• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Domosdoshmëri që shqiptarët të kenë përfaqësuesin e tyre në shtetin e Michiganit

March 23, 2026 by s p

Mondi Rakaj/

Dje, në emër të Federatës Pan-shqiptare Vatra, zhvillova një takim me kandidatin për Senat në Shtetin e Michiganit, avokatin Renis Nushaj. Me Renisin diskutuam rreth Federatës Pan Shqiptare Vatra dhe degëve të saj nëpër shtetet e Amerikës dhe Kanada, por edhe për Vatrën në fillimet e saj. Avokat Nushaj ka zhvilluar një fushatë të shkëlqyer dhe frymëzuese në Michigan. Folëm për sfidat e fushatës në garën në shtetin e Michiganit. Renisi ishte kandidati që kishte arritur të mbledhë shumën më të madhe monetare deri tani në kampin demokrat.

I theksova z. Nushaj se është e domosdoshme që Shqiptarët të kenë përfaqësuesin e tyre në Shtetin e Michiganit, dhe jemi me fat që tani kemi 3 kandidatë që po garojnë në poste më të larta në shtetin e Michiganit: Suzana Shkreli për Secretary of State, Renis Nushaj për State Senate dhe Robert Lulgjuraj për US Congressman.

Është një fat i mirë që shqiptarët e Michiganit të mobilizohen masivisht dhe të votojnë kandidatët shqiptarë. Mbështetja e komunitetit shqiptar do të jetë përcaktuese për garat elektorale të bashkatdhetarëve tanë. Shqiptarët në politikën amerikane po forcojnë gjithnjë e më shumë pozitat dhe forcën e komunitetit në shoqërinë dhe institucionet amerikane. Suksesi shqiptar në Amerikë është sukses kombëtar.

Filed Under: Politike

VATRA URON BESIMTARËT BEKTASHIANË: GËZUAR SULLTAN NOVRUZIN

March 22, 2026 by s p

Të nderuar vëllezër e motra të besimit Bektashi

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të Kryesisë së Vatrës, Këshillit të Vatrës e të gjithë vatranëve ju uroj: Gëzuar nga zemra festën e begatë e të bekuar të Sulltan Novruzit. Dashuri, paqe, festë, gëzim, lumturi dhe bekime paçi kurdoherë në zemër, shpirt dhe familjet tuaja të nderuara e të bekuara. Perëndia i tejetlartë bekoftë, shenjtëroftë dhe shpërbleftë çdo përpjekje tuajën për të mirën e Atdheut dhe bashkatdhetarëve tanë kudo ku ndodhen.

Kjo festë e shenjtë uroj që të sjellë për ju të gjithë një lindje të re e të fuqishme shpirtërore, fat, sukses e begati familjare.

Gëzuar Sulltan Novruzin

Zoti ju bekoftë

Me gëzim dhe nderim

Kryetari i Vatrës

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Politike

Shpirti arvanitas në Rilindjen Europiane për atdheun e humbur

March 21, 2026 by s p

Ndriçim Kulla/

Në historinë e qytetërimit europian, Rilindja Europiane nuk ishte thjesht një kthim te antikiteti, por një ringjallje e thellë e vetëdijes njerëzore, një çlirim i mendjes dhe një rivendosje e dinjitetit të individit në raport me botën. Brenda këtij universi të ri shpirtëror, ku latinishtja u bë gjuha e mendimit dhe arti një formë e lirisë, një vend të veçantë zë edhe kontributi i arbërorëve dhe arvanitasve, bij të një atdheu të humbur, por jo të harruar.

Ky shpirt arvanitas, i përndjekur nga historia dhe i shpërndarë në brigjet e Italisë, Greqisë dhe më gjerë, nuk u tret në harresë; përkundrazi, ai u sublimua në dije, në art dhe në filozofi. Në këtë mënyrë, mërgimi u kthye në një formë të veçantë të atdhedashurisë: një atdhe që nuk mbrohej më me shpatë, por me penë, me mendim dhe me krijim.

Në rrafshin e parë të kësaj pranie intelektuale qëndrojnë humanistët e shkencës dhe filozofisë, si Gjon Gazulli, një nga figurat më të hershme që lidhi traditën shqiptare me dijen perëndimore. Ai nuk ishte vetëm një dijetar i kohës së tij, por një dëshmi e gjallë se kultura arbërore kishte rrënjë të thella në universin europian të mendimit. Pas tij, figura si Nikollë Leonik Tomeu dhe nxënësi i tij Mihal Artioti vazhduan këtë traditë, duke e shndërruar dijen në një urë midis identitetit të tyre të humbur dhe botës së re që i kishte pranuar.

Në një tjetër dimension, ai i artit dhe letërsisë, shfaqen figura që jo vetëm u integruan në Rilindjen Europiane, por edhe e pasuruan atë. Poeti latin Mikel Maruli, me vargjet e tij, ringjalli frymën klasike duke i dhënë asaj një ton të brendshëm tragjik, një mall për një origjinë të humbur. Në skulpturë, Andrea Aleksi dëshmon për një ndjeshmëri estetike që i përkiste jo vetëm një shkolle artistike, por një kujtese kolektive që kërkonte të materializohej në gur. Ndërsa në pikturë, emra si Viktor Karpaçi dhe Mark Bazaiti përfaqësojnë një kulm të ndërthurjes së kulturave, ku origjina arbërore nuk shuhet, por shndërrohet në një dimension të heshtur të krijimit.

Por ajo që e bën këtë kontribut të veçantë nuk është vetëm prania e këtyre individëve në historinë e Rilindjes, por mënyra se si ata e përjetuan këtë epokë. Për ta, Rilindja nuk ishte vetëm një lëvizje intelektuale, por edhe një akt shpëtimi. Ata i përkisnin një bote që po zhdukej nën pushtimin osman, një bote që nuk mund të mbrohej më fizikisht. Kështu, ata zgjodhën një formë tjetër rezistence: ruajtjen e identitetit përmes universalizmit.

Latinishtja, gjuha në të cilën ata shkruan, nuk ishte një mohim i origjinës, por një strategji e mbijetesës kulturore. Duke shkruar në gjuhën e përbashkët të Europës, ata siguruan që zëri i tyre të dëgjohej, që kujtesa e tyre të mos mbetej e izoluar në një hapësirë të mbyllur. Në këtë kuptim, panteoni i humanistëve arbërorë në latinisht nuk është një humbje identiteti, por një zgjerim i tij, një hyrje dinjitoze në historinë e mendimit europian.

Ky fenomen duhet parë edhe në një plan më të gjerë. Arbërorët dhe arvanitasit nuk ishin thjesht pjesëmarrës në Rilindjen Europiane; ata ishin bartës të një përvoje historike të veçantë: përvojës së humbjes dhe të rikrijimit. Në një Europë që po kërkonte të ringjallte antikitetin, ata sillnin me vete një tragjedi moderne, atë të një atdheu të pushtuar. Dhe pikërisht kjo tragjedi i jepte thellësi kontributit të tyre.

Në këtë mënyrë, shpirti arvanitas shfaqet si një ndërthurje e dy forcave: e kujtesës dhe e krijimit. Ai nuk mbeti i ngujuar në nostalgji, por u shndërrua në një energji që prodhoi dije, art dhe mendim. Ky është paradoksi i tij më i madh: duke humbur tokën, ai fitoi një hapësirë më të gjerë, atë të kulturës europiane.

Prandaj, kur flasim për kontributin e shqiptarëve në Rilindjen Europiane, nuk duhet të kufizohemi vetëm në emra apo vepra. Duhet të kuptojmë frymën që i lëvizi ata: një përpjekje për të mos u zhdukur, për të mos u bërë hije në historinë e të tjerëve. Ata zgjodhën të bëhen pjesë e historisë universale, duke ruajtur në heshtje një identitet që nuk kërkonte zhurmë, por që jetonte në çdo vepër të tyre.

Filed Under: Politike

FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN

March 20, 2026 by s p

Të dashur bashkombas të besimit Islam/

Më lejoni që në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Fitër Bajramin. Paqe, begati, dashuri dhe gëzim uroj për çdo besimtar e çdo shqiptar.

Zoti ju shpërbleftë sakrificën, besimin e mirësinë. Kjo festë hyjnore çmon veprat e mira dhe sakrificën që çdo besimtar i dedikon Zotit të gjithësisë në shenjë respekti, mirënjohje e falenderimi për kalimin me lutje e sakrificë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Uroj nga zemra që këtë festë të bekuar ta kaloni gëzuar dhe me lumturi e harmoni me familjen dhe njerëzit tuaj të zemrës e të shpirtit.

Kjo festë e shenjtë na fton për lutje, vepra të mira, reflektim, bamirësi, përkujdesje ndaj të varfërve, të moshuarve, të braktisurve, të sëmurëve, jetimëve e çdo njeriu në vështirësi Kjo festë e madhe le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, të na zgjojë dëshirën për të sakrifikuar, për të falur, për të dashur dhe për të dhënë më të mirën nga vetja jonë si besimtarë të devotshëm e shqiptarë të mirë.

Gëzuar nga zemra.

Me respekt e gëzim

Kryetari i VATRËS

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Politike

Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje

March 19, 2026 by s p

Prof. Dr. Fejzulla BERISHA/

Kur vendosej fati i kombeve – dhe rrezikohej ekzistenca shqiptare

Përfundimi i Lufta e Parë Botërore nuk prodhoi thjesht një gjendje paqeje formale, por inauguroi një proces të thellë rikonfigurimi të rendit ndërkombëtar, në të cilin u ridizenjuan kufijtë politikë, juridikë dhe civilizues të botës moderne. Në këtë kontekst transformues, shumë kombe fituan ose humbën subjektivitetin e tyre shtetëror, ndërsa disa të tjera – ndër to kombi shqiptar – u gjendën në një situatë ekzistenciale, në prag të fragmentimit dhe zhdukjes politike.

Në tryezat e Konferenca e Paqes në Paris, çështja shqiptare nuk përbënte vetëm një problem diplomatik periferik, por një test themelor të legjitimitetit të rendit të ri ndërkombëtar. Në këtë arenë të rivaliteteve të mëdha, përballë projekteve të mirëstrukturuara për copëtimin e territorit shqiptar, ndërhyrja e Woodrow Wilson u kristalizua si një akt me peshë historike dhe normative, i cili jo vetëm kontribuoi në ruajtjen e shtetësisë shqiptare, por ndikoi në mënyrë të tërthortë edhe në trajektoren historike të Kosova dhe të trojeve të tjera shqiptare.

Doktrina Wilsoniane: nga idealizmi politik te normativiteti juridik ndërkombëtar

Programi i njohur si “14 Pikat”, i artikuluar nga Woodrow Wilson, përfaqëson një kthesë paradigmatike në evolucionin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke kaluar nga logjika e diplomacisë sekrete drejt një rendi të bazuar mbi parime universale.

Ky program:Institucionalizoi parimin e vetëvendosjes së popujve si standard legjitimues të rendit ndërkombëtar;Delegjitimoi praktikën e marrëveshjeve sekrete, siç ishte Traktati i Londrës;Parashikoi krijimin e Lidhja e Kombeve si mekanizëm kolektiv për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Në aspektin juridik, doktrina Wilsoniane shënoi një tranzicion të rëndësishëm: nga një rend ndërkombëtar i bazuar në ekuilibrin e fuqive drejt një rendi që synonte të mbështetej mbi parime normative, ku shtetet trajtoheshin si subjekte të së drejtës ndërkombëtare, dhe jo si objekte të pazareve gjeopolitike.

Shqipëria në prag të copëtimit: një padrejtësi e projektuar ndërkombëtarisht

Në kuadër të Konferenca e Paqes në Paris, fuqitë evropiane artikuluan projekte konkrete për shpërbërjen territoriale të Shqipërisë:Italia synonte kontrollin e Vlorës dhe vendosjen e një protektorati;Serbia kërkonte zgjerim territorial drejt veriut dhe lindjes shqiptare, përfshirë Kosova;Greqia pretendonte jugun e Shqipërisë (i ashtuquajturi “Epiri i Veriut”);Mali i Zi synonte territore në veri.

Këto projekte mbështeteshin në Traktati i Londrës, një instrument juridik që përbënte një shkelje flagrante të parimeve të barazisë sovrane dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje.

Kosova dhe trojet shqiptare: vazhdimësia e padrejtësisë historike

Ndërsa Shqipëria arriti të mbijetojë si një entitet shtetëror, një pjesë e konsiderueshme e kombit shqiptar mbeti jashtë kufijve të saj politikë.

Pas vendimeve të Konferenca e Londrës, Kosova mbeti nën administrimin e Serbisë, një realitet që u konsolidua edhe pas përfundimit të Lufta e Parë Botërore. Në këtë kontekst: Popullsia shqiptare u përball me politika sistematike represioni; U implementuan strategji kolonizimi dhe spastrimi etnik; U mohua në mënyrë të vazhdueshme e drejta për vetëvendosje, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me doktrinën Wilsoniane.

Një situatë analoge u shfaq edhe në hapësira të tjera shqiptare:Në territorin e sotëm të Maqedonia e Veriut, shqiptarët u përballën me politika asimiluese; Në Mali i Zi dhe në rajonin e Çamëria, nën Greqia, u aplikuan politika diskriminuese dhe, në raste të caktuara, dëbime të dhunshme.

Kështu, edhe pse parimi i vetëvendosjes u artikulua në nivel normativ, ai nuk u zbatua në mënyrë universale dhe të barabartë për shqiptarët, duke krijuar një precedent të rrezikshëm të standardeve të dyfishta.

Ndërhyrja e Wilson-it: shpëtimi i Shqipërisë dhe ndikimi indirekt në çështjen e Kosovës

Roli i Woodrow Wilson në Konferenca e Paqes në Paris ishte determinues në disa dimensione thelbësore:

1. Ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë

Refuzimi i njohjes së marrëveshjeve që cenonin sovranitetin shqiptar kontribuoi në parandalimin e copëtimit të shtetit shqiptar.

2. Vendosja e një standardi të ri juridik ndërkombëtar

Wilson afirmoi parimin se legjitimiteti politik buron nga vullneti i popullit, dhe jo nga marrëveshjet e fshehta ndërmjet fuqive të mëdha.

3. Ndikimi indirekt në çështjen e Kosovës

Megjithëse Kosova nuk përfitoi drejtpërdrejt në atë moment historik, doktrina Wilsoniane:U shndërrua në bazë teorike për të drejtën e vetëvendosjes;Shërbeu si referencë normative për zhvillimet e mëvonshme;U reflektua në proceset që kulmuan me ndërhyrjen e NATO në vitin 1999.

Nga Wilson te Kosova moderne: kontinuiteti historik dhe normativ

Parimi i vetëvendosjes, i artikuluar nga Woodrow Wilson, gjeti një realizim të vonuar në rastin e Kosova:Represioni strukturor i dekadave kulmoi në konfliktin e viteve ’90;Ndërhyrja e NATO (1999) përbën një precedent të rëndësishëm të ndërhyrjes humanitare;Shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 përfaqëson një manifestim të vonuar të parimit Wilsonian.

Në këtë kuptim, mund të konstatohet një vijë e qartë e kontinuitetit historik dhe juridik:“14 Pikat” (1918) → Vetëvendosja → Ndërhyrja ndërkombëtare → Shtetësia e Kosovës

Analizë juridike: midis së drejtës dhe fuqisë

Nga perspektiva e së drejtës ndërkombëtare, çështja shqiptare evidenton disa probleme strukturore:Selektivitetin në aplikimin e parimit të vetëvendosjes;Supremacinë e interesave gjeopolitike mbi normat juridike;Mungesën e mekanizmave efektivë për mbrojtjen e kombeve të vogla.

Rasti shqiptar përbën një ilustrim paradigmatik të tensionit ndërmjet normativitetit juridik (law) dhe realpolitikës (power), duke dëshmuar se drejtësia ndërkombëtare shpesh mbetet e kushtëzuar nga dinamika e fuqisë.

Wilson si figurë kyçe në mbijetesën dhe perspektivën shqiptare

Ndërhyrja e Woodrow Wilson në Konferenca e Paqes në Paris nuk përfaqëson vetëm një episod diplomatik, por një moment themelues në historinë politike dhe juridike të shqiptarëve.

Megjithatë, trajektorja historike shqiptare mbetet e karakterizuar nga:Mbijetesa përballë padrejtësive strukturore;Lufta për realizimin e vonuar të vetëvendosjes;Kërkesa e vazhdueshme për drejtësi të plotë historike dhe juridike.

Prandaj, “14 Pikat” nuk duhet të interpretohen vetëm si një dokument historik, por si një projekt normativ i papërmbushur plotësisht – një projekt që për shqiptarët filloi në Paris, por vijon ende në dimensionin politik, juridik dhe kombëtar të shekullit XXI.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 671
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Vepra “Shqipëria, e kaluara dhe e tashmja” si kontribut i Kostë Çekrezit për historinë e Shqipërisë e shqiptarëve
  • Albanians For America (AFA) was honored to participate on Capitol Hill for the first time as Albania’s representative within the Central and East European Coalition
  • “Dasma shkodrane”, thesari artit shqiptar, ikona e Kol Idromenos, piktura që përjetësoi në ngjyra shpirtin e qytetit
  • 20 korrik 1883, në Koriliano Kalabro doli në shtyp revista e përmuajshme politike, shoqërore, kulturore e letrare “Flamuri i Arbërit”
  • PROJEKTI I PADUKSHËM I SPASTRIMIT ETNIK NËPËRMJET INXHINIERISË SË IDENTITETIT
  • GJURMËT E SHQIPËRISË ETNIKE NË SHTYPIN EUROPIAN
  • MID’HAT FRASHËRI (LUMO SKËNDO) – NJË JETË E KUSHTUAR KOMBIT SHQIPTAR, KULTURËS KOMBËTARE DHE DIPLOMACISË SHQIPTARE
  • PULLA POSTARE SI MODEL I SHQIPES STANDARDE
  • Shuhet gazetari Behlul Jashari, korrespondenti i “Diellit” në Prishtinë, “Vatra” e “Dielli” telegram ngushëllimi
  • 𝐊𝐮𝐫 𝐣𝐞𝐡𝐨𝐧𝐚 𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐤𝐨𝐥𝐨𝐧𝐞̈ 𝐳𝐚𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐞 𝐇𝐨𝐥𝐥𝐢𝐯𝐮𝐝𝐢𝐭
  • Before the final: Saluting the 2026 World Cup’s best stories
  • Spastrimi etnik nuk është “opinion”. Pse duhet Tirana të reagojë ndaj Paunoviçit
  • FATOS ARAPI, IN MEMORIAM…
  • NORBERT JOKLI PËR EQREM ÇABEJN
  • Nga antikonformizmi te konformizmi: Nder pa kuptim, pushtet pa kufij

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT