• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse Serbia është kokëlartë ndaj nesh ?

February 11, 2018 by dgreca

2Fahri-Xharra
Shkruan Fahri Xharra/

Nuk duhet harruar se sa me e madhe te behet e keqja aq me e vogel eshte mundesia per t’i parandaluar demet ne te ardhmen dhe se keto sakrifica te vogla qe behen tani jane vetem disa gure te vegjel… prandaj duhet te ndodh nje transformim rrenjesor tek kombi yne ne menyre qe te ecen i sigurt ne rrugen drejt te ardhmes se mire te tij. ( nga Gjon Keka).

 Pse Serbia është kaq kokëlartë e me krenari? Pse Serbia kaq pa druajtje dhe lirisht? Pse Serbia është kaq ballëhapur ndaj botë?   Pse Serbia flet pra dro , ecë pa dro ?  Sepseja përdorët në krye të një fjalije shkakore për të treguar shkakun  apo arsyen e diçkaje.  Pra, pse  Serbia ? Sepse……është ndajfolje  që përdorët për një arsye të panjohur,për një shkak që nuk dihet a nuk përcaktohet dot ,përse. Po mirë, a ka sepse në pyetjet e mësipërme ? Po, e kanë sepsenë  e tyre të gjitha pyetjet që u vuan më lartë. Ata janë kokë lartë sepse ne jemi kokë-ulur . Ata e ngrisin kokën sepse ne jemi mohues të vetes. Sepse  teoritë e Olsave  i pranojmë dhe i publikojmë  “ Janë tri teza me të cilat historianët shqiptar ende vazhdojnë ta manipulojnë popullatën shqiptare me qëllim të domonizimit të turqve. Njëra është se “islami ndër shqiptarë është imponuar përmes dhunës.” E dyta se “turku përveç shqiptarëve të gjithë popujve, bile edhe serbëve i ka dhënë të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare” dhe teza e tretë “bashkëpunimi serbo-turk për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll me qëllim të shfarosjes së tyre”. Edhe pse marrëveshja për shpërngulje është e kohës së Turqisë republikane, historianët e LNQJ-së dhe kvazi intelektualët me egzibicione aq mirë e lidhin, e paketojnë dhe e tregojnë si një “vazhdimësi e armiqësisë 600vjeqare të turqve dhe islamit kundër shqiptarëve.”   ….sepse  shkruajnë shqiptarët.

Sepse , shqiptari tjetër Fatlum Sadiku shkruan nga Turqia“Para se me u masovizu xhamijat ne Ballkan, kurrkush nuk e ka ndi emrin SHQIPTAR. Islamizimi i albanofoneve serbe, greke, arbneshe, vllehe, llatine e te lloj-lloj kotille tjeter kishtare, e prodhoi etninë shqiptare, emertim qe s’pari n’histori gjendet i permendun, n’vitin 1703. Tek mbas ketij procesi, u perhap identiteti i perterire etnik i nje pjese te ilireve/arberve te shkaperderdhun, qe quhet shqiptar. Ata qe s’e moren kete fe, qe s’ju nenshtruan procesit etnifikues te shqiptarizimit, mbeten Arvanitas (dhe ma vone e themelune Greqine), Serbe (si Gjergji i Zi – Karagjoergjeviqi, qe e themeloi kombin-shtet serb), Malazeze (Mark Millani qe ndihmoi ne krijimin e Malit t’Zi), Vllaho-Rumune (si familja Gjika e Elenes, apo Dinastia Lupi qe e themelun Rumanine), llatino-kroate (Janjeva), arbereshe (Krispi, Gramshi etj) qe u bene nder kontributoret kryesore te themelimit te Italise etj.Rrene osht ajo qe thuhet se turku i ka nda shqitaret. “Turku” vetem i ka lone albanofonet me zgedhe se çka mu*in po dojn me kone. “Turku” edhe kur na nuk kemi dashte me u identifiku si etni e veçante, na ka shti ne ni thes, tu na qujte “aarnaute” e tu na diference prej kotillave t’hueja.” ….. sepse shkruajnë shqiptarët .

Sepse  shqiptari  Arbër Fetiu  shkriuan nga Kanada   “Shteti i Kosoves ne vend se te merret me shaminë e vullnetshme te vajzave muslimane shqiptare, do të trregone shume me shume koherence sikur te fillonte te rregullonte dhe te sanksiononte “shaminë” qe ai ka pranuar t’ia vene qarqet e huaja të cilat po e ndertojnë Kosovën si një republikë eksperimentale perëndimore ku identiteti i popullatave indigjene po shtypet me dhunë. Ajo “shami” e shtetit te Kosoves është « shami » e larme, shami e punuar neper zyra te ndryshme te Perendimit e cila ngjan me shume me një maskë qe mbulon me mjeshtri pothuajse cdo gjë që është shqipëtare. Per dallim nga shamia e vullnetshme e kokës, “shamia” e shtetit të Kosoves është “shami” qe mbulon pothuajse tërësinë e elementeve të cilat karakterizojnë shqipëtarin me shekuj. Ajo “shami” e ka shendërruar Kosovën e ketyre viteve ne një kukull marionetë e cila nuk e ka fuqine as te mendoj per vetveten pasi që jane të tjerët ata që mendojne dhe vendosin per te.

Nderkaq, besoj se i tërë ky qëndrim i qeverisë sone karshi veshjes muslimane (heshtja e qeverisë në te gjitha ato raste perjashtimi të vajzave me shami, ne rastet e diskriminimit ne tregun e punes etj) gjendet ne problemin e dialektikes sherbetor-zoteri (lexo: neve dhe nderkombetaret/Perendimi) ne te cilen gjindet Kossova e pasluftes, te cilën Fanoni e shpreh bukur duke thënë se sherbetorit (neve) vlerat e zotëriut (Perendimit) i duken të predestinuara që të jenë udheheqëse të perherëshme të botës ne te cilën ai jeton dhe kjo e shtyn shërbetorin drejt konformizmit dhe njesimit me zotëriun dhe vlerat e tij duke i hapur rrugë kështu assimilimit dhe zhdukjes së qensisë se tij origjinale. “….  Sepse  shkruajnë shqipëtarët.  

Sepse Ndrek Gjini në Përralla me Pavarësi e 28 Nëntorit shkruan :“Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë’ më 28 Nëntor 1912, ishte veç një aksion nacionalistësh iluministë, i organizuar me lejen e Austro-Hungarisë dhe Turqisë. Kjo ngjarje realisht nuk solli pavarësimin e Shqipërisë nga administrata ekzistuese otomane, austo-hungareze, apo italiane. Delegatët që u mblodhën aty pas deklaratës së shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë, (deklaratë që u shkrua në shqip dhe turqisht), ngritën dhe një qeveri, e cila nuk i  ushtroi asnjëherë funksionet e saj më gjerë se në Vlorë dhe rrethinat e saj. Delegatët shprehen aty edhe nevojën për bërjen e një kushtetute për vendin, gjë që nuk u arrit të realizohej. Realisht aty u hartuan vetëm disa dokumente të përkohshme. Në fund të 1913-ës, kur Shqipëria u njoh nga fuqitë europiane si principatë me në krye një prijës të huaj, gjashte Fuqitë e Mëdha i dhuruan Shqipërisë Kushtetutën e saj të parë, të quajtur ‘Statuti Organik’. Ky ligj qëndroi në fuqi për pak muaj gjatë 1914-ës. Qeverisja e vendit në vitet vijuese u bazua në një numër ligjesh dhe kushtetutash të përkohshme të pakodifikuara. “ …..sepse shkruajne shqiptaret 

 Pra shkruajnë shqiptarët dhe mundohen të bindin botën dhe të na bindin neve, e ne në mediumet tona iu japim hapësirë ,iu duartrokasim ,iu shkojmë pas.

 Jo sepse me shkrimet e tyre krenohet  Serbia por me shkrimet e tyre po myket populli, po e harron vetveten, po katandiset në mendje e në shpirt dhe po na lindin për ditë e më tepër adhuruesit e asaj që po  i shkon për shtati Serbisë.  Me ane te këtyre mëndimeve po e bëjmë që të tjerët të ndërrojnë mendjen për ne; bota po mendon që ne s`e kemi mendjen të shkëputemi nga e kaluara,që ne jemi po ata të shekullit  të 18 –të, po ata si të shekullit të 19-të, po ata si të fillim shekullit të 20-të .   Kur bota  e ndërron mendimin  për ne dhe i këthehet bindjës së vjetër që e kishte, për të cilën edhe ata menduan që e kishin gabim atëherë Serbia serbesohet….dhe vepron… dhe i ka sukses.Ja pra ,  kështu e bëjmë Serbinë krenare në botë .

Filed Under: Analiza Tagged With: është kokëlartë, Fahri Xharra, ndaj nesh ?, Pse Serbia

SKËNDERBEU NUK ËSHTË PERSONAZH MITIK POR HISTORIK

January 18, 2018 by dgreca

1 fxharra1 Mhilli moderator

NGA FAHRI XHARRA*/

“…Ditën e 31 majit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s, shënimi i  ditës merret me një polemikë midis shqiptarësh në gazetën “Illyria” të NjuJorkut. Shkak është shkrimi “Skënderbeu e kishte nënën sllave” (me autor Fatos Lubonjën),botuar pak ditë më parë në “Courrier International” të Parisit. Autori shqiptar i shkrimit fajësohet me një gjuhë tejet të  ashpër, për qëndrim antishqiptar e njëherësh antieuropian. Pra, është 31 maj i vitit të fundit të mijëvjeçarit të dytë. Shprehja “ora e keqe”, më shumë se metaforë, është përcaktim i saktë i kohës për Kosovën. Ajo mezi po merr  frymë nën masakrën serbe, një nga më të egrat e shekullit. NATO-ja është  duke bombarduar Serbinë, për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarët po paguajnë taksën. Shkurt, për ndëshkimin e Serbisë, NATO-ja ka vënë aviatorët dhe avionët më modernë të saj, kurse Kosova ka vënë gjënë më të vjetër në botë, në kësi rastesh: gjakun. Liria e kërkon se s’bën  këtë  karburant të vjetër, dhe shqiptarët e dinë këtë. Hakmarrja serbe është në  kulmin e saj: grirje  foshnjash, përdhunime vajzash e grash, djegie shtëpish, vrasje verbazi, shpërngulje, tmerr…”

Retë e zeza valojnë mbi qiellin tonë, kjo nuk është hera e parë. Ato re janë të përcjellura me vetëtima e bubullima, s’është hera e parë. Kemi kaluar ne si komb, kohëra edhe më të turbullta. I kemi bërë ballë tradhtive nga më të ndryshmet. Tradhtitë nga vetë individët e vendit tonë, të tokave shqiptare, janë të njohura. Njëra nga poshtërsitë më perfide është mohimi i vetvetes, mohimi i të kaluarës sonë, mohimi i të mëdhenjve tanë. Nga qarqet më antishqiptare, nga kuzhinat e tyre po përgatitën meny të ndryshme me anën e të cilave po mundohen të na krijojnë historinë tonë pa heronj. Si duket, programet vijnë të gatshme, bile edhe në gjuhën shqipe, se si të mohohet e tërë e kaluara e jonë. Olsijazexhitë, nexhmedinspahitë, fatoslubonjat, rexhepqosët, fatlumsadikëtnuk po kanë të ndalur në mohimin e çdo çkaje shqiptare. E duan popullin tonë pa histori, pa heronj, pa ardhmëri.

Kombi ynë, ka një figure historike si Skenderbeu, qe ju mungon kombeve te tjerë, sidomos atyre qe kërkojnë te na zhbëjnë. Pikërisht për ketë, ne emër te demitizimit te figurave historike, po ngrihet një stuhi propagande nga te huaj dhe shqiptare te shitur kundër tij. Ata kane përpunuar nje strategji qe ta shpallin Skenderbeun, te paktën jo shqiptar, dhe ne pamundësi te kesaj, ta shpallin atë si një kryengritës, qe luftoi kundër turqve për hakmarrje personale.

Retë e zeza, vijnë e do të shkojnë përkundër zhurmës shurdhuese që e kanë, përkundër dritës friguese qe e lëshojnë. S`do të ketë mohim të së kaluarës sonë. Skënderbeu, kalorësi i Europës dhe i Shqiptarisë do të jetë krye kreje mbi të gjithë shqiptarët pa dallim feje apo bindje politike. Krenaria shqiptare në të njejtën kohë edhe krenarja Europiane, përkundër asaj që i pengon  aziatët, flamuri i tij do të valojë edhe në shekujt e ardhshëm të ardhmërisë sonë. Nëse Skënderbeu i ka tmerruar mehmetfatihët ne kohën e tyre, po i tmerron edhe sot fatihët e rinj, që duan t’i shtrijnë rrënjët e tyre të thara edhe një herë në këtë tokë të përgjakur.  Pra mallkua qoftë aj bir shqiptari, që dhuratën historike të perëndisë, Skënderbeun, që nuk e ka në gji, dhe si hajmali mbrojtëse t`a përcjellë gjithë jetën.Iu themi të gjithëve, larg duart nga historia e jonë, largë duart nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Dy te shiturit F. Lubonja dhe sidomos A. Klosi, mundohen ti heqin atij dimensionin gjigant historik dhe kur munden dhe përkatësinë shqiptare, duke e ditur qe është ky hero, emri i te cilit na rreshton te paktën te barabarte mes europianeve te tjerë.Shkruani për heroin shqiptar Skënderbeun , mos e lini te zvogëlohet dhe te cenohet figura e tij nga këta individë te shitur.Ardian Klosi( i ndjere) dhe Fatos Lubonja janë  me te vërtete mohuesit me te madhej. Duan te jene Evropian dhe intelektual, kur vete Evropa i ka ngritur monumente dhe buste këtij njeriu legjendar, sado qe mund te ketë pasur ato probleme qe ka ç’do udhëheqës qe duhet te mbaj vendin, aq me tepër ne balle te një bajlozi te madh siç ishte Turqia. Nuk kam pare asnjë shtet te Evropës apo te botes, te mundohet kaq shume sa mohuesit te ulin te vetmit heronj qe te paktën njihen me dokumentacione, apo ti bëjnë ata sikur nuk janë Shqiptare. Ne jemi ata te çilet ngremë lapidare dhe varreza te huajve dhe leme dëshmoret tanë tek plehrat vetëm te mbushin xhepat e tyre. Tani po e vërtetojnë edhe pseudo-injorantet te cilët duan te bëjnë te njeten gjë me figura te cilat i nderon je bote e tere.

Figura mbikohore e Gjergj Kastriotit duhet shikuar në tri aspekte; e para në atë të një figure të civilizimit të përbashkët të familjes europiane, e dyta të ruajtjes dhe shpalosjes së identitetit të plotë të shpirtit kombëtar, kulturor e europian dhe se fundi të mbrojtjes së vlerave rrënjësore të shpirtit, identitetit dhe kulturës së përgjithshme si të kombit shqiptar europian ashtu edhe të përbashkësisë së plotë të familjes europiane.

Gjergj Kastrioti është simbol i civilizimit europian të kombit shqiptar, ai nuk ka kufij të panjohur gjeografik as vend që nuk ka dijeni për këtë hero dhe figurë stoike të kombit shqiptar europian, madje ka shtete dhe kombe europiane e botërore që jo vetëm kanë respekt të thellë shpirtëror, por edhe e duan si pjesë të civilizimit të tyre europian. Në këtë kontekst mendoj se Gjergj Kastrioti së pari është bir i madh i kombit shqiptar europian, së dyti është një ndër bijtë më të vlerësuar të historisë së Europës së bashkuar dhe së treti është një figurë e mbarë botës së civilizuar dhe posaçërisht e vlerave universale të familjes europiane.

Nga lufta e drejtë 25-vjeçare e popullit shqiptar për t’u çliruar nga pushtuesit osman, të udhëhequr nga komandanti legjendar Gjergj Kastrioti, lindi dhe u ndërtua periudha më historike e këtij populli. Pa këtë periudhë, shqiptarët do të ishin pa histori dhe johistorikë. Pra, ky bir i madh i Arbërisë na bëri me histori, na dha emër. Si çdo luftë në histori, edhe lufta çlirimtare e shqiptarëve në shekullin XV, e udhëhequr nga ngadhënjimtari i betejës së Torviollit dhe të Albulenës, e kishte çmimin e vet. Princi i famshëm i fisit të

Kastriotëve, për herë të parë në histori, arriti të bëjë bashkimin politikshtetëror të popullit shqiptar. Figura e Tij sintetizon një epokë të tërë të historisë kombëtare shqiptare – luftën njëshekullore kundër pushtuesit osman (1380-1479), për mbrojtjen e tokës, të lirisë dhe të pavarësisë së vet.

Në mes të shekullit XIX do të duken agimet e para të pranverës shqiptare. Do të lind Rilindja Kombëtare. Pa periudhën skënderbeane, nuk do të kishim as Rilindje. Pa këto dy epoka të lavdishme të historisë së popullit shqiptar, nuk do ta kishim as Vlorën e 1912-ës të Ismail Qemalit. Me fjalë të tjera, nuk do të kishim liri, pavarësi, dinjitet dhe as shtet shqiptar. Qëndresa epike e këtij mjeshtri të artit luftarak zuri vend në kujtesën historike të çdo shqiptari. Vepra kolosale e këtij vigani paraqet ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar.

Skënderbeu nuk ka bërë luftë fetare .. Skenderbeu nuk ishte një kryqëzator, por ai bënte luftë çlirimtare kombëtare. Mos të harrojmë se kryeheroi ynë është rritur si mysliman dhe ne nuk shohim se ai e urrente këtë fe, por se për të ishte jetike që luftën nuk mund ta bënte kundër turqve ndërsa ende mbante fenë e tyre të sjellë në vendin e shqiponjave.

Nëno moj – i drejtohem Shqipërisë,  ky  sistemi komunist i të kaluarës së turpshme i paska përgatitur do bijë dhe bija tuaja që në çdo kohë të vjellin vrerë mbi ty . Ti nuk e di nënë e dashur , që në atë mbledhjen  e Katovicës me Gorbaçovin (Servet Pëllumbi: Ramiz Alia zbatoi “Katovicën”, 28 Prill 2015 mapo.al ) Ramiz Alija i kishte  sjellur do rregulla që duhet t`i përmbahen ata që e duan shkatërrimin e Shqiperisë. E sheh moj nëno që Katovica i kishte përgatitur edhe Fatos Lubonjën ,edhe Ardian Klosin e tani së fundi po del në shesh një dobiç i ri nga “zbatimi i Katovicës “   Nëno, shihe se çka shkruan shtypi i Shqipërisë: “Skënderbeu ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar”, kështu është shprehur publicisti Mustafa Nano, gjatë një takimi me nxënës, me të cilët ka diskutuar ndër të tjera edhe për çështje që lidhen me identitetin e shqiptarëve dhe fqinjërinë me serbët e grekët, tema të nxitura nga libri i tij më i fundit, “Sandviç; Kuku për ty, Nëna Shqipëri  kur Mustafa Nano i thotë botës:  “Ne sot themi që Skënderbeu ka qenë shqiptar dhe ka qenë i joni, ndërkohë që ai ka qenë më shumë i krishterë se shqiptar kur u bë i famshëm, madje ai nënën e ka pasur sllave. Etnia nuk ka qenë shumë e rëndësishme atëherë dhe martesat mes shqiptarëve dhe serbeve bëheshin pa problem.

Mustafa Nanos dhe të gjithë atyre që  e pretendojnë një “eliminim“ të Skënderbeut nga historia, iu kisha kujtuar librin: “Skenderbeg u pesmama” botuar në Pançevë (Serbi ) me 1883, ku Skënderbeut i këndohet si shqiptar e jo si katolik apo ortodoks:

‘Nese mendon Epirin ta robërosh,

Skenderbeun gjallë ta zesh

Merr 50 mijë ushtarë

Sepse ti nuk e di cka janë shqiptarët

Njeri do tu u hidhet njëqindve

Skenderbeu do tu hidhet njëmijëve’

(Këtë këngë popullore serbe e shkëputa nga  nga libri i serbëve : “Skenderbeu në këngë“, faqe 11

Tani nje shkrim qe ia pata drejtuar Oliver shmitit , te porositurit nga qaret me ekstreme te Beogradit per zhberjen e histories shqiptare  ….

SKËNDE RBEU NUK ËSHTË PERSONAZH MITIK POR HISTORIK

A ka qenë Skënderbeu vërtetë një “atlet i krishtërimit” apo një aventurier e një hakmarrës? Deri vonë, askush nuk guxonte ta vinte këtë në dyshim për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Disa vite më parë, historiani Oliver Jens Schmitt, në një vepër të tij kushtuar Gjergj Kastriotit, ndër të tjera servirte edhe një dokument, sipas të cilit lufta e tij kundër Sulltanit s’ishte gjë tjetër veçse hakmarrje personale ndaj vrasjes së të atit. Në këtë 100-vjetor të pavarësisë, revista “Përpjekja” i ka kushtuar një numër të veçantë pikërisht Skënderbeut. “

Mrekulli dhe mrekulli shqiptare, dhe vetëm shqiptarët dijnë të bëjnë këso mrekullira”. Askush nuk paska guxuar ta vë në dyshim meritën e Skënderbeut! Dhe ja që tani na doli njëfarë dr. Schmitti i cili pa kurrfarë fytyre po e studion në mënyrën më “serioze”dhe më “drejtkallxuese” se si paska arritur Skënderbeu që “të prishë rehatinë” e tij personale prej Begu dhe përkundër të

gjitha të mirave që i kishte dhe që e rrethonin, t`i kujtohej se ka për të “larë një borxh” sipas Kanunit. Skënderbeut si “fytyrë mitike” që ishte, dhe po “vërtetohet” nga drejtkallzuesit e historisë, i duhej patjetër që “të mbronte” fytyrën e Kastriotëve dhe në mënyrën më aventuriere të hakmerret.

Që patjetër të na groposin krenarinë tonë të vjedhur, “Historianit” që flet rrjedhshëm shqip dhe serbisht, dhe që na mahnitë me aftësitë e tij zbërthyese të dokumenteve (të përzgjedhura sipas dëshirës së tij dhe të komentuara sipas qëllimit të tij), i japim vend në foltoret tona dhe në hapësirën tonë që përditë e më tepër po na mjergullohet. Pa u harruar për të përmendur dhe “falenderuar”, është edhe ndihma e shqiptarëve të llojit të Artan Putos dhe atij të Fatos Lubonjës, të cilët me një mohim kombëtar ia çelin dyert e shëmtimit të historisë sonë nga paçavurët e llojit të dr. Shmittit. Hajde ku është katandisur populli shqiptar që lejon paçavure të tilla,si të jashtme ashtu edhe të brendshme! O bobo, e ç`na zuri të papërgatitur kjo kohë e dreqit të mallkuar!

Studiuesi gjerman H. A. Barnatzik shkruante se që nga viti 1444 gjer më 1468, u zhvilluan 24 beteja të përgjakshme, në të cilat Skënderbeu, heroi gjenial i shqiptarëve, arriti t’i zmbrapste turqit, të cilët pa dyshim,do të kishin vërshuar në të gjithë Evropën. Po, po, shkruante dhe nuk hamendej të na “mbushë’ mendjen se heroi ynë ishte shqiptar i vërtetë dhe se “i paskësh premtuar babait të tij Gjonit, se do t`ia nxjerrë hakun”.

Hajde Schmitt hajde, edhe ju ndjekësit e tij! Po Papa Nikolla V, bashkëkohës i Gjergj Kastriotit, e konsideronte si “mit” kryetrimin shqiptar kur i dha titullin “Atlet i Krishterimit”?!

Ç`është miti? Një rrëfim i trilluar për diçka që nuk ka qenë kurrë dhe nuk është e vërtetë, është përrallë, legjendë; diçka që lakohet sipas dëshirës së treguesit duke ia veshur një petk të rrejshëm dhe përrallor. Skënderbeu nuk ishte Willhelm Teli, legjenda e të cilit fillon në shekullin e 15 -të, në kohën e themelimit të Federatës së vjetër të Zvicrës. Telli ishte figura qendrore e patriotizmit zvicerian (Wikipedia). Skënderbeu nuk ishte as Robin Hudi i folklorit anglez, i njohur si njeri i shpatës dhe shigjetës “i cili iu merrte të pasurve dhe iu jepte të varfërve.” Pra dr. Schmitti duhet të bindet që po gabon rëndë e edhe më shumë duhet që ndjekësit e tij të mos bëhen “përrallë me tupan” si ç`thonë në  Gjakovë, me teoritë, zbërthimet, mbërthimet e tyre sa qesharake aq edhe të pakapshme për kohën e sotme.

Doktori po m`a kujton shkrimtarin  gjerman Karl May-in (1842 – 1912) i cili me Winnetun dhe Old Shattelandin e tij gjuhet mbi popullin tonë për t`i bërë romanet e tij më interesante me fantazinë e pakontrolluara dhe ofenduese. Karl Mayi nuk dinte shqip, e vërtetuar se kurrë s`kishte qenë në anët tona; por ti i mosrespektuari doktor Farkëtari (Schmitt), pse na farkëton trillime që nuk zënë vend kurrë. Kur Karl Friedrich Mayi shkruante, ne nuk guxonim të shkonim në shkolla shqipe po nga ata porositësit e tu; por sot, përkundër asaj që i ke gjetur disa ndjekës besnikë, të kotë e ke. Por sidoqoftë, prapëne na duhet të merremi me ty.

“Patjetër që serbët i shqetëson fakti se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Europes, pasardhës të pellazgëve dhe të ilirëve mitikë.  Patjetër i shqetëson fakti se Shqipëria ka stof katolik europiano-perëndimore shprehur më së miri në figurat me famë botërore si Gjergj Kastrioti i cili jo më kot u quajt “atlet i krishtërimit” sepse për 25 vjet ndaloi përparimin e hordhive turke drejt perëndimi) dhe të ShenjtesGonxhe Bojaxhiu-Nënë Terezës (e cila u shndërrua në nënë e paqes, e mirësisë, e humanizmit për botën mbarë) dhe jo oriental dhe bizantin sikurse janë serbët. Patjetër që nuk u shkon për shtati serbëve identiteti katolik europian i shqiptarëve, që janë ura lidhëse vertikale e Shqipërisë me Europën Perëndimore e cila nuk u ndërpre asnjëherë, sepse ky stof katolik i shqiptarëve dhe kontributi i tyre për kulturën e përbashkët europiane me shpatë para 5 shekujsh me humanizëm në epokën moderne, e bën teorinë e tyre të pabesueshme dhe banale.” (P.Sh)

Për hakmarrje personale, Skënderbeu mund të vriste vetë Sulltanin dhe e kishte këtë mundësi sepse kishte hyrje të lirë tek ai si Gjeneral i lartë, por nuk e bëri këtë sepse Gjergj Kastrioti u shty nga një motiv më sublim se sa ai personal. U shty nga atdhedashuria dhe patriotizmi, prandaj serbët i shqetëson ky fakt dhe duan përmes Schmitt ta sulmojnë figurën eSkënderbeut sepse nuk e kanë një të tillë për veten e tyre. Një popull që e ka filluar formimin e shtetit nga shqiptarët (Karagjorgjeviqët), një popull që shkrimleximin e ka nga shqiptarët (Vuk Karaxhiqi), si munden të të bindin për njollosjen e Skënderbeut, të po atij Skënderbeu që me shekuj janë munduar ta përvehtësonin?

O ti zotëri i një makinerie mirë të koordinuar antishqiptare! Njëzet e pesë vite lufte të pandërprerë nuk mund të quhet hakmarrje aventuriere private. Por kjo është një ide “a la Karl May”! Një ide që nuk pi ujë në analet e historisë. Por qëllimet janë të tjera: Si të gjithë të huajt që shkruajnë me keqdashje për historinë e Shqipërisë, ai kërkon të eliminojë Skënderbeun si personalitet qendror i historisë së Shqipërisë. Nuk është e vështirë që të kuptohet se përse bëhet kjo gjë. Por mohimi i kombit shqiptar është qëllimi i tyre dhe i të gjithë atyre që qëndrojnë prapa.

Heroi ynë kombëtar dhe shqipëtarët e tij, ia kanë dhënë realisht dhe historikisht përgjigjen Otomanizmit, Europës dhe sigurisht edhe sot (apo nesër) Oliver Schmittit apo oliverëve të nesërm. Shpirti i madh i një populli për liri, Skënderbeu, e thotë vetë: “Lirinë nuk jua solla unë, atë e gjeta këtu midis Jush”. Pra, kjo është dëshmi e qartë historike… psikologjia e vetë fjalëve të Tij. Shpirti i rezistencës që gjeti mes bashkatdhetarëve të vet.

Apo jo z. Oliver Shmitt?

“Shqiptarët janë e vetmja rracë në Ballkan, që tregon të vërtetën historike”, thoshte Edith Durham, e juve nuk iu mbush mendjen? Pra, mos ta zgjasim se edhe vetë jeni të bindur se Gjergj Kastrioti- Skënderbeu (1405- 1468) personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori emrin e tij: luftën më se njëshekullore të tyre kundër vërshimit osman (fundi i shek. XIV – fillimi i shek. XVI) për mbrojtjen e tokës, të pasurisë e të lirisë. “Nën udhëheqjen e tij lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë të lartë e të organizuar, shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të vendit dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare të tyre. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare, që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai e kuptoi,më qartë se kushdo tjetër, detyrën që shtronte çasti historik: nevojën e bashkimit politik si kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e interesave të të gjitha shtresave shoqërore, të pasura e të varfëra, të kërcënuara tashmë prej pushtuesve osmanë në çështjet jetike”.

*Per arsye shendetsore, autori nuk mundi te udhetonte. Moderatori Mhill Velaj e lexoi në Simpoziumin me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu organizuar nga Kisha Zoja e Shkodrës dhe Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA”

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, NUK ËSHTË PERSONAZH MITIK, POR HISTORIK, Skenderbeu

“Arbërorët një popull i padukshëm”- Ç`thotë At Antonio Belushi ?

May 15, 2016 by dgreca

Kjo gjuhë arbërishte/
Është gjuhë trimërishte./
E fliste Admiral Miaulli,/
Boçari dhe gjithë Suli/
Antonio Belushi thotë se ndër arvanitasit e Greqisë – arbërorët, siç ata e quajnë veten – ka hasur në 900 katunde me origjinë shqiptare. “Nga Kozenca ime, unë kam shkruar vazhdimisht te vëllezërit e mi arvanitas, historinë e të cilëve e kam studiuar. “Arbërorët një popull i padukshëm” është libri me të cilin edhe kam magjistruar dhe është temë për të cilën edhe jam thelluar në studimet e doktoratës. I kam quajtur si të padukshëm, pasi që shteti grek nuk i njeh as si pakicë më vete, në dallim prej neve, arbëreshëve, që shteti italian na njeh të drejtat e plota si pakicë historike”, thotë Belushi, duke shpjeguar paskëtaj origjinën e arbëreshëve që prej shekullit XV, kur pas Kongresit të Lezhës ndodhi emigrimi i parë në Kalabri, ku u themeluan katundet e para arbëreshe atje.
“Mu në këtë periudhë shquhet edhe zanafilla e mitit të Skënderbeut tek arbëreshët, që përmes rapsodit dhe kulturës mbajtën gjallë kujtimin për kryekomandantin e tyre”, thotë Belushi, duke dhënë një porosi për brezin e ri shqiptar: “Studentët tanë, kudo qofshin, duhet ta shikojnë se sa djersë, sa gjak, sa mund e sa lot është derdhur që sot, kudo qofshim, të mësojmë dhe studiojmë në gjuhën shqipe”. Më tej, ai foli për profesorët arbëreshë të Italisë që më 1980 kanë themeluar një gazetë në shqip, se si ritet dhe besimi fetar ortodoks i arbëreshëve që ikën nga Toskëria ka qenë amalgama, ka qenë shpirti i mbijetesës karshi asimilimit e shkrirjes me italianët katolikë. Historinë e arbëreshëve, arvanitasve por edhe shqiptarëve të trojeve etnike Belushi e quajti një orakull, një tempull i madh dhe shpirt të Arbrit. (1)
Me botimin e këtij vëllimi, Andon Bellushi ka vënë në duar të lexuesve një vepër që ndriçon jo vetëm gjendjen e shqiptarëve të Greqisë, por edhe të arbëreshëve. Vepra e tij ka material të gjerë të mbledhur në terren, nga një kërkues i pasionuar “që ulet gju më gju analfabetët e të papërfillurit”, sikurse thotë prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit të Tiranës, “duke regjistruar… gjithçka që ata mbajnë mend”. Prof. Shkurtaj e cilëson veprën si “një enciklopedi të tërë të jetës, shpirtit, kulturës, dokeve (traditave), zakoneve, dhe gjuhës që flitet edhe sot në komunitetet e moçme të shqiptarëve në Greqi”.( 2)Në mënyrë shkencore autori vë në dukje botën e shqiptarëve që zbuloi në tokën e Greqisë, që do t’u vlejë dijetarëve dhe studentëve të historisë, gjuhësisë dhe folklorit. Njëkohësisht, duke iu përmbajtur kritereve shkencore që kërkonte puna e tij, ai paraqet edhe ndonjë të metë, dobësi apo konflikt që gjeti midis arbërorëve. Një nga gjërat që ia rritin vlerën librit dhe e bëjnë atë më interesant, janë fotografitë e shumta që ilustrojnë faqet e tekstit. Ato fiksojnë fytyrat e personave që takoi autori gjatë vizitave në Greqi; rrëfejnë, gjithashtu, edhe diçka nga jeta e tyre: veshjet, dhomat e shtëpive, kisha, monumente, peizazhe. Dy tipare të tjera të librit janë hartat, që tregojnë fshatrat arbërore me emër, dhe qindra e qindra shënime “notes” (në italisht), që e bëjnë tekstin më të qartë për lexuesin.(3)Me gjithë gjendjen e rëndë të arbërorëve që gjeti autori në Greqi, për shkak të shtypjes së gjuhës dhe kulturës së tyre, ai nuk u dekurajua, nuk u dorëzua. I mbrujtur me ndjenja të thella atdhedashurie dhe i nxitur nga një mall përvëlues historik (që buron nga thellësia e shekujve), papa Bellushi, më se fundi, del fitues si etnograf, si shërbëtor i urtë i Zotit dhe si burrë i Besës shqiptare. Ai e afirmon vetveten si optimist për të ardhmen e shqiptarëve të Greqisë. ( 4)Shpirti i Arbërit rron, thotë Bellushi, “i freskët, i gjallë, i thjeshtë”. Rron në këngët arbërore rron dhe do të rrojë, se “ajo ka rrënjë të thella”, dhe “flitet nga të mëdhenjtë e nga të vegjlit”.
Përmblodhi:Fahri Xharra,15.05.16
Gjakovë

Filed Under: Komente Tagged With: At Antonio Belushi ?, Ç`thotë, Fahri Xharra

Kombi,rrënjët tona shpirtërore

April 13, 2016 by dgreca

Atë Antonio Bellushi : Kombi, janë rrënjët tona shpirtërore !/

“Arbëresh je TI, mos e harro, shpirtin e mëmës TI në zemër trashëgo’. Tek i pari editorial i “Lidhjes” shkruante: “Ti arbëresh të lidhesh me kulturën e vendit, ti arbëresh nëse jeton te qyteti, të krijosh lidhje me katundin tënd ku janë varret e të parëve Tuaj! Të lidhesh me shqiptarët që janë në Shqipëri, me shqiptarët që janë në Kosovë. Pastaj lidhje me shqiptarët në Amerikë, Kanada e Australinë e largët. Është një fjalë, një program. Një lidhje shpirtërore. Për këtë bëra një studim. Çka do të thotë kombësi. Arbëreshët në vitin 1700 folën për kombin shqiptar. Ç’është kjo kombësi shqiptare për arbëreshët, kur Shqipëria nuk ekzistonte si shtet!Mrekulli atdhedashurie !”

Kombi, janë rrënjët tona shpirtërore, besimi ynë, gjuha jonë, zakonet zona, kujtimet tona. Gjithë kjo pasuri kulturore e shpirtërore krijon një komb, me të cilin Ti jeton, jeton ëndrrën dhe bashkëpunon, pa dallime, pa kufizime. Pra një Shqipëri etnike, ku çdo shqiptar është im vëlla. Për këtë arbëreshët kur përqafoheshin me njëri – tjetrin, thoshin, ‘ku je im vëlla, gjaku im i shprishur’. Kjo kishte një domethënie të madhe. Gjaku do me thënë identiteti, kombi.
“Identiteti ynë është një identitet i hapur, ne respektojmë edhe tjerat kultura. Pra, shpirti i arbërit është i butë, nga dhjetëra anë është shumë i urtë, shumë i hapur”, thotë Bellushi

Antonio Bellishi ka botuar 12 libra, “Antologjia arbëreshe” proza gojore, për veshjet, këngët arbëreshe dhe ju dedikohet shkollave. Ndërsa tjetra është Antologji arbëreshe, ku janë përfshirë këngët, lojërat për rininë, ninullat, etj. “Arbërorët – Arvanit. Një popull i padukshëm” – Kërkime etnografike në Helladhë/ Gli arbërori – Arvaniti – Un popolo invisibile/ Ricerche etnografiche nell’Ellade (1965 – 2000) – Testi e documenti di cultura orale raccolti in 37 paesi albanesi nelle regioni dellìAcaia, Corinzia, Argolide, Attica. Beozia e Locride/ Presentazione di: Prof. Agron Xhagolli di Tirana (Albania); Prof. Zymer Neziri di Prishtina (Kosova); Avv. Vangjel Ljapi di Mandra – Elefsina (Grecia), Editore Centro Ricerche G. Kastriota,Frascineto 2004, pp. 350.

“Tekste dhe dokumente të kulturës gojore arbërore të mbledhura në 37 katunde arvanite. Në këto punime kemi këngë, vjersha dashurie, intervista me këta vëllezër arbëreshë, ku pimë një gotë me verë, nderohemi, gëzohemi. Janë pjesë të rëndësishme që vijnë nga këta vëllezër të pashkollë që asnjeri nuk i vlerësojë, e që për mua këta njerëz, janë krijues popullor, janë të mëdhenj. Këtu ka edhe fotografi të shumta, dhe ajo që është më e rëndësishmja, janë të shkruara me alfabet shqip. Edhe arbërorët e Greqisë i kanë disa botime për kulturën e tyre popullore gojore, por me alfabetin grek. Por, alfabeti grek nuk mund t’i pasqyrojnë gjithë bukuritë e këtyre tregimeve sepse është një alfabet i dobët.” i thotë   Ajete ZOGAJT , në intervistimin e saj
“  Në jetën e një populli a të një bashkësie, sado të ketë pasur trysni gjuhësore, kulturore, fetare, ekonomike etj., gjithmonë gjenden disa shenja të fshehura thellë në gjenin e tij, të cilat reagojnë sa herë rrezikohet humbja e kufirit të fundit të identitetit kombëtar. Ato shfaqen zakonisht si kujtesë e strehuar thellë në ndërdijen e çdo individi dhe njëkohësisht mbrenda kolektivitetit, prandaj kuptohen si përbërës të etnolinguistikës, por në thelb do të duhej të studioheshin brenda psikolinguistikës – thotë     Belushi.
Kolec Troboini shkruan:    “ Andon Bellushi (Antonio Bellusci) Prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, lindur në vitin 1934 në Frashinetë të Kozencës, (Itali). Diplomuar për filozofi e teologji. Ka shërbyer si prift famullitar arbëresh. Ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”. Qysh nga viti 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshë në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshë”, “Fjalor Frazeologjik i Arbëreshëvet në Itali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në Frasnitë”, :Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhës”, “Antologjia Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”. Është nderuar nga Qeveria Italiane, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qeveria e Kosovës, etj.
Ky është qëllimi i misionit të Antonio Belushit, prift katolik i ritit bizantin nga Kolonia e arbëreshëve të Italisë, të cilin, sikur shprehej vetë ai, me arbëreshët e Italisë e lidh vendlindja e tij, me arvanitasit e Greqisë e lidh prejardhja patërore, me Shqipërinë e lidh prejardhja amëtare, ndërsa me Kosovën dhe viset shqiptare në ish-Jugosllavi e lidh ideja e shqiptarizmës, Atë Antonio Belushi është në mision të vazhdueshëm Zërin gjysëm të shurdhër të arbërorëve të harruar zërin e ninullave, të këngëve e të vajtimeve të vdekjes, e bëri të zëshëm dhe të dëgjuar edhe në Kosovë.
Referencat:
Andonio Velushi – Kolec Troboini
Arbëroret filluan të flasin, Myrvete&Begzad Baliu
Rrënja jonë mëmë – shqiptarizmi- Ajete Zogaj

Fahri Xharra,13.04.16
Gjakovë

Filed Under: ESSE Tagged With: Fahri Xharra, janë rrënjët, kombi, tona shpirtërore

ESAD MEKULI

March 19, 2016 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Kur punon ndërgjegjja dhe vetëdija e shprehë pastërtinë shpirtërore atëherë rritet edhe përgjegjësia ndaj asaj pyetjeje që është një brengë e së ardhmes  dhe përgjigje  e sinqertë : Si veprova ?
“Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët ,e fëmijëve tanë dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë  për ne- Breznitë veprat i gjykojnë .. Kështu shprehej Esad Mekuli në poezinë e tij “Gjykimi”.
Dhe një mendjendritur si Esad Mekuli medoemos  e ka dëshirë të dijë se si do të jetë e gjykuar vepra e tij jetësore.
Një popull i tërë , ai  i arsimuari , i drejtorientuari dhe falënderuesi  sot do t`i thoshte : Të lumtë  Esad Mekuli !
(Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. )
Esad Mekuli qante se e dinte pse : “ Qeme- turq, dreqen me bishta, qeme-raje qe t’hiqet ne vargoj te mjerimit  te perbuzur-shiftare**!” Ai e ndjente një ngazëllim , dhe e dinte që do të vjen një kohë edhe më e mirë për shqipatarin. Pavarësia as që i kishte shkuar ndër mend pas tradhëtisë serbo- jugosllave pas Luftës së dytë Botërore .
Esadi e kishte guximin e madh që të thoshte atë që e ndjente , nuk kishte rënë në grackën e mashtrimeve serbe, përkundër kohës shumë të rrezikshme për shqiptarët në Jugosllavi .
Në atë kohë (1954)  , në zjarrin e madh të mashtrimit serb dhe “indoktrinimit” të shqiptarëve se janë turq e duhet të shkojnë në token e ”tyre” del Esad Mekuli me poezinë “TURK, ELHAMDULILA” :
“Turku me shpatë ka pre- Evropa dridhet, ushton..Në Kosovë luftuem dhe ne Liri, kush s’të don?! Me shpatë, me zjarm sundoi- Me shekuj liri s’kemi pa. Tirani mbi ne gërmoi: Ja turku, elhamdulila! “
Dorën në zemër ,në konteks me kohen , viti 1954 , kjo poezi e Esad Mekulit ka qenë një mrekulli e guximit qytetar dhe intelektual “ Fenë me kombësi e njisoi, Muslim e turk- s’ka da. Deshti edhe emnin t’na harroi:- Je turk, elhamdulila!  Dhe gjuhën tonë e ndaloi,Kush turqisht s’flet fe s’ka. Ashtu, thane, Zoti urdhënoi:- Je turk, elhamdulila!
“”Po, s’jemi turq, nuk jemi!

Jo kurr’! Ta dinë të tanë:

Shqiptarë dhe t’parët i kemi.
Si guxoi ,intelektuali  Esad Mekuli  në atë kohë të hendekut të madh shqiptar të thotë:” Po, s’jemi turq, nuk jemi! Jo kurr’! Ta dinë të tanë: Shqiptarë dhe t’parët i kemi. ???
Na e kujton kjo këngë, këto vargje se sot  nuk është diçka në rregull me ne ?

Me krijimtari poetike filloi të merret qysh në shkollën e mesme. Në fillim shkroi në gjuhën serbokroate, pas luftës botoi shqip në Kosovë e Maqedoni.
Ai ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Arteve të Kosovës.
Shikoni , ja si gjëmon Esad Mekuli me vargun e tij në poezinë “A asht fajtor shqiptari?”, e shkruan më 1938, kur mësoi për Memorandumin famëkeq të Çubrilloviqit, i cili bënte thirrje për dëbimin e qindra mij shqiptarëve etnikë nga Kosova për në Turqi:

“…A asht fajtor shqiptari pse, si të tjerët, po don  të jetojnë si Njeri në të vetat sot e përjetë?
A asht fajtor pse përkundër dhunës qëndron  Nën qiellin e Kosovës loke, në trollin e të parëve të vet!”

Poezia e tij mbart brenda ngjarjet dhe trazimet që kaluan kosovarët në luftën e tyre për ekzistencë në trojet e veta.
E sot si mendojmë?  E njofim Çubriloviqin dhe memorandumin e tij ? Sikur ta dinim se për çka bëhej fjalë në atë kohë dhe ta kishim gjallë Esad Mekulin ,  sot do të ishim më të vetëdijshëm në veprimet tona.

“E kaluara e bujshme e popullit tonë është e mbushur plot me ngjarje të rëndësishme historike që na bëjnë të kuptojmë se ky popull ka një të kaluar  sa të lavdishme  e krenare,po aq edhe të mundimshme e të hidhur,sepse robëria nuk sjell gjë tjetër përveç vuajtjeve të pandërprera për një popull,sidomos një barë të rëndë mbi kurrizin e tyre e kanë mbajtur popujt e vegjël. Ata vazhdimisht kanë qenë nën thundrën e popujve numerikisht më të mëdhenj. Esad Mekuli është dëshmitarë i një gjendjeje të tillë ,prandaj ai nuk mund të hesht ,sepse një gjë e tillë e ka preokupuar tërë qenien e tij njerëzore. Kur sheh masat e gjera shqiptare se në çfarë gjendje ndodhen,ai ia thotë këngës: “Deshta,shumë kam dashtë-dëshrue Që me këngë të trimnoj ,me fjalë tande të dridhun Të ngrej fuqitë prej gjumit…”( Gostivar, 2008 prof. Basri Saliu )

Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.

Dhimbje e kohës , dhimbje mortore : ”,”Shiftar mos më thuaj,mos më thirr në emër të huaj”,”I varuni i këndon lirisë” dhe “Porosia e nënës” që ua dedikon shqiptarëve që për shkaqe politike dhe padrejtësie u detyruan të mërgohen në Turqi. “ Pra , pse qante Esad  Mekuli  ? A mund ta dimë se pse?

Ku është sot lloji i shpirtbardhësisë esadmekuliane kombëtare ? Jemi ne veti ?

*Posa ta kemi lexuar” Sharraxhiun” e Esad Mekulit ,ndoshta ashtu spontanisht do të na kujtohet “Luli i vocërr” i Migjenit. Ata edhe pse kanë dallime në moshë , janë shokë shumë të afërt. Ashtu si “Luli i vocërr “i Migjenit që i ka qitur tullumbat e tij ti ngroh në diell,po ashtu edhe “Sharrëxhiu” i Esad Mekulit mik më të afërt e ka diellin. Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij. Si Migjeni,po ashtu edhe Mekuli janë njohës të mirë të gjendjes së masave. Esad Mekuli ka diçka më tepër ,sepse atij i mohohet përkatësia kombëtare duke e ofenduar se gjoja qenkemi njerëz me bishta. Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shok ,e bishti i saj ka dalë prapa,dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?  (e huazuar) *
E kam edhe unë një vaj që sot nipat e “sharrëxhinjve “ që jemi  nuk ia dimë për falënderit Kosovës Shtet:
Pra mos të harrojmë se jemi bijtë dhe nipërit  e : “O vëlla me sharrë në krah”
Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sjetull
Me sharrën e stërlashtë  mbi krah  Dhe sopatën e mprehtë të rasun në shok
Në fytyrën tande lexoj: Kam fjetur në podrumin e lagshtë,unë i trembëdhjeti
Dhe kam hangër në kusinë e bakrit,të sjellun prej vendlindjes
Prej vendlindjes,fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.
-Pse unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime,  Atje mbas 77 bjeshkëve,7 gojë presin…
Pse nuk e kemi edhe sot një njeri të madh si Esad Mekulin ?
Fahri Xharra ,20.03.06
Gjakovë

Filed Under: ESSE Tagged With: Esad Mekuli, Fahri Xharra

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 23 MARS 1935…Vdekja a aktorit te madh dhe “Unaza e Iffland-it”…
  • VATRA I PËRGJIGJET ADI KRASTËS
  • Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!
  • SCIENTIFIC AMERICAN (1942) / GJON MILI DHE METODA E BLICIT TË SHUMËFISHTË STROBOSKOPIK
  • VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN
  • “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way Honors the Old and New Generation of Albanians,” Petitioners and Worcester Councilors Say
  • Dorëheqja si proces vetëdijësimi
  • Ndërthurrje mitesh
  • “Çfarë populli mendojnë ata se jemi ne…” Winston Churchill
  • ZERI I AMERIKES: DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri
  • FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996
  • Tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova
  • RRËFIME TË VEPRIMTARISË KOMBËTARE TË EKREM BARDHA
  • DOJA TË ISHA DHE UNË…
  • DASH godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT