• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Faik Konica, njeriu-histori dhe historia-njeri

October 4, 2026 by s p

Arben Iliazi/

Faik Konica ishte një çudi e llojit të vet. Një talent i rrallë, një mendje universale dhe një filozof i botës së zjarrtë. Prapavija e tij mendore dhe imagjinative është kaq e pasur dhe e fuqishme, e pranishme në harkun e tri shekujve kolosë të njerëzimit, saqë e ka projektuar profilin e vet edhe në shekullin XXI që po jetojmë, duke ngërthyer vetëdijen e tendosur shqiptare të kombit. Njeriu tipik shqiptar, shkrimtari dhe mendimtari që i mjafton plotësisht vetvetes dhe nuk ka nevojë për mbishtresa dhe hamendësime, na del para syve si një fantazmë supreme, faustiane, që posedon sekrete të mëdha e të patjetërsueshme, jo vetëm të vdekjes por edhe të jetës. Konica është sa njeriu-histori, aq dhe historia-njeri. I ngritur në kult nga bashkëkohësit e vet letrarë, gjatë kohës së diktaturës komuniste u anatemua, sipas një koncepti ideologjizues të pashembullt.

Kronologjia bibliografike e Konicës nuk ka shumë rëndësi. Ka më shumë rëndësi stili i të menduarit të tij, përafrimi i kuptimeve, konotacioneve, ideve, rrënja dhe shkaku i tyre. Faik Konica, i shpallur si një “enciklopedi që ecën”, ishte një nga shqiptarët më të kulturuar të të gjitha kohërave, një mjeshtër i madh i shqipes së shkruar, “kalorës” i albanologjisë dhe i procesit konvergues të gjuhës kombëtare letrare shqipe, poliglot nga më të mëdhenjtë e Evropës, indoeuropianist, etimolog dhe etnopsikolog, që di historitë e fjalëve e termave. I dimensionuar jo vetëm në kulturën shqiptare, por edhe në atë frankofone dhe anglofone, ai diti të konstruktojë koncepte estetike dhe antropologjike, që nuk janë zbehur në substancën e tyre.

Konica i përkiste një racë dyshimtarësh paganë, i brujtur me njëlloj teozofie, por edhe me altruizëm, që e bën të dalë jashtë klasifikimeve të bashkëkohanikëve të tij. Ishte ithtar i filozofisë antiteologjike, antikonformiste, që vë në piedestal arsyen, si vlerën më të lartë, supreme, të njeriut. Konica di të dallojë jo aq sistemin filozofik, se sa përpjekjen e gjallë për të arritur pa pargjykime të vërtetat. Ai nuk i nënshtrohet monoteizmit të emrave të veçantë të kulturave, sepse lirinë e konsideronte më të rëndësishme se çdo gjë. Madje ai është i pari personalitet shqiptar i cili, përmes shumë mishërimeve, e quante të domosdoshme procesin e eksorcizmit kombëtar, të kritikës së pamëshirshme të të metave të shqiptarëve, që ata të përfaqësojnë një komb idealisht të përsosur.

Jo më kot ai shkruan se “Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë” (Revista Albania, 25 mars 1897).

Konica është themelues i eseistikës antropologjike dhe një paraprijës i vërtetë i kritikës letrare. Mjafton të shohim vëzhgimet e Konicës për racën shqiptare, etnopsikologjinë, mendësitë, bestytnitë, demonologjinë, fetë e ndryshme, gjeopolitikën etj. Ai diti të perceptojë dhe konstruktojë koncepte estetike, që nuk janë zbehur në substancën e tyre. Po ashtu Konica është një kalorës i albanologjisë dhe i procesit konvergues të gjuhës letrare kombëtare shqipe.

Veprat më të rëndësishme të Faik Konicës në prozë, esé dhe publicistikë që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqipe, janë:

Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mëmëdheut – Një nga veprat satirike dhe letrare më të njohura të tij.

Shqipëria si m’u duk – Ese dhe mbresa udhëtimi e vëzhgime mbi shoqërinë shqiptare.

Një ambasadë e Zulluve në Paris – Vepër satirike dhe letrare e botuar më 1922.

Martesa e Lejlës (Le mariage de Leila, 1911) – Krijim në prozë i botuar fillimisht në frëngjisht.

Romani “Doktor Gjilpëra” është padyshim një prozë e shkëlqyer, e papërsëritshme, një traktat eksorcizmi i jashtëzakonshëm për aventurizmin dhe vonesat e pashpjegueshme historike, ku ironizohet “zululandi shqiptar” i situatave burleske, i dhimbjes dhe i talljes me vetveten dhe hidhen tutje alibitë. Një vepër, si një antidramë absurdi, ku spikat ironia dhe humori i zi konician, por një performancë në bazë të vijave karmike.

Paradoksaliteti i Konicës, me mosbesim kundrejt çdo gjëje, i shpjegueshëm me paradokset e kohës që jetoi, si dhe me proceset e brendshme shpirtërore agnostike të tij, shpaloset edhe te vepra “Katër prralla nga Zululandi”. Konica botoi te Gazeta “Dielli”, në vitin 1922, vetëm pjesën e parë të quajtur “Një ambasadë e Zulluve në paris”, ku analizohet struktura e një bote alegorike indikuese. Proza eseistike “Shqipëria si mu duk”, një kryevepër e sintezës dhe ideve, një parodi asgjësuese ndaj regjimit mbretëror, u botua në vitin 1929 pa udhëtimit të tij në Shqipëri në vitin 1928.

Konica është një nga satirikët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave i cili, nga pozita sipërore e filozofit, guxon ta shohë botën me qësëndisje, jo se nuk i dhimbset por, përkundazi, i dhimbset pafundësisht.

Konica ishte një poliglot që zotëronte rreth 7 gjuhë dhe e shihte përkthimin si një mjet jetik për pasurimin, emancipimin dhe modernizimin e gjuhës shqipe.

Përkthimet e Faik Konicës përfshijnë kryesisht pjesë të zgjedhura nga letërsia dhe kultura botërore, të cilat ai i botoi kryesisht në revistën e tij “Albania”. Konica solli në shqip një sërë përrallash dhe tregimesh nga letërsia Lindore, duke shfrytëzuar njohuritë e tij të hershme të arabishtes dhe turkishtes. Ndër to shquhen disa përkthime që sot përfshihen në përmbledhjet e tij si “Katër përralla” (orientale-arabe), shpesh të botuara bashkë me novelën Doktor Gjilpëra. Konica përktheu gjithashtu fragmente dhe poezi nga autorë të mëdhenj francezë dhe gjermanë (si p.sh. Heinrich Heine), duke synuar të tregonte se gjuha shqipe ishte e aftë të përcillte ritmet dhe ndjeshmërinë e letërsisë moderne perëndimore.

Gjatë punës së tij kërkimore në arkivat e Londrës dhe Parisit, Konica përktheu në shqip (dhe anasjelltas) dokumente të vjetra historike, raporte diplomatike dhe dëshmi udhëtarësh të huaj mbi Shqipërinë. Ai shpesh përkthente pjesë të shkurtra nga filozofë dhe mendimtarë të ndryshëm evropianë për t’i përdorur si ilustrime në esetë e tij mbi stërvitjen morale dhe sociale të popullit shqiptar. Një pjesë e madhe e këtyre përkthimeve janë mbledhur rishtazi nga studiuesit dhe janë botuar në Vëllimin 1 të kolanës së veprave të tij të plota (si ato nga Botimet Dudaj ose shtëpi të tjera botuese), ku përfshihet krijimtaria letrare, kritika dhe përkthimet artistike.

See less

May be an image of text

May be an image of text

Filed Under: Vatra

Skulptori Vasil Rakaj dhuroi 1 mijë dollarë për Vatrën e Diellin

October 3, 2026 by s p

Skulptori i shquar shqiptaro-amerikan Vasil Rakaj dhuroi 1 mijë dollarë për Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” e gazetën historike “Dielli”, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e tij të fortë me komunitetin shqiptar dhe me institucionet që kanë mbartur ndër dekada zërin, identitetin dhe kujtesën kombëtare të shqiptarëve në Amerikë.

Ky dhurim është më shumë se një kontribut financiar. Ai është një shprehje e qartë vlerësimi dhe respekti për Vatrën dhe Diellin, dy emra të lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara.

Vasil Rakaj, përmes veprimtarisë së tij artistike dhe përkushtimit ndaj vlerave shqiptare, ka dhënë një kontribut të çmuar në pasurimin dhe promovimin e kulturës shqiptare në Amerikë. Dhurimi i tij për Vatrën dhe Diellin është një tjetër dëshmi e këtij përkushtimi dhe e vetëdijes se institucionet historike të komunitetit kanë nevojë për mbështetjen e njerëzve që besojnë në misionin dhe vazhdimësinë e tyre.

Vatra dhe Dielli e vlerësojnë këtë gjest fisnik. Çdo mbështetje për këto institucione është një investim në historinë, kulturën dhe të ardhmen e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Filed Under: Vatra

SHKOLLA SHQIPE “VATRA” TE VATRA TAMPA BAY FLORIDA

September 27, 2026 by s p

Hapja e Vitit të Ri Shkollor

Shkolla Shqipe Vatra

26 Shtator 2026 • Tampa Bay, Florida

Dje, më 26 shtator 2026, komuniteti shqiptar i Tampa Bay u mblodh për hapjen e vitit të ri shkollor të Shkollës Shqipe Vatra. Ceremonia nisi me fjalën e mirëseardhjes të Presidentit të Vatra Tampa Bay, z. Isuf Spahiaj, i cili uroi nxënësit, prindërit dhe stafin për një vit të ri të mbushur me njohuri dhe identitet.

Eventi vazhdoi me himnin kombëtar shqiptar dhe atë amerikan, si dhe me një recitim patriotik nga z. Ndue Gjekaj. Më pas, administratori i shkollës, z. Tasim Ruko, foli për rëndësinë dhe misionin e Shkollës Shqipe Vatra si vatër e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Drejtoresha znj. Meri Andrea Kodra prezantoi stafin pedagogjik dhe programin për vitin në vijim.

Sekretari i Shkollës Shqipe Vatra dhe i Vatra Tampa Bay, z. Bledar Prifti, përshëndeti donatorët, duke filluar me znj. Fotini Allteni Kokeri dhe donatorët e tjerë. Në takim, aktivisti dhe biznesmeni i mirënjohur z. Eduart Suçi (Florida Pro-tech Painting, LLC) i dhuroi Vatra Tampa Bay 5,000 dollarë. Biznesmeni z. Kledi Poloska (Bay to Bay Remodel and Design, LLC) dhuroi 2,500 dollarë, ndërsa z. Gani Xhoka dhuroi 500 dollarë.

Dekorimet me rastin e ceremonisë dhe video-montazhi i mëposhtëm u realizuan nga kontributoria jonë e jashtëzakonshme, znj. Migena Canhasi.

Ceremonia u mbyll me recitime të fëmijëve, valle popullore shqiptare dhe tortën tradicionale të Shkollës Shqipe Vatra. Dita dëshmoi edhe një herë bashkimin e komunitetit për të ruajtur gjuhën dhe traditën shqiptare në Tampa Bay.

Gëzuar vitin e ri shkollor!

Me përzëmërsi dhe respekte të larta,

Vatra Tampa Bay

Filed Under: Vatra

Prof. As. Dr. Genti Kruja vizitoi Vatrën

September 14, 2026 by s p

Sokol Paja/

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Prof. As. Dr. Genti Kruja i shoqëruar nga patrioti Atdhe Mehmeti nga Prishtina dhe Amar Kruja student te Universiteti “Epoka” në Tiranë vizituan Federatën Vatra. Ata u pritën nga editori i Diellit i cili u shpjegoi në detaje historikun e Federatës Vatra, të gazetës Dielli dhe kontributin patriotik që këto dy institucione kombëtare, kulturore dhe atdhetare kanë dhënë përgjatë historisë për kombin shqiptar e komunitetin shqiptaro-amerikan.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Prof. As. Dr. Genti Kruja vlerësoi rolin e Vatrës dhe të gazetës Dielli si institucione themeltare të shqiptarizmës në mërgatën e Amerikës. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë Prof. As. Dr. Genti Kruja i dhuroi Vatrës portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeut, ndërsa editori i dhuroi disa kopje të gazetës Dielli.

I ndodhur në New York në kuadër të javës së Asamblesë së OKB-së si President i Këshillave Ndërfetare të Europës (Religions for Peace Europe), Prof. Kruja do të jetë pjesë e një konference ndërkombëtare dhe disa takimeve zyrtare në kuadër të promovimit të dialogut ndërfetar dhe paqes. Në këtë kuadër Shqipëria njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht si një vend, ku harmonia dhe bashkëjetesa është një realitet që vjen prej shekujsh.

Filed Under: Vatra

Artistja Violeta Kukaj vizitoi Vatrën

September 11, 2026 by s p

Sokol Paja/

Artistja Violeta Kukaj vizitoi Federatën Vatra. Ajo u prit nga kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha dhe editori i Diellit. E shoqëruar nga shkrimtarja Bora Balaj, artistja Violeta Kukaj vlerësoi pritjen nga Vatra, historinë dhe veprimtarinë e Vatrës dhe u shpreh e gatshme për të ndihmuar dhe kontribuar për Vatrën. Kryetari Dr. Berisha e vlerësoi artisten Kukaj në kontributin për lirinë e Kosovës, vlerat artistike e kulturore dhe trashëgiminë kombëtare. Kryetari Dr. Berisha e nderoi në emër të të gjithë vatraneve dhe komunitetit shqiptar në Amerikë këngëtaren e shquar Violeta Kukaj me “MIRËNJOHJE” me motivacion: “Për kontributin e shquar në artin dhe kulturën shqiptare, për vlerat e saj të rralla artistike dhe për përkushtimin e vyer në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e këngës shqipe. Zëri dhe arti i saj mbeten një vlerë e çmuar e trashëgimisë sonë kulturore”. Historia e Vatrës dhe Diellit ishte pjesë e pritjes së ngrohtë e shumë miqësore. Artistja Violeta Kukaj u shpreh me shumë emocion për pritjen, vlerësimin dhe aktivitetet kulturore të udhëhequra nga Vatra.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 166
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit
  • Mirëqenia mendore dhe shëndeti i sistemit tretës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT