
Të nderuar vatranë,
Duke ju uruar shëndet, mbarësi e suksese për ju e familjen dhe duke ju falënderuar për punën e shkëlqyer patriotike, dëshirojmë të ju kujtojmë se afati i fundit për pagesën e anëtarësisë vjetore në Federatën Vatra dhe të abonimit në gazetën Dielli është data 31 dhjetor 2026.
Pagesa e anëtarësisë në Vatër është 100 usd e detyrueshme ndërsa abonimi në gazetën Dielli është 100 usd, me dëshirë, jo detyrim duke qenë se çdo vatran mund ta lexojë gazetën në versionin online: www.gazetadielli.com. Nëse nuk e paguani abonimin, gazeta Dielli në print duke filluar nga 1 janar 2027 nuk do të postohet në adresën tuaj.
Pagesa e anëtarësisë dhe abonimit mund të bëhet direkt online në Web të Federatës Vatra: https://vatrany.org/ ose me cash ose me check dhe dërgohet me postë në Selinë Qëndrore të Vatrës në New York, ose me zelle në email: vatrahq2026@gmail.com
Për çdo patriot shqiptar në Amerikë ose Kanada që nuk është anëtar i Vatrës por dëshiron të abonohet në gazetën Dielli, shërbimi vjetor i abonimit kushton 200 usd.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe punën e shkëlqyer patriotike, komunitare e atdhetare,
Me respekt dhe dashuri nga Vatra
Sekretari: Mondi Rakaj: 9143108355
Arkëtari: Ilir Cubi: 9143108355










