• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA DHE SHQIPTARO-AMERIKANËT KUNDËR MINI SHTETIT SERB NË KOSOVË

June 17, 2021 by dgreca

–DEKLARATË E KRYETARIT TË FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS “VATRA”-/

Të nderuar bashkëkombas/

Të dashur vatranë/

Të nderuar shqiptaro-amerikanë/

Në cilësinë e kryetarit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra dhe si shqiptaro-amerikan kundërshtoj me forcë krijimin e mini shteti serb në shtetin e pavarur të Kosovës. Të gjithë jemi të shqetësuar me tezën se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për çdo shqiptar kjo tezë është e papranueshme. Rrugëtimi i Kosovës drejtë paqes, zhvillimit e lirisë ka qenë i mundishmëm. Gjatë periudhës 20 vjeçare janë dhënë mendime të caktuara dhe qëndrime të ndryshme rreth zhvillime në Kosovën e pasluftës. Ka pasur edhe shtete etnike që kanë dhënë opinionet e tyre rreth bisedimeve intensive mes Kosovës e Serbisë dhe integrimin e Kosovës në familjen e madhe europiane. Të gjitha këto mendime rreth zhvillimit të shtetit të ri të Kosovës janë mirëpritur çdo herë nga lidershipi shqiptar në Prishtinë dhe Tiranë. Deklaratat nga Uashingtoni zyrtar janë përshëndetur e pranuar nga shqiptaro-amerikanët. Federata VATRA dhe shqiptaro-amerikanët kanë qenë gjithmonë në mbështetje të politikave të Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, Senatit dhe Departamentit të Shtetit Amerikan. VATRA dhe shqiptaro-amerikanët e kanë bërë të qartë se asnjehërë nuk do të lejohet që të kemi një “Bosnje” të dytë apo “mini serbi” në Kosovë. Ky është dhe mendim i shumicës absolute dhe i miqve proshqiptar në Shtëpinë e Bardhë, Kongres, Senat dhe Departamentin e Shtetit dhe institucione të tjera të shtetit amerikan. Ne do ti themi gjithmonë JO një minishteti serb në Kosovën e re që synon të integrohet në BE dhe të qëndrojë në miqësi të përjetshme me SHBA. Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike. Kosova nuk mund të themelojë asnjë Asociacion që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e vendit dhe aspiratat e popullit shqiptar në Kosovë.

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

New York, 17 Qershor 2021

Filed Under: Featured Tagged With: Assosiacionet serbe, Elmi Berisha-Vatra-Deklarate, Kosove

Artikujt e fundit

  • ROLI HISTORIK I “DEKLARATËS SË PAVARËSISË” TË 4 KORRIKUT 1776
  • Dr. Leke Abdyli: Duhani është përgjegjës për shkaktimin e 18 llojeve të kancerit. Diagnostifikimi i hershëm është vendimtar
  • Ansambli “Trojet” niset drejt SHBA-së për të përfaqësuar shqiptarët e Evropës në Festivalin “Lahuta” – Detroit 2026
  • Armiku më i madh i shqiptarëve…
  • Dëshmia e një fotoje, 29 qershor 1920, kur studentët shqiptarë në Vjenë i rezervonin një pritje solemne Aleksandër Moisiut
  • Vuçiçi ikën, sistemi qëndron
  • Nga Kalaja e Shkupit u përcoll mesazhi i unitetit kombëtar në 582-vjetorin e Betejës së Torviollit
  • Këndofsh në Parajsë o Nënë! 
  • Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois (AACI) i bashkohet komunitetit Çam në Ditën e Kujtimit
  • PROGRAMI STRATEGJIK DHE ORIENTIMET E LIDERSHIPIT TË RI TË FEDERATËS PAN-SHQIPTARE TË AMERIKËS “VATRA” 2026-2030
  • Miqësia me Amerikën, faktor vendimtar për mbijetesën dhe emancipimin e shqiptarëve
  • Harta e Oksfordit dhe gjeopolitika e ekspansionit Osman në Trojet Shqiptare (1360–1402)
  • TEORIA DHE ANALIZA LETRARE NË NJË STUDIM MBI PSIKANALIZËN E FROJDIT
  • John Goci: Shqiptarët do të kenë një zë të fortë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
  • Kujtojmë sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta shkrimtarin, politikanin dhe patriotin e shquar Vaso Pasha

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT