës së  tij. Para syve i dilte jeta e familjes. Në mënyrë të veçantë i kujtohej vdekja e gjyshes nga nëna, që banonte së bashku me ta, kur për ta përcjellë në banesën e fundit, mezi u mblodhën pesëmbëdhjetë deri njëzetë vetë, ata më të afërmit.. I shfaqeshin miqtë dhe shokët që e kishin shoqëruar gjatë gjithë periudhës së jetës. I kujtoheshin ata që, me gjithë kushtet e jetës, e kishin ndihmuar të mbijetonte, por i kujtoheshin  edhe  ata  që,   me   cmirën dhe  egoizmin,  mundoheshin   me   të   gjitha mjetet  ta 

pengonin në rrugën që ndiqte dhe  këta  ishin shumica 

që  druheshin prej  tij  si djalli nga temjami.

Në këto çaste i kujtohej një fragment nga romani “Njeriu që qesh” i Viktor Hygoit:

Nganjëherë, kur fëmijës i bien në kokë sprova  të   rëndaqë në moshën më  të  njomë, në skutat e fshehta të shpirtit   të  tij, lind një   farë   peshoreje, një   peshore  e llahtarshme, me të cilën ai peshon punët e kësaj bote. Duke   e   ndjer   veten    të   pafajshëm, ai  iu nënshtrua fatit  pa bërë zë. Nuk  u  qa aspak. Ai  që  s’ka përse të qortohet, nuk qorton të tjerët.

Edhe ai, si heroi i romanit, kishte kaluar sprova shumë të rënda, por me karakterin e tij kishte mundur t’u bënte ballë dhe të dilte faqebardhë nga e gjithë ajo rrokopujë. Jeta e kishte mësuar se si të ishte njeri, si të reagonte, kur i shfaqeshin të papritura të hidhura dhe si të ruante të  paprekur qytetarinë. Për të gjitha këto, e ndjente veten krenar për gjithçka kishte vepruar.

Këto i dilnin para syve, ndërsa priste në aerodromin e kryeqytetit ardhjen e avionit që do ta ndante nga atdheu i tij.. Përse po largohej  tani që, më në fund, sistemi totalitar ishte përmbysur? Kjo pyetje  e mundonte së tepërmi. Ishte para një dileme: A po vepronte drejt? 

                                                                                                      *          *          *

Sokolin, të atin, Arbëri nuk kishte pasur fatin  ta  njihte. Ai kishte lindur kur i iati kishte fluturuar në botën e përjetshme. Sokoli ishte një burrë i njohur në tërë krahinën si një jurist i shquar. Kishte mbaruar fakultetin juridik në universitetin e Sorbonës në Paris në vitin e fundit të monarkisë. 

Gjatë Luftës së Dytë  Botërore  ishte renditur  në  anën  eforcave nacionaliste duke qenë një nga figurat e njohura të saj. Kur rrjedha e luftës nxori në pah fitoren e  forcave komuniste, nuk tentoi të braktiste atdheun, pasi nuk mendonte kurrë që me përfundimin e luftës do ta arrestonin dhe masakronin me tortura të tmerrshme të cilat  do t’i  merrnin  jetën. Në atë  kohë,  ishte vetëm tridhjetë vjeç. Ishte fundi i vitit të dytë të pasluftës.

Arbëri kishte lindur tre muaj  pasi i  ati  kishte shkuar  në botën tjetër. Kështu ai u rrit në gjirin e nënës së tij, Afërditës. Ajo kishte mbaruar  institutin pedagogjik “Nana Skanderbeg”, që para lufte quhej “Nana Mbretëreshë”. Rezultatet ishin të shkëlqyera, por rrugët për të vazhduar studimet e larta  ishin mbyllur. Mentaliteti qe ekzistonte në atë kohë në Shqipëri ishte i tillë që femrat që mund të studionin jashtë shtetit ishin shumë të pakta. 

Qysh kur vazhdonte vitin e fundit të shkollës së mesme ishte njohur me Sokolin me të cilin ishte dashuruar dhe, pas përfundimit të luftës, ishin martuar. Në atë kohë, ajo ushtronte profesionin e mesueses së letërsisë në shkollën e mesme të qytetit. Arrestimi i të shoqit dhe shuarja e tij në qelitë e burgut ndërruan fillin e jetës së saj. Ishte fundi i gushtit kur u paraqit për të filluar punën pas pushimeve verore. E njoftuan se nuk mund të fillonte si e papërshtatshme për edukimin e brezit të ri. 

  • Mami,  kur do  ta  takojmë babin? –   pyeste  Arbëri i vogël të ëmën.

            Tashmë ai ishte vetëm tre vjeç dhe nuk arrinte të kuptonte se përse shokët e tij i kishin të dy prindërit dhe ai jo. Afërdita  nuk  dinte si  t’i  përgjigjej. Ajo nuk mund t’i tregonte se ati i tij i kishte mbyllur sytë në terrin e qelisë por, edhe sikur ta bënte një gjë të tillë, ku arrinte mendja e tij foshnjore të kuptonte se çfarë  ishte qelia  dhe  torturat. Kishte  vendosur që këtë t’ia tregonte vetëm kur të arrinte moshën e pjekurisë.

  • Babi yt   ka fluturuar  në  qiell, –   i   tha ajo  dhe   i  tregoi  një fotografi   ku   ai  

kishte  dalë duke brohoritur me duart lart, me rastin e një manifestimi popullor. 

–  Një ditë edhe  ne do të vemi atje dhe do të jetojmë së bashku.

  • Urra! – thirri djaloshi gjithë gëzim.
  • Urra! – thirri edhe nëna  dhe mori  të  birin në  krah duke  e përqafuar  fort.  Nga  

sytë filluan  t’i rrjedhin lotë të nxehtë.

            Para syve i dilte Sokoli që i fliste me një pasion të madh për idenë që kishte përqafuar dhe për programin e saj. Ishte një program demokratik, i njejtë me atë të shumë vendeve  të tjera të Europës. Madje i kishte prurë edhe një kopje të atij programi, i përpiluar nga një prej figurave më të shkëlqyera të nacionalizmit shqiptar. Këtë kopje ajo e ruante ende. E kishte lexuar disa herë dhe vazhdonte ta lexonte gjithmonë.          

I kujtohej, kur ai fliste për këtë program duke e krahasuar  me parimet  e  revolucionit frëng,  që i kishte mësuar në universitetin e Sorbonës. Afërdita lexonte dhe pyeste: Përse  e vranë?  Çfarë  krimi kishte  kryer? Mos  vallë është  krim të  përqafosh të  tilla  parime demokratike europiane?

            Këtyre pyetjeve nuk ishte në gjendje t’u kthente përgjigje dhe kjo pasi tani ishte koha kur përplasja ndërmjet forcave që vepronin në vend kishte arritur kulmin e saj. Ishte koha kur “fitimtarët”,  për të mbajtur  pushtetin, ishin të gatshëm të hanin jo vetëm kundërshtarët e tyre politikë, po edhe njeri-tjetrin duke mos marrë parasysh as traditat e vendit dhe as lidhjet familjare. Ishte koha kur pjestarët e së njejtës familje spiunonin njeri-tjetrin. Një terror i paparë ushtrohej kundër atyre që mendonin ndryshe. Në këto çaste iu kujtuan vargjet e një poeti të njohur të krahinës së saj:

             Djali babën, baba djalin, bën ta zërë e ta përzërë,

            Që ta pjek në hell të gjallë, t’i pres mishin megërshërë.”

Për të mbijetuar, Afërdita  ishte  detyruar të  shiste  disa nga gjërat e çmuara që kishte në  familje si dhe të ndihmave që dërgonin familjarët e saj nga një qytet tjetër. Kështu mundi ta përballonte jetën bashkë me të birin. Por erdhi një ditë dhe ato mbaruan. Nga shtëpia e tyre e kishin dëbuar, një vilë e bukur dykatëshe, duke e mbyllur në një dhomë të vetme në periferi të qytetit. Mendoi t’i drejtohej kryetarit të qytetit. I kërkoi takim dhe ai e priti. I paraqiti gjendjen e saj. I tregoi diplomën e maturës. I tregoi edhe për të shoqin që kishte vdekur në burg. 

  • Kjo  është gjendja   ime, – i   tha, –   në   rast se    nuk   më  jepni   punë,  atëherë 

merrmëni dhe  mua dhe mbyllmëni atje ku mbyllët tim shoq dhe lereni fëmijën tim të shuhet.

            Kryetari e dëgjoi dhe qëndroi  për disa  çaste  në heshtje. Nuk dinte  si  të përgjigjej. 

Iu kujtua direktiva e ardhur nga lart sipas së cilës nuk duhej lejuar kurrë që në arsim të punonin individë nga klasat e përmbysura. Një gjë e tillë ishte e pamundur. Shkroi diçka në një letër dhe ia dorëzoi duke i thënë:

  • Shkoni poshtë në zyrën e punës

–     Faleminderit! – u përgjigj Afërdita dhe u  largua.  

Hapi letrën dhe lexoi:

  • Sistemojeni në punë!

Në  zyrën e   punës  e priti   përgjegjësi  i  saj. Ishte   një person i  zbritur nga  skuta 

më  e largët e rrethit që  nuk  e kishte parë ndonjëherë qytetin me sy. Pjesëmarrja në rradhët e “fitimtarëve”, ku kishte kryer edhe nje kurs kundër analfabetizmit, e kishte ngritur në atë rang që gëzonte. 

  • Pa   tregona pak   autobiografinë tënde,  moj shoqe!-   tha përgjegjësi.

            Afërdita në fillim heshti. Nuk dinte si të vepronte. Së fundi, vendosi dhe i tha të vërtetën. Ai buzëqeshi hidhur dhe i tha:

  • Qenke   klasë   borgjeze    zotrote! E   mbani  hundën   lart   ju.  Megjithatë, pushteti  

popullor  nuk i  le njerëzit të vdesin  për  bukë   si   shteti borgjez.  Do   të  shkosh   të   punosh   

si pastruese në shkollën e mesme “Dëshmorët e Lirisë”.

            Afërdita shtangu. Nuk e priste nje gjë të tillë. Dikur ajo kishte qenë profesore e letërsisë në atë shkollë që më parë mbante emrin e një personaliteti të lartë të  gjuhës, por që fatkeqësisht, gjatë luftës, ishte lidhur  me lëvizjen  nacionaliste dhe,  pas përfundimit  të  saj, ishte ekzekutuar edhe ai si armik i popullit.

            Përgjegjësi plotësoi shkresën dhe ia drejtoi Afërditës;

  • Merreni dhe filloni punë.

Afërdita hezitoi.

            Nuk ju pëlqen, –  vazhdoi përgjegjësi i zyrës. – Natyrisht ju  borgjezët  nuk  e  ulni kollaj hundën, por sot këto nuk ju shkojnë. Doni ta merrni fletën e punës apo jo?

            Arroganca e tij e habiti. U mendua  disa  çaste. Së fundi,  mori  fletën  dhe  u  largua.

Të  nesërmen u  paraqit  në drejtorinë  e  shkollës. Drejtor   ishte   një  ish-kolegu   i   

saj,  Andrea. Kur lexoi fletën e punës ai shtangu.  Për disa minuta të tëra  mbretëroi heshtja. Së fundi foli:

  • Ikni dhe kthehuni pas disa ditësh.
  • Mos  u  mundoni,  është  e  kotë,  –   i  tha  Afërdita  duke e  kuptuar  se qëllimi  

i  tij ishte  të bisedonte diku më lart për ta vendosur në pozicionin e mësueses.

  • Ikni  dhe kur  të  ktheheni e  bisedojmë,  –  përsëriti drejtori.

Ai   ishte  i   bindur   se  duhej   të   ishte bërë  diçka  e pamenduar nga  ndonjë individ që  nuk e  njihte personalitetin e saj. Mendonte se me ndërhyrjen e tij do ta korigjonte këtë gabim.

 Afërdita u   largua,  por thellë,  në   ndërgjegjen e  saj, mendonte se   tentativa e  Andreas  do të ishte e kotë. U  kthye pas  tre ditësh. Drejtorin e gjeti në një gjendje të papërcaktuar. Me kokën ulur dhe me një zë të dridhur që mezi i dilte, i tha:

  • Më falni!
  • Asgjë,  faleminderit juve për  gjithçka! –   u  përgjigj ajo

                          *    *     *

            Ditën e parë, kur u paraqit e rrethuan ish-nxënësit e saj.

  • Zonja  mësuese, u kthyet  përsëri?  –  thërrisnin  ata  të gëzuar. 

Afërdita   nuk iu  përgjigj. I  përshëndeti dhe  u  drejtuapër në  drejtori. Drejtori sa  e  

pa uli kokën dhe nuk po fliste. 

  • Erdhët? – i tha së fundi.-    Po, – foli ajo me një zë të qetë.

            Ai vazhdonte të heshte. Andrea i  kishte kryer  studimet e larta në Vienë.  Gjatë luftës familja e tij ishte lidhur me lëvizjen nacional-çlirimtare. I ati, doktor Roberti, kishte qenë mjek në një spital partizan. Ishte një figurë e njohur në të gjithë krahinën. Ishte specializuar si kirurg.  Dikur, në kohën e mbretërisë, kishte punuar  si këshilltar në një ekip mjekësor italian që kishte ardhur për të ngritur një qendër shëndetësore në qytet. Kishte fituar një emër   të mirë  në   specialitetin    e  tij.  Shumë qytetarë  kishin shpëtuar nga vdekja në sajë të tij. Sidomos nuk përtonte të shkonte edhe kur e kërkonin për mjekim për ndonjë të plagosur gjatë luftës. Kudo që të ndodhej ai merrte çantën me mjetet e nevojshme dhe nisej menjëherë. Kështu që kishte fituar simpatinë e shumicës së qytetarëve.

Andrea kishte bashkëpunuar me njësitet guerile të qytetit. Kështu që  e emëruan drejtor të shkollës së mesme. Por ai kishte një koncept tjetër  nga drejtuesit e  tjerë  të institucioneve të ndryshme. Ishte bashkuar me lëvizjen, pasi kishte bindjen se ajo ishte forca më reale për të ndërtuar një Shqipëri demokratike. Realiteti i pasluftës e kishte zhgënjyer në një farë mase, por besonte se kjo ishte për shkak të paaftësisë së  disa drejtuesve  dhe  që  me kalimin e viteve do të

rregullohej.

Ishte martuar me Elvirën, arsimtare edhe ajo, shoqe e ngushtë më Afërditën.  Nga martesa u kishin lindur  dy  fëmijë, një vajzë, Vojsava,  dhe  një djalë, Petriti,  moshatar  me Arbërin.

Tani qëndronte me kokën ulur dhe nuk dinte si të përgjigjej. I njihte mirë aftësitë e saj ndaj nuk arrinte të kuptonte se përse të vepronin kështu me të. Kishte  biseduar  me disa  nga personalitetet që merreshin me kuadrot e qytetit, por te asnjëri nuk  kishte gjetur  mbështetje. Madje njeri prej tyre i kishte thënë me një zë të ulët:

  • Përse   e  fut   veten  në këto  ujëra,  mos kërkon  të mbytesh edhe ti?

            Kështu që heshti  dhe nuk  vazhdoi  më gjatë.  Por , nga përbrenda, e mundonte ndërgjegja.

  •  Andrea… –  e zgjoi  nga  mendimet ku ishte  zhytur  Afërdita.

Ai   e  ndërpreu  duke   ngritur   pëllëmbën e   dorës   duke dashur  t’i  thoshte që  të 

heshte. U ngrit dhe i bëri shenjë që ta ndiqte. U drejtuan për te banjot e shkollës. Atje i tregoi një kovë, një fshesë dhe një shkop të mbërthyer në një dërrasë rreth së cilës ishin mbështjellë disa lecka dhe që shërbente për të larë dyshemetë.

  • Këto janë mjetet e tua të punës, –  i tha me një  zë që mezi i dilte  nga goja  dhe  u  

largua.

Afërdita    nuk   pati   kohë    as   ta    alënderonte. Kështu   filloi punën e  re.  Në fillim  

pastronte  kur nxënësit ishin në pushimet e orëve të mësimit ose kur largoheshin për në shtëpi. I vinte turp t’u dilte para syve. Edhe nxënësit e shikonin me keqardhje. Nuk kuptonin se si ish-mësuesja e tyre tani ishte shndërruar në një pastruese të thjeshtë. Megjithatë sa herë që e takonin  e   përshëndesnin  “mirëmëngjes zonja mësuese”.

            I vetmi   që   mundohej  mos   ta   përfillte,  duke  e  parë shtrembër, ishte  Demiri, një  mësues që mbante detyrën e sekretarit të partisë për shkollën. Ai e  trajtonte si një armike të klasës. Më tepër e tërbonte krenaria me të cilën ajo e përballonte. Qëllimisht shpesh herë e kthente  për  të kryer  pastrimin për të dytën herë pasi gjoja nuk e kishte kryer mirë, megjithatë ajo me kokën lart vazhdonte punën e  saj.

  • Përse   nuk  përgjigje,  mos   vallë je memece?  –   i thërriste ai.

            Ajo e vështronte në sy dhe pa folur largohej për në punë. Heshtja ishte arma e  saj  në këtë  duel.  Kjo e tërbonte më tepër sekretarin

                                *    *     *

Vitin e tjetër Arbëri dhe Petriti filluan klasën  e  parë të shkollës shtatëvjeçare. U ulën  që të  dy në një bankë. Zoti u kishte falur një inteligjencë të jashtëzakonshme. I kapnin  shpjegimet që  jepte mësuesja dhe  përgjigjeshin aty për aty pa u menduar fare. Kjo bëri që shpejt të dilnin në krye të shokëve dhe shoqeve. Ata kishin një natyrë të veçantë. Asnjëherë nuk dinin të grindeshin apo të ngatërroheshin me shokët. Mësuese kishin Elvirën, mamanë e Petritit, e cila i trajtonte njësoj si të gjithë nxënësit e tjerë të klasës.

            Elvira rridhte nga një familje intelektuale që gjatë luftës kishte mbajtur një qëndrim asnjanës, pa u përzierë me asnjë krah. I ati ishte një tregtar çerturinash që me punën e tij mbante familjen e përbërë nga ai me bashkëshorten dhe dy fëmijët, Naimin, që ishte më i madhi dhe që kishte mbaruar për financë në Itali dhe punonte në drejtorinë e  financës së komitetit ekzekutiv, si dhe Elvirën, Nga paraardhësit e tyre kishin përfituar një shtëpi  ku  banonin  dhe  një dyqan  të 

vogël ku i ati ushtronte aktivitetin e tij. 

Ishte viti 1952,  dyzet vjetori i pavarësisë kombëtare. Andrea mendonte që, me këtë  rast, 

me një grup mësuesish dhe nxënësish të shkollës të vinin në skenë një dramë me temë patriotike  nga e kaluara e vendit. Për këtë kishte zgjedhur një  dramatizim të romanit  “Lulja e Kujtimit” të  Foqion Postolit, vënë në skenë dhjetë vite më parë në  shkollën “Nana  Skanderbeg”,. Ai mendonte se dramatizimi duhej të ishte më impulsiv gjë që, sipas tij, i kishte munguar atij të mëparshmit. Mendonte që   ngjarjet  e  atij dramatizimi t’i përshtateshin plotësisht këtij përvjetori. Kështu që duhej ripunuar. Por ishte në dilemë se kujt t’ia ngarkonte ripunimin e tij. Vetë kishte mbaruar për matematikë. Mesuesit e letërsisë së shkollës nuk i dukeshin të përshtatshëm. Donte ta bisedonte me të shoqen, Elvirën.

Trokiti porta.

  • Hyni! – thirri ai

Dera u hap dhe hyri Elvira. Andreas i çeli fytyra.

  • Sa mirë që  erdhe,  –  i  tha.  –  Ty  të  kisha ndër  mend. Dua   të   bisedojmë pë një   çështje.

Dhe i  tregoi  projektin e   tij  duke kërkuar opinionin e  saj. Elvirës  i  shkrepi  diçka  në 

mendje.

  • Unë   kam  një   mendim, por  nuk e  di nëse të  duket  i   arsyeshëm. Personi   më  i  

përshtatshëm  për atë rol është Afërdita.

  • Afërdita? 
  • Po.  A ju  kujtohet   se   me   sa  pasion  recitonte  poezitë  e   autorëve te   medhenj  

shqiptarë dhe  të  huaj, kur u shpjegonte nxënësve për ta? Dukej  si një aktore e vërtetë, madje ajo e ka luajtur këtë rol edhe para dhjetë vitesh, kur ishte në vitin e fundit të shkollës “Nana  Skanderbeg”.

            Heshtja pasoi fjalët e Elvirës. Andreas iu shfaq para syve një skenë e para shtatë viteve ku Afërdita, në përvjetorin e poetit Vaso Pasha, në mes të një grumbulli kolegësh recitonte me pasion:

“Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë, 
              Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
 
             Asht tok’ e jona, prindt na e kanë lanë
 
             Kush mos na e preki, se desim t’tanë
                    

  Desim si diqnëburrat qëmotit 

 Dhe mos marrohna përpara zotit.“

            Uli kryet dhe qëndronte i  heshtur. Elvira  kishte të  drejtë. Por, a do të mundesh?

  • Pse mendohe? – i tha ajo
  • “Të   rrosh  a   të   mos rrosh?”  –   përsëriti Andrea  monologun  e  Hamletit  pa 

e gjetur enigmën e këtij  problemi. 

–    Në këtë dilemë jam edhe unë. Ti më kupton. 

–    Mendoje dhe vendos, –  i tha Elvira.                                                                                  Andrea  ndodhej me  të  vërtetë para  një  dileme. Karakteri   i  tij e shtynte që  të pranonte  propozimin e Elvirës, por  një zë  i brendshëm i fliste:                                                                  – Mos   u   nxito!  Thellohu, shqyrtoje   mirë  rastin dhe  pastaj vendos!   Mendo pasojat

Ky  mendimi   i   fundit    e  shqetësonte   më    tepër. I  dilte para   syve   refuzimi që   i  

kishin  bërë personat me të cilët kishte biseduar për kërkesën e tij për kthimin  e  Afërditës si  arsimtare. Por i dilte para syve edhe një rast tjetër me të cilin  ishte  ndeshur kohët e fundit. Një miku i tij, drejtor i një punishteje  rrobaqepësie, kishte emëruar në postin e brigadieres së repartit të këmishave  për gra dhe burra një grua që kishte përfunduar një kurs rrobaqepësie dhe ishte shumë e talentuar. Ajo me fantazinë e saj kishte projektuar disa tipe këmishash që kërkoheshin tepër nga tregu. Por, për fatin e  keq, vëllai i saj ishte dënuar me dhjetë vjet burg për agjitacion e propagandë  Një gjë e tillë kishte bërë që ta shkarkonin nga detyra e   drejtorit duke e detyruar së fundi të largohej nga ndërmarrja.

            Këto mendonte edhe Andrea në ato çaste. Mos vallë edhe ai do të kishte të njëjtin përfundim? Çështjen e  bisedoi edhe  me  të atin. Roberti  po  e dëgjonte  me  vëmendje, në heshtje. Së fundi i tha:

  • Dëgjo  mor  bir.  Në botë  ka  tre lloje  njerëzish. Të   parët  janë ata  që  i venë vetes  

një qëllim  dhe nuk tunden nga ai parim, natyrisht kur ai  është i  arsyeshëm  dhe moral. Çfardo rrethane që t’u paraqitet ata nuk lëkunden nga parimet. Duan  të urdhërohen vetëm nga vullneti i tyre dhe askujt tjeter. Duan të udhëhiqen nga arsyeja e tyre dhe askujt tjetër. Duan të drejtojnë veten dhe jo t’i drejtojnë të tjerët. Duan të vendosin vetë dhe jo të vendosin të tjerët. Me  pak   fjalë,   duan  të   jenë dikushi, duke marrë parasysh çdo lloj çmimi që duhet të paguajnë.

Të  dytët janë sharlatanët, hipokritët, servilët, që janë gati të shesin moralin e tyre për një post apo përfitim jo të ligjshmën. Ata nuk kanë fytyrë, nuk kanë ndërgjegje, janë kthyer në kameleonë. Për fat të keq, ata i gjen me shumicë në botën e sotme  dhe  me veprimet  e  tyre bëjnë  që  jeta të  mos shkojë në rrjedhën e saj. 

            Kurse të tretët janë një tip i veçantë nga dy të  parët. Tek ata mbizotëron urrejtja për çdo kundërshtar dhe që i ka bërë egoistë, sadistë, kriminelë. Ata janë të gatshëm të përdorin mjetet më mizore për të arritur qëllimet e paracaktuara. Ndjejnë kënaqësi. kur shohin të derdhet gjaku i tyre. Kjo është e vetmja ndjenjë që iu zotëron zemrat dhe kjo i bënë ata që të jenë më cinikë. Kështu, mor bir,  pyete  ndërgjegjen tënde  se  cilit grup i përket dhe vepro siç të thotë ajo.

Nuk foli më, por për Andrean kishte folur mjaft. Vendosi të vepronte. I dërgoi Afërditës   të   paraqitej  në    drejtori.  Kishin  përfunduar   orët   e mësimit. Nxënësit   dhe   arsimtarët ishin larguar.. Afërdita, si zakonisht, po kryente pastrimin e shkollës. U habit me këtë  thirrje.

  • Përse? – pyeti veten e saj.

Kur hyri   në   drejtori  dhe    kur pa  se  atje ishte   edhe   Elvira, ndjeu   një   lehtësim. 

Ndruajtja i  kishte kaluar.

  • Urdhëroni,  zoti  drejtor! –  i  tha. 

Ishte hera e parë që i drejtohej me këtë emërtim 

  • Mos    m’u    drejtoni   më   zoti drejtor.  Unë   kam   një emër.   Kemi  vite që  jemi 

kolegë. 

            Qëndruan disa çaste në heshtje, pastaj Andrea vazhdoi:

  • Ju e  dini  se  po   afron    kremtimi   i    dyzetvjetorit   të    shpalljes   së  pavarësisë.  

Me  këtë rast  së bashku me Elvirën kemi menduar që të  vemë  në skenë  dramatizimin  “Lulja e Kujtimit” dhe kemi menduar që përpunimin e tij ta bëni ju, madje edhe të luani rolin e Olimbisë si dikur  para dhjetë  vitesh.

            Afërdita shtangu. As që i kishte shkuar kurrë ndër mend  një  propozim i tillë.  Ajo,  një patruese shkolle, të  kthehej  në rolin e   një  shkrimtareje dhe  aktoreje  teatri. Një ndjenjë  e  çuditshme filloi  ta pushtojë.  Para syve i doli fëminia e saj, kur pasioni kryesor ishte të bëhej një aktore  e  njohur. Iu kujtua historia kur dhjetë vjet më parë drejtoria e shkollës kishte organizuar, sikurse tani, shfaqjen e romanit “Lulja e Kujtimit”, dramatizuar nga një figurë e njohur. Afërditës i kishin dhënë rolin e Olimbisë. Në fund të shfaqjes të gjithë e kishin duartrokitur nxehtësisht interpretimin e aktores së re, madje nëpër gazetat e kohës kishte filluar të shkruhej se ajo do të bëhej një aktore e madhe. Ngjarjet e mëvonshme e  kishin shndërruar rrjedhën e jetës së saj. Ajo, nxënësja e shkëlqyer e shkollës “Nana Skanderbeg” kishte përfunduar si  një pastruese e thjeshtë shkolle.

            Ndaj ishte në dilemë. Një zë i thoshte se duhej ta pranonte, pasi vetëm kështu mund të realizohej ëndrra e fëmijërisë për t’u bërë dikush, ndërsa zëri tjetër i pëshpëriste se kjo ishte e pamundur sepse  duhej  të shikonte  edhe  pozicionin në të cilin ndodhej.

  • Do më lejoni të mendohem? – i tha drejtorit

Ai nuk e kundërshtoi dhe kështu u ndanë.

                               *    *     *

  • Përse mendohe? –  e pyeti e ëma Afërditën.
  • Sepse jam në udhekryq, – ishte përgjigja.
  • Dhe  ti nuk  je  në gjendje  ta  zgjidhësh? 
  • Ndodhem   midis    dy    rrugëve,   njera    të  shpie  në   parajs dhe  tjetra   në  ferr.

Rruga  e  ferrit  është   e   hapur dhe mund   të   shkosh   kur   të   duash, ndërsa   për  të shkuar  nëparajsë   duhet     të    kalosh   nëpër   gërxhe   dhe shkrepa  që  duhet mund dhe vullnet për t’i kaluar.

  • Po ty,  a  mos vallë  të  mungon ky  vullnet?  Dikur Migjeni shkruante:

               0 vullnete të ndrydhuna!

               0 vullnete të shtypuna!

               Shkundni prangat të mbrapshta! 

               E me britmë ngadhnyese,

               Me hove viganash, dëshirash flatruese,

               Turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhe zbritni

               ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni,

  • Vullnetet  e   mia   janë  ndrydhur,  Unë   nuk    kam   forcë    që    t’i    shkund    ato,  

siç  thotë  poeti. Ç’mund  të bëj unë për t’u çliruar nga kjo ndrydhje? A mundem vallë? Migjeni shkruante:“Shkundni prangat të mbrapshta”! Por a kam unë fuqi për  këtë?

  • Folmë bijë, folmë! Tregomë ku qëndron çështja.

Afërdita i  tregoi  për   propozimin  e drejtorit  të  shkollës. I tregoi edhe  pse   hezitonte 

ta pranonte. Ajo  ishte  bashkëshortja e një të vdekuri në burg si armik i  popullit, ndaj i  ishte mohuar  edhe  e drejta e profesionit. Si do ta priste publiku daljen  ne skenë?

            Nëna ndenji disa minuta pa u përgjigjur. Së fundi tha:

  • Mos   u   druaj   bija    ime. Pranoje    propozimin. Ti  e    ke  luajtur  edhe  disa vite  

më  parë atë  rol dhe dole e shkëlqyer, megjithëse ishe ende e re. A të kujtohet se si të ngritën në krah spektatorët? Tani ke rastin t’u tregosh se cila je. Mos e ul  kokën. Askush nuk mund të thyejë krenarinë tënde.

            Afërdita vendosi. Të nesërmen i tha Andreas se pranonte.

  • Rrofsh Afërditë! Të siguroj se kjo do të jetë kthesa  e rugës  tënde në jetë.
  • A thua?
  • Sigurisht.  Të  premtoj  se   shpejt  do  të  arrish  në  vendin që meriton
  • Faleminderit!  

Afërdita  u  kthye   në   shtëpi   dhe hapi   romanin.  Para  syve  i  dilnin skenat  e  tij. I 

dilte Dhimitri,  një djalë i ri që punonte si kryeshërbëtor në dyqanin e  zotit  Kristo dhe  dashuronte  vajzën e  tij  të vetme, Olimbinë, e cila edhe ajo e donte. Për këtë arsye zoti Kristo së bashku me sekretarin e tij, Nikon, bënin plane për ta larguar  nga Korça duke e dorëzuar në duart e qeverisë turke si njeri kryengritës dhe që kishte marëdhënie me shqiptarët jashtë Shqipërisë.

Dhimitri, i   paralajmëruar nga  Olimbia, largohet  dhe  niset për  në  Manastir ku  njihte  mjaft kryengritës. Mirëpo ishte natë e egër dimri dhe atij i del një tufë  ujqërish, të  cilët ia  shqyejnë kalin. Ai vetë mezi shpëton gjallë me ndihmen e kryengritësve të asaj ane që vepronin atje. 

Në këtë kohë në Korçë përhapet lajmi se Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit. Kur e  mori  vesh këtë Olimbia dëshpërohet aq shumë sa luan mendsh dhe mbetet ashtu gjashtëmbëdhjetë muaj, deri sa një ditë “Lulja e Kujtimit”, që ia kish falur Dhimitri,  i ngjall asaj kujtimet e së kaluarës dhe e sjell në vete. 

Ky subjekt i doli para syve Afërditës. I dukej i ngjashëm  me fatin e saj   me  Sokolin. Edhe  atë  e kishin rrethuar ujqërit dhe e kishin gllabëruar, madje nuk kishte asnjë varr ku ta vajtonte apo t’i çonte një tufë me lule. Në vend të “Lules së Kujtimit” ajo kishte fotografinë ku ai kishte dalë duke  brohoritur  me duart lart.

Interesant, – mendonte  Afërdita, –  edhe  atëherë kishte cmirëzinj që përpiqeshin të shkatërronin ëndrrat e të tjerëve.

Dhe sillte ndër mend intrigantët e kohës në të cilën jetonte.

            U ul dhe filloi  të  punojë. Mori dramatizimin e  parë  dhe  filloi  ta rilexojë. Atje  ku mendonte se skenari  çalonte bënte ndonjë korigjim apo shtesë. Ishte zhytur në botën e fantazisë. Për të nuk ekzistonte më asgjë përveç ngjarjeve të dramës.  Ambienti rreth e rrotull nuk ekzistonte. E ëma e shikonte dhe mundohej t’i fliste për ta shkëputur nga kjo gjendje por me kot. Ajo kishte humbur në botën e saj. Së fundi e përfundoi.

            Të nesërmen ia dorëzoi dramën Andreas. Ai i hodhi një sy shpejt e shpejt dhe i tha:

  • Faleminderit, të lumtë! Ke bërë një kryevepër.

Menjëherë   filluan    përgatitjet    për    shfaqjen.   Andrea  bisedoi me  një   regjisor  të  

njohur   të  qytetit i  cili  mori përsipër  vënien    në    skenë. U   zgjodh   edhe   ekipi   realizues 

skenaristë,kompozitorë, piktorë. Uzgjodhën gjithashtu edhe interpretuesit. Rolin e Olimbisë e mori Afërdita ndërsa atë të Dhimitrit, një mësues i ri, Skënderi, që kishte ardhur atë vit në këtë shkollë. Rolet e tjera u caktuan nga rradhët e maturantëve.

            Andrea kishte vetëm një dyshim. A do ta lejonte praninë e Afërditës sekretar Demiri? Ai e dinte opinionin e tij për pastruesen. Por fati e ndihmoi. Demiri kishte shkuar për një kurs partie në kryeqytet. Kështu që rruga ishte e hapur.

                                                 *         *          *

Së   fundi,  erdhi   edhe   dita  e   festës  së madhe. Qyteti zhurmëronte nga brohotitjet e banorëve që derdheshin rrugëve dhe nga fjalimet e autoriteteve, midis të cilave edhe ajo e përfaqësuesit të lartë të ardhur nga kryeqyteti. Tingujt e bandës së qytetit mbulonin zhurmat e njerëzve. Në mbrëmje shfaqja e dramës së mirëpritur. Turmat drejtoheshin drejt sallës së teatrit që u mbush plot e përplot. Në galerinë qëndrore, përfaqësuesi i lartë i ardhur nga Tirana, Sekretari i Parë i Partisë, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv  dhe kuadro të tjera. Midis tyre edhe Demiri që kishte përfunduar kursin. Në galeri ishte ulur edhe drejtor Andrea. Në shfaqje kishin  ardhur edhe nëna e Afërditës me Arbërin e vogël.

Shfaqja filloi. Në skenë Dhimitri me Olimbinë,  një  çift të dashuruarish që dukej  sikur do  ta  përpinin njeri-tjetrin. Salla  i shikonte me admirim. Në  galerinë  qëndrore filloi një lëvizje.                                           

  • Kush   ia  ka   dhënë   këtë rol  asaj?  –   iu   drejtua Demiri Andreas.

 Spektatorët  që   ishin   pranë  galerisë   kthyen    kryet. Sekretari  i Parë   i    bëri shenjë  Demirit që të  heshte. Andrea bëri sikur nuk e dëgjoi.

            Shfaqja vazhdonte. Skena  tjetër. Zoti Kristo dhe  sekretar Nikua bëjnë plane për ta dorëzuar Dhimitrin tek autoritetet turke.  Olimbia i dëgjon dhe i lutet të atit por ai nuk tërhiqet, atëherë lajmëron të dashurin i cili largohet nga qyteti.  Së fundi shfaqet një lajmëtar që sjell lajmin e kobshëm, Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit. Një klithnë  therrëse  dëgjohet. Është  Olimbia  që këlthet. Salla pret e shtangur rrjedhën e ngjarjes. Zëri  i  saj buçet me duart lart:

  • O Zot, ku je?

Para   syve   nuk  kishte  më sallën  e teatrit. Ajo  kishteluturuar në  botën e saj.  Nuk  ishte më Dhimitri partneri i saj. I dukej sikur ai ishte Sokoli i rrethuar nga një turmë ujqërish që mundoheshin sejcili t’i shkëpusnin ndonjë copë nga trupi i tij.

  • Ndaluni,  ndaluni! –   thirri   në  mes  të   lotëve që   rridhnin   si  lumë.  –    Mos ma merrni  Sokolin tim!

            Një e qeshur histerike shpërtheu nga buzët e saj. Salla, e ngritur në këmbë buçiti  nga duartrokitjet e zjarrta. Midis tyre ndihej me fort zëri i një fëmije. Ishte Arbëri që brohoriste për nënën e tij.

  • Mbylleni perden!  – Thirri Demiri,  por  atë  nuk  e  dëgjoi   askush.  Duartrokitjet e 

publikut e mbuluan zërin e tij. Sekretari i Parë  i bëri përsëri shenjë që të heshtëte.

            Së fundi shfaqja përfundoi. Turma të tëra spektatorësh u derdhen në skenë për të përgëzuar regjisorin dhe aktorët dhe në mënyrë të veçantë Olimbinë. Tufa me lule i drejtoheshin asaj. Në këtë  çast mbërriti Demiri që e kapi për krahu dhe  e  nxorri nga  skena.  Atje u përballë me  Andrean i  cili  ndërhyri dhe ia hoqi nga duart.

  • Lëshojeni! –  i tha,  –   suksesi i kësaj shfaqje  është pikërisht kjo. 

E  pruri përsëri  në  krye të skenës. 

            Ovacionet ishin të jashtëzakonshme dhe vazhduan për një kohë të gjatë.

  • Faleminderit! – i tha Afërdita.
  • Faleminderit juve! – u  përgjigj Andrea. –   Ishit ylli  i shfaqjes.

Së bashku me nënën dhe Arbërin u nisën për në shtëpi. Andrea i përcolli deri  te porta.

            Të nesërmen, nën drejtimin e Sekretarit të Parë të Partisë së Rrethit, u zhvillua mbledhja në Komitetin e Partisë. Merrte pjesë edhe delegati i ardhur nga kryeqyteti si dhe të gjithë sekretarët  e   partisë së  ndërmarrjeve  dhe shkollave  të  rrethit. Kishte edhe disa kuadro  te tjera të  ftuar  dhe midis  tyre  edhe Andrea. Tema ishte bilanci i punës së kryer për përgatitjen e kremtimit të  festës  së dyzetvjetorit të pavarësisë.

            Raportin kryesor e mbajti Sekretari i Parë. Ai foli e foli për gati një orë për punën e kryer duke lavdëruar kuadrot drejtuese që kishin përgatitur festën duke e konkretizuar këtë me shembuj të ndryshëm. Shfaqjen e dramës nuk e përmendi fare duke e lënë qëllimisht në heshtje Në fund falënderoi përfaqësuesin e ardhur nga Tirana për ndihmën e dhënë.        

Filluan diskutimet. I pari u ngrit Demiri.

  • Të dashur   shokë!  Jam    plotësisht    dakord   me   të    gjitha  ato  që  ngriti shoku  

Sekretar  i Parë por dua të ndalem në një pikë që nuk u përmend fare në raport. E kam fjalën për shfaqjen e organizuar nga shkolla “Dëshmorët e Lirisë” dhe personalisht nga drejtori i saj, shoku Andrea Goranxi, i pranishëm në këtë mbledhje. Unë nuk arrij të kuptoj se si shoku Andrea ngarkoi për interpretimin e rolit kryesor një person të deklasuar, i shoqi i së cilës ka vdekur në burg ku kryente dënimin e merituar si armik i popullit. Pikërisht për këtë asaj i është hequr edhe e drejta e ushtrimit të profesionit të mësueses. Mendoj  se  sot   shoku  Andrea duhet  të  na  japë 

shpjegime përse e mori këtë vendim.

            Andrea u ngrit nga vendi ku ishte ulur  dhe dalëngadalë u drejtua për te podiumi  ku  mbaheshin diskutimet. Qëndroi  disa minuta në heshtje dhe pastaj filloi:

  • Më lejoni të nderuar shokë  t’ju tregoj arsyet  e   mia   

përse  ndërmora një  veprim  të  tillë. Dhjetë  vjet  më parë,  më  28 nëntor 1942, në zjarrin e luftës për liri, drejtori i shkollës “Nana Skanderbeg” në kryeqytet, heroi i popullit Astrit Çeliku organizoi shfaqjen e kësaj drame. Rolin kryesor, atë të Olimbisë ia besoi Afërdita Ndrecës që më vonë do të merrte mbiemrin Dauti, atëherë nxënëse e vitit të fundit të shkollës.. Suksesi ishte i jashtëzakonshëm sa i tërboi fashistët. Si raprezalje ata arrestuan drejtor Astritin dhe e pushkatuan. Në kujtim të kësaj ngjarjeje mendova të përsërisja shfaqjen e kësaj drame. Mendova se më mirë se shoqja Afërditë këtë rol nuk mund ta luante askush tjetër. Mendova se ajo do të përsëriste suksesin e dhjetë viteve më  parë dhe  nuk  gabova Shtoj  se  ajo është punonjëse e shkollës sonë me detyrën e pastrueses të cilën e kryen më së miri dhe pa u ndjerë apo ankuar. Suksesi ishte i jashtëzakonshëm dhe ju të gjithë e patë. Ovacionet e publikut nuk kishin mbarim.

  • Po  kur  ajo thirri   “Mos ma merrni sokolin tim”   çfarë   donte të   thoshte?  Mos iu  

kujtua  i shoqi, Sokoli, që vdiq në burg si armik populli? Mos  vallë  donte ta ngjallte atë? – pyeti me një zë të ashpër Demiri që nga vendi.

  • Jo  i  dashur  Demir,  ky  ësht ë  një epitet  që   përdoret shpesh  në  gjuhën tonë  për  

të  treguar madhështinë e heronjve tanë dhe Afërdita e përdori atë për të treguar madhështinë e Dhimitrit.     

Demiri  heshti. Andrea  e përfundoi ligjëratën me fjalët:

  • Jam  i  gatshëm  të  përgjigjem  para  çdo lloj   vendimi  që    do   të  mendoni   ju.  Ju 

falënderoj që  më dëgjuat dhe më falni për kohën e konsumuar.

            Mbledhja vazhdoi edhe me disa  diskutime të  tjera.  Në fund e mori fjalën i deleguari i kryeqytetit  që në mbarim të fjales së tij tha;

  • Përsa   i  përket  çështjes  që u  diskutua  këtu le  të merren organet kompetente.

            Me kaq mbledhja mori fund.   

                               *     *      *

                  Ditët që  pasuan vazhduan të  qeta. Secili kryente  punën e   përditëshme. Dukej  sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Por kanalet e fshehta vazhdonin të punonin. Një ditë prej ditësh, Resuli, dikur shok shkolle me Sokolin dhe tani operativ i sigurimit të shtetit, duke kaluar pranë saj, iu   drejtua  dhe   me   një zë  të  qetë  që  shprehte përzemërsi  i foli:

  • Puna e mbarë1

Afërdita   e   vështroi   në   sy  e  habitur. Një e  dridhur i   përshkoi   trupin. Megjithatë,  

për  mirësjellje, iu përgjigj me të njejtën mënyrë:

  • Mbarë paç,  ju faleminderit!

Resuli ndaloi hapat dhe vazhdoi po me të njejtën mënyrë:

  • Pashë  shfaqjen tuaj  dhe  ju   shkëlqyet   me  rolin   që  interpretuat  dhe   t’ju  them  

të  vërtetën më vjen keq që jeni një pastruese shkolle, kur duhej të ishit një artiste e madhe.

            Afërditës i dukej sikur para syve kishte fytyrën e një hipokriti madje, edhe më keq, atë të një gjaksori

  • Unë   tani   e   kam   zgjedhur   profesionin tim,  –   iu përgjigj  –  Këto   janë  fshesa  

dhe  kova. Nuk kam pretendime për më tepër.

  • E  keni  gabim, –   nguli  këmbë  Resuli. –   Atë  zgjidhje  jua   dhuruan  rrethanat   e

jetës,  por që janë në dorën tuaj të rregullohen. Po deshët ejani ndonje ditë në  zyrën  time  dhe  të 

bisedojmë për rrugën e zgjidhjes.

            Kaq foli  Resuli dhe  u  largua, duke patur  në buzë  një buzëqeshje që nënkuptonte shumë gjëra.

  • Hipokriti, – tha me vehte  Afërdita, – kujton se do  ta  harroj krimin e tij.

Përsëriste fjalët e tij dhe kishte bindjen se prapa tyre fshihej diçka tjetër. Një zë i brendshëm i thoshte se vajtja në zyrën e tij do  të  ishte shkatërrimi  moral  i saj.  Këtë  dyshim ia   shtonte   edhe f akti   se   ai kishte  qenë  personi që  kishte  arrestuar Sokolin                                    Në mbrëmje e bisedoi me t’ëmën. Edhe ajo i  shfaqi nje mendim të dyzuar. 

  • Sot  moj bijë,  –  i  tha ajo,  –  jetojmë  në  një  botë  të  çuditshme. Jemi  të  rrethuar  

nga  njerëz të cilët nuk e dimë nëse janë  engjëj apo  djaj. Një zot e di vetëm këtë. Nuk e  di  sitë të them. Vepro si  të thotë ndërgjegja  jote.

            Pas  disa   ditësh   u  takua  përsëri  ballë për  ballë  me Resulin.

  • A u menduat? – i tha ai

Afërdita  nuk   i    ktheu  përgjigje. Mendoi   ta   bisedonte   edhe me  Andrean. I   shkoi 

në zyrë. E  dinte që ai largohej i fundit prej shkolle.

  • Ç’e mirë të solli? – pyeti ai duke i buzëqeshur.
  • Ndodhem  para një  dileme  të madhe –   i tha.   

I    tregoi  propozimin   e   Resulit. Andrea   e  dëgjoi    me   vëmendje. Pasi   u  mendua 

për   disa minuta vazhdoi:

  • Në   të   njejtën   dilemë    jam    edhe    unë. Nuk   besoj   të  jem më  drejtor  i  kësaj  

shkolle dhe nuk e di se ku do të më degdisin.  Kjo është Shqipëria në të cilën jetojmë.

            Në të vërtetë Andrean e kishin thirrur disa herë në Komitetin e Partisë për t’i bërë presion se përse e kishte ngritur aq lart atë që ishte e dënuar të punonte si pastruese. Por deri tani nuk ishte marrë asnjë masë kundër tij. Megjithatë këto nuk ia tha Afërditës.

  • Nëqoftëse do  të  më dëgjosh   mua, –  i  tha  më   në   fund   –  mos  shko .

Afërdita e vendosi. Tashmë hezitimet dhe iluzionet ishin zhdukur.

            Erdhi   edhe  dita e  përfundimit të vitit shkollor. Drejtor Agroni organizoi  një  ceremoni 

me këtë rast ku u zhvillua edhe ndarja e deftesave. U lavdëruan dhe u nderuan me flete nderi të gjithë  nxënësit  e shkëlqyer sipas klasave. Midis tyre edhe Arbëri e Petriti.

Afërdita po kthehej në shtëpi. Papritmas, pa e kuptuar se nga ia behu Resuli.

  • Dua të bisedoj me ju –  i tha. 

            Ajo e mori me mend se çfarë donte të bisedonte  ai  por, tashmë ajo e kishte të qartë qëndrimin që  do të  mbante. Këtë  e kishte vendosur qysh kur kishte biseduar me Andrean.

  • Mua    sinqerisht,  si   një   shok  i   vjetër i  Sokolit,  më vjen  keq  që  një   femër  e  

nivelit  tuaj, të vazhdoni të punoni si një pastruese  e  thjeshtë, kur duhej  të  ishit një  arsimtare  e degjuar apo një aktore e shkëlqyer.

            Afërdita ndjeu neveri për fjalët e  shprehura  prej tij.

  • Pastaj? – e ndërpreu. 
  • Mendoj  se   është   vepruar   gabim   në   rastin   tuaj  dhe   kjo  për faj    të   ndonjë 

dritëshkurtri  që  nuk ka ditur se si të veprojë me ju si dhe disa rrethanave të tjera të kushtëzuara nga pozicionimi i një individi në kushtet e krijuara në vendin tonë.

  • Pastaj?/ – përsëriti Afërdita
  • Kjo  gjë  mendoj   se   duhet   korigjuar. Vendi  ynë   sot  ka  nevojë  për  kuadro   si  

ju.  Por, për  të bërë këtë korigjim duhet të kontribuoni.

  • Pastaj? – tha Afërdita për të tretën herë.
  • Ju   duhet  të   tregoni   se   jeni  e   gatshme   për  të   ndihmuar   në   vijën   politike

që  ndjek vendi  ynë. Sot ka ende njerëz që në një mënyrë apo tjetër mundohen të pengojnë ecjen përpara të shoqërisë socialiste dhe ne duhet t’i zbulojmë ata. Duhet t’ju tregojmë  vendin. Ju mund  të  na ndihmoni  në  këtë drejtim. Unë jam në pritje.

  • Ashtu?
  • Po  ja  duke biseduar  me  njerin  apo tjetrin, duke blerë   mendimet e   tyre  dhe   në  

rast  se  ndonjë  shprehet   kundra ta denonconi. Kështu do të kontribuoni në eliminimin e tyre dhe bashkë me ta edhe të ideologjisë së tyre të dështuar. Synimi ynë është   krijimi  i  njeriut   të ri  me  parimet e  reja  të shoqërisë socialiste,

Heshtja pas kësaj ligjërate vazhdoi gjatë. Afërdita, duke e vështruar në sy iu drejtua;

  • Keni gabuar adresë.! Më falni por duhet të largohem.
  • E  keni  menduar  mirë? –   kërcënoi   Resuli. Toni   i   zërit  të   tij   tani  kishte  

ndryshuar. Ishte  toni  injeriut që  është  mësuar të urdhërojë të tjerët

  • Plotësisht  – ishte përgjigja.

U ndanë pa u përshendetur.

                                            *          *           * 

Afërdita u kthye në shtëpi dhe u mbyll  në  dhomën e  saj.  Donte të qetësonte  nervat që i ishin ngritur për shkak të debatit me Resulin. Kjo gjë i ra në sy nënës e cila e ndoqi nga prapa dhe kur e pa që po rrinte e menduar i tha:

  • Bijë, çfarë të mundon?
  • Ndërgjegja ime. – ishte përgjigja.
  • E përse?
  • Sepse nuk arrij dot të gjej rrugën që duhet të ndjek.

Nëna e vështroi drejt e në sy dhe me një ton solemn i deklamoi vargjet:

           Megjithëse drita ishte dikur kaq e ndritshme

           Tashmë nuk mund ta shoh,

           Megjithëse asgjë nuk mund të sjellë pas ndriçimin në bar

           Lavdinë në lule

           Nuk mund të vajtojmë, por do të gjejmë

          Forcën në çka mbetet pas.

  • A  e  di   kush  i   ka    shkruar?   William Wordsworth  në  “Ode mbi   intimitetet   e  

pavdekësisë nga kujtimet e fëmijërisë së hershme“. A të kujtohet  fëmijëria  jote e  herëshme? Sot ti nuk mund të shohësh ndriçimin e dritës së dikurshme. Vuri veshin çfarë shkruan poeti:

            Nuk mund të vajtojmë, por do të gjejmë

           Forcën në çka mbetet pas

A ke mundësi të gjesh  forcë  për  ta përballuar? Unë  besoj se  po,  ndaj ngrehu  dhe vazhdo të jetosh.

            Fjalët e nënës e gjallëruan Afërditën. Një ndjenjë tjetër kishte pushtuar zemrën  e  saj. Nga  obori aty pranë u dëgjua zëri i Arbërit që qeshte me të madhe së bashku me disa shokë të tij.  

  • Keni  të  drejtë, –  tha, – ti  më  deklamove  vargjet e Wordsworthit,  ndërsa  unë  ato  

të   Alfred  Tennysonit   nga poema “Enoch Arden”:

   E dashur Anë, çelu, ngushëllohu,

  Vështro fëmijën, dhe gjer sa të kthehem,

  Mbaj rregull në shtëpi se unë do të iki,

              Për mua mos ki frikë.

E   dëgjon  të  qeshurën  e Arbërit? E pra unë, në  këtë errësirë ku jetojmë, do të luftoj që kjo e qeshur të mos pushojë nga goja e tim biri dhe do ta gjej këtë forcë.

            Me kaq biseda mori fund.

            Kaloi muaji i parë i pushimeve. Një mbrëmje, ndërsa kthehej në shtëpi, takoi Andrean. U përshëndetën miqësisht. 

  • Ejani të ulemi të pimë një kafe, – e ftoi ai.

U     ulën       dhe     ndërsa     kamarieri     shërbente     kafen,   shkëmbyen   bisedat     e  

zakonshme  që bëhen në këto raste. Më pas hynë në temat që i ngacmonin përbrenda.

  • Një   hije  më është   qepur  nga   prapa  dhe  nuk  më  le  të   qetë,  – tha  Andrea. –  

Mundohem  ta largoj por ajo nuk më ndahet. Më shfaqet kudo ku ndodhem. Ja edhe tani është këtu, në këtë bar. E keni në të majtën tuaj. Ktheni kryet me kujdes dhe vështrojeni.

            Afërdita bëri sikur po kërkonte diçka në xhepin e majtë të xhaketës. Në fund të  sallës dalloi një të panjohur që po pinte kafe duke vështruar drejt tyre.

  • E   patë? Është  ai   i   zakonshm i  që   po   më   ndjek qysh   prej  ditës kur  dhamë 

shfaqjen.

            Afërdita i tregoi se në të njejtat pozita me  të  ishte edhe ajo. I tregoi edhe për përgjigjen që i ktheu Resulit.

  • Ky është fati  ynë. Jemi të  detyruar  të jetojmë  nën  këtë ankth. – i tha.
  • Së shpejti do t’ia dëgjojmë avazin, shtoi Andrea.                                                                         Në    të   vërtetë   avazi   u   dëgjua   në shtator me  fillimin e  vitit të  ri  shkollor.

Andrean e  kishin pushuar si drejtor dhe emëruar mësues në një shkollë shtatëvjeçare, ndërsa Afërditën e kishin transferuar në ndërmarrjen bujqësore të qytetit.           

Filed Under: LETERSI Tagged With: reshat kripa

Odisea e një artikulli

March 6, 2019 by dgreca

Nga Reshat Kripa/

Më 12 dhe 19 shkurt 2019 televizioni “A1 Report” transmetoi një interviste timen dhënë zonjës Admirina Peçi ne të cilën flisja për aktivitetin e organizatës  antikomuniste që kishim krijuar në Vlorë në vitin 1951, kur ishim ne vitin  e parë të gjimnazit, si dhe periudhën  që kaluam në burgjet dhe kampet e asaj kohe. Për përgatitjen e kësaj interviste isha takuar më parë me zonjën Peçi duke i dorëzuar edhe një CV të këtyre ngjarjeve nxjerrë nga arshiva e Ministrisë së Brendëshme

Lidhur me sa më sipër  tri gazeta të përditëshme “Tema” Nr. 5630 datë 13 shkurt, “Shqiptarja.Com Nr. 34 (2557) po datë 13 shkurt dhe “Panorama” Nr. 5833 datë 14 shkurt botuan shkrime kushtuar aktivitetit tonë dhënë në intervistë, shoqëruar madje edhe me fotografi tonat dhe trakte të shpërndara prej nesh.

Mendova se më parë redaksitë e këtyre gazetave duhej të më kishin marrë një aprovim nga ana ime për këtë, ashtu siç kishte vepruar edhe zonja Peçi, por kjo nuk ndodhi. Megjithatë nuk i  vura shumë rëndësi.

Pikërisht ato ditë, në Tiranë zhvilloheshin  “Ditët e Kujtesës”, në kuadrin e përvjetorit të përmbysjes së përmendores së diktatorit Enver Hoxha, organizuar nga Fondacioni “Kondrat Adenauer” në bashkëpunim me Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë, Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Regjimit Komunist,  dhe Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Lidhur me kumtesat dhe diskutimet e bëra në këtë aktivitet nga personalitete të shquara, shkrova artikullin me titull “Ne nuk harrojmë”, të cilin ua dërgova të tre gazetave në fjalë qysh më datat 26 dhe 27 shkurt dhe konkretisht botuesit Mero Baze dhe më pas kryeredaktoreve te tyre, zotërinjve Bledi Lumani, Robert Rakipllari dhe Aurel Pepa.  Artikullin e dërgova në adresat e E.Mail-ve  të tyre të shkruara në gazetat përkatëse.

Në këto E-Mail-e shkruaja:

  I nderuar zoti …………. duke ju falenderuar per shkrimin e botuar ne gazeten tuaj lidhur me intervisten time dhene zonjes Admirina Peçi per televizionin “A1 Report”,  po ju dergoj komentin tim me titull “Ne nuk harrojme” kushtuar mos zbatimit te Rezolutes se Kuvendit te Shqiperise “Per denimin e krimeve te kryera nga regjimi komunist” miratuar ne tetor 2006. Ne rast se e gjykoni te papershtatshem per ta botuar do te doja te me kthenit nje pergjigje. Me respekt

                                                                                                            Reshat Kripa

Prita disa ditë por, çuditërisht nuk e pashë të botuar dhe për më tepër nuk më erdhi asnjë përgjigje  prej tyre. Mora në telefon numrin 042403207 të gazetës “Panorama” dhe personi me të cilin fola më tha se nuk kishte dijeni por mundësisht t’ua dërgoja përsëri. Kështu veprova dhe në E-Mailin tim erdhi përgjigja:

Gazeta Panorama G. P. <gazetapanorama@hotmail.com                                       To:Reshat Kripa                                                                                                        

Mar 1 at 3:41 PM                                                                                                                  

Ne rregull, do t’ju kthejme nje pergjigje sapo ta shikoj kryeredaktori                   Faleminderit

            Kanë kaluër tre ditë dhe përgjigje ende nuk ka ardhur.

            Me gazetën “Mapo” më ndodhi tjetër fenomen. Megjithëse i kisha dërguar në E_Mail-et mero.baze@tema.al, info@tema.aldhe bledarlumani@hotmail.comtë shkruar në gazetë, çuditërisht, në internet m’u kthye përgjigja: Na vjen keq, nuk mundëm ta dërgonim mesazhin në adresën e mëposhtme. E pamundur për të dërguar mesazhin pas disa përpjekjeve të reja, duke hequr dorë.  Më poshtë kësaj rreshti është një kopje e mesazhit.

            Dhe vazhdonte mesazhi im i cituar më lart.

Për gazetën “Shqiptarja.Com”. i rashë telefonit të shkruar në gazetë 0696088847 por, në vend që të më dilte ndonjë gazetar i saj, doli një zotni i televizionit “A1 Report” i cili, natyrisht, nuk dinte çfarë  të më jepte përgjigje.

Kjo është odisea e artikullit tim. Flitet se në Shqipëri shtypi është i lirë. Sipas raportit të përbashkët të “Gazetarëve pa kufij” dhe BIRN-it, publikuar në marsin e vititt 2018 Shqipëria renditet në vendin e 75-të

Personat e cituar më lart i shohim shpesh herë në faqet e televizioneve duke folur për problemet e ndryshme politike, por edhe për korrektesën apo etikën që duhet të ketë një drejtues. Në shembullin tim nuk e shoh një gjë të tillë. Çështja e botimit ose jo të një artikulli është e drejta e drejtuesve të gazetave por kthimi i një përgjigjeje dërguesit të saj është një detyrim që e përmban etika gazetareske që , për fat të keq, këtyre individëve u mungon.

Deri më sot që jam në moshën 83 vjeçare nuk kam lejuar askënd që të përdorë figurën time si reklamë për shitjen e një gazete  dhe do të vazhdoj të mos lejojë. Dua t’iu drejtohem personave të sipër përmendur se në bibliografinë e shkrimeve të mia kam mbi 350 artikuj të ndryshëm , rreth 40 kumtesa të mbajtura në sesione shkencore, botuar katër romane, një libër me tregime, një libër me kujtimet e moshës së rinisë,  një libër me poezi dhe një monodramë, të gjitha pas vitit 1991 pasi më parë e kisha të mbyllur derën e botimeve..  U rekomandoj gjithashtu të mundohen të lexojnë librin e fundit të botuar nga Instiituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave  të Regjimit Komunsit me titull: “Mos harroni, jemi edhe ne” (Pjasa e parë), që përmban artikuj dhe kumtesa të shkruara në periudhën 1991-2010 dhe që brenda këtij viti do të botohen edhe dy vëllimet e tjera për periudhën deri në ditët e sotme. Aty do të gjeni mendimet e mia, jetën time dhe kështu do të vazhdoj deri në ditën e fundit..

Sot jetojmë ne shekullin e elektronikës dhe mundësitë e botimit janë të pafund. Kështu do të veproj edhe unë . Janë me dhjetra organe online të cilave u kam dërguar dhe do të vazhdoj t’ua dergoj shkrimet e mia, për deri sa në Shqipëri të ketë me të vërtetë organe të lira shtypi dhe drejtues korrekt.

Bashkangjitur me këtë shkrim po botoj edhe artikullin për të cilin bëhet fjalë. Mirëpres vrejtjet e lexuesve.

Ne nuk harrojmë!

Duke ndjekur kumtesat dhe diskutimet e personaliteteve të shquar të vendit dhe të huaj në “Ditët e Kujtesës”, në kuadrin e përvjetorit të përmbysjes së përmendores së diktatorit Enver Hoxha, organizuar nga Fondacioni “Kondrat Adenauer” në bashkëpunim me Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë, Institutin e Studimeve të krimeve dhe Pasojave të Regjimit Komunist,  dhe Autoritetin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit,  para syve më del Dokumenti 10765, “Raport i Komitetit të Çështjeve Sociale” me raportues zotin Goran Lindblad lidhur me Rezolutën 1481 (2006) “Nevoja për Ndëshkimin Ndërkombëtar të Krimeve të Regjimeve Totalitare Komuniste”, miratuar nga Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës më 25 janar 2006 dhe më bie në sy, veçanërisht, pika e gjashtë e kësaj rezolute që thotë: “Asambleja është e bindur se njohja e historisë është një nga parakushtet e shmangies së kryerjes së krimeve  të përngjashme në të ardhmen. Për më tepër, vlerësimi moral dhe ndëshkimi i  krimeve të kryera luan një rol të rëndësishëm  në edukimin e brezave të rinj. Pozicionimi i qartë i bashkësisë ndërkombëtare mbi të kaluarën mund të jetë  pikë referimi për veprimet e ardhshme.”

            Zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek në këtë asamble deklaroi: “Nuk ka asnjë vend ku komunizmi ka ardhur në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njejta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dihej saktë se kush ishte fitimtari dhe kush i humburi. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar regjimet  ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë.”

Ndërsa ia vlen të citohen gjithashtu fjalët  e zonjës Saks (Estoni) thënë thënë po në këtë seancë:“Historia kërkon që të gjejë të vërtetën  edhe pse disa e kanë të vështirë ta pranojnë atë për arsye të implikimit të tyre personal. Edhe pse kam qenë komuniste, e mbështes raportin. Nuk jam krenare që kam qenë komuniste.”

            Kongresisti i njohur shqiptaro-amerikan Joeseph Dioguardi ka thënë më 12 qershor 2012 në Washington:

I bëj thirrje qeverisë shqiptare që të sjellë një demokraci të vërtetë në Shqipëri duke u kërkuar falje viktimave të komunizmit dhe familjeve të tyre, duke ngritur nje komision të së vërtetës dhe të pajtimit, duke hapur arkivat komuniste , në mënyrë që të fillojë  një proces i cili do të shërojë plagët dhe do të rivendosë besimin tek qeveria dhe udhëheqësit e saj.”

             Ndërsa zonja Shirley Cloyes Dioguardy, Këshilltare për Çështjet Ballkanike pranë Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane ka deklaruar:  “Një nga arsyet pse nuk kemi shtet të fortë ligjor dhe që drejtësia mbetet një institucion i brishtë është se nuk ka pasur ballafaqim me të kaluarën. Procesi nuk duhet të drejtohet nga qeveria apo  një parti e vetme politike, ka plot institucione që ofrojnë përvojë. E gjithë kjo varet nga vullneti politik  dhe nga dëshira për të bërë më shumë , duke u larguar nga praktika margjinalizimit  të atyre që vuajtën , ose e ngritjes së duarve duke thënë se s’mund të bëhet asgjë,, apo me justifikimin  se nuk ka shpresë dhe se procesi do të manipulohet për përfitime personale. Nuk e shoh të mundur që Shqipëria të ecë përpara, pa u përplasur me të kaluarën ndërkombëtare.”

Më falni nëse u zgjata pak me këto citate të këtyre personaliteteve të lartë të njohur, por e bëra qëllimisht për të treguar se ne jemi shumë larg të vërtetave të deklaruara prej tyre. Një gjë të tillë do ta vërtetoj me ngjarje të ndodhura në vendin tonë, që zor se mund t’i kundërshtoj ndokush.

Në muajin tetor 2006 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Për Dënimin e Krimeve të Kryera nga Regjimi Komunist në Shqipëri”       , në miratimin e së cilës, për fat të keq, deputetët e Partisë Socialiste, natyrisht me porosi të kryetarit të tyre Edi Rama, dolën nga salla duke bojkotuar votimin. Rezoluta përmban 17 pika të cilat, po të ishin zbatuar, do ta kishin zgjidhur përfundimisht problemin e dënimit të krimeve të kryera nga regjimi totalitar komunist.. Por, për fat të keq, pothuajse asnjë prej pikave të saj nuk është realizuar, megjithëse kanë kaluar më shumë se 12 vjet nga miratimi i saj.  Përse? Mos vallë mungon vullneti politik?

Le të analizojmë disa pika të kësaj rezolute për të vërtetuar ato që thashë me lart.

Pika 8 – Kuvendi i Shqipërisë dënon diktatorin Enver Hoxha si ideatorin, frymëzuesin, drejtuesin  dhe ekzekutuesin e sistemit më të egër diktatorial komunist në Europën Lindore dhe kërkon heqjen e të gjithë titujve  dhe dekoratave dhënë atij  e bashkëpunëtorëve të tij  nga regjimi komunist.

Deri më sot nuk kemi parë apo dëgjuar nga ndonjë qeveri zbatimin e kësaj pike,  madje na qenka miratuar edhe një ligj  nga Kuvendi i Shqipërisë  sipas të cilit  askush nuk ka të drejtë  të heqë titujt dhe dekoratat e fituarara në të kaluarën,

Piak 9 – Kuvendi i Shqipërisë kërkon rishikimin e datave të sistemit komunist që shënojnë instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri si dhe heqjen e këtyre datave nga protokollet zyrtare shtetërore.

            So në Shqipëri ekzistojnë data dhe simbole të shumta të regjimit komunist. Si për shembull emërtimet e rrugëve apo lagjeve si 11 janari, 24 maji, Komuna e Parisit e të tjera, madje edhe atje ku është ndërruar emërtimi, media e shkruar dhe ajo vizive si dhe  moderatorët apo komentatorët e tyre vazhdojnë t’i quajnë me emërtimet e vjetra. Si shembull tipik po sjell vetëm një. Sheshi ku kryqëzohet rruga e Kavajës me rrugën “Muhamet Gjollesha” vazhdon të përmendet me emrin e vjetër “21 Dhjetori”, ditëlindja e diktatorit Stalin, në një kohë që Këshiili Bashkiak i Tiranës ka kohë që ka vendosur që ky shesh të emërohet “Mehmet Akif”. Për më tepër, me vendim të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj është vendosur një memorial ku shkruhet “21 dhjetori”. Si e shpjegoni një veprim të tillë?

E njejta gjë edhe me simbolet. Në varreat e dëshmorëve vazhdon të qëndrojë ylli i kuq i komunizmit, a thua se ata dëshmorë u vranë për këtë yll, aq më tepër kur fare pranë tij janë vendosur edhe eshtrat e 22 martirëve të së ashtuquajturës “Bombë në Ambasadën Sovjetike” dhe mua më duket sikur grepat e atij ylli vazhdojnë të gryejnë eshtrat e këtyre martirëve. Po ashtu basorelievi në ballin e Muzeut Historik Kombëtar, ku më shumë se 2|3 e tij e zënë  partizanët me yll në ballë dhe ndërtuesit e Shqipërisë Socialiste dhe më pak se 1|3 e tij me historinë mijra vjeçare të vendit tonë. A mund të quhet muze kombëtar një i tillë? Lidhur me sa më sipër edhe një propozim për ta hequr, i bërë nga ish-drejtori i këtij institucioni, i nderuari Beqir Meta, çuditërisht nuk u mor parasysh.

Pika 10 – Kuvendi i Shqipërisë kërkon bërjen publike  të të gjitha dokumentave që dëshmojnë krimet e regimit komunist, përfshirë edhe dosjet e krijuara  në ish-institucionet e përndjekjes dhe dënimeve politike  si  Sigurimi i Shtetit, Prokuroritë, Gjykatat dhe Komitetet e Dëbim-Internimit.

             Deri më sot nuk kemi parë asnjë njoftim për sa shkruhet më sipër. Dosjet vazhdojnë të jenë të mbyllura me dry. I vetmi institucion i ngritur për këtë qëllim është ai i Studimit dhe Pasojave të Regjimit Komunist i cili, me gjithë përpjekjet e stafit të tij nuk po arrin të zbulojë krimet e vërteta të kryera në ate kohë, pasi pengesat vijnë nga mungesa e vullnetit politik të autoriteteve shtetërore.

Pika 11 – Kuvendi i Shqipërisë kërkon hapjen e dosjeve  të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit për politikanët, drejtuesit e institucioneve shtetërore atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës publike qëndrore e lokale, si dhe të mediave kombëtare audio-vizive apo të shkruara.

            Çuditërisht në vendin tonë është miratuar një ligj, i ashtuquajturi “Veting” i cili zbatohet vetëm për punonjësit e drejtësisë. Po të tjerët? Edhe një propozim i bërë për përfshirjen e politikanëve u hodh poshtë, ndërsa për të tjerët as që bëhet fjalë.. Jo vetëm kaq por skandali është shumë më i madh. Me shkreën zyrtare me numër protokolli 5  datë 20 korrik 2015 shoqata e jonë i dërgoi Komisionit të Dekriminalizimit dhe atij të Reformës në Drejtësi që në këto ligje të shtohej një nen që përjashtonte nga pjesmarrja në organet larta si Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, ajo e Apelit dhe ato të shkallës së parë, Prokuroria e Përgjithëshme dhe ato të rretheve,  dhe hallkat e pushtetit ekzekutiv në qendër dhe në prefektura, personat e implikuar në të kaluarën në gjykatat, prokuroritë, hetuesitë dhe organet e tjera të diktaturës komuniste. Fatkeqësisht jo vetëm që nuk u pranua por nuk na u kthye asnjë përgjigje, madje nuk dëgjuam asnjë deputet që ta ngrinte këtë çështje.Kështu që sot punonjësit e drejtësisë gjykohen vetëm për pasurirë e ligjëshme ose të paligjëshme dhe jo për të kaluarën e tyre në periudhën totalitare.

Kohët e fundit është ngritur Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Menduam se më në fund u mor një vendim i rëndësishëm. Por realiteti tregoi se ky nuk ishte i tillë. Më lejoni t’ju tregoj një rast timin flagrant. Disa vite më parë, kur Arshiva e Ministrisë së Brendëshme drejtohej nga zoti Kastriot Dervishi kerkova dosjen time e cila m’u dorëzua. Në të përfshihej gjithë veprimtaria ime dhe dy shokëve të mi qysh nga themelimi i organizatës antikomuniste, traktet e shpërndara, arrestimi, hetimi dhe  gjykimi deri në Gjykatën e Lartë. Kur u krijua Autoriteti për Hapjen e Dosjeve kërkova dosjen time në ish-Sigurimin e Shtetit. Çuditërisht m’u dorëzua një CV që përmbante vetëm ato gjëra që unë i kisha marrë vite më parë në Ministrinë e Brendëshme. Kur pyeta se si ishte e mundur m’u përgjigjën se nuk paskam pasur përgjim nga ish-sigurimi. Një gjë e tillë më habiti dhe u interesova deri tek Kryetarja e Autoritetit por nuk mora përgjigjen e duhur.

Shtoj se me vendimin Nr. 2, datë 21.10.1946 famija e jonë, e përbërë prej 9 personash, jemi dëbuar për motive politike nga Tirana për në qytetin e Vlorës. Me vendimin Nr 180 datë 21.09.1950  të Gjykatës Ushtarake Gjirokastër im vëlla, Besnik Kripa është dënuar me 20 vjet burg për formimin e një grupi antikomunist në gjimnazin “Ali Demi”, vendim që Gjykata e Lartë ia ktheu në 15 vjet. Kryeu 12 vjet burg. Me vendimin Nr 111 datë 11.12.1951 të Gjykatës Ushtarake Durrës, unë u dënova ,e 5 vjet burg për krijimin e një grupi tjetër antikomunist në qytetin e Vlorës, dënim që e kryeva të gjithë. Pas lirimit u mobilizova ushtar në repartet e punës ne Tiranë, Durrës dhe Dushk të Lushnjes. Pas lirimit nga ushtria, përfundova gjimnazin e mbrëmjes së  Vlorës me rezultate të shkëlqyera, por m’u mohua e drejta e studimit për më lart, kështu që qesh i detyruar të punoja në Ndërmarrjen Bujqësore “Vlora” si murator duke pasur si detyrë më të lartë atë të “brigadierit”, detyrë për të cilën nuk pushonin letrat anonime. Me thoni, të nderuar lexues, a ka mundësi që me këto kondita ish-Sigurimi i Shtetit të mos më ketë hapur dosje hetimore, në një kohë kur të tilla, edhe sipas shtypit të sotëm, të tilla kanë pasur edhe funksionarë të lartë të shtetit. Atëhere Përse? Kush të mundet le të përgjigjet.

Pika 15 – Kuvendi i Shqipërisë fton institucionet shtetërore  të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore lidhur me Statusin e të Përndjekuve Politikë për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin dhe dëmshpërblimin e tyre  në një kohë sa më të shpejtë, si dhe akordimin e një fondi  për gjetjen e të zhdukurve  dhe të vrarëve me apo pa gjyq për arsye politike.

Deri më sot mund të themi se është zgjidhur vetëm problemi i arsimimit. Për çështjen e punësimit, të përndjekurit politikë janë të parët që pushohen nga puna.. Për strehimin një pjesë e tyre përfituan shtëpi falas në bazë të një ligji të asaj periudhe por, çuditërisht, ligji i dëmshpërblimit ua hoqi këtë të drejtë. Për çështjen e dëmshpërblimit ai ka kaluar, siç i thonë fjalës, në kalendat greke. Por çështja më e rëndësishme  është ajo e caktimit të një fondi  për gjetjen e të zhdukurve. Janë rreth 5000 persona të cilët nuk kanë një varr për të vendosur një tufë me lule apo për të derdhur dy pika lot. Shteti shqiptar e ka lënë në heshtje këtë çështje kaq themelore.

            Pika 16 –  Kuvendi i Shqipërisë nxit fillimin e një fushate kombëtare  për rishikimin e librave shkollorë, shpalljen e një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit, hapjen e muzeumeve përfshirë kthimin në muze të burgjeve  të tmerrshme politike, si dhe ngritjen e memorialeve në nderim të shqiptarëve që u vranë për kundërvënien ndaj regjimit totalitar.

Asnjë fushatë, asnjë konferencë historianësh dhe studiuesish nuk është zhvilluar për  rishikimin e librave shkollore. Në to vazhdon të mbizotërojë ende fryma komuniste e trajtimit të ngjarjeve. Për shpalljen e një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit, fillimisht u caktua 21 maji, dita e revoltës së madhe të kampit të Spaçit ndërsa, më vonë, 20 shkurti, dita e shembjes së monummentit të diktatorit. Sot flitet për 26 shkurtin, ditën e ekzekutimit të 22 martirëve të së ashtuquajturës “Bombë në Anbasadën Sovjetike”. Kur do të marrë fund kjo  çështje? Deri më sot ekziston vetëm muzeumi  i genocidit komunist në Muzeun Hisrorik Kombëtar dhe një tjetër në Shkodër. Nuk ka asnjë burg apo kamp të tmershëm të kthyer në muze. Ka mbi 10 vjet që është krijuar shoqata për kthimin e kampit të Spaçit në muze por ende nuk është dëgjuar zëri i saj. Sot flitet për ta bërë të tillë kampin e internimit të Tepelenës. Të shohim se kur do të realizohet, Ndërsa memoriali për nderim të shqiptarëve që u vranë për kundërvënien ndaj regjimit totalitar, për të cilin ka vite që Kuvendi i Shqipërisë ka marrë vendimin për ngritjen e tij, qeveritarët tanë nuk qenkan në gjendje apo më mirë nuk duan ta vendosin.

            Pika 17 – Kuvendi i Shqipërisë mbështet organizimin e një konference kombëtare  me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve, akademikëve, historianëve,  dhe si ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga regjimi totalitar komunist.

Kanë kaluar 12 vjet nga kjo rezolutë dhe askush nuk kujtohet për një konferencë të tillë. Për çdo ditë në vendin tonë organizohen me dhjetra konferenca me tema të ndryshme duke arritur deri edhe te ato të personave gej, por për të përndjekurit politikë kurkush nuk kujtohet. Kush vallë janë më të rëndësishme, problemet e asaj pakice personash gej dhe çështjeve të tjera apo problemet e të përndjekurve politikë? Askush nga personalitetet shtetërore nuk kthen përgjigje. Përse? Sepse duan ta kalojnë në heshtje këtë problem deri sa të harrohet. Por ne nuk e harrojmë.

Pikërisht këto gjëra më dolën para syve tani që kujtoj Rezoluitën 1481 (2006) të Këshillit të Europës dhe rezolutën analoge të Kuvendit të Shqipërise.  Më dolën para sysh dhe  them me vehte: A do të ketë ndonjëherë vendi ynë burra shteti që të respektojnë vendimet apo rezolutat e miratuara nga vetë ata?

Një miku im më ka thënë se kjo kohë do të vijë kur Shqipërisë t’i dalin për zot fëmijtë e atyre prindërve që kanë lindur pas vitit 1991.

Megjithatë unë dyshoj edhe për këtë  dhe dua ta mbyll shkrimin tim me thënien e personalitetit të shquar, zonjës Lantosh , e cila ka thënë:

Çdo njeri ka të drejtë të jetë i lirë, por çdo njeri e ka për detyrë të mbrojë lirinë e të tjerëve.

            Ndaj edhe ne kërkojmë mbrojtjen e lirisë sonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: e një artikulli, Odisea, reshat kripa

Cila është dita e çlirimit?

November 29, 2018 by dgreca

-Kombi shqiptar ka vetëm një ditë të shënuar të historisë së tij. Kjo ditë është 28 nëntori 1912. Ajo është dita e pavarësisë, është dita e çlirimit kombëtar, është dita që do të bashkojë kombin shqiptar në një të vetëm./

reshat-foto-250x272

Nga Reshat KRIPA/

Në këtë ditë festive të 28 nëntorit, ditës së përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dëgjojmë edhe disa zëra korbash të zinj që, për ta errësuar këtë ditë të shënuar të kombit shqiptar, nxjerrin në plan të parë një datë tjetër, një datë të turpshme për t’u përmendur, atë të 29 nëntorit, njëlloj si në vitet e errëta të sundimit të diktaturës komuniste. E di që ky shkrim do të ngjallë protestën e disa individëve të indoktrinuar nga propaganda jashtë kohe e atyre që i shërbyen me servilizëm diktaturës së kuqe. Për këta individë as që do të denjoja të bëja një shkrim apo t’u ktheja një përgjigje. Qëllimi i shkrimit tim janë ata individë apo, më mirë, personalitete të politikës dhe jetës shoqërore në vendin tonë që ende i bëjnë elozhe kësaj date. Por të mos zgjatemi me llafe dhe le të shtrohemi në rrugën e argumentave.

Çfarë është 29 nëntori? Për idhujt e kësaj date është çlirimi i Shqipërisë. Por a është e vërtetë kjo? Shumë bij nënash ranë në luftë kundër okupatorit të huaj. Një pjesë prej tyre ranë në rradhët e çetave partizane, të tjerë në rradhët e forcave nacionaliste. Por përse ranë? Mos vallë për yllin e kuq të komunizmit apo për simbole të tjera të forcave politike që vepronin  në vendin tonë? Absolutisht jo. Ata ranë për atdhe.  Ndaj personalisht mendoj se çlirim quhet shkëputje e prangave të një pushtuesi të huaj apo një diktatori të urryer, qoftë ky edhe një individ i kombit tënd. A ndodhi kjo pas këaj date? Absolutisht jo. Shqipëria kaloi nga një pushtim i huaj në një tirani të pësuar nga vetë shqiptarët. Në këto çaste më kujtohet një këngë popullore që e këndonim dikur, kur ishim në burg, së bashku me disa luftëtarë të tjerë të lirisë dhe demokracisë:

Shqipëri e vogël, plot një milion,

                        Buzë Adriatikut edhe detit Jon,

                        Seç hoqi e ç’vuan mjaft nga të huajt,

                        Por dhe vetja jonë!

Po, ne nuk vuanim nga të huajt se ata, me të vërtetë ishin shporur nga vendi ynë, por në vendin tonë ishte instaluar një regjim që ia kalonte  disa herë atij të pushtuesit. E pra ishin këta shqiptarë të atij shteti që na rrëmbyen mua dhe qindra fëmijë të tjerë,  të moshës 14-16, vjeç për të na përplasur në qelitë e errëta të ish sigurimit famëzi të shtetit apo kampet e tmerrshme të punës së detyruar duke na mohuar të drejtën e studimit dhe të jetuarit. Ju mund të thoni se këto janë mllefe personale. Jo, zotërinj! Ju e keni harruar atë kohë, apo bëni sikur e keni harruar, kur thërrisnit “kriminelët në litar” për ne, vetëm e vetëm sepse, në kundërshtim me ju, thërrisnim “Për Liri, Për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi!”

Para se të hyja në burg historinë e Shqipërisë e njihja siç ma kishin mësuar në shkollën komuniste ku çdo komunist apo partizan ishe një “supermen” dhe çdo ballist apo zogist si Sali Protopapa i filmit tuaj “I teti në bronx”, apo ballistët e filmit tjetër “Kur zbardhte një ditë”. Por, fatmirësisht, hyra në burg. Them fatmirësisht sepse atje mësova kush ishte historia e vërtetë e këtij kombi. Këtë histori e mësova nga ata burra të rrallë që zor se do t’i vijnë më këtij vendi. E mësova nga ata burra që kishin studiuar në universitetet më në zë të botës perëndimore. E mësova nga të paharruarit Patër Mëshkalla, Gjon Shllaku, Kol Kurti, Xhevdet Kapshtica, Sami Bitincka, Isuf Hysenbegasi, Fatosh e Kudret Kokoshi, Abdurrahman Kreshpa, Meçan Hoxha, Haki Karapici e plot të tjerë. Këta burra më mësuan, ndërmjet të tjerave, se 29 nëntori 1944 është dita e zisë për kombin shqiptar.

Po, ajo nuk mund të jetë dita e çlirimit. Ajo është një ditë zije. Është e tillë pasi personifikon mbi 6.000 martirët e rënë në luftën për demokraci. Simbolizon mbi 25.000 të dënuarit politik nga regjimi i urryer. Simbolizon mijra familjet e internuara nëpër kampet e tmerrshme, ku një pjesë e tyre gjetën  edhe  vdekjen. Nje datë  e  tillë  nuk  mund  të  jetë  data  e çlirimit të  Shqipërisë. Ajo është  data  e  një  robërimi  të  ri  të  saj dhe, për fat të keq, kësaj radhe, nga vetë shqiptarët.

Çfarë   solli  ky  “çlirim”? Gjyqe  pa  fund  kundër ajkës së kombit shqiptar. Ekzekutime burrash të shquar. Internime nëpër kampe të tmerrshme ku vdekja ishte shpëtimi prej tyre. Ndarje të popullatës në përkrahës dhe armiq të regjimit, gjë që bëri që të parët të ishin kundërshtare të tërbuar të palës tjetër që, po të kishin mundësi, t’i hanin të gjallë. Kjo ishte Shqipëria që solli “çlirimi” i 29 nëntorit. Në këto kushte a mund të quhet çlirim? Gjykojeni vetë të nderuar lexues.

Shpesh herë dëgjojmë funksionarë të ndonjë partie që thotë se u dashkan vlerësuar meritat e diktatorit Hoxha. Dua t’ipyes këta zotërinjë:

  • Cilat janë meritat e diktatori Hoxha?

Nuk e di se për çfarë merite flasin zotërinjtë në fjalë, por unë diktatorit i njoh vetëm vrasjet prapa shpine deri edhe të shokëve të tij më të ngushtë. Përmend këtu Qemal Stafën që flitet se e çoi pikërisht ai në atë pritë. Përmend Mustafa Gjinishin, Hysni Xhindin, Fejzo Gjomemën, Ramize Gjebrenë dhe plot të tjerë të vrarë me urdhër të tij kur luftonin gjoja për liri. Këto vrasje dhe burgosje do të vazhdonin me një ritëm më të lartë pas marrjes së pushtetit. Le të përmendim Koçi Xoxen, Pandi Kriston, Bedri Spahiun, Liri Belishovën, Tuk Jakovën, Fadil Paçramin, Todi Lubonjën, Beqir Ballukun, Hito Çakon, Petrit Dumen dhe deri te Kadri Hazbiun dhe të tjerë me të cilët kishte qenë “shok armësh”.

Kjo është vetëm njera anë e medaljes. Po për izolimin totalitar të vendit tonë nga e gjithë bota, qoftë ajo perëndimore apo ajo lindore? Po për rënien deri në pragun e katastrofës të gjendjes ekonomike të vendit? Mos vallë të gjitha këto janë merita që duhet t’i vishen diktatorit? Thuhet se një gjë e tillë bëhet për të fituar votat e spektrit të majtë. Unë do ta quaja një gjë të tillë flirtim me djallin. Në rast se një veprim do të gjykohej me “moralin e lartë” të një lideri, atëherë edhe unë do ta pranoja një “lajthitje” timen një veprim të tillë.

Përse ndodhin fenomene të tilla pikërisht në këtë ditë historike të kombit tonë? Mendoj se shkaku kryesor është shpërthimi i një ndjenje nacionaliste të popullit shqiptar në këtë përvjetor të madhërishëm, ndjenjë që kishte munguar për vite të tëra. Është pikërisht kjo ndjenjë që i tërboi idhujt i diktaturës komuniste dhe ndaj shpërthyen si një kor i çakërdisur në mbrojtje të idealeve të tyre të përmbysura nga mbarë populli shqiptar. Këtë e vërtetoi qysh njëzetetë vjet më parë përmbysja e përmendores së diktatorit dhe nuk mund ta ngjallë më askush sado të mundohet. Kjo është edhe një kërkesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara që i kërkoi Shqipërisë qysh në vitin 2010 të dënojë krimet e komunizmit. Dhe një gjë e tillë duhet, detyrimisht, të realizohet, në rast se duam, me të vërtetë të rreshtohemi në anën e kombeve demokratike të botës.

Si përfundim dua të them se kombi shqiptar ka vetëm një ditë të shënuar të historisë së tij. Kjo ditë është 28 nëntori 1912. Ajo është dita e pavarësisë, është dita e çlirimit kombëtar, është dita që do të bashkojë kombin shqiptar në një të vetëm.

Filed Under: Analiza Tagged With: 28 nentor, dita e Clirimit, reshat kripa

Dita e Flamurit

November 27, 2018 by dgreca

Në kujtim të një dite historike/

1-Reshat-Kripa-300x1501 ok reshat 1

Nga Reshat KRIPA/

Ky shkrim i dedikohet një ngjarjeje të jashtëzakonshme që ka ndodhur në qytetin tim të lindjes, në Vlorë,  në kremtimin e ditës së pavareësisë në vitin 1991, një ditë e papërsritshme kur në shtizën e flamurit do të ngrihej, për herë të parë, pas dyzeteshtatë vitesh, flamuri  kombëtar pa yllin e kuq të komunizmit dhe kjo bëhej në një kohë kur Kuvendi i Shqipërisë nuk kishte vendosur ende heqjen e tij nga flamuri.

Kanë kaluar njëzeteshtatë vite qysh nga ajo ditë e shënuar, por me keqardhje konstatoj se asnjë autoritet shtetëror, asnjë media e shkruar apo vizive nuk ka përmenduar apo shkruar të paktën disa rreshta për këtë ngjarje të pa përsëritshme. I vetmi që ka shkruar ka qenë gazetari Agim Popoci i cili, para disa vitesh, më mori një intervistë që e botoi në ish-gazetën “Metropol”.

Do të kisha dashur që këtë shkrim ta botoja në disa gazeta të vendit, titujt e të cilave nuk dua t’i përmend, por për fat të keq,  eksperienca më ka mësuar se asnjë prej tyre nuk do ta botonte. Ndaj po e shpërndaj në mediat online që vazhdimisht botojnë të gjithë shkrimet e mija.

Po afronte dita e shenjtë  e  flamurit. Por ajo nuk ishte si ditët e  tjerat.  Ishte festa e parë e flamurit në liri. Në zemrat e qytetarëve sundonte një shqetësim i madh. Të gjithë prisnin se cili flamur do të ngrihej, ai me yllin e komunizmit që sundoi vendin për gjysmë shekulli, apo flamuri pa yll i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit? Kuvendi i Shqipërisë  ende nuk e kishte vendosur heqjen e yllit nga flamuri.

Kudo bëheshin diskutime te zjarrta. Një pjesë fanatikësh të regjimit të përmbysur, që u kishte mbetur ora në vitin 1945,  mbronin tezën e flamurit me yll, ndërsa pjesa tjetër, më e madhja, të kundërtën. Miti i komunizmit kishte filluar të shembej, por komunistët ishin ende në fuqi. Ata ishin të gatshëm të përdornin çdo lloj forme për të mbajtur pushtetin e tyre. Këtë e kishin treguar disa muaj më parë në qytetin demokrat të Shkodrës, ku ishin vrarë katër martirë.

A do të pranonte qyteti turpin që në shtizë të ngrihej flamuri i urryer i tradhtisë së madhe? Këtë shqetësim e ndjente pothuajse i gjithë populli, por më tepër  e ndjenin ata që i provuan mbi trupat e tyre gjëmbat vdekje prurës të atij ylli, të përndjekurit politikë.

15 nëntor. Mbledhja e Kryesisë së Degës së Shoqatës së të Përndjekurve Politik të Rrethit. Merrnin pjesë: Hysni Alimerko, kryetari i degës, Burim Kokoshi,  nënkryetar, Fari Shaska, Sefer Dauti, Alajdin Alemi, Bashkim Ndreu, Neshet Merkaj, anëtarë dhe unë, sekretar i degës.

Nga Tirana kishte ardhur, si i dërguar nga shoqata kombëtare,  Viktor Dosti, që hodhi i pari mendimin e ngritjes me çdo kusht të flamurit pa yll ditën e pavarësisë. Të gjithë e miratuan. Shoqata iu drejtua partive politike dhe shoqatave opozitare për veprim të përbashkët, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Shoqatës “Çamëria“.

Pas dy ditësh u bë takimi i përbashkët e tyre. Të gjithë ranë dakord që t’i drejtonin një  peticion Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Rrethit, ku partitë opozitare kishin përfaqësuesit e tyre. Në atë peticion me një ton ultimativ, kërkohej ngritja e flamurit pa yll. Duke patur shumicën në këtë komitet, socialistët refuzuan.   Të   njejtin   qendrim   mbajti   edhe Byroja e Rrethit e   Partisë Socialiste.

Më 26 nëntor televizioni  “Zëri i Amerikës“ transmetoi një deklaratë të firmosur nga përfaqësuesit e partive dhe shoqatave opozitare, ku i bëhej thirrje qytetarëve të merrnin pjesë të gjithë në manifestimin e madh ditën e pavarësisë.

27   Nëntor,   prologu  i  ndeshjes  së  madhe.  Në shtizën e flamurit, me urdhër të Mezan Malajt,  kryetarit socialist të komitetit pluralist, vendoset flamuri me yll. Por llogaritë ishin bërë gabim. Qyteti kishte djem të gjallë. Xhemal Mustafaraj, ish i burgosur politik dhe Fadil Ndreu, ish i internuar, hipën në shtizën e flamurit, grisën yllin, e dogjën në mënyrë demonstrative  dhe ngritën lart flamurin pa njollën e turpit  Një turmë e madhe i shoqëronte me brohoritje. Në mbrëmje vonë në mbledhjen e Komitetit Pluralist kryetari, nën presionin e përfaqësuesve të opozitës, u  detyrua  të pranoj ngritjen e flamurit pa yll.

Po atë mbrëmje u mblodh  Komiteti Organizator i Festës, ku u diskutua se cili do ta ngrinte flamurin. Mendimet ishin të ndryshme. Dikush thoshte se i takonte njërit prej të rinjve që grisën yllin e flamurit. Një tjetër propozoi që të ngrihej nga një prej përfaqësuesve të vjetër nacionalistë të shoqatës. Së fundi dentist Abdullai u ngrit dhe propozoi:

–  Flamuri të ngrihet prej një djaloshi të ri, një trashëgimtari të një prej familjeve më të njohura me traditat kombëtare.

Propozimi i tij u miratua. Njëzëri u vendos që ky të ishte Altini 17 vjeçar, biri i Burim Kokoshit, një ish i burgosur politik dhe nipi i njërit nga firmëtarët e aktit të pavarësise më 1912, Qazim Kokoshit, vdekur në burgun komunist të Vlorës në vitin 1946.

Atëherë   u   ngrit   një  i   moshuar  dhe  shprehu  mendimin  e rrezikut që paraqiste një vendim  i tillë. Sigurimi i shtetit ishte akoma në veprim. Ngjarjet e muajve të fundit e kishin treguar këtë. Nuk mund të rrezikohej jeta e një djali të ri, aq më tepër që ishte i vetmi i familjes së tij.

Të gjithë heshtën. Pritej   vendimi  i  Burimit.   Ai  e  kishte  këtë  të drejtë. Pas pak, ai u ngrit  dhe me një zë  të vendosur tha:

  • Në rast se djali im duhet të vdesë për flamur,  kjo  është vdekja më e bukur!

Askush nuk pati kurajo ta kundërshtoj. Të gjithë pjesëmarrësit u shpërndanë për   të  kryer  detyrat  e caktuara.

28 Nëntor. Në të gjitha fasadat e godinave binin në sy njoftimet që bënin thirrje për pjesëmarrje në ngritjen e flamurit. Flamurë pa yll ishin ngritur në të gjitha pikat dominuese të qytetit. Në sheshin historik filluan të grumbullohen njerëzit. Në duart e tyre shumica mbanin flamurë të vegjël pa yll.

Ora 10.00.  Kryetari socialist  i  Komitetit  Ekzekutiv Pluralist, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të atij komiteti  drejtohen për në shtizën e flamurit. Pompoziteti i tij ishte i jashtëzakonshëm. Por, papritmas, para portës së lulishtes qëndrore, një grup i madh njerëzizh u preu rrugën. Ishin  ish të dënuar politikë. Një pjese prej tyre diktatura u kishte rrëmbyer njerëzit më të dashur. Të tjerët i kishte syrgjynosur në burgjet dhe kampet e tmerrshme. Midis tyre  edhe një delegacion i degës së shoqatës së të përndjekurve politikë të Beratit me në krye kryetarin e saj Fatos Zdrava. Bashkë me ta edhe demokratë të tjerë që ishin ngritur kundër kësaj diktature.  Në krye kryesia e degës së shoqatës.  Aty,   në   këmbët   e   shtizës  së  flamurit, dialogun e hapi Fariu:

– Zoti Kryetar! Në emër të të përndjekurve politik dhe popullit të këtij qyteti,  ju nuk do ta ngrini flamurin.

– Kush do ta ngrejë atëhere?

– Atë do ta ngrenë duart e atyre që nuk janë njollosur me gjakun e këtij populli.

Kryetari shtriu perpara duart dhe foli:

– Duart e mia  nuk janë të përgjakura. Unë nuk kam vrarë njeri.

Kjo përgjigje më ngjalli shumë kujtime. Para syve më dolën ngjarjet e viteve të gjata të diktaturës. Më dolën fytyrat e mijëra të rënëve për liri dhe demokraci. Atëherë  i ktheva përgjigjen:

– Edhe nëqoftëse nuk keni vrarë, i keni shërbyer asaj partie që vrau një komb të tërë. Ndaj duart e atyre që kanë ngritur flamurin e komunizmit, nuk do të ngrenë flamurin e Ismail Qemalit.! Ky flamur është i yni.

Kryetari u detyrua të tërhiqej.

Ndërkaq,   ndërsa   qendra   e   zërit   trasmetonte Hymnin   e  Flamurit   duart  e  njoma   dhe  të  pastra  të Altinit ngrinin lart flamurin kombëtar.

Sheshi filloi të buçiste nga duartrokitjet dhe brohoritjet. Kudo ndiheshin përqafime, urime dhe  këngë patriotike. Pastaj jashtë çdo zyrtarizmi, në podiumin para monumentit të  pavarësisë hipën ata që për pesëdhjetë vjet e kishin të ndaluar edhe të flisnin apo mendonin ndryshe. Ata nuk i caktoi njeri për të dalë aty. Dolën   me   dëshirën   e   tyre   për   të  shprehur  atë  që mendonin prej vitesh.

Unë pata fatin ta deklaroj të hapur mitingun:

 

Dita e 28 nëntorit, dita e shenjtë e flamurit,  festa e jonë kombëtare erdhi. Këtë vit kjo festë ka diçka të veçantë. Për herë të parë pas dyzeteshtate vitesh robërie komuniste, në qytetin tonë po valëvitet krenar flamuri kombëtar, pa yllin e urryer të sistemit totalitar komunist.

Duçja i vuri flamurit tonë spatën e fashizmit, Enver Hoxha yllin sllav të komunizmit. Por, këtë rradhë, po valon flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, ai flamur që u bë simbol i nderit dhe trimërisë, i qëndresës dhe vetmohimit. Po valvitet flamuri i kuq me zhgabën e zezë dykrenore në mes dhe jo flamuri i komunizmit me yllin e urryer.

Hodha vështrimin nga turma para meje. Në sytë e shumë prej tyre pashë gjurma lotësh. Ishin lotët e lirisë, të asaj lirie që kishim vite që e ëndërronim. Pas meje e mori fjalën Kryetar Hysniu, që bëri një përmbledhje të historisë së kësaj dite historike, duke vënë theksin në masakrimin që i kishte bërë regjimi komunist kësaj ngjarje të jashtëzakonshme.

Ceremonia vazhdoi me vendosjen e kurorave në varrin e Plakut të Shquar të Pavarësisë.  Kurorën e shoqatës e mbanim unë me Hysniun. Vendosën kurora edhe përfaqësuesit e partive dhe shoqatave opozitare. Nga turma një pjesë e mirë hodhën lule mbi atë varr. Së fundi një vizitë e përbashkët në Muzeun e Pavarësisë, pranë bregut të detit.

Kështu u mbyll kjo ditë e shkëlqyer historike. Për mua dhe pjesëmarrësit e tjerë të saj, ajo do të mbetet një ditë e paharruar e jetës tonë.

Në këtë ngjarje, telekronisti i televizionir shqiptar dhe gazetari i gazetës “Zëri i Popullit”, megjithëse ishin të pranishëm, heshtën dhe nuk transmetuan apo botuan gjë, siç duket të urdhëruar nga padronët e tyre.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Dita e Flamurit, reshat kripa

Unë dhe diktatura

October 23, 2018 by dgreca

1-Reshat-Kripa-300x150

Nga Reshat Kripa/*

E nderuara zonja Susanne Schütz, Anbasadore e Gjermanisë, Tiranë/

I nderuar zoti Ëalter Glos, Drejtor i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Tiranë/

I nderuar zoti Karsten Dümmel, Drejtor i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Bosnje Hercegovinë./

E nderuar zonja Jonila Godole,  Drejtoreshë e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Tiranë/

Të nderuara zonja dhe zotërinj/

Ju   falënderoj  për  organizimin  dhe  pjesëmarrjen  tuaj  në këtë  simpozium  mbi  ditët  e kujtesës së diktaturës komuniste. Është kënaqësi për mua, por në të njejtën kohë edhe dhimbje, për të shprehur  mendimet e mia për atë periudhë të errët që kaloi kombi ynë. Them dhimbje se, kur kujtoj atë kohë, më del para syve rinia ime, një rini e mbuluar nga hija e pleqërisë. Më del para syve ajo periudhë kur donim të mësonim dhe nuk na linin të mësonim, donim të punonim dhe nuk na linin të punonim, donim të jetonim dhe nuk na linin as të jetonim.

I përkas një familjeje tregëtare nga qyteti i Vlorës. Im atë ka qenë pronar i një fabrike vaji dhe ushtronte tregëtinë e vajit të ullirit. Si parim të jetës së tij kishte mos përfshirjen në lëvizjet politike të kohës dhe këtë porosi na e jepte dhe ne fëmijve të tij. Por, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, nuk mund të qëndroje asnjanës. Kështu, dy motat e mia, nxënëse të shkollës “Nana Mbretëreshë” në Tirnë, Drita dhe Fatushe Kripa, u aktivizuan me Lëvizjen Nacionalçlirimtare, duke shpërndarë trakte në qytet. Pas përfundimit të luftës, Drita i kushtohet teatrit duke qenë një nga themelueset e Teatrit Kombëtar. Fejohet  dhe më pas martohet me Hysen Pelingun, këngëtar i njohur i operas, komunist dhe pjesëmarrës në rradhët partizane në kohën e luftës. Gjithashtu motra tjetër, Qamilea, fejohet me Muharrem Çoratin, familje komuniste, Zëvendës Ministër i Industrisë dhe Minierave në periudhën 1945-1947.

Çuditërisht, pikërisht në këtë periudhë, me vendimin numër 2 datë 21 tetor 1946 të Komisionit të Rregullimit të Urbanizimit pranë Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës Tiranë, dëbohemi, për arsye politike, në qytetin e Vlorës. Çfarë motive politike kishte familja e jonë për t’u dëbuar? Asnjë, por fantazia e udhëheqësve komunistë kishte shpikur një organizëm që i krijonte armiqtë dhe pa pasur të tillë. Ky organizëm ishte Sigurimi i Shtetit që kishte depërtuar në çdo qelizë të tij në atë kohë.

Kështu, kur u kthyem në qytetin e Vlorës, trajtoheshim si familje  e  armiqve  të  popullit.

Isha në klasën e gjashtë të shkollës shtatëvjeçare. Nuk isha më shumë se trembëdhjetë vjeç. Ora e leximit letrar. Lexohej një tregim i shkrimtarit Aleks Çaçi me titull “Për një shishe vaj”. Ishte historia e një punëtori te një fabrike vaji që, nga nevoja, vodhi një shishë vaj. Pronari e kapi dhe e pushoi nga puna. Çuditërisht, autori, pronarit i kishte vënë emrin Qazim, emrin e tim eti, që ishte gjithashtu një pronar i një fabrike vaji. Profesori i letërsisë thirri emrin tim për të lexuar pikërisht pjesën ku përmendej emri i atit tim. Unë refuzova. Profesori më nxorri jashtë nga klasa. Të nesërmen u njoftua se isha përjashtuar nga organizata e pionierit. Në koridorin e shkollës, te gazeta murit, ishte vizatuar një karrikaturë e imja me mbishkrimin” Poshtë borgjezia”. Kush ishte borgjezia? Mos vallë unë, një trembëdhjetë vjeçar?

Një  trajtim i  tillë  bëri  që  im  vëlla,  Besniku,  së  bashku  me   dy  shokë  të  klasës,  në

moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare,  të  krijonin  një  grup  antikomunist  dhe  të  shpërndanin  trakte

në  shkollë. Zbulohen dhe dënohen me nga pesëmbëdhjetë vjet burg. Kryejnë nga dymbëdhjetë vjet sejcili. Një vit më vonë edhe unë, në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, në klasën e parë të gjimnazit,  së bashku me dy shokë të klasës, krijojmë gjithashtu një grup antikomunist që shpërndante trakte  në  qytet. Arrestohemi  dhe,  për shkak të moshës, dënohemi me nga pesë vjet burg, të cilat i kryem të gjitha.

Pas lirimit nga burgu, kryeva edhe shërbimin ushtarak në repartin e punës ku mësova mjeshtërinë e muratorit që e ushtrova gjatë gjithe periudhës së rregjimit komunist. Kisha një dëshirë të madhe për të studiuar. Përfundova arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera. Kisha bërë kërkesë për arsimin e lartë me korespondencë, por m’u mohua. Kërkova një takim në Ministrinë e Arsimit. Më priti Zëvendës Ministri, Anastas Kondo. Më dëgjoi por, kur mori vesh që kisha qenë i dënuar politikë, më tha:

  • Ik ora djalë dhe vazhdo punën, i di Partia këto gjëra.

Kështu,  dyert e arsimit të lartë u mbyllën një herë  e  përgjthmonë, dhe  unë  vazhdova që

për gjithë periudhën e komunizmit të ushtroja mjeshtërinë e muratorit.

Por, së fundi, komunizmi u përmbys dhe ne, shtresa e të përndjekurve politikë, filluam të marrim frymë lirisht. U hapën rrugët e punësimit dhe arsimit. Të përndjekurit politikë arritën deri në majat më të larta të pushtetit dhe partive politike. Por kjo nuk vazhdoi gjatë. Viti i zi 1997 do t’i përmbyste të gjitha arritjet e atyre pesë viteve të para të demokracisë. Edhe sot, njëzetetetë vjet nga përmbysja e sistemit komunist, megjithëse nuk është më viti 1997, vazhdon të ndihet një heshtje madje, do të thoja, një mospërfillje karshi problemeve të shtresës së të përndjekurve politikë.

Më lejoni t’ju paraqes disa fakte për sa thashë më sipër.

Në vitin 1996 Asamblea Parlamentare e Këshilit të Europës miratoi rezolutën Nr.1096  ”Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”. Në Shqipëri nuk u dha asnjë njoftim, megjithëse vendi ynë ishte anëtar i Këshillit të Europës dhe e kishte nënshkruar këtë rezolutë, madje edhe shtypi i shkruar dhe ai televiziv heshtën. Përse?

Në vitin 2006 Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës miratoi rezolutën e dytë, atë Nr. 1481 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”. Në mbështetje të kësaj Kuvendi i Shqipërisë në tetor 2006 miratoi rezolutën “Për Dënimin e Krimeve të Kryera nga Regjimi Komunist në Shqipëri”. Kanë kaluar dymbëdhjetë vjet nga miratimi i kësaj rezolute dhe nuk është realizuar  pothuajse asnjë nga pikat e saj. Lidhur me sa më sipër na dalin disa pyetje

  1. Kur do të dënohet diktatori Enver Hoxha si ideatori, frymëzuesi,  dhe ekzekutuesi i  sistemit më diktatorial të Europës Lindore? (pika 8)
  2. Kur do të rishikohen datat dhe simbolet e sistemit komunist që  shënojnë  instalimin diktaturës komuniste? Sa do të vazhdojë të qëndrojë në varrezat e dëshmorëve të kombit ylli komunist? Kur do të hiqet basorelievi nga fasada e Muzeut Historik Kombëtar, një vepër e realizmit socialist, ku dy të tretat i zënë partizanët dhe ndërtimi i socializmit në Shipëri dhe vetëm një e treta për gjithë historinë e kombit shqiptar dhe ku, në mënyre të veçantë, mungojnë trojet e tjera shqiptare?  (pika 9)
  3. Kur do të  bëhen  publike  dokumentat  që  dëshmojnë  krimet  e  rregjimit  komunist,

përfshirë edhe dosjet e krijuara në ish-institucionet e përndjekjes dhe dënimeve politike si Sigurimi i Shtetit, Gjykatat dhe Prokuroritë dhe Komitetet e Dëbim- Internimeve? (pika 10)

  1. Kur do të hapen dosjet e ish-bashkëpuntorëve  të  sigurimit  të  shtetit  për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës qëndrore apo lokale, si dhe të mediave audio-vizive dhe të shkruara? (pika 11)
  2. Kur do të fillojë puna për gjetjen e të vrarëve dhe të  zhdukurve  me  ose  pa  gjyq  për

arsye politike? (Pika 15)

  1. Kur do  të  organizohet  konferenca  kombëtare  me  pjesëmarrjen  e  përfaqësuesve  të

parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të përndjekurve politikë, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga komunistët? (Pika 17).

Të gjitha këto janë të përfshira në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë. Për të gjitha këto. për fat të keq, nuk ka asnjë përgjigje. Heshtja sundon.

Le të vazhdojmë më tej’

Në muajin mars 2010  një delegacion i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Shqipërisë të dënoj krimet e komunizmit. Kuptojeni mirë. Që një delegacion i Kombeve të Bashkuara t’i kërkoj  Shqipërisë të dënoj krimet e komunizmit do të thotë se ky delegacion duhet t’i ketë parë gjurmët e kësaj murtaje kudo.

Gjithashtu më 14 dhjetor 2010 me anën e një letre të nisur nga  ana e ministrave të jashtëm të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë, me nismën e Ministrit të Jashtëm Lituanez, zotit Audronius Azubalis. drejtuar Komisares Europiane për Çështjet e Drejtësisë, zonjës Vivian Reding, letër që Komisioni i Be-së, të cilit i ishte drejtuar, kishte marrë përsipër shqyrtimin e saj me seriozitetin më të madh. Letra në fjalë përmbante propozimin për ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit. Do të kishim dashur që krahas firmave të ministrave në fjalë të kishte qenë edhe ajo i ministrit tonë të jashtëm, si përfaqësues i shtetit me përndjekjen më mizore. Por ajo mungoi.

Dy lajme me të njejtën përmbajtje. Ka kohë që  Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shipërisë, ku unë bëj pjesë, e ka ngritur zërin me forcë për këtë problem, madje në  vitin 2007, në Kongresin e XV-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit, mbajtur në Çeki, ku mori pjesë edhe një delegacion i shoqatës tonë, u mor vendimi për t’i kërkuar BE-së ngritjen e nje Gjykate Ndërkombëtare për dënimin e krimeve të komunizmit. Lidhur me këtë, në muajin tetor të atij viti, u mbajt në Tiranë, me nismën e shoqatës tonë,  konferenca shkencore me temë “Komunizmi në Gjykatën Ndërkombëtare” ku, nëpërmjet kumtesave të mbajtura, ngrihesh domosdoshmëria e kësaj gjykate. Por reflektimi i kësaj ngjarje në opinionin publik ishte fare i vakët, megjithse vetëm një vit më parë Kuvendi i Shqipërisë kishte miratuar rezolutën mbi dënimin e krimeve të  rregjimit komunist.

Dëgjoni si është shprehur zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek, në seancën e miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës:Nuk ka  asnjë vend ku komunizmi  ka  ardhur  në  pushtet  dhe  të  ketë  qenë  demokratik.

Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njëjta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dihej saktë kush ishte fitimtari dhe kush i munduri. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar rregjimet ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë.

Të mos harrojmë se krimet e komunizmit në Shqipëri i kalojnë disa  herë  atyre  të  kryera

në ish-vendet e tjera totalitare. Më lejoni t’u jap vetëm një  shembull. Sipas deklaratës  së përfaqësuesit sllovak, antarit të kryesisë Dr. Peter Bielek, në Kongresin e XVI-të të Shoqatës Ndërkombëtare të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të komunizmit, mbajtur në Tiranë, dënimi i fundit me  vdekje  në  Sllovaki  është  dhënë  në  vitin 1956,  ndërsa  te  ne  në  vitin  1988,   me

varjen në litar të Martirit të Demokracisë, poetit Havzi Nela. Mos harroni! Ky krim është kryer kur komunizmi po jepte frymën e tij të fundit. Edhe në çastet e fundit të jetës ai kërkonte gjak. Krahasimin bëjeni vetë, të nderuara zonja dhe zotërinj.

Sot në Shqipëri nuk ka një memorial kushtuar viktimave të komunizmit, nuk ka një burg apo kamp të punës së detyruar të kthyer në muze, ndërkohë që ato ekzistojnë në pothuajse të gjitha vendet e tjera të Europës Lindore që ishin nën sundimin komunist. Ka mbi dhjetë vjet që është krijuar shoqata për kthimin e kampit të Spaçit në muze dhe ende nuk po gjen përkrahje për t’u ngritur.

Në Shqipëri nuk ka asnjë president, kryetar parlamenti, kryeministër, deputet apo  kryetar partie që të ketë kërkuar falje për krimet e  kryera  në  kohën  e  komunizmit,  në  një  kohë  kur  i ndritshmi Papa Gjon Pali i Dytë kërkoi falje për krimet e kryera nga kisha në mesjetë, Kancelarja Merkel kërkoi falje për krimet e kryera nga nazizmi, madje edhe një qytetar gjerman kërkoi  falje për krimin që kishte kryer ati i tij, duke marrë pjesë në masakrën e Borovës këtu në Shqipëri.

Në të kundërt, në Shqipëri vazhdon ende politika e vjetër e përndjekjes për kundërshtarët e regjimit. Një shembull konkret në këtë drejtim. Qysh në fillim të vitit 2017, Shoqata e jonë dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithëshme një kallzim penal për krime kundër njerëzimit dhe genocid ushtruar me rastin e masakrës  së të ashtuquajturës bombë në Ambasadën Sovjetike në Tiranë më 26 shkurt 1951. Kaloi më tepër se një vit dhe asnjë përgjigje nga ana e prokurorisë. Atëhere Kryetari i shoqatës tonë, zoti Nebil Çika, i dërgoi një letër të hapur Prokurores së Përgjithëshme zonjës, Arta Marku. Nuk kaluan më shumë se dy ditë dhe hakmarrja e institucioneve të larta karshi të përndjekurve politikë arriti. Pikërisht në ditën e përvjetorit  të ditëlindjes së diktatorit Enver Hoxha, më 16 tetor 2018, Ministria e Drejtësisë i dërgon një ultimatum shoqatës duke kërkuar lirimin e zyrave të saj, zyra që janë marrë me një vendim të posaçëm të ish-Këshillit të Ministrave qysh në vitin 1994, pa iu caktuar një ambjent tjetër. Për më tepër ky vendim nuk është marrë nga Këshilli i Ministrave por nga një urdhër verbal i një ministreje dhe si i tillë është një veprim arbitrar. Më thoni, a mund të keq skandal më të rëndë se ky?

Në vendin tonë sot të gjithë thërrasin:  “Jemi të pafajshëm! Jemi të pafajshëm!” Atëhere, kush paska qenë fajtori për gjithë atë tmerr dhe katastrofë që kaloi vendi ynë? Mos vallë paskemi qenë ne që e paguam me jetët tona?

Ju faleminderit.

*Kumtesë mbajtur në ceremoninë e zhvilluar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe Fodacioni “Konrad Adenauer”, me rastin e fillimit te “Ditëve të Kujtesës”.

 

Filed Under: Histori Tagged With: reshat kripa, Unë dhe diktatura

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 31
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN
  • “24 Marsi, data e mirënjohjes Kombëtare ndaj USA dhe NATO-s” !
  • Diaspora Amerikane në Nju Jork proteston: “Save Drin River, Save Dibra”
  • Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut
  • DUKAGJINI KËRKON RRUGËN!
  • Sot, kujtojmë 143- vjetorin e lindjes së Mit’hat Frashërit
  • KUR PRISHESHIN TEMPUJT, ME SHOKUN E KLASËS VISARIN…
  • Sot 126 vjet nga numri i parë i “Albania”-s me botuesin vetëm 22 vjeç
  • Guri i budallait dhe mendja e zgjuar
  • “Strategjia e Mbrojtjes dhe Zhvillimit të interesave Kombëtare”!
  • Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës
  • LIRIE (LYDIA) MEMETI, NJË HISTORI SHQIPTARE FRYMËZUESE
  • Vjena – Qytet i Requiemeve – Requiem për Musinenë!
  • Tregimi për zonjat e suksesit shqiptar- ideja që jeton pa kohë
  • Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona t’i promovojnë shtetet në SHBA, Kanada dhe Izrael

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT