• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministri Mehaj: Kosova e vendosur fuqishëm në rrugën e demokracisë perëndimore dhe orientimin e qartë të saj euroatlantik

November 12, 2021 by s p

Me ftesë të homologut të tij kroat, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, mori pjesë në konferencën vjetore të Kartës së Adriatikut-SHBA, në nivel të ministrave të mbrojtjes, të mbajtur më 9-10 nëntor, në Split të Kroacisë.

Paraprakisht, ministri Mehaj përveç takimit me ministrin kroat të Mbrojtjes, Mario Banozic, realizoi takime edhe me: zv.ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Rusi, Ukrainë dhe Euroazi, Nathaniel Adler, zv.ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Bashkim Hasani dhe drejtorin e Politikave të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Malit të Zi, gjeneral major Rajko Pesic.

Gjatë punimeve të konferencës, në sesionin kryesor “Sfidat e reja të sigurisë-nxitje për bashkëpunimin e zgjeruar të sigurisë dhe mbrojtjes së A-5”, ministri Mehaj në ekspozenë e tij foli për nevojën e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si në rastin e pandemisë me Covid-19 si dhe intensifikimin e këtij bashkëpunimi për rimëkëmbjen rajonale post-covid.

Ai gjithashtu u fokusua edhe për shqetësimin në rritje nga ndërhyrjet e huaja në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë atë të Rusisë dhe Kinës, përmes Serbisë.

Ministri Mehaj potencoi të pranishmëve rrezikun e madh të këtyre kërcënimeve ruse dhe rolit destabilizues të Serbisë si në rastet e fundit në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe tentimit për krijimin e tensioneve në kufi me Kosovën, duke rikujtuar tragjeditë e shkaktuara nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.

Lidhur me synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ministri Mehaj ftoi të gjitha vendet anëtare të Kartës së Adriatikut që të pajtohen me kërkesën e Kosovës për anëtarësim të plotë në këtë iniciativë të sigurisë rajonale.

“Anëtarësimi ynë në Kartën e Adriatikut-SHBA do të na ofronte një mundësi më të madhe për të kontribuar drejtpërdrejtë në paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”, theksoi ndër të tjera ministri Mehaj.

Filed Under: Politike Tagged With: kosova

Mbledhja V e Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës

October 29, 2021 by s p

28 tetor 2021

Mbledhje virtual

Mbledhja V e Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës u mbajt më 28 tetor 2021, në format virtual. Fjalën e hapjes e mbajti Sh.T. z. Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministër i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Qeveria e Kosovës, dhe z. Vassilis Maragos, Shef i Njësisë për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit. Mbledhje u kryesua nga ky i fundit dhe z. Artan Çollaku, Drejtor i Zyrës së Koordinimit të Procesit të Stabilizim-Asociimit në Zyrën e Kryeministrit, Qeveria e Kosovës.

Komiteti i Stabilizim-Asociimit diskutoi zhvillimet më të fundit kryesore politike dhe vlerësoi gjendjen në lidhje me kriteret politike dhe ekonomike, përafrimin me acquis dhe standardet e BE-së, bashkëpunimin financiar, si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).

Në mbledhje u vlerësua dhe u miratuan rezultatet e mbledhjeve të shtatë nënkomiteteve dhe një grupi të veçantë, të mbajtura gjatë vitit të kaluar. Gjatë gjithë diskutimeve u vlerësuan përparimet në fushat relevante për Agjendën për Reforma Evropiane dhe Programin për Reforma në Ekonomi, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm si udhërrëfyes i përpjekjeve të Kosovës për reforma dhe zbatimin e MSA-së. Në mbledhje u diskutua për prioritetet e reformave në një sërë fushash, përfshirë sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore, reformën e administratës publike, konkurrencën dhe klimën e investimeve, si dhe punësimin dhe arsimin.

Komisioni Evropian mirëpriti faktin që Qeveria e Kosovës, e zgjedhur në mars 2021, ka konfirmuar përkushtimin strategjik të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe ka bërë të mundur rifillimin e dialogut të lehtësuar nga BE me Serbinë.

Komisioni Evropian përshëndeti hapat e Qeverisë për rigjallërimin e proceseve të reformave, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe në lidhje me rimëkëmbjen nga pandemia COVID-19, dhe nënvizoi rëndësinë që këto hapa të shkojnë deri në fund. Komisioni  përshëndeti në veçanti nisjen e fazës së dytë të Agjendës për Reformave Evropiane (ERA) dhe miratimin e Planit përkatës të Veprimit, dhe inkurajoi zbatimin efektiv të tyre. Në këtë frymë, Komisioni nënvizoi gatishmërinë e BE-së që të vazhdojë me ofrimin e këshillave për të shmangur papajtueshmëritë me standardet dhe acquis të BE-së në përpjekjet e Qeverisë për reforma. Komisioni inkurajoi Qeverinë që të punojë së bashku me të gjitha partitë politike në Kuvend, përfshirë edhe ato nga opozita, në mënyrë që të forcojë më tej konsensusin politik për vendimet që kanë të bëjnë me zbatimin e MSA-së dhe Agjendës për Reforma Evropiane, si dhe lidhur me Dialogun Beograd-Prishtinë.

Në mbledhje u nënvizua rëndësia e përafrimit me standardet e mira të BE-së në fusha përkatëse, veçanërisht në sundimin e ligjit, reformën e administratës publike, zhvillimin ekonomik, tregun e brendshëm, arsimin, energjinë dhe mjedisin. Komisioni përsëriti rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit makro-financiar.

Palët mirëpresin të diskutojnë më tej përparimet e bëra në këto fusha kyçe gjatë Këshillit të ardhshëm të Stabilizim-Asociimit.

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë

September 27, 2021 by s p

Nga Behlul Jashari

Prishtinë, 27 shtator 2021

Me nderime të larta shtetërore, në ceremoninë e organizuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, ka pritur Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama.

Në vizitën e tij të parë në Kosovë, pas marrjes së mandatit të ri, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama është pritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga ministrja e Ekonomisë, z. Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku.

Në takimin e përbashkët ndërmjet dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve, u theksua për mundësitë dhe potencialin për rritje të bashkëpunimit për më shumë drejtësi, barazi e mirëqenie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në të gjithë rajonin.

U bisedua për hapa konkret drejt avancimit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët ndërmjet dy shteteve. Janë rreth 150 marrëveshje, memorandume dhe protokolle, të nënshkruara nga viti 2014, në mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive. U dakorduan për themelimin e një sekretariati koordinues për marrëdhëniet bilaterale, të cilin do ta udhëheqë z.Gentian Sala.

U diskutuan hapa konkret për projekte të përbashkëta të cilat lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve, për lehtësira doganore dhe lehtësira në kalimin e pikave kufitare si dhe shfrytëzimit të objekteve të përbashkëta për konsullata e ambasada.

Po ashtu, u pajtuan që të fillohet me përgatitjet nga dy kabinetet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive që pritet të mbahet në fund të muajit nëntor.

Në takimin e përbashkët, për çështje konkrete në fushëveprimet e ministrive përkatëse diskutuan ministrat e Kabinetit Qeveritar të Republikës së Kosovës: z.Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, znj.Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, z.Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj.Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe znj.Edona Maloku Bërdyna, zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit; me ministrat e Kabinetit Qeveritar të Republikës së Shqipërisë: z.Bledar Çuçi, ministër i Punëve të Brendshme. znj.Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë, znj.Evis Kushi, ministre e Arsimit dhe Sportit, znj.Elva Margariti, ministre e Kulturës, znj.Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit, znj.Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Filed Under: Uncategorized Tagged With: Albin Kurti, kosova

Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar

September 25, 2021 by s p

Albin KURTI


Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar. Sulmet e këtilla zjarrvënëse dhe kriminelët që i bëjnë ato nuk do të tolerohen. Policia e Kosovës është institucion profesional që duhet respektuar nga të gjithë. U bëj thirrje qytetarëve, sidomos në veri të Ibrit, pavarësisht a janë serbë, shqiptarë, boshnjakë apo romë, që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

Filed Under: Politike Tagged With: Albin Kurti, kosova, Serbia

Planet serbe për Serbi të Madhe nuk do të realizohen

September 22, 2021 by s p

Skënder MULLIQI  

Ideja  serbomadhe “Të gjithë serbët në një shtet”, më Millosheviqin në krye të Serbisë, ka sjellë tragjedi njerëzore dhe materjale në ish-Jugosllavi. Një ide e tillë shoviniste për Serbi të Madhe që ka dështuar, po sillët në kokën, edhe të presidentit serb, Aleksander Vuqiq. Ky despot sërb nuk po I ndalë kërcnimet më luftë ndaj Kosovës. Po e emiton Millosheviqin, I cili humbi luftën në Kosovë. Me decenie Serbia po e përseritë leksionet e demoduara historike antishqiptare. Në katasrofat historike serbe po futët edhe Aleksandar Vuqiq? Serbia sigurisht së po hidherohet që nuk po e realizon planin hegjemonsit për Serbi të Madhe. Ajo Serbia po bëhët qesharake më kërcnimet e fundit ndaj Kosovës, me vëndosjen e masës të reciprocitetit nga Kosova. Shqiptarët e kan fituar luftën në kushte shumë më të vështira, e tash kur jemi shtet sovran dhe i pavarur qdo tentim për luftë, Serbia jam i bindur së do të ndahet humbëse e madhe. Ne, po mbrojmë vëtem ate që na takon as më shumë dhe as më pak. Serbia po ngjanë në një oborr të ndytë, në një oborrë të dhier më një thark derrash. Historia e Serbisë është një deponi bërllogu. As bota demokratike dhe as shqiptarët nuk do të lejojnë serbët që të na vizatojnë harta gjeografike sikur na kan vizatuar dikur. Koha është që shqiptarët ti bashkojnë trojet etnike të ndara pa drejtësisht nga trungu i lashtë ilirik. Ne Jarinje djelmoshat tanë më uniforma po e mbrojnë tërsinë territoriale të Kosovës. Po mbrohet e drejta jonë historike. Me reciprocitet për targa po mbrohet shtetësia e Kosovës, e fituar më shumë gjakë në luftën e fundit çlirimtare. Vuqiqi botën serbe mund të imagjinon në kokën e vet. Shqiptarët kurrë më nuk do të falin territore. Minoriteti serb në Kosovë duhet të integrohet në shtetin e ri të Kosovës. Serbinë e Madhe lë ta mban serbi Vuqiq bashkë më Akademinë dhe Kishën Ortodokse Serbe në letër, askush nuk iu ndalon. Serbia dhe Vuqiq janë duke u kopercatur për të krijuar dalje në tre detna, duke provokuar Malin e Zi, më popa në Cetinje, duke i fshehur apetitet edhe ndaj Shqipërisë më iden “Open Ballkan”, dhe së fundi më vuarjën e masës të reciprocitetit nga ana e Kosovës, Vuqiq po synim që përmes “Zajednicës”, të krijon një Republika Serpska tjetër, por tash  në Kosovë. Leksionet e mbrapshta të politikës serbe për gllaberime  të sërishme të territoreve shqiptare, me pushtetin e ri nuk do të realizohen.

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, Skender Mulliqi

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një lutje për shëndetin e mikut tonë të çmuar Dalip Greca
  • SHUHET PATRIOTI I MADH DR. GJON BUÇAJ, VATRA MESAZH NGUSHËLLIMI
  • SUPREME COURT LEAK LEADS THE HEADLINES
  • GAZZETTA DI VENEZIA (1919) / SHKRESA E DJEMVE TË ISMAIL QEMALIT DREJTUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË ITALISË ME RASTIN E VDEKJES SË BABAIT TË TYRE
  • TURKEY’S COLLUSION WITH RUSSIA – NEW REPORT
  • Jo, po: ka Shqipni për Zotin
  • GJON KAMSI DHE RRËNJËT E FAMILJES SË TIJ MESJETARE
  • KAFSHËT LUFTËTARE SI DHE NJERËZIT
  • ALBANIAN LANGUAGE – ELECTIVE COURSE – AT HARVARD UNIVERSITY
  • MITINGU I MADH I 13 MAJIT 1910 NË BOSTON NË PËRKRAHJE TË KRYENGRITSËVE TË KOSOVËS DHE KRYEKOMANDANTIT ISA BOLETINI
  • Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mirëpret të gjithë shqiptarët në festën e 110 vjetorit të krijimit të saj
  • Liria e popujve kërkon sakrificë dhe vetëmohim
  • Poezi nga Lulëzime Malaj
  • Poezi nga Emine S.HOTI
  • LEGJENDA E DUKATIT DERVISH ALI AJANI 1794-1851

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Tregim Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT