• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Shqipëri, drejt mbledhjes së shtatë të dy qeverive

September 19, 2021 by s p

PRISHTINË, 18 Shtator 2021 – Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë pritet të mbajnë mbledhjen e shtatë të përbashkët në Prishtinë, këtë vit, pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.

Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015 , të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë.

Këtë javë, në 17 Tetor 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një lëtër urimi  Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë,  e ftoi ta vizitojë Kosovën e të fillojnë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Kryeministri Rama duke e falënderuar Kryeministrin Kurti për urimin dhe ftesën theksoi: “Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”.

Gjatë kësaj jave, në 16 Shtator 2021, në Shkup është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u nënshkruan 11 marrëveshje.Maqedonia e Veriut është shteti i dytë me të cilin Kosova mbanë mbledhje të përbashkët të qeverive.

Filed Under: Politike Tagged With: Kosove, Mbledhje qeverie, shqiperi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Kosovë

July 1, 2021 by dgreca

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Kurti pritën në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg/

-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  u prit në takime të veçanta nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti/

-Kosova me përkushtim që të anëtarësohet në NATO. Mirënjohje për kontributin e çmuar të NATO-s në Kosovë/

PRISHTINË, 1 Korrik 2021 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  sot në Kosovë u prit në takime të veçanta nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti. Komunikagtat e dërguara nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës:

Presidentja Osmani priti në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim  sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e ka falënderuar për rolin vendimtar të Aleancës Veri-Atlantike  në lirinë e Kosovës, por edhe për kontributin e tashëm për një ambient të qetë e të sigurt, nëpërmjet trupave të KFOR-it. Në këtë takim, Presidentja Osmani ka falënderuar z.Stoltenberg edhe për mbështetjen e KFOR-it për trajnimin e FSK-së, e cila procesin e  tranzicionit në Ushtri po e kryen konform standardeve të NATO-s, duke qenë e denjë për t`u bërë pjesë e kësaj organizate. Zonja Osmani ka përmendur edhe mbështetjen e KFOR-it dhënë komunave në përballje me pandeminë Covid-19.

Më tej, Presidentja Osmani ka potencuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, NATO dhe OKB.

“Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate edhe me anëtarët e NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ndërkaq në kontekstin e sigurisë rajonale, Presidentja ka përmendur edhe rrezikun nga ndikimi rus në Ballkan, ndaj e ka konsideruar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tejet të rëndësishëm.

Kryeministri Kurti priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Roli i NATO-s në Kosovë dhe bashkëpunimi me institucionet për sigurinë në vend u diskutuan në takimin mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për kontributin e çmuar të NATO-s në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për siguri dhe stabilitet në rajon. Ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATO.

Kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin e NATO-s për përmirësimin e situatës me pandeminë COVID-19, si rezultat i menaxhimit të mirë institucional dhe për reformat e nisura në drejtësi e punësim.

Sekretari Stoltenberg vlerësoi angazhimin institucional për të garantuar sigurinë në vend dhe shprehu përkushtimin e vazhdueshëm të misionit të NATO-s për mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

Duke biseduar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kryeministri theksoi punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e FSK-së në një ushtri moderne, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e FSK-së për zgjerimin e partneritetit me NATO-n, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar.

Në takimin që u zhvillua në kuadër të vizitës një ditore në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i KFOR-it, Franco Frederici dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Filed Under: Featured Tagged With: Jens Stolenberg, Kosove, Sek i NATO

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në punimet e Sesionit Veror të Asamblesë Parlamentare të KE

June 24, 2021 by dgreca

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mori pjesë në punimet e Sesionit Veror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës/

–Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Rik Daems, priti në zyrën e tij delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në përbërje, znj. Saranda Bogujevci, kryesuese e delegacionit, njëherësh nënkryetare e Kuvendit, si dhe deputetët z. Arben Gashi dhe z. Enis Kervan, anëtarë, të shoqëruar nga ambasadorja, znj. Mimoza Ahmetaj, mori pjesë në punimet e Sesionit Veror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për vitin 2021, i cili u mbajt në Strasburg të Francës, nga 21-24 qershor 2021.

Në kuadër të punimeve të Asamblesë, delegacioni i Kuvendit të Kosovës është takuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Rik Daems, Sekretaren e Përgjithshme, znj. Despina Chatzivassiliou-Tsovilis, si dhe kryetarin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të KE-së, z. Zsolt Nemeth.

Kryesuesja e delegacionit, nënkryetarja Bogujevci, si dhe dy anëtarët z. Gashi dhe z. Kervan, theksuan se Kosova është e gatshme për të filluar procesin e anëtarësimit në këtë institucion jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Po ashtu delegacioni i Kosovës i njoftoi bashkëbiseduesit se Kosova në Kushtetutën e saj, përveç tjerash, ka të përfshirë edhe instrumentet ndërkombëtare që garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut si: Deklaratën Universale për Drejtat e Njeriut, Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore në Njeriut dhe Protokollet e saj, dhe së fundmi ka ratifikuar edhe Konventën e Stambollit.

Delegacioni i Kosovës ka takuar delegacionet e Shqipërisë, Turqisë, Hungarisë, Greqisë dhe Kroacisë.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare mori pjesë edhe në punimet e sesionit parlamentar, si dhe në trupat punues të këtij institucioni, si në: Komitetin për Politikë dhe Demokraci, Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut, Komitetin për Migracion, Refugjatë dhe Persona të Zhvendosur si dhe në Komitetin për Kulturë, Shkencë, Edukim dhe Media.

Po ashtu anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE, morën pjesë edhe në takimet e grupeve politike të përfaqësuara në Asamble.

Në këto takime u vlerësuan të arriturat e Kosovës nga fusha e drejtave të njeriut, sidomos ratifikimi i Konventës së Stambollit. Delegacioni i Kosovës dhe bashkëbiseduesit u pajtuan që të koordinohen dhe bashkëpunojnë për të gjitha proceset në të ardhmen. 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove

VATRA DHE SHQIPTARO-AMERIKANËT KUNDËR MINI SHTETIT SERB NË KOSOVË

June 17, 2021 by dgreca

–DEKLARATË E KRYETARIT TË FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS “VATRA”-/

Të nderuar bashkëkombas/

Të dashur vatranë/

Të nderuar shqiptaro-amerikanë/

Në cilësinë e kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra dhe si shqiptaro-amerikan kundërshtoj me forcë krijimin e mini shteti serb në shtetin e pavarur të Kosovës. Të gjithë jemi të shqetësuar me tezën se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për çdo shqiptar kjo tezë është e papranueshme. Rrugëtimi i Kosovës drejtë paqes, zhvillimit e lirisë ka qenë i mundishmëm. Gjatë periudhës 20 vjeçare janë dhënë mendime të caktuara dhe qëndrime të ndryshme rreth zhvillime në Kosovën e pasluftës. Ka pasur edhe shtete etnike që kanë dhënë opinionet e tyre rreth bisedimeve intensive mes Kosovës e Serbisë dhe integrimin e Kosovës në familjen e madhe europiane. Të gjitha këto mendime rreth zhvillimit të shtetit të ri të Kosovës janë mirëpritur çdo herë nga lidershipi shqiptar në Prishtinë dhe Tiranë. Deklaratat nga Uashingtoni zyrtar janë përshëndetur e pranuar nga shqiptaro-amerikanët. Federata VATRA dhe shqiptaro-amerikanët kanë qenë gjithmonë në mbështetje të politikave të Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, Senatit dhe Departamentit të Shtetit Amerikan. VATRA dhe shqiptaro-amerikanët e kanë bërë të qartë se asnjehërë nuk do të lejohet që të kemi një “Bosnje” të dytë apo “mini serbi” në Kosovë. Ky është dhe mendim i shumicës absolute dhe i miqve proshqiptar në Shtëpinë e Bardhë, Kongres, Senat dhe Departamentin e Shtetit dhe institucione të tjera të shtetit amerikan. Ne do ti themi gjithmonë JO një minishteti serb në Kosovën e re që synon të integrohet në BE dhe të qëndrojë në miqësi të përjetshme me SHBA. Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike. Kosova nuk mund të themelojë asnjë Asociacion që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e vendit dhe aspiratat e popullit shqiptar në Kosovë.

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

New York, 17 Qershor 2021

Filed Under: Featured Tagged With: Assosiacionet serbe, Elmi Berisha-Vatra-Deklarate, Kosove

Në Kosovë shënohet Dita e Evropës festë zyrtare

May 9, 2021 by dgreca

-Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës nga Bashkimi Evropian në Kosovë jepet Çmimi “Evropiani i Vitit 2021”/

PRISHTINË, 9 Maj  2021-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ Kosova shënon Ditën e Evropës, 9 Majin, e cila është festë zyrtare e përcaktuar me Ligjin e miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008. Dekretimi i  Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 Qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, e cila është miratuar nga Kuvendi  para 13 vitesh në 9 Prill, më pak se dy maj pas shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.

 Në prag të 9 Majit 2021, Shoqata e Matematikanëve të Kosovës është votuar për Çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, çmim ky që jepet çdo vit me rastin e Ditës së Evropës nga Bashkimi Evropian në Kosovë. 

Në ceremoninë e zhvillur, kryetarit të Shoqatës së Matematikës së Kosovës Armend Shabani iu dha çmimi nga Ambasadori Tomáš Szunyog – Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësues Special i BE-së. Të nominuarit e tjerë: Arlinda Murtezi – aktiviste rome, Flutura Kusari – nga Iniciativa Kosovare Kundër Padive SLAPP dhe Blerta Basholli – regjisore filmi ishin poashtu të pranishëm. 

Fituesit e mëparshëm Lul Raka dhe Jeton Neziraj gjithashtu ishin të pranishëm në këtë ceremoni, së bashku me Zëvendës Kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.

Për të gjashtin vit radhazi, me rastin e Ditës së Evropës, Bashkimi Evropian Kosova i ndan Çmimin Evropian të Vitit një individi / institucioni që ka kontribuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane gjatë vitit paraprak. Fituesi u vendos përmes votimi që u bë online përmes llogarisë e Facebook-ut të BE-së, nga populli i Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Dita e Evropes, Kosove

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kosova para 32 viteve: Serbia ua ndaloi shqiptarëve edhe gazetën e vetme të përditshme Rilindja
  • FRANCE-SOIR (1949) / “NJË PLEBISHIT DUHET TË VENDOSË PËR FATIN E SHQIPËRISË…”— DEKLARATA E MBRETIT ZOG NË KAJRO
  • A DO TË KETË LUFTË NË PAQËSORIN AZIATIK?
  • Praga, bota e Kafkës
  • Biblioteka e Familjes Vlora
  • BIJTË E PROMETEUT e të tjerë…
  • Përpjekjet sovraniste të Kosovës më tepër përputhen me Washingtonin se sa me Brukselin
  • PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI FILLON PUNËN NJË SHKOLLË VERORE PËR DESHIFRIMIN E SHKRIMIT LATIN. PALEOGRAFIA LATINE, SI TË ZBULOSH SEKRETET E MESJETËS!
  • MARRVESHJA ABAZOVIÇ-PORFIRIJE — NJË KRIM NDAJ IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE — JO VETËM NË MAL TË ZI
  • ZBULOHET VULA E IPESHKVIT TË SAPËS PJETËR ZAHARISË NGA VITI 1422 NË HVAR TË KROACISË
  • LOGU I BJESHKËVE, TRADITË KULTURORE E HISTORIKE-SHEKULLORE E  KELMENDIT… 
  • ANTON MARKU, POETI I MBURRJES SONË LETRARE NË AUSTRI 
  • David Phillips, Analisti amerikan: Kosova të përgatitet, Serbia e ndikuar nga Rusia mund të provokojë me konflikt të armatosur
  • With the Opening of a Photo Exhibit at the Museum, Worcester Albanians Make History and More Discoveries
  • Dua Lipa Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT