• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!

November 10, 2026 by s p

On behalf of the Board of Directors, our volunteers, families, and the entire Albanian-American community of Tampa Bay, Vatra Tampa Bay expresses its deepest gratitude to the City of St. Petersburg and the St. Petersburg Police Department for the generous $10,000 grant awarded today to support the operation of the Albanian School Vatra.

We especially thank Chief Anthony Holloway for his leadership and continued commitment to investing in programs that strengthen our youth and our neighborhoods. This meaningful support from Chief Holloway and the City of St. Petersburg directly enables us to sustain and expand the Albanian School Vatra, where our children learn the Albanian language, history, culture, and values while building a strong sense of identity and belonging.

The impact of this grant on our community children is significant and lasting. It enhances their wellbeing by providing a safe, supportive, and enriching educational environment; it nurtures their academic and cultural growth; and it helps shape a brighter, more connected future for the next generation. By investing in these young students, the City and the Police Department are investing in stronger families and a more vibrant, inclusive community.

This generous contribution also deepens our sense of motivation and responsibility. It inspires us to work even harder to achieve our objectives, uphold the highest standards of service, and advance our mission of preserving and promoting Albanian heritage while fostering civic engagement and community unity.

We are honored by this partnership and remain committed to being a positive force for our children and the broader St. Petersburg community.

With sincere appreciation and respect,

Vatra Tampa Bay 🦅🇦🇱🇺🇲🦅

Filed Under: Vatra

SPECIAL THANK YOU!

November 6, 2026 by s p

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA proudly recognizes and thanks its FIRST GOLD SPONSOR:

WARWICK ASSISTED LIVING

Grand Blanc, Michigan

GOLD SPONSOR – $5,000

Supporting Vatra’s Albanian Independence Day Dinner

November 27, 2026

SPONSORSHIP BENEFITS:

One table for 10 guests

Full-color page in Dielli Newspaper

Facebook recognition on Dielli News Media

FALEMINDERIT FOR YOUR GENEROUS SUPPORT!

FEDERATA PAN-SHQIPTARE E AMERIKËS VATRA

Filed Under: Vatra

Absurdi gazetaresk dhe Il Duce

November 5, 2026 by s p

Alfons Grishaj/

Rastësisht, lexova një prononcim të një gazetari, i cili dikur më kishte krijuar një përshtypje të mirë. Por, ja që “shkolla e vjetër” mbetet një ngërç i vështirë për t’u kapërcyer, një trashëgimi mendësie që shpesh e deformon logjikën profesionale të botës gazetareske. Në prononcimin e tij, gazetari shpreh një mendim që shkon përtej realitetit politik dhe çdo përfytyrimi të arsyeshëm profesional. Ai kërkon që partia historike, e cila sfidoi frikën dhe kontribuoi në ardhjen e demokracisë, të shkrihet në emër të të ashtuquajturit “Revolucion Flamingo”.

Pra, sipas kësaj logjike, Partia Demokratike duhet të shuhet, të bëhet therore në altarin e një revolucioni të improvizuar, vetëm sepse kështu e koncepton paranoja politike e një “gazetari”.

Gjatë luftës sonë për demokraci, nganjëherë kemi qenë të ashpër, por kemi synuar të jemi të drejtë. Asnjëherë nuk kërkuam që Partia Socialiste të shuhej apo të zhdukej, megjithëse ajo ishte trashëgimtare e Partisë së Punës. Sepse Partia Socialiste është pjesë e historisë politike të Shqipërisë, një pasuri e pluralizmit tonë kombëtar. Aty kemi miqtë tanë, motrat dhe vëllezërit tanë, njerëz me të cilët ndajmë të njëjtën gjuhë, të njëjtën tokë dhe të njëjtin fat kombëtar. Nëse e keqja ka molepsur mendjet e disa drejtuesve, kjo nuk do të thotë se të gjithë ata që besojnë te kjo forcë politike janë njësoj. Përkundrazi!

E keqja më e madhe qëndron te kultura jonë ende e cunguar demokratike, e cila vazhdon të krijojë idhuj dhe jo udhëheqës politikë; prodhon NJËSHA të paprekshëm dhe jo alternativa të dyta e të treta. Ajo çimenton zhargonin politik, në vend që të kultivojë mendimtarë dhe vizionarë që i shërbejnë popullit. Në këtë kontekst, pushteti i dhënë nga populli shndërrohet në një kurorë privilegjesh, duke rilindur diademat e damave të oborrit, të cilat mendojnë më shumë për luksin personal dhe shkëlqimin oborrtar sesa për bukën, dinjitetin dhe frymëmarrjen e atyre që ua kanë besuar pushtetin.

Le të marrim një shembull.

Amerikanët kanë zhvilluar një kulturë të ndjeshme demokratike në raport me standardin e jetesës, sigurinë ekonomike dhe respektimin e normave institucionale. Kur qytetarët perceptojnë se këto standarde janë cenuar, ata nuk pyesin më për emra, parti apo propagandë. Ata gjykojnë mbi realitetin e përditshëm, mirëqenien familjare dhe sigurinë e së ardhmes. Në këto rrethana, vota shërben si instrument korrigjues. Zgjedhjet afatshkurtra dhe periodike krijojnë mundësinë e rivendosjes së ekuilibrave të pushtetit, duke penguar shndërrimin e drejtuesve në idhuj të paprekshëm. Këtë mekanizëm demokratik e dëshmojnë edhe zgjedhjet për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara.

Në demokraci nuk ka Zot politik, nuk ka President absolut! Ka popull sovran, i cili e jep dhe e merr pushtetin nëpërmjet votës. Kryeministri nuk është Il Duce, por shërbëtor i përkohshëm i qytetarëve.

Pikërisht këtu lindin edhe krisjet e mëdha politike.

Mendjelehtësia e pushtetit shpërbën betimin ndaj qytetarëve, gërryen besimin publik dhe thellon humnerën ndërmjet të zgjedhurit dhe zgjedhësit. Prej kësaj shkëputjeje lind nevoja për ndryshime demokratike dhe, në rastet më të rënda, shpërthejnë revolucionet.

Shkaqet janë të njohura: vetëkënaqësia, fodullëku, arroganca, mosmirënjohja, mendjelehtësia dhe shkëputja nga realiteti.Por revolucionet, në vetvete, nuk përbëjnë domosdoshmërisht zhvillim. Ato nuk garantojnë shpresë, bashkim apo vizion afatgjatë. Shpesh, ato krijojnë vetëm një trampolinë jetëshkurtër drejt tranzicionit të radhës, duke zëvendësuar një krizë me një tjetër.

Ndryshe ndodh me ndryshimet demokratike të udhëhequra nga mendimtarë, atdhetarë dhe njerëz të devotshëm ndaj interesit publik. Janë pikërisht këta që bëjnë diferencën, ndërtojnë besimin dhe rikthejnë shpresën. Marrja si model e revolucionit serb për realitetin shqiptar më duket një miopi e thellë dhe një marrëzi politike. Duket sikur një pjesë e gazetarëve dhe politikanëve tanë janë shteruar nga idetë. Në vend që të ofrojnë mendim të pjekur, analiza të argumentuara dhe rrugëdalje të besueshme, zgjedhin rrugën më të shkurtër: parullën, imitimin dhe improvizimin. Një ndërgjegje e mbështjellë nga mjegulla politike nuk arrin të gjejë një rrugëdalje qytetare, e cila të prodhojë besim, qetësi dhe paqe shoqërore.

Të gjithë vrapojnë kuturu. Shpejt këtu, yxhym bosh atje! Shumë zhurmë, shumë patetizëm, por pak mendim dhe akoma më pak përgjegjësi. Shqipërisë i duhet patjetër një dialog politik i ndërtuar mbi psikologjinë, historinë dhe kushtet tona shoqërore, jo mbi modele të huazuara mekanikisht nga realitete të tjera.

Duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve, jo me ultimatume dhe kushte ekstreme, por me plane të qëndrueshme, objektiva të qarta dhe mendje të kthjellëta. Një proces i tillë do të përfitonte edhe nga prania e një pale të tretë, përmes një monitorimi të gjerë diplomatik, që të garantonte seriozitet, transparencë dhe besueshmëri.

Duhet të bëhemi objektivë! Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve nuk e duan Edi Ramën dhe, me të drejtën e tyre demokratike, kërkojnë largimin e tij nga pushteti. Kjo është një e drejtë legjitime dhe e patjetërsueshme e qytetarëve. Por këtu shfaqet ngërçi i madh politik. Nga njëra anë qëndrojnë akuzat për kapjen e shtetit, ndikimin e krimit dhe korrupsionin e përhapur. Nga ana tjetër, Edi Rama vazhdon të ketë mbështetjen e partisë së tij dhe të një mase të konsiderueshme votuesish socialistë, të cilët e kanë votuar vazhdimisht.

Atëherë, si mund të kërkohet largimi i tij vetëm mbi bazën e kundërshtimit të 200 mijë qytetarëve, nëse 500–600 mijë të tjerë vazhdojnë ta mbështesin? Këtu qëndron sfida e vërtetë e demokracisë: si të shndërrohet pakënaqësia popullore në një alternativë politike bindëse, të aftë të fitojë besimin e shumicës?

Qeverisja e Edi Ramës është përballur me akuza të rënda për korrupsion, klientelizëm, abuzim me pronën publike dhe kapje të institucioneve. Në vlerësimin tim, ajo përfaqëson një nga periudhat më problematike të historisë së qeverisjes shqiptare, me shfaqje të një mendësie kleptokratike që të kujton praktikat e vendeve të njohura për korrupsion sistemik, si Sudani i Jugut, Somalia apo Venezuela.

Megjithatë, me sa duket, një pjese të militantëve socialistë nuk u bëjnë më përshtypje as akuzat për korrupsion, as pazaret e dyshimta me tokat shqiptare, as luksi i tepruar i pushtetarëve. Atyre u mjafton ta shohin “Il Duce”-n e tyre, herë me poture e herë me frak, me një sahat që përflitet se kushton një milion dollarë, duke shijuar madhështinë e pushtetit. E kush pyet më për të tjerat?! Kur besnikëria partiake kthehet në nënshtrim të verbër, qytetari rrezikon të humbasë aftësinë për të gjykuar lirisht. Skllavëria mendore shndërrohet në zakon, ndërsa propaganda në një lloj preparati që mpin ndërgjegjen dhe paralizon ndjeshmërinë ndaj lirisë. Kjo nuk është çështje trashëgimie biologjike, por e një kulture politike të deformuar, e cila, përmes bindjes së verbër dhe servilizmit, e zbeh konceptin universal të dinjitetit njerëzor.

Shqipërisë i duhet një hero i mençur, jo një turmë heronjsh të hallakatur! I duhet një atdhetar i përkushtuar ndaj popullit të vet, një udhëheqës me vizion, integritet dhe përgjegjësi, që të ngjallë shpresë dhe të krijojë siguri për të ardhmen. Një njeri që të mos e shohë pushtetin si pronë personale, por si mision të shenjtë. Një figurë që, përmes veprës dhe sakrificës, të fitojë respektin e popullit, jo të kërkojë adhurimin e tij. Sepse shenjtorët e vërtetë nuk vendosin kushte për të shërbyer. Ata japin gjithçka, deri në vetëmohim, pa kërkuar privilegje dhe pa pretenduar kurora.

Nëse Shqipëria do të mbetet peng i “Il Duce”-ve të politikës, i pushtetarëve të korruptuar moralisht dhe i gazetarucëve që e shesin konfuzionin si mendim të ndritur, atëherë metafora e Nibiru-s do të marrë përmasa gjithnjë e më të prekshme. Do të vijë një kohë kur njerëzit, të zhgënjyer nga shkëlqimi i rremë i pushtetit dhe i pasurisë, do të zhvishen simbolikisht nga rubinët, diamantet dhe gurët e çmuar (gemstones), të cilëve, përveç vlerës zbukuruese, u janë atribuuar edhe veti të veçanta shpirtërore e energjetike, sipas interpretimeve të Edgar Cayce-it: ekuilibër, përqendrim, forcë dhe harmoni të brendshme.

Dhe atëherë, pa pritur e pa kujtuar, në sfondin e kësaj tragjikomedie politike do të shfaqet Nastradini, i hipur mbi një nga kuajt e Apokalipsit, duke mbajtur në dorë ushtën e Don Kishotit…

Një tablo pauperiste, ku absurdi shitet si vizion, marrëzia si guxim dhe paranoja si mençuri politike.

Sepse nonsensi që kërkon të shitet si ide brilante, në fund të fundit, nuk dëshmon madhështinë e mendimit, por zbulon varfërinë e kohës dhe të autorit që e prodhon! 

Filed Under: Vatra

GAZETA DIELLI NJOFTON VATRANËT, ABONENTËT DHE KOMUNITETIN PËR DIELLIN E FLAMURIT KOMBËTAR

November 5, 2026 by s p

Gazeta “Dielli” – Organ zyrtar i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, njofton vatranët, abonentët, komunitetin dhe dashamirësit e Diellit dhe të Vatrës rreth Numrit Special të gazetës Dielli me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar:

Çmimet për publikim të njoftimeve, urimeve, reklamave, mesazheve sensibilizuese, botimeve specifike, shpalljeve të ndryshme në gazetë do të jenë si më poshtë:

1 Faqe gazetë – 600 Usd

½ Faqe gazetë – 300 Usd

Gazeta “Dielli” fton të gjithë patriotët shqiptarë në Amerikë, Kanada e më gjërë, organizatat, shoqatat, grupimet atdhetare, institucionet fetare, shkollat shqipe, shoqëritë kulturore, klubet patriotike, rrjetin e bizneseve në mërgatë e mëmëdhe që ti bashkohen kësaj fushate për forcimin e gazetës Dielli dhe promovimin e identitetit, vlerave e historisë sonë kombëtare.

Çdo njoftim duhet të vijë në gazetën Dielli përpara datës 20 Nëntor 2026.

Të gjitha njoftimet duhet të dërgohen në adresën elektronike zyrtare të gazetës Dielli: gazetadielli@gmail.com dhe pagesat përkatëse të postohen në Adresën e Vatrës: 2437 Southern Blvd, The Bronx, NY 10458.

Mirënjohje dhe falenderim të përzemërt për të gjithë ata patriotë që do i bashkohen kësaj fushate mediatike dhe atdhetare.

Filed Under: Vatra

Vatra si institucion kombëtar, në editorialet e ish-editorit të Diellit Refat Gurrazezi

October 30, 2026 by s p

Editoriali është shpirti i gazetës. Editoriali me titull “Vatra dhe Shqiptarët e Amerikës”, botuar në gazetën Dielli më 3 maj 1935, në Boston, me editor R. Xh. Gurrazezi, trajton rëndësinë historike dhe kombëtare të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Gurrazezi si një patriot dhe intelektual klasi thekson se kombet e qytetëruara mbështeten te institucionet e tyre kombëtare dhe se shqiptarët e Amerikës kanë vetëm një institucion të tillë me rëndësi të veçantë: Federatën “Vatra”. Gurrazezi analizon dhe vlerëson në detaje kontributin e Vatrës për çështjen shqiptare dhe interesin e përgjithshëm kombëtar, duke paralajmëruar për rrezikun që i vjen nga intrigat, përçarjet dhe propaganda e kundërshtarëve politikë. Gurrazezi bën thirrje për bashkim, solidaritet dhe mbështetje ndaj Vatrës, duke i ftuar shqiptarët e Amerikës të mos lejojnë dobësimin e institucionit të tyre kombëtar, por ta mbajnë atë gjallë për të mirën e Shqipërisë dhe të çështjes shqiptare. Figurat e shquara të Vatrës e Diellit janë etalon i patriotizmës në historinë e artë të kombit shqiptar. Vatra është historia dhe identiteti i shqiptarëve të Amerikës.

Filed Under: Vatra

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 166
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit
  • Mirëqenia mendore dhe shëndeti i sistemit tretës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT